| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Me rastin e tetė vjetorit tė masakrės sė Tususit(26 Maj 1999) |
| Postuar mė datėn: 2007-05-26 20:26:30 nga admin1 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
SI NDODHI MASAKRA NĖ LAGJEN TUSUS TĖ PRIZRENIT?!
Shkruan: Sheradin BERISHA
Sheradini63@hotamil.com
Amaneti ynė:
Punoni, duani dhe ndihmoni njėri tjetrin,
ēmojeni kėtė liri qė ua solli gjaku ynė dhe
i mijėra tė tjerėve, nėse nuk doni qė t“u
pėrsėritet historia
Kosovė e larė me gjak ndėr shekuj e mote,
gjaku ynė hallall tė qoftė,
lamtumirė Prizren historik,
gjaku ynė t“u bėftė dritė
,
-kėshtu thuhet nė mbishkrimin e pėrmendores sė ngritur nė lagjen Tusus (tani lagjja e trimave) nė Prizren, ku janė tė skalitur emrat e 27 shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar mizorisht, mė 26 maj 1999, nga forcat kriminale serbe.
Tususi bazė e fuqishme e UĒK-sė
Lagjja e trimave (ish-Tusus) graviton nė pjesėn jugore tė Prizrenit dhe gjeografikisht shtrihet rrėzė maleve tė Cvilenit. Gjatė luftės, kjo lagje luajti njė rol tė rėndėsishėm nė masovizimin e radhėve tė UĒK-sė pėr zonėn e Vėrrinit dhe si e tillė ishte bėrė halė nė sy pėr regjimin pushtues serb. Nė muajt mars - maj 1999, nė kohėn kur regjimi serb me dhunė e shpėrngulte popullatėn shqiptare pėr nė Shqipėri, Tususi ishte shndėrruar nė njė ēerdhe tė fuqishme pėr UĒK-nė, dhe prandaj shumica e banorėve tė saj nuk i lėshuan shtėpitė e tyre, madje njė kohė aty gjetėn strehim edhe dhjetra familje tė Vėrrinit dhe tė Opojės.
|
|
Lapidari dhe varrezat e 27 tė martirizuarve mė 26 maj 1999 nė Lagjen Tusus (tani lagjja e Trimave)
Forcat ushtarake serbe,gjatė kėsaj periudhe disa herė kanė tentuar tė pėrqėndrohen nė Tusus, mirėpo gjithnjė kanė hasur nė rezistnecė tė fuqishme nga njėsitet e UCK-sė. Pėr tė sfiduar kėtė qėndresė, komanda ushtarake serbe nė Prizren, mė 24 prill 1999 mobilizon forca tė mėdha ushtarake e policore dhe rrethon lagjen Tusus. Me kėtė rast arrestohen 50 mashkuj dhe dėrgohen nė qendrėn sportiveSezair Surroi, e cila ishte shndėrruar nė njė llogor tė madh pėrqėndrimi pėr qindra shqiptarė tė zėnė robė, nga anė tė ndryshme tė Kosovės. Mėsohet se gjatė muajit prill-maj, ushtria serbe kėta robėr i ka detyruar tė hapin istikame nė disa zona ushtarake, pėr t“u mbrojtur nga bombardimet e NATO-s.
Gjatė muajit maj 1999, njėsitet e UĒK-sė meqė ishin vėnė nė mbrojtje tė popullatės shqiptare, disa herė janė pėrballur me forcat pushtuese serbe nė lagjen Tusus dhe nė pjesėt tjera - pėrgjatė maleve tė Cvilenit dhe tė Vėrrinit. Kėsaj here forcat serbe, nė pamundėsi tė shkatrrimit tė njėsiteve guerile tė UĒK-sė, ndėrmorrėn njė ofensivė me karakter hakmarrės mbi popullatėn e pafajshme civile.
Si ndodhi Masakra e Tususit dhe cilat forca serbe morėn pjesė nė kėtė masakėr?!
Mė 26 maj, ishte ditė e mėrkurė, kur rreth orės 7.30 tė mėngjesit, forcat serbe kishin vu nė rrethim tė hekurt Tususin. Njėsitė militare e paramilitare serbe me brutalitet u futėn shtėpi mė shtėpi, dhe me kėtė rast plaēkitėn,dogjėn e shkrumuan 245 shtėpi tė kėsaj lagje.Nė kėtė situatė ata, i ndanin burrat nga gratė
dhe i ekzekuton pamėshirshėm, dhe ky operacion shfarosės ka vazhduar deri nė mbrėmje tė asaj dite tė kobshme.
Shumė dėshmitarė qė mbijetuan kėtė masakėr, thonė se, nė kėtė operacion tė pėrgjakshėm, janė pėrfshirė forcat speciale tė policisė, nė koordinim me formacione tė pėrziera militare e paramilitare serbe, tė cilat kishin tė veshur uniforma kamuflazhi (tė gjelbra), njė pjesė e tyre mbanin maska nė fytyr, ndėrsa tė tjerėt kishin tė lidhur shamia pėrreth kokės. Nė njė raport tė organizatės Human Rights Watch, thuhet se: Gjatė kohės sė luftės, nė regjionin e Prizrenit,(ku pėrfshihen Prizreni, Theranda (ish-Suhareka), Rahoveci dhe Sharri (ish-Dragashi), kėto formacione policore-ushtarake, i kanė udhėhequr: kolonel Gradimir Zekavica, nėnkolonel Millan Gjuriēiē, kolonel Millosh Voinoviē, kolonel Bozhidar Deliē
, etj.
Martirėt e vrarė e tė masakruar mė 26 Maj 199
Nė pėrfundim tė rrugės kryesore tė Tususit, ndodhej shtėpia e Rafet Abdylmexhitit, ku mė 26 maj forcat serbe vranė e masakruan gjashtė mashkuj tė kėsaj familjeje. Gruaja e Rafetit F. Abdylmexhiti dhe vajza e saj J.Abdylmexhiti, atė ditė tė tmerrshme e pėrshkruajnė si mė poshtė: Aty nga mesdita, nė shtėpinė tonė erdhėn gjashtė serbė tė veshur me uniforma kamuflazhi dhe na urdhėruan qė tė gjithė tė dilnim nga shtėpia. Nė kėtė moment ata na kėrkuan t“i jepnim paratė dhe burrit tim Rafetit ia vunė grykėn e pushkės nė kokė dhe e kėrcnonin me vrasje. Unė u dhash 2 000 Dm, ndėrsa burrat u dhanė 1.500 Dm. Ata, na urdhėruan tė largohemi nga shtėpia, ndėrsa burrat i ndaluan. Tek po largoheshim, pamė se si zunė ti rrihnin burrat. I shkelmonin nė stomak e nė shpinė dhe i godisnin me kondakėt e pushkėve. Ndėrkaq vajza, J.Abdylmexhiti nė vijim shpjegon: Burrat pasi i rrahėn e pėrgjakėn, i rreshtuan pas murit me duart lart. Dhe kur dolėm nė rrugė, dėgjuam breshėritė e automatikėve.
F.Abdylmexhiti kur ėshtė kthyer njė ditė pas kėsaj ngjarjeje, shtėpinė e ka gjetur tė djegur e tė shkrumbosur dhe ka parė pllanga gjaku pėrreth rrėnojave tė shtėpisė, por nuk i ka gjetur trupat e tė vrarėve. Pas dy ditėsh ajo burrin e vetė Rafetin me tė vėllaun Samiun, djemtė e Samiut: Shefikin dhe Beharin, kushėriun Hyrmetin dhe djalin e dajės Mirsat Osmanin, i gjen tė masakruar nė morgun e spitalit tė Prizrenit.
Nga dėshmitė e mbledhura nė kėtė lagje, mėsohet se mė 26 maj, nėpėr shtėpi dhe nė rrugėt e Tususit janė vrarė e masakruar 25 veta, kėta janė: Rafet Abdylmexhiti 1947, Sami Abdylmexhiti 1951, Shefik Abdylmexhiti 1978, Behar Abdylmexhiti 1982, Mirsat Osmani 1975, Hyrmet Sylejmani 1964, Hesat Xhemshiti 1937, Bejan Xhemshiti 1975, Bislim Qengaj 1921, Selvinaze Qengaj 1923, Salih Elshani 1936, Ymer Thaqi 1945, Avdi Berisha 1921, Refki Berisha 1961, Hajrim Arifi 1977, Sani Bajrami 1968, Neki Gashi 1935, Selim Berisha 1932, Feim Berisha 1927, Xhemajli Poniku 1933, Halil Poniku 1937, Fazile Maqkaj 1968, Rexhep Maqkaj 1923, Nijazi Muja 1959, Fadil Ramadani.
Banorėt e lagjes qė kishin pėrjetuar kėtė sulm tė tmershėm, thonė sė forcat serbe nga Tususi janė larguar nė orėt e pasdites, akoma pa rėnė muzgu. Dhe, derisa po largoheshin trupat serbe, nė Tusus ka arritur njė kamion pėr tė mbledhur kufomat e mashkujve tė ekzekutuar. Dėsmitarėt thonė, se: grupi i njerėzve tė kamionit, pėrbėhej nga shoferi, dhe tetė punonjės civilė, nė mesin e tė cilėve ishin katėr romė dhe ata shkonin shtėpi mė shtėpi i merrnin kufomat dhe i hidhnin nė kamion sikur tė ishin thasė Njė grua lidhur me kėtė ngjarje, i kujtohet se ka parė njė numėr tė madh kufomash, nė pjesėn e mbrapme tė kamionit, dhe njėri nga punonjėsit civilė mbante nė dorė njė kamer dhe me tė xhironte tė vrarėt.
Nė njė lagje tjetėr tė Prizrenit, nė lagjen Bilbidere, disa ditė mė parė (mė 16 maj) nga forcat paramilitare serbe ishin vrarė nė banjo tė shtėpisė : Enes dhe Fatmir Muharremi.
Pas luftės Enesi dhe Fatmiri sė bashku me 25 martirėt tjerė, prehen tė qetė nė varrezat e pėrbashkėta, nė fund tė lagjes sė trimave (ish-Tusus)
I pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr ta.
25.05.2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|