| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir ELSHANI
Sot ėshtė Dita e Parė e Shkollės. Sa shumė jemi gėzuar. Dihet qė Burimi, mė i vogėli vėlla ėshtė gėzuar mė shumė se unė dhe Artani, ai hyn nė klasėn e parė. Jo vetėm qė ėshtė gėzuar, por edhe mburret, meqė prej ēerdhes parashkollore kalon nė shkollėn fillore. Edhe Burimit ka pėr ti ardhur nė maje tė hundės deri sa ta kryej shkollėn fillore. Gjysh, ti mė ke treguar se as akademia nuk ėshtė mė e gjatė se shkolla fillore, qė zgjat tetė vjet. Kėtu flitet se nė Gjermani shkolla fillore zgjatė dhjetė vjet, nuk di nėse ėshtė e vėrtetė. Me rėndėsi ėshtė se duhet mėsuar shumė. Daja Afrim nė katund shpeshherė thotė se ara do punuar, prandaj edhe nė shkollė duhet mėsuar. A ka mė mirė se tė mėsosh dhe tė bėhesh mjek apo arkitekt i zoti. Para gjashtė vitesh, te mulliri i vjetėr, nisi ndėrtimi i njė ndėrtese tė madhe dhe shumė tė bukur. Vitin e kaluar u bė inaugurimi i ndėrtesės: nuk mbahet nė mend se ē kremte e madhe u organizua. U therėn me dhjetėra dele pėr gosti dhe shumė bucela me verė rrushi tė Erenikut u pinė. Fatkeqėsisht, ndėrtesa nuk arriti tė jetojė as njė vit tė plotė, dhe nė fund u rrėnua. Fill pas rrėnimit erdhėn ekspertėt nga Prishtina dhe konstatuan se teknologjia e materialit ndėrtimor ka qenė shumė e dobėt. Derisa shkaktar i vdekjes sė pacientit mund tė dihet mjeku fajtor, tek ndėrtesa zor tė dihet kush ėshtė fajtor. Dikush thotė se ėshtė inxhinieri, dikush arkitekti, dikush investitori, dikush ēimentorja
po kush jo tjetėr. Flitet se djali i investitorit tė ndėrtesės e ka rrahur fqinjin e tij, kinse babai i tij, qė gjendet nė Partinė Demokratike tė Kosovės, i paska bėrė sehir. Dihet qė kėto janė broēkulla, dhe unė fare nuk besoj, e ka bėrė nga mllefi. Tani, tė gjithė projektuesit sytė i kanė bėrė katėr, ndaj angazhohen pėr cilėsinė e punės derisa hekuri ėshtė i nxehtė, thotė njė fjalė e popullit.
Gjysh, fletoret dhe lapsat me ngjyra qė na i dėrguat, i morėm. Bllokun e vogėl me kapakėt plastike do ta pėrdor pėr gjuhėn angleze. Njė shoqe e klasės kishte ditėlindjen, ndaj na nderoi me biskota. Gjysma e klasės i hodhėn biskotat, ishin tė Serbisė gjakatare. Pikėrisht xhaxhain e saj, gjatė luftės nė Kosovė ia kanė vrarė fashistėt serbė dhe tani nuk interesohet tė di se prej nga vijnė biskotat. Habitem si nuk ia ka pėrkujtuar Radiotelevizioni i Kosovės me filmat dokumentar rreth tė pagjeturve shqiptarė tė Kosovės, por edhe pėr masakrat qė ka bėrė Serbia fashiste. Kur unė i tregova se biskotat janė tė Serbisė armike, ajo nė vend se tė kėrkonte falje u ngėrdhesh duke mė thėnė Mė marsh tė keqen! Gjysh, mė falė, qė po tė bezdis me manirat e shoqes sė klasės.
Njė shok i babės, qė deri vonė ka mbathur kuaj me patkonj, ėshtė bėrė profesor dhe tani mua mė jep mėsim. Ne fėmijėt, ngutemi cazė, dhe posa arsimtari shkroi njė fjali nė tabelė, unė ia korrigjova gabimin. Gjysh, e di qė do mė qortosh, mirėpo ishte e padurueshme. Pastaj njė shok i klasės ia priti: Keni diplomuar nė Universitetin e Tiranės, ndaj nuk duhet tė bėni gabime. Sa keq mė erdhi, arsimtari u skuq. Kėtu askush nuk po pyetke pėr zotėsi, veē a ke diplomė. Kemi dėgjuar pėr virusin e rrezikshėm qė e shkatėrron sistemin kompjuterik, por nuk e kemi ditur qė virusi i rrezikshėm ka prekur edhe sistemin arsimor, dhe tani diplomat mund tė blihen, pothuaj, nė tė gjitha universitetet e Ballkanit; veē a ke para. Po flitet se edhe ministrat po furnizohen me diploma tė tillė. Nuk di nėse kėshtu ndodhė edhe tek ju, nė Gjermani.
Meqė ishte dita e parė e shkollės mbajtėm dy orė mėsim dhe me kureshtje vrapuam nė drejtim tė shtėpisė. Nė shitore bleva njė fije tulipani pėr tia uruar ditėn e shkollės mamasė. Hyra nė oborr dhe lulen ia dhashė mamasė. Mamaja, nė vend se tė mė falėnderonte, mė tha se posa e larguan nga detyra. E pyeta se cili ėshtė shkaku qė e larguan prej arsimit? Mė tha se nuk dinte. Unė, si njė vashė e pjekur, ia prita se shkollėn do ta paditim nė gjyq. Mamaja, me njė buzėqeshje tė thatė, mė tha se ėshtė e kotė. Fatkeqėsia mė pėrkujtoi disa ngjarje nė tė kaluarėn, ndaj kuptova se mamanė e kanė larguar pėr shkak se ti je ithtar i Lėvizjes Vetėvendosje. Ti mendon se nė vendlindje asgjė nuk dinė pėr ty?! Pėrkundrazi, tė gjithė ata qė kanė rroga tė majme e dinė se me kė je. Mamaja nuk brengoset edhe aq, sepse rrogat e mėsuesve janė shumė tė ulėta, diku kah 150 Euro apo 70 bukė nė muaj, pa llogaritur qumėshtin dhe djathin. Pėr shkak tė standardit tė ulėt shumė pemė dhe perime po kalben, ndaj tregtarėt i hedhin nė mbeturina, kėshtu veprojnė edhe fshatarėt gjatė ditės sė tregut, pėr shkak se mungon fuqia blerėse. Po flitet se me paratė e arsimtarėve paguhet udhėtimi i delegacionit tė Kosovės pėr nė Vjenė, atje bėjnė negociata me delegacionin e armikut serb, armiq qė vite me radhė kanė helmuar nxėnėsit nėpėr shkolla dhe gjatė luftės nė Kosovė i kanė masakruar fėmijėt.
Kjo padrejtėsi duket se ėshtė bėrė e zakonshme
Mendoj se po tė mos kishte padrejtėsi, atėherė nuk do tė shkruheshin kaq shumė libra nė botė. Nuk di, nėse ka edhe ndonjė popull nė botė qė vuan sikur ne. Gjysh, po ti kishte masakruar Shqipėria 15 000 serbė, ēka do tė na bėnte Evropa?! Pse bashkėsia ndėrkombėtare mė shumė e mbron armikun tonė se neve. Njė ditė erdh pėr vizitė njė mik, dhe babai i tha se pėr tė shkuar tek vėllezėrit tanė nė Shqipėri, nė Maqedoni, nė Serbi, nė Mal tė Zi dhe nė Greqi, shqiptari i Kosovės duhet tė ketė pesė pasaporta. Kurse pėr tė shkuar nė Mitrovicė, shqiptari duhet tė ketė leje tė posaēme nga organet zyrtare. Duket qartė, qė Evropa po na bėn me hile, kėshtu u pėrgjigj ai miku.
Gjysh, mbase me anėn e televizionit je njoftuar se nė Kosovė ėshtė pėrhapur meningjiti dhe turbekulozi. Njė shoqe mė pyeti se cila nga kėto sėmundje ėshtė mė e rrezikshme. I thash se tė dyja janė tė rrezikshme. Si mos tė pėrhapen kėto epidemi tė rrezikshme, kur populli shqiptar i dalė nga gėrmadhat e luftės ende vuan pėr ushqim, pėr vitamina qė mbrojnė imunitetin e trupit. Qė tė jetė ironia mė e madhe, Serbia ofroi barna pėr shėrimin e tė sėmurėve. Sa hipokritė qė janė, tė vrasin natėn dhe tė qajnė ditėn. Ti e di, qė njė kohė tė gjatė mungon drita elektrike dhe mbarė Kosova gjendet nė terr. Nė shitoren e trikotazhit, pėr shkak tė zhurmės sė gjeneratorit qė akumulon energjinė elektrike, njė tregtar e ka humbur dėgjimin. U trondita kur e pash njė varfanjake duke mbledhur bajga tė thata pėr tė ndezur vatrėn. Njė burrė me strajcė nė krahė kėrkonte ndonjė kothere bukė nė kontejnerė. Duket sikur tė gjitha rrugėt e qytetit janė bėrė solidar me Migjenin, skamnorėt trokasin nėpėr dyer, ata kėrkojnė buke dhe miell. Derisa nė vendet e zhvilluara shkon duke u zvogėluar papunėsia, pėrkundrazi nė Kosovė po ndodhė e kundėrta.
Sa i pėrket familjes sonė, tė gjithė jemi mirė dhe nuk kemi pasoja. Babai ende e mban plumbin e shkaut nė trup, mjekėt e kanė kėshilluar qė tė shkojė nė Gjermani pėr operacion, mirėpo babai nuk ka pasaportė. Ka dhimbje tė padurueshme, duket se ėshtė mėsuar me kėtė nishan tė luftės. Ai thotė se kur Kosova i duron vuajtjet e rėnda, pse tė mos e duroj edhe unė dhimbėn. Dje donim tė shkonim nė vizitė tek tezja nė fshat, mirėpo ajo na njoftoi me keqardhje se epidemia e sėmundjes i ka prekur dy fėmijėt e saj. Gjysh, kjo gjendje e varfėrisė po na shqetėson tė gjithėve. Shtypi dhe televizioni thonė se lufta ėshtė ndalur dhe tani Kosova ėshtė e lirė. Unė mendoj se lufta nė Kosovė ende vazhdon, dhe pikėrisht kjo ėshtė varfėria, qė popullin e detyron tė luftojė pėr kafshatėn e gojės. Djali i fqinjės, matanė rrugės ėshtė nisur pėr nė kurbet, mirėpo motoskafi i njė durrsaku ėshtė fundosur nė detin Adriatik, dhe tani asgjė nuk dihet pėr trupin e tij. Si pasojė e varfėrisė, nėpėr udhė tė oborreve ka mbi shumė barė. Shpeshherė plakat ofshajnė dhe thonė se shumė e madhe qenka Kosova me halle. Kėshtu mė shkroi ime mbesė. |
|