| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » VĖLLAMĖRITĖ E MARTESAT FORCONIN KOMPAKTĖSINĖ ĒAME |
| Postuar mė datėn: 2008-06-07 03:03:40 nga admin4 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Sipas dokumenteve zyrtare tė kohės, fillimi i shekullit tė XX-tė shėnon njė pėrshkallėzim tjetėr tė persekucionit grek ndaj popullsisė ēame nė trojet e veta.
Ekskluzive/ Nė vazhdim, jepen pjesė nga dėshmi e dokumente arkivore tė studiuesit, Hajredin Isufi, lidhur me lashtėsinė e popullsisė ēame nė trojet e veta, zakonet, mėnyra e jetesės, traditat, ndryshimi i dhunshėm i besimit fetar, toleranca fetare, shfarosja shoviniste e deri tek kalvari i largimit tė dhunshėm nga tokat e tyre.
Nga Hajredin Isufi
Nga viti 1900 e mė pas, pėr popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė nė trojet autoktone nisin vitet e vėshtira tė mbijetesės. Kėshtu qė, siē del dhe nga dokumentet e shumta tė arkivave vendase e tė huaja, pėrballė kėtij persekucioni, banorėt u detyruan tė forconin lidhjet e miqėsinė, tė ruanin gjuhėn, traditat, tė jenė mė kompakt, duke filluar qė nga organizimi fisnor.
"Organizimi fisnor tek shqiptarėt e Shqipėrisė sė Poshtme, ishte i njėjtė me atė tė viseve tė tjera shqiptare. Pukėvili, ndarjen e shqiptarėve tė Sulit nė fise e vlerėsonte si njė traditė mbarėkombėtare. "Organizimi fisnor i ēamėve ėshtė njė traditė mbarėshqiptare me origjinė tė vjetėr (Pounqueville, "Vepra e pėrmbledhje", Vėll.2, faqe 211). Mendim tė njėjtė me historianin francez ndanė edhe studiuesi i njohur, Milto Kurtinianni, nė veprėn e tij (Milto Kurtinianni, "To pasaliki tou Joaninou stin epohi tou Ali Tepelena", (1788-1822), f.112)
Remerand thotė se Ēamėria, megjithėse ra nėn sundimin osman, ajo nuk ndryshoi asgjė nga organizimi fisnor i saj i mėparshėm. Feudalėt e rinj tė islamizuar, ecėn nė traditėn e paraardhėsve tė tyre tė krishterė, tė cilėt jetonin si sovranė tė vegjėl e tė pavarur. Ata nuk njihnin autoritetin e pashallarėve tė emėruar prej Portės sė Lartė, por nga ana tjetėr, pėr sa kohė qė nuk kishin prej tyre ngacmime, nuk shfaqnin ndonjė qėndresė armiqėsie. Por kur pashai ngatėrrohej nė punėt e tyre, tė gjithė kėta tė fundit formonin njė front tė pėrbashkėt kundėr tė njėjtit armik. Kėshtu formohej ajo qė quhej "Lidhja Ēame", (G.Remerand, "Les grandes figuresde lorient", Tom II, Paris).
Milto Kurtinianni kur ndalet tek organizimi fisnor nė Ēamėri, thekson se komuniteti ishte i ndarė nė fise, por udhėheqėsit e tyre nuk mungonin tė bashkoheshin me tė tjerė tė jashtėm, pėr fuqizimin e pozitės sė tyre dhe pėr tė rritur influencėn nė zonėn e tyre . Fiset nė Ēamėri, si nė mbarė viset shqiptare, ishin tė lidhur me njėri-tjetrin. Ēdo familje mbronte shtėpinė dhe pronėn e tij. "Nė Paramithi, ēdo fis ka juridiksionin e tij. Fiset e mėdha kanė dhe influencė mė tė madhe nė ēėshtjet publike, (Bartholdy, Voyage... vep.e pėrm., f.245).
Familja ishte baza e shoqėrisė. Kryetari i familjes ishte burri. Ai drejtonte familjen e vendoste pėr ēdo gjė. Ai mbronte jetėn, nderin dhe pasurinė e familjes. Gruaja kishte pozitė inferiore. Ajo lindte fėmijė, merrej me rritjen dhe edukimin e tyre e me punėt e shtėpisė. Gruaja ishte nėn urdhrat e dyfishtė tė burrit dhe tė vjehrrės. Kjo dukuri transmetohej nga brezi nė brez.
Klasat nė Ēamėri
Sistemi i klasave ekzistonte kudo nė Shqipėri, por nė Ēamėri kishte dukuritė e veta karakteristike. Nė Ēamėri, klasa mė e lartė ishte ajo e ushtarakėve dhe e pronarėve tė mėdhenj tė tokave, qė pasuroheshin jo vetėm nga trofetė e luftėrave dhe dhuratat qė u ofronte Porta e Lartė, siē i vumė re edhe nė kapitullin e mėparshėm, por pasurohej edhe nga pjesa qė i pėrkiste nga prodhimet e ēifligut tė tij, si dhe nga shitja e prodhimeve tė ēifligjeve ose dhėnia me qira e kullotave. Ēifligarėt mė tė mėdhenj tė Ēamėrisė, sipas dokumenteve zyrtare tė kohės, ishin Dinenjtė dhe Pronjatėt e Paramithisė, Ēaparenjtė e Luaratit, Dematėt e Sejkatėt e Filatit, Daljanenjtė e Konispolit. Pas tyre vinin pronarėt e mesėm.. Nė Ēamėri kishte dhe pronarė tė vegjėl qė punonin vetėm tokat tyre, ndėrsa tė tjerėt kombinonin tregtinė me punėt e bujqėsisė. |
|
Shumica e barinjve dhe e bujqve, kur i mobilizonin bejlerėt e Ēamėrisė, ishin tė prirė tė linin mėnjanė kėrrabėn e parmendėn dhe tė rrėmbenin pushkėn e shigjetėn. Kjo kategori e kėsaj shtrese pėrbėnte kontigjentet e luftėtarėve tė Ēaparenjve, tė Dinenjve e tė Daljanenjve qė nė ēdo rast, secili prej tyre mund tė vinte nėn komandėn e vet rreth 2000 forca tė armatosura.
Arsyeja kryesore e ekzistencės sė kėtij dallimi tė fortė klasor, ishte se pronėsia nė Shqipėri ishte e trashėgueshme. Djemtė e ēifligarit i trashėgonin ēifligjet e tyre. Nė Ēamėri nėse ēifligari nuk kishte as djalė e as nip, atėherė i trashėgonte dhėndėri i vajzės sė madhe. Nė qoftė se nuk kishte as vajzė e as mbesė femėr, atė e trashėgonte njė mashkull i farefisit.
Lidhjet martesore
Ashtu si nė viset shqiptare, edhe nė Ēamėri, i biri i njė ēifligari martohej me bijėn e ēifligarit. Ai kurrsesi nuk mund tė martohej me bijėn e njė zejtari. Edhe njė bari a bujk, nuk mund tė martohej me bijėn e njė ēifligari. Ky ligj, i pashkruar, ishte i prerė. Asnjė nuk mund tė vepronte ndryshe. Ky ligj ishte vendosur nė shekuj dhe nuk kėrkonte aprovim tjetėr. Po tė vėmė re lidhjet martesore nė Ēamėri, ato bėheshin brendapėrbrenda klasave qė pėrfaqėsonin. Kėshtu p.sh., familja e madhe ēifligare e Dinenjve tė Paramithisė, kanė dhėnė e marrė tek familja e madhe e Dematėve nė Filat. Ndėrkohė Dematėt krijuan lidhje martesore duke marrė tek familja e madhe e Daljanenjve tė Konispolit. Lidhje martesore Dematėt krijuan gjithashtu edhe me dy familje bejlerėsh dhe me tė Delvinės: me Kokėt dhe Kallapodhėt. Kėto lidhje familjare mes dyerve tė mėdha nė Ēamėri i bėnin edhe mė tė qėndrueshme e mė tė forta aleancat e tyre nė "Lidhjen Ēame".
Vėllamėria
Nė Ēamėri, fisi nuk ishte krejt i mbyllur pėr anėtarėt e fiseve tė tjerė. Ata pranonin anėtarė nėpėrmjet vėllamėrisė. Vėllamėria, shkruan Edit`h Durham, ishte zakon shumė i vjetėr i pėrhapur gjerėsisht nė Shqipėrinė e Veriut e tė Jugut, (E.Durham, "Brenga Ballkanike dhe vepra tė tjera pėr Shqipėrinė", Tiranė 1990, f.155) .
Vėllamėria nė Ēamėr ishte shumė e pėrhapur edhe mes myslimanėve e tė krishterėve ēamė. Bėheshin dy vėllemėr, kur kishin tė njėjtėn moshė, kishin qenė mė parė shumė miq dhe mbi tė gjitha e ēmonin shumė njėri-tjetrin, (K.Kritovasili, "Souliotes kai Labides", Athinė 1905, f.11). Pasi plotėsoheshin kėto kushte, si dhe dėshira e tė dy palėve pėr t'u bėrė vėllemėr, duhej marrė dhe miratimi i kryetarėve tė familjes, plakut tė shtėpisė. Kur kėto formalitete mbaronin, vinte ēasti i ceremonisė: Dy vėllezėrit lidhnin gishtin e vogėl tė dorės me spango derisa tė ėnjtej paksa, e shponin pakėz mollėzėn e gishtit, e linin tė kullonte gjaku, pastaj merrnin pak sheqer, lyhej me gjakun e njėrit prej vėllemėrve dhe hahej me lugė kafeje. Vėllemėrit, pasi merrnin pak gjak nga gishtat e njėri-tjetrit dhe e hanin me sheqer, betoheshin: "Zemra ime, ėshtė zemra jote, jeta ime, ėshtė jeta jote". Mė pas pėrqafoheshin me njėri-tjetrin, shtrėngoheshin fort e putheshin. Edhe pjesėtarėt e dy familjeve tė vėllemėrve, qė ishin prezent, pėrqafoheshin dhe putheshin dhe uronin njeri-tjetrin me shtrėngime duarsh e fjalėt "Pėr hajėr na kloftė" e mė pas zbraznin pushkė nė ajėr. Nė atė ceremoni tė improvizuar, vėllemėrit shkėmbenin dhurata simbolike ndėrmjet tyre, si ēorape e triko, tė punuara me mjeshtėri nga nėnat e motrat e tyre. Qė nga ky ēast vėllemėrit konsideroheshin tė njė gjaku dhe familjet e tyre kėto lidhje tė reja gjaku i festonin me kėngė e vallė e mishra tė pjekur, tė shoqėruara me pije. Gostia mes vėllemėrve e tė afėrmve tė tyre vazhdonte tre ditė. Mes dy familjeve e fisit tė vėllemėrve nuk mund tė bėheshin krushqi.
Vėllamėria midis myslimanėve e tė krishterėve nė Ēamėri, shkruan Niko Zhango, ishte shumė e pėrhapur, (Niko G.Ziagkos, "I antistasi ton Soulioton kai o Llambro Xhavellas", Athinė, 1968, f.28). Ai tregon se njė mysliman nė Margėlliē, i quajtur Omer Velija, ishte vėllam me njė suljot nga njė fis i shquar. Nė kujtesėn e popullit ēam ruhen lidhjet vėllamėrore e pjesėtarėve tė familjeve tė mėdha tė parisė sė Ēamėrisė: tė Pronjatėve, tė Ēaparenjve, Dematėve e Sejkatėve, Daljanenjve tė Konispolit, Kleftateve tė Varfanjit, Hidret e Gardhiqit tė Paramithisė, Gėrret e Vrohonjatėve, Husot, Haxhinjtė e Kasėmet e Margėlliēit dhe shumė familje tė pėrmendura ēame, qė kishin vėllemėrit e tyre tė krishterė jo vetėm nė fshatrat e qytetet e tyre, por edhe nė zonat e thella, si nė Sul e gjetkė. Kėshtu p.sh., Pantazenjtė e Sulit ishin nė lidhje vėllamėrie me fisin e madh tė Xhematėve myslimanė nė Sollopi tė Filatit. Vėllamė me tė krishterė ishte dhe Avdulla Kasemi nga Margėlliēi, me njė tė krishterė nga Shenica, Jasin Sadiku (Haxhiu) me Nikollė Manon nga fshati Rrapes, Teofik Qemali nga Karbunari, ishte vėllam me Andon Naēon, Abedin Kupe Xhemali me bashkėfshatarin e tij, Vangjel Kaēilin nga Shulashi etj. (Sp.Melas, "To lintari...", vep.e pėrm., f.73-97).
Ēamėt nė beteja
Studiuesit e huaj kanė vėnė re njė dukuri interesante tė shqiptarėve ēamė nė veprimet luftarake. Ishte zakon qė kur shkoje nė luftė kundėr armikut, nė mė tė shumtėn e rasteve vihej re njė grupim nė bazė tė lidhjeve familjare e fisnore, qė qėndronin pranė njeri-tjetrit nė beteja. Bartholdy ėshtė njė ndėr studiuesit e parė qė na e pėrcjell tė konkretizuar kėtė dukuri. Ai thotė se nė mbrojtjen e Artės dhe rrethinave e saj, ishte caktuar Sulejman Ēapari, njė burrė 85-vjeēar me shtat tė lartė, gjigant, qė nuk kishte asnjė shenjė tjetėr tė pleqėrisė, veēse mjekrėn e bardhė si dėbora.
Bartholdy mė tej dokumenton: "Sulejman Ēapari shoqėrohej nga 12 djemtė e tij, qė ishin nga 30 deri nė 60-vjeē dhe qė shquheshin tė gjithė pėr shtatin e lartė, sikur i ati, dhe po ashtu shquheshin pėr kurajon dhe forcėn e tyre tė jashtėzakonshme. Kėta, vazhdon mė tej Bartholdy, nė luftė qėndronin gjithnjė pranė njeri-tjetrit, zakon ky qė ishte i pėrgjithshėm tek ky popull, me qėllim qė nėse njeri prej tyre vritej, tė tjerėt tė kishin mundėsi t'ia merrnin hakun e ta tėrhiqnin tė mos e zinte armiku" . Ata edhe nė sulm, edhe nė tėrheqje ishin pranė njeri-tjetrit", ( Bartholdy, vep.e pėrm.., f.243).
Njė dukuri e tillė, si ajo qė pamė tek Ēaparenjtė e Luaratit, ishte e njėjtė edhe tek Daljanenjtė e Konispolit. Mehmet Bej Daljani, nga paria e Konispolit, nė mbrojtjen e Prevezės nga forcat e Ali Pashės, mbėshtetės kryesorė tė tij besnikė e qė kishte vendosur nė pozicionet kyēe, kishte vėllain e vet, Mehmet Bej Daljanin me njerėzit e tij .
I njėjti zakon ishte edhe tek luftėtarėt shqiptarė suliotė. Historiani grek i fundit tė shek.XIX, Kr.Kristovasilis nė veprėn e tij (K.Kristovasilis, "The Eroika thainata ton Soulioten kai Souliotidhen", London, 1887), tregon se forcat suliote sa herė qė pėrballeshin me forcat e Ali Pashės, pjesėtarėt me lidhje gjaku qėndronin pranė njėri-tjetrit. Historiani grek pėrshkruan njė rast se si njeri nga kapedanėt e Sulit, Diamanti Mallami, pėrzgjodhi 100 trima suliotė nga tė vetėt dhe i vendosi nė pararojė tė suliotėve, qė vinin nga Parga tė ngarkuar me ushqime e armatime pėr tė siguruar mbrojtjen e tyre nga forcat e Ali Pashės, qė u kishin zėnė tė gjitha shtigjet nga mund tė hyhej nė Sul".
Ēamėt, pas betejave tė suksesshme, kishin pėr zakon ta festonin fitoren mbi armikun me kėngė e valle. Valltar tė parė, pėr tė hedhur valle, luftėtarėt pėrzgjidhnin mė trimin. Ai jo vetėm hiqte vallen ēame, por ia thoshte edhe kėngės. Trimi qė kėndonte kishte njė zė tė fuqishėm si njė britmė luani, e jo si zė njeriu (K.Kristovasilis).
Veshja
Kur flasim pėr veshjen shqiptare, thotė Faik Konica, ka aq kostume shqiptare sa ka edhe krahina. Vizitorėt e huaj, qė e kanė shėtitur Shqipėrinė e Poshtme, kanė vėrejtur se kostumet popullore shqiptare janė tė bukura e befasuese. Nuk mund tė flitet pėr kostumet shqiptare nė Ēamėri, pa pėrmendur Ēajrėllin. Ai ka qenė mes ēamėve tė krahinės sė Margelliēit, nė vitin 1880. Ai pėrshkruan njė veshje festive tė ēamėve, parė nė njė manifestim tė madh popullor, qė organizohej nė fshatin Mazerrek. Ai nė librin e tij shkruan pėr kostumin kombėtar ēam, kontrastin e ngjyrave, qė e bėnte veshjen ēame tė bukur dhe madhėshtore. Lidhur me kėtė Ēajrėll shkruan: "Grupet piktoreske tė malėsorėve, kėsulat e fustanellat e tyre, bėnin kontrast me livadhin e gjelbėr e me armėt e tyre tė ēuditshme, qė vezullonin nė diell... Shqiptarėt dalloheshin vetėm nga kėmishat e kollarisura, nga shkėlqimi i xhaketave dhe madhėshtia e brezave, nė tė cilat kamat e pistoletat ishin tė vėna nė njė nemur tė madh, qė nuk dalloheshin dot", (V.Chirol, vep.e pėrm., f.231-250).
Me interes ėshtė dhe pėrshkrimin qė i bėn Pukėvili veshjes ēame dhe elegancėn qė u jep ajo banorėve tė asaj krahine: "...Udhėtari qė do tė shikojė ata ēamė, qė do tė kenė shpėtuar nga sundimi feudal i sovranit tė Janinės dhe njė rėnie mortaje , do tė njohė me vėshtirėsi ata burra tė bukur, me ato qėndisma tė bukura lara-lara tė veshur me kostume tė shkėlqyer dhe tė ngarkuar me ar tė ēmueshėm, qė ngjasin sikur tė ishin njė koloni ushtarėsh tė Pirros, tė pasur me plaēka tė Trojės, qė kanė zbarkuar sėrish nė Epir...", (Pouqueville, "Voyage...", vep.e pėrm., vėll.I, f.530).
Kostumi kombėtar ēam ka tėrhequr vėmendjen jo vetėm tė studiuesve tė huaj, por edhe tė historianėve grekė. Njėri prej tyre, Spiro Mela, nė njėrin nga librat e tij shkruan: "Ēamėt me rrobat e tyre elegante e luksoze, kėmisha tė bardha tė gjata, tė qėndisura anash me ar dhe fermeletė, xhamadanėt tė shkurtėr bojė vishnje me shirita tė qėndisura me ar e tė pėrpunuar me shije tė hollė, me pistoleta tė lara me argjend dhe thika tė ngjeshura nė brez e me guna tė gjata...", ( Sp.Mela, "To lintari...", vep.e pėrm., f.274).
Historiani ēam Jani Sharra, kur flet pėr kostumin karakteristik ēam, ndalet edhe nė disa detaje mė tė hollėsishme:
"Veshja tradicionale ēame, thotė autori, ishte kostumi kombėtar: fustanellat e bardha, kalcat e bukura dyngjyrėshe lidhur me fjongo me xhufkat e mėdha me ngjyrė tė zezė, me kėmisha tė bardha e me mėngė tė gjėra, me jelek tė zi ose blu... tė qėndisur me gajtan, me brezin nė mes, ku vendosnin edhe koburen. Nė kokė mbanin feste me xhufkė...", (J.Sarras, vep.e pėrm.).
Pėrfaqėsuesit e krahinės sė Ēamėrisė e kishin pėr krenari tė pėrfaqėsonin atė krahinė nė forumet mė tė larta tė kohės. Kėshtu p.sh., dy nga figurat mė tė njohura tė Ēamėrisė, Vejsel Bej Dino dhe Abedin Pashė Dino kishin shkuar nė Kostandinopojė me kostumet e tyre kombėtare tė qėndisur me ar .
Veshja shqiptare nė Ēamėri, ashtu si nė mbarė viset shqiptare, nuk ishte gjithnjė njė veshje uniformė. Kostumet kombėtare, qė kėrkonin copa tė shtrenjta dhe punim tė hollė artistik, pėr shkak tė gjendjes ekonomike, ishin nė gjendje t'i pėrballonin vetėm klasat e pasura, bejlerėt dhe agallarėt e Paramithisė, tė Margėlliēit, tė Filatit, tė Luaratit, tė Konispolit, Delvinės, Prevezės, Pargės etj. Shtresat e ulėta nuk mund tė pėrballonin njė veshje tė kushtueshme.
Heinrri Mercey nė fillim tė shekullit XX (1907) vuri re nė Ēamėri se, nė disa zona, larmia shumėngjyrėshe e veshjeve kombėtare shqiptare dalėngadalė po tjetėrsohej pėr shkak tė civilizimit. Tek banorėt e Pargės, thotė ai, veshja e tyre ndryshonte nga fqinjėt e tyre shqiptarė: "Veshjen pjesėrisht shqiptare e ruanin gratė ēame vetėm nė fshatin Rrapėz dhe Aija, ndėrsa fustanella shqiptare vazhdonte tė ruhej vetėm tek parganjotėt e pasur. Ata qė e ruanin veshjen tradicionale, theksonte autori, ishin me prejardhje nga Suli, Paramithia ose Arpica, ndėrsa burrat shqiptarė tė shtresave tė ulėta i kishin qėndruar besnikė veshjes sė thjeshtė shqiptare, (Heinrry Mercy, Sohn Verlang, Pragė 1907, f.18-22).
1912. Nisin burgosjet e largimi i dhunshėm
Sipas dokumenteve zyrtare tė kohės, fillimi i shekullit tė XX-tė shėnon njė pėrshkallėzim tjetėr tė persekutimit grek ndaj popullsisė ēame nė trojet e veta. Objekti final, siē do tė realizohej disa dekada mė pas, ishte shpėrngulja e plotė e kėsaj popullsie nga trojet e tyre. Por deri kėtu (shpėrngulja e dhunshme) janė pėrdorur metoda nga mė ēnjerėzoret, si taksa e papėrballueshme, djegia e pronave, rrėmbimi i tyre, deri dhe dėnime ekstreme pa shkak me burgime e largime tė dhunshme. Dokumentet e kohės sjellin mijėra dėshmi tė tilla. Ja njėra prej tyre:
"Shumė kohė kam qė dua t'u lajmėroj pėr kėto padrejtėsi, tė cilat janė tė ditura si gjithė jetėn, edhe sot, ca mė shumė pėr popullin shqiptar nė trojet e tij nė Ēamėri.
Kam njė vit qė rashė nė dorė tė tiranėve dhe mė gjykuan nė Gjykatoren e Reshadijes. Gjykatėsit e Reshadijes nuk njohin gjė tjetėr pėrveēse tė rrjepin e tė rrėmbejnė dhe kush ka tė holla, nuk rri as njėzet e katėr orė nė burg, makar tė ketė vrarė shtatė jo njė. Po mė shumė vuajnė ata qė janė shqiptarė. Mjer ay atdhetar qė u bie nė dorė. Kėshtu mua mė kėrkuan 100 napolona pa tė mė shpėtonin nga burgu, po ku t'i gjeja unė i mjeri! Dhe njė baēe qė pata me 3.000 (tremijė) rrėnjė ullinj i vunė zjarrnė e ma dogjnė nga an' e xhemjetit tė ndyrė, dhe tani mė dėnuan pėr 15 vjet burg. 15 vjet tė mos shoh shtėpinė dhe fėmijėn time, as mos durojė i madhi Zot! E ē'e duam kėtė rrojtje tė zezė!".
(A.SH, Q.H.Filati, 07.11.1912, Publikuar nė "Liri e Shqipėrisė", Sofje, Nr.33, datė 27 gusht 1912).
Pėrballė kėtij persekucioni ndaj njė popullsie autoktone, banorėve tė Ēamėrisė u duhej qė pėrveē qėndresės, tė organizoheshin, tė forconin miqėsitė me njėri-tjetrin, tė ruanin zakonet, gjuhėn, traditat
Kujtim Boriēi |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|