DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Vizitė e paharruar nė Stubllėn e Vitisė
Postuar mė datėn: 2008-06-11 02:42:47 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Abaz Pllana

Pas luftės ēlirimtare tė Kosovės, disa herė me ra rasti tė vizitoj fshatrat e Kosovės qė nuk i kisha parė ndonjėherė gjatė jetės sime edhepse kisha kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sime nė Kosovė. Ndėr tė gjitha kėto vizita qė bėra deri sot, padyshim e paharruar, mė e ėmbėl se tė tjerat ishte vizita ime nė fshatin Stubėll tė Vitisė. Vizitėn e parė nė kėtė fshat e bėra nė vitin 2002 kurse ēdoherė kisha mendjen qė ta vizitoj edhe shumė herė tjera por vizitėn e dytė arrita ta bėj vetėm nė prag tė festės sė ndėrrimit tė motmoteve, nė dhjetorin e vitit 2007.

Pse ishte kaq e veēantė vizita ime nė njė fshat nė lartėsitė e bjeshkėve shumė tė bukura tė rrethit tė Vitisė? Janė njerėzit, banorėt e Stubllės qė mė lanė mbresa shumė tė mira, por edhe natyra, historiku, zhvillimi, kultura dhe solidariteti i kėtyre fshatarėve qė kanė mbetur nga ajo ditė pėr gjithė jetėn nė kujtesėn time. Qė tė dyja vizitat i bėra pėr shėtitje, pa pasur asnjė hall, qė tė kėnaqem me bukuritė e Kosovės dhe me bujarinė e njerėzve tė mirė tė Vitisė.

Tė dyja vizitat e mia do tė ishin mė pak atraktive po qė se nuk do tė ishin me mua tre njerėzit mė tė mirė qė njoh nė rrethin e Vitisė: Xhevat Bislimin - veprimtarin e madh tė ēėshtjes sonė kombėtare dhe njė ndėr personalitetet mė tė spikatura tė intelegjencės dhe politikės nė Kosovė, Daut Xhemajlin - njė ndėr intelektualėt mė tė njohur tė rrethit tė Vitisė dhe kryetar i Degės sė PDK-sė nė Viti si dhe Gaspėr Demaj - njė intelektual dhe organizator me zotėsi tė mėdha qė ishte edhe Kryetar i fshatit Stubėll.



Pas vizitės sonė nė kishėn e Binēės, ku u kėnaqa me ikonat dhe reliefet me motive kombėtare, morėm rrugėn pėr fshatin nė majėn e njė kodre, qė quhej Stubėll. Nė hyrje tė fshatit vėreheshin njė numėr i madh fshatarėsh qė kishin dalė nė buzė tė asaj mbrėmje tė shėtisnin dhe tė kėmbenin mendimet pėr punėt e ditės apo edhe tė ēėshtjeve tjera qė mund tė bėheshin nė takime tė kėtij lloji nė rrugėn kryesore tė fshatit. Nga dhjetėra e dhjetėra tė rinjė e tė reja qė pashė, krijova pėrshtypjen e parė se ky fshat kishte mė shumė kulturė, mė shumė edukatė dhe mė shumė njerėzi se shumė qytete tjera tė vendit apo perėndimit. Asnjėherė nuk mė zuri syri kthiza tė nxjerra jashtė, tatuazhe apo persingje nė fytyrė apo trup, veshje tė ēoroditura e tė tjera tipare tė tilla si kėto qė fatkeqėsisht pėrveē nė rrugėt e "famshme" tė Hamburgut apo Parisit kanė vėrshuar nė sheshe, rrugė madje edhe nė shkolla e fakultete tė Kosovės.
Pasi pimė njė kafe nė restorantin qė gjendej nė mesin e fshatit, na ftuan tė vizitojmė edhe pjesėt tė tjera tė kėtij fshati qė filloi tė mė pėlqente.

Pamė shkollėn e fshatit qė ishte ndėrtuar me kontributin e fshatarėve dhe mirėmbahej akoma me kujdesin e shtuar tė kėtyre fshatarėve arsimdashės.

Kaluam skaj ambulancės sė fshatit qė edhe nga dyert e oborrit tė saj dukej se ishte e tillė sepse higjiena oborrit, hyrjes dhe ndėrtesės e tregonte njė gjė tė tillė, gjė qė nuk vihet re nė ambulancat tjera tė qyteteve mė tė zhvilluara tė Kosovės e lėre mė tė atyre ambulancave qė mund tė jenė tė ndėrtuara nė fshatra. Gjithashtu edhe kjo ambulancė ishte ndėrtuar me vetėkontribut tė fshatarėve.

Pastaj kaluam skaj varrezave tė fshatit. Varreza qė kishin gjurmėt e banorėve mė tė vjetėr tė fshatit dhe nga gurėt me mbishkrime tregonte respektin e banorėve tė Stubllės pėr tė parėt e tyre. Me gurėt dhe mirėmbajtjen e varrezave Stublla reflektonte kulturė, besim, dashamirėsi dhe patjetėr vetėkontributin e pashembullt tė fshatarėve tė saj.

Mė vonė hymė nė kishėn e fshatit dhe mu kujtua nė ēast edhe strehimi i nxėnėsve tė helmuar nė fillimin e dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar. Mu kujtuan motrat e nderit tė kėsaj kishe qė me aq njerėzi, trimėri e vendosmėri iu patėn dalė nė ndihmė kėtyre nxėnėsve, qė kishin pėrjetuar nga pushtuesi serb njė terror tė paparė ndonjėherė. Ato thjeshtė nuk u lutėn pėr fėmijėt e Kosovės, por vepruan nė ndihmė tė tyre.

Nė ēastet kur vizitoja kishėn e Stubllės mendoja pėr kėtė ndėrtesė tė kultit fetar qė ishte njėri ndėr vendtakimet e fshatarėve tė Stubllės, qė frymėzoi me vite e dekada tė tėra banorėt e Stubllės pėr tė qėndruar pėrballė pushtimit tė vendit, siē i kishte qėndruar Stublla me shekuj radhė edhe pushtimit turk. Nė brendėsi tė kėtyre mureve fillonte solidariteti i fshatarėve tė Stubllės, merrte rrugė humanizmi i kėtyre njerėzve kaq tė mirė. Njė kishė qė nuk shėrbente vetėm pėr tu lutur, por edhe pėr tė mėsuar e vepruar pėr tė jetuar jetėn me dinjitet si i ka hije njeriut.

Nga aty shkuam nė ndėrtesėn ku banonin priftėrinjtė dhe motrat e nderit qė shėrbenin nė Stubėll. Afishet, mbishkrimet, prospektet dhe dokumentet tjera qė binin nė sy, nuk ishin vetėm fetare. Ishin nga letėrsia, mjekėsia, arti, historia dhe nga fushat tjera tė kulturės.
Nė anėn tjetėr tė ndėrtesės qė vizitonim ishte edhe barnatorja, qė me barnat e sė cilės motrat e nderit tė Stubllės i vinin nė ndihmė banorėve tė tė gjithė Kosovės dhe viseve tjera shqiptare.

Duke zbritur rrugės sė fshatit, pas vizitės qė kishim bėrė, pamė njė shtėpi qė i ndėrtohej kati i dytė i saj. Kryetari Gaspėr Demaj na tregon se ishte shtėpi qė ndėrtohej me ndihmat dhe solidaritetin e fshatarėve pėr njė bashkėfshatar qė ishte nė gjendje mė tė dobėt ekonomike. Ai do tė kishte sė shpejti shtėpinė e tij dykatėshe dhe nuk do tė merrte vesh kurrė se cili bashkėfshatar dhe sa dha pėr shtėpinė e tij tė re, sepse njerėzit e Stubllės me besimin e madh qė kishin nuk ishin mėsuar tė bėnin lista, tė iu dilte emri nė gazetė apo radio apo televizion pėr ndihmat qė jepnin. Ata kėnaqeshin me ndjenjėn qė ndihmuan. Kaq iu mjaftonte njerėzve tė mirė qė donin tė ndihmonin.

Njėri nga fshatarėt lidhur me kėtė temė na tha : "Nuk ėshtė tragjike tė jesh i varfėr nė fshatin e Stubllės. Do bėhesh me shtėpi, do mobilosh shtėpinė sikur tė gjithė tė tjerėt e fshatit, do hash pastėrmen sikur gjithė fshati. Fshati nuk tė lė nė varfėri." Edhe mėsuesit e fshatit ndihmoheshin me mjete pėrveē rrogave tė ulėta qė merrte nga shteti. Atė qė qeveria e Kosovės nuk mund ta bėnte, e bėnin fshatarėt e Stubllės dhe atė pa asnjė hezitim pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre, pėr arsimimin sa mė cilėsor tė tyre.

Gjatė shėtitjes sonė nė fshat, njė fshatar iu afrua kryetarit tė fshatit, zotit Gaspėr Demajt dhe i foli diēka me zė tė ulėt. Dukej i shqetėsuar dhe iku pasi ndėrroi dy tre fjalė me kryetarin e fshatit. Mė vonė edhe zoti Demaj dukej i nevrikosur dhe filloi tė tregojė njė lajm jo tė zakontė pėr fshatin qė kishte indinjuar fshatarėt e Stubllės. Nė njė kopsht tė njė fshatari ishte vjedhur njė pompė elektrike e ujit. Nė shumė vende tė tjera do ishte diēka e zakontė, por nė Stubėll vjedhja shkaktonte neveri, indinjatė dhe diēka tragjike. E si mund qė vjedhja tė mos pėrjetohej kaq rėndė pėr kėtė fshat ku sundon solidariteti, humanizmi, shpirtdėlirsia dhe vėllazėria.

Para se tė mbaronim vizitėn tonė, njė veturė "golf cabriolet" afrohej nė drejtimin tonė. Njeriu qė ngiste makinėn na njohu se nuk ishim banorė tė fshatit. Ndaloi makinėn dhe duke zbritur pashė se ishte i njė moshe rreth dyzet vjeēe apo diē mė tepėr. Me kėmishė tė bardhė, me syze kundėr diellit, me telefonin celular nė brez dhe me njė buzėqeshje na uroi mirėseardhjen nė fshat. Ishte prifti i fshatit. Nuk do ta kisha njohur njė prift nė kėtė veshje asnjėherė nėse nuk do prezantohej ai vetė. Kisha pasur njė parafytyrim pėr klerin nė Kosovė se duhej tė i pėrmbahej ēdoherė "uniformės" qė i kishte caktuar religjioni. Por, kjo nuk ndodhte me priftin e Stubllės, qė nuk arrita t’ia mbaj mend emrin. Gjatė vizitės sime tė dytė, ai prifti qė mė kishte lėnė mbresa shumė tė mira, tė njė njeriu modern, me kulturė tė gjerė dhe nikoqir zemėrgjerė ishte transferuar nė njė pjesė tjetėr tė Kosovės. Dėshira ime qė ta takoj edhe njėherė priftin e Stubllės nuk u realizua, por u kėnaqa edhe njėherė tjetėr me Stubllėn dhe veēoritė e saja qė i thashė mė lartė pėr tė cilat kishte kontribuar shumė edhe ky prift.

Kėto ishin mbresa nga dy vizitat e mia qė i bėra Stubllės. E pėrsėris se herėn e parė e vizitova nė vitin 2002 kurse herėn e dytė pesė vite mė vonė.

Dėshira ime ėshtė qė tė shkoj prapė nė Stubėll. Nuk do tė shkoj as herėn e ardhshme vetėm, por do tė lus ēdonjėrin qė e njoh qė tė bėjnė sė paku njėherė njė vizitė kėtij fshati tė jashtėzakonshėm pėr shumė cilėsi tė larta dhe njerėzore. Dėshirė e imja do tė mbetet ēdoherė qė fshatra dhe qytete tė Kosovės tė ndjekin shembullin e fshatit tė Stubllės.

Edhe zoti ndihmon Stubllėn dhe fshatarėt e saj. Zoti i ndihmon ata se pėrveē qė i luten atij, ata punojnė me dėshirėn dhe besimin e zotit, me porositė e tij. Stublla ėshtė e tillė me punėn e madhe qė bėjnė vetė fshatarėt e saj.

Falemnderit Stubėll pėr kėnaqėsitė qė mė dhurove gjatė dy vizitave tė mia qė ua bėra.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Me ftesė tė Presidentit Topi, mbėrrin nė Tiranė pėr njė vizitė dy ditore Presidenti kroat Stjepan Mesic (2008-04-24 02:49:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nikoliē vizite ne Moske ne prag te zgjedhjeve serbe (2008-01-30 03:28:04 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] SHTYPI NDĖRKOMBĖTAR PĖR VIZITĖN E PRESIDENTIT BUSH NĖ TIRANĖ (2007-06-11 05:31:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina e sheh vizitėn si historike (2007-06-10 13:42:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Interesim i mediave botėrore pėr vizitėn e Bushit nė Tiranė (2007-06-10 00:32:36 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] NĖ NJĖ VIZITĖ, BUSH DO TĖ NDJEJĖ SHKĖLQIMIN PRO-AMERIKAN (2007-06-09 11:25:52 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Havier Solana sot arrin pėr vizitė nė vendin tonė (2007-02-07 02:49:46 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kryeministri Ēeku do tė qėndrojė nė njė vizitė dyditėshe nė Zvicėr (2007-01-18 07:13:00 nga F.S)
[ Lajmet kryesore ] Kosova nė mesin e temave tė shefit tė diplomacisė gjermane gjatė vizitės nė Rusi (2006-12-20 04:36:52 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Kryeministri Ēeku udhėtoi pėr vizitė disaditėshe nė SHBA (2006-12-12 03:13:10 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster