| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » JO, NUK U KRY ENDE, BACĖ! VETĖM JA KA NISĖ... |
| Postuar mė datėn: 2008-02-21 14:56:32 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Edhe pse nė thellėsinė e qenies sime ndjeja njė presion qė intuitivisht mė shpalosej si parandjenjė mangėsie dhe dyshimi konfuz, assesi nuk e mohoj faktin se, edhe unė isha pjesė e euforisė sė kremtimit tė kėsaj ngjarje tė madhe historike tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Gjatė kėsaj ndjenje tė brendshme qė mė shpalosej si kundėrshti nė mes tė unit tim irracional dhe egos racionale, kjo e dyta veē e kishte pėrqafuar realitetin e rastit tė momentit euforik duke mos mė kursyer as nga lotėt e gėzimit.
Nė pritje edhe tė aktit formal tė shpalljes sė pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės, nė kuadrin e skenarit tė pasur festiv dhe spontan popullor, veē ishin lansuar format e ndryshme metaforike tė shprehjes kreative tė kėsaj ngjarje. Pa dyshim, nga shumė sloganet qė veē ishin dominonte nė hapėsirėn parafestive dhe festive kosovare, si mė e pėrqafuar nga masat e gjera popullore, u bė ai: Bac,u kry!
Nuk ka dyshim! Vėrtet njė slogan i fuqishėm me domethėnie tejet sugjestive, por, nga ana tjetėr, nuk e di as vetė se si mė lindi hamendja se, sa ajo nė thelb mund tė jetė reale dhe e qėlluar?! Pikėrisht ky dyshim paradoksal, mė shtyri qė spontanisht tė zhytem nė njė pėrsiatje mendimesh. Menjėherė fillova tė bredhi nė biografinė e kėtij kolosi tė madh, simbolit tonė tė rezistencės sė armatosur kombėtare kundėr pushtuesit serb. Shėtita gjatė, por askund nuk gjeta se Baci ynė na paska luftuar dhe na ėshtė flijuar pėr njė shtet tė pavarur tė Kosovės, nė tė cilėn, ne si shqiptar, nė vend se ta presim me gėzim dhe ovacion vendimin formal tė Parlamentit tė Shqipėrisė pėr bashkimin edhe tė njė pjese tė copėtuar trungut amė, do ti gėzohemi tė kundėrtės - njohjen e Kosovės nga Shqipėria si shtet dhe legalizimit tė ndarjes sė saj! Po ashtu, as qė guxoj tė paragjykoj se, po tė ishte gjallė Baci , do ti gėzohej kėtij shteti, tė cilit Kushtetutėn ja kanė shkruar tė tjerėt, ndėrsa, nė Preambulėn e saj, as qė pamendet lufta e lavdishme ēlirimtare e UĒK-sė; njė shteti tė cilit flamurin ja ka qėndisur njė Marigonė, pėr tė cilėn, ku ta dimė ne se cilit brez dhe drejtim masonerik tė botės i takon...?!
I tretur tėrėsisht nė kėto mendime, ndjeva sikur para meje mu shpalos pamja e Bacit me tėrė atė madhėshtinė e tij qė ka dhe filluam tė bisedojmė sė bashku:
- Sjam i sigurt, sa ke qenė gjallė, o Bacė, a ke dėgjuar pėr njėfarė finlandezi Marti Ahtisari qė na i ka pre sot teshat e shtetėsisė sonė? Kanė disa arna kėto tesha, por neve na thonė se ky dizajnė tani na qenka nė modė. Sigurisht se nuk ke dėgjuar as pėr kallėpin e teshave ku mbėshtetet ky model: rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė? Jo, jo! Nuk mund ta dish atė, sepse, kur ėshtė pruar ajo, ti veē ishe flijuar pikėrisht kundėr asaj varėsie qė decidivisht pėrcaktohej nė kėtė akt ndėrkombėtar: sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn.
E di bacė, e di! Ti je kolos dhe nuk mashtrohesh me fjalėt e politikanėve tanė tė dyshimtė, qė sot, nė praninė e mediave dhe kamerave tė shumta, pėrkulen dhe rrėfehen mbi varrit tėnd. Por, mė lejo mua si njė vegjėli karshi tyre, ta citoj vetėm pikėn 12 tė Deklaratės sė shpalljes sė pavarėsisė qė u bė mė 17 shkurt nga Parlamenti i Kosovės.
Nė kėtė deklaratė historike nė mes tjerash thuhet: ...Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitatat e pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrfshirė kėtu veēanėrisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto ēėshtje, ne do tė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė Rezolutėn 1244 (1999)...
Por, mos u brengos Bacė, dhe preu i qetė nė tokėn shqiptare amė. Fatlumsisht, pas teje kanė lindur dhe lindin shumė djema dhe vajza me shpirt tė pastėr kombėtarė, tė cilėt amanetin tėnd tė vėrtetė patjetėr dikur do ta qojnė nė vend. Nuk do ta kesh vėshtirė ti dallosh ata Bacė; e kanė shijen dhe aromėn si tė gjakut tėnd dhe dėshmorėve tjerė; si tė gjakut tė njom tė Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, dy viktimave tė fundit qė u vranė prej dorės gjakatare tė mu atyre qė sot krekosen se na e kanė sjellin kėtė pavarėsi...
Mos druaj Bacė! Kėso atdhetar nuk janė sos ende! Janė me mira e mira qė ndoshta nė kėto momente gėzohen por nuk festojnė me eufori.
Ata janė tė matur dhe qėndrojnė tė heshtur nė vigjilencė.
Prandaj, tė them sinqerisht Bacė! Nuk u krye ende! Vetėm ja ka nisė...!
Adnan Abrashi
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|