| » Opcionet për artikullin |
|
Nė zyrėn e kryetarit tė Republikės, Fatmir Sejdiu, ka arritur letra zyrtare e njohjes sė Kosovės shtet tė pavarur e sovran nga ana e Belizesė.Qeveria e Belizesė e di se janė bėrė gjithė pėrpjekjet pėr arritjen e njė zgjidhjeje tė negociuar dhe shpallja e pavarėsisė nga populli i Kosovės, nėpėrmjet qeverisė sė tyre tė zgjedhur me zgjedhje tė lira, pėrfaqėson vullnetin e popullit, thuhet nė kėtė letėr.
Qeveria e kėtij shteti, thotė , ndėr tė tjera, se pėrkrahė pėrkushtimin e Qeverisė sė Kosovės pėr tė bashkėpunuar plotėsisht me bashkėsinė ndėrkombėtare gjatė periudhės sė mbikėqyrjes ndėrkombėtare, pėr tė cilėn ajo ėshtė pajtuar dhe tė sigurojė promovimin dhe mbrojtjen e tė gjitha tė drejtave tė njeriut duke pėrfshirė tė drejtat themelore tė tė gjithė njerėzve pėrfshirė edhe grupevee minoritare.
Belize ėshtė shtet nė Amerikėn Qendrore, nė Detin e Karaibeve. Mbi 290 mijė banorė jetojnė nė njė sipėrfaqe prej 22 mijė e 966 kilometrash katrorė.Kryeqyteti Belmopan, sipas regjistrimit tė vitit 2004, ka 12 mijė e 300 banorė, kurse qyteti mė i madh ėshtė Belize Siti me rreth 50 mijė banorė.Belizeja ėshtė shtet demokratik parlamentar. Pavarėsinė nga Britania e Madhe e ka fituar nė vitin 1981.
rtk
|
|