| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MEDIAT DHE POLITIKA |
| Postuar mė datėn: 2007-10-15 15:51:18 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Debati qė u zhduk. Qėllim apo rastėsi?
Shkruan: Gėzim MEKULI
Menyra se si behet formulimi dhe lancimi i informates eshte vendimtare per informimin e opinionit publik. Me metodat e punes dhe formen prezantuese te tyre, mediat, kane shume aftesi qe te ndikojne ne rezultatet perfundimtare para dhe gjate zgjedhjeve te lira.
Ne lidhje me kete, sociologu suedez Ulf Himmelstrand nder te tjera pershkruan dy menyra mendimi per orientim politik- sic i quan ai "mendim i vogel" dhe "mendim strukturor". Informacionet sot plasohen ne stilin copetues (informacioni i manget) dhe ne ate strukturor (informacioni i plote). "Mendimi i vogel" eshte vetem nje copez e kufizuar dhe konkrete e realitetit si ne kohe, po ashtu edhe ne hapesire. Ndersa "mendimi strukturor" bazohet ne lidhshmerite logjike ne mes te pjeseve; ky lloj mendimi ndricon nje hapesire me te madhe, me te thelle dhe me komplete te realitetit. Por e rendesise se vecante eshte se cili mendim eshte me i avancuar ne komunikimin politik, i cili po zhvillohet ne shoqerine tone; kush eshte derguesi i porosise politike ne kete shoqeri; cfare eshte permbajtja e porosise se saj; roli i lidereve te opinioneve ne komunikimin politik, etj.
Zhdukja e debatit
Jemi deshmitare se si mediat, per politikat e ngushta partiake, mundesuan, qe pa telashe, te qendrojne ne pozitat/arsyetimet e tyre ideologjike ndaj luftes clirimtare ne Kosove, ndryshimit te flamurit, deformimit te kultures dhe historise sone. Tendencat e mediave qe t'u japin perparesi ketyre pikepamjeve, eshte reflektuar, padyshim, ne mendimet e popullit. Trajtimi qe u behet so nga mediat ketyre ngjarjeve historike, simboleve dhe traditave, beri qe, "befasisht" te kemi edhe nje nderrim opinionesh; ne drejtim te perbuzjes se historise, indiferences ne kulture, armiqesine ndaj UCK-se (sot TMK-se), devalim te moralit, etj.
Por ketu eshte dicka me rendesi. Me gjithe faktin e nderrimit te opinionit, ne fare mire e dime se kishte te dyshimte, kritik dhe te pasigurte ne lidhje me keto qellime. Statistikat e shumta treguan se populli shqiptar ishte kunder pushtimit serb dhe pro luftes clirimtare te UCK-se, ishte per mosndryshimin e flamurit kombetar dhe per dialektiken e kultures dhe historise shqiptare. Andaj edhe duhet pyetur: Perse nuk lexuam, nuk degjuam dhe nuk shikuam mendimin kritik, analizen shkencore, e debatin konstruktiv rreth ketyre pakenaqesive ne mediat "tona?".
Kritika u pa, u lexua dhe u degjua shume pak, e kjo kryesisht ndodhi ne gazetat e vogla dhe shume me pak ne ato te medha: Kritiket ishin shume pak te ftuar ne TV-te nacionale, e me shume ne ato lokale. Nuk kishim ndonje debat te vertete.
Perse te dyshimtit dhe kritiket u zhduken, u izoluan dhe nuk u eksponuan?
Nje sqarim i mundshem eshte se kritiket u izoluan per shkak se gazetat e medha vazhdimisht refuzuan te botojne artikuj kritik, ose duke vendosur artikullin ne faqe e pjese te pakpashme. Nuk eshte sqarim i mjaftueshem te thuhet se te gjitha kritikat u larguan/amputuan nga mediat. (Jo, sepse, mediat kane interes qe te polarizojne mendimet dhe idete per te "zhvilluar debat").
Ne kete analize do te perqendrohem ne disa modele sqaruese, e qe ndikojne ne ndertimin e opinionit publik dhe ne bindjet e individeve. Keto modele mund te konsiderohen si sqarime te pjesshme por me shkalle ngritjeje te kompleksitetit.
"Band-Wagon-effect"
E para nga keto quhet "Band - Wagon - effect". E vecante e ketij modeli eshte se ketu regjistrohet nje tendence tek te dyshuarit dhe te pavendosurit, te cilet duhet te zgjedhin ne mes dy pikepamjeve apo personave me ngjyrime te ndryshme partiake, e turrjes/bashkangjitjes ne "karrocat" partiake qe kane me se shumti anetare. Kjo do te thote se te hamendurit/ te pavendosurit me lehte rreshtohen pas pikepamjeve te cilat kane dominim ne opinion; Ketu mund te flitet per nje "bashkevrapim partiak" Eshte me rendesi te jesh ne nje tabor me ekipin fitues, prandaj gjithnje e me shume persona u turren/bashkangjiten pikepamjeve apo politikaneve qe kane me se shumti perkrahje.
Ne hulumtimet e shkencave mediale, teoria mbi "Band Wagon efect" eshte e vjeter: Qe para luftes se dyte boterore jane zhvilluar hulumtime mbi zgjedhjet e lira ne SHBA. Kjo teori eshte "droguese"/efikase per individet dhe grupimet, te cilet nuk jane kembengules dhe te qarte rreth ideve alternative, (te luhatshem ne pikepamje te tyre). Ne lidhje me kete, une, i referohem nje studimi interesant qe eshte zhvilluar ne SHBA, ne vitin 1989, gjate zgjedhjeve presidenciale, ne ms Georg Bush dhe Michael Dukakis: Statistikat qe tregonin rezultatet pozitive/prirese per njerin nga kandidatet, e qe transportoheshin nga mediat, shkaktonin ndikim te fuqishem tek shtresa e popullit me arsimim te ulet, se sa ne shtresen e popullit me arsimim te larte. (Lavrakas og Holley 1991 f. 166).
Modeli i fuqise
Sqarimin e pjesshem te dyte e takojme ne teorine e quajtur "modeli i fuqise". Shprehja "modeli i fuqise" eshte instaluar ne sociologji, nga norvegjezi Stein Bråten. Aktoret "modelforte" ne opinion konsiderohen e respektohen si mireshembuj per idete, opinionet dhe "analizat e tyre te thella" politike; Ata/ato te cilet ne fjalime jane te pasur me oratori dhe kane njohuri shprehjeje per nje ceshtje te caktuar, fitojne "simbolin e te fortit". Ne kete menyre keta kontrollojne "modeldobetit"; pra "kontrollojne" individet e grupimet te cilet jane dijenipake dhe fjalevarfer. Keshtu "modeldobetit" marrin, aprovojne dhe thithin sqarime dhe informacione mbi dhe per boten reale nga "modelfortet", duke mos qene ne dijeni se keta jane duke e perjetuar dhe kuptuar "realitetin" social, ekonomik e politik nga premisat e "njerezve te forte." Komunikimi dhe debati publik ne Kosove eshte rasteplot me elemente te kesaj teorie; ku ngritja e elites simbolike te "modelit te forteve" eshte ne avantazh. Ata te cilet vazhdimisht paraqiten ne media dhe "diagnostifikojne" situaten sociale - ekonomike, politike e ushtarake fitojne "modelin e te fortit."
Modeli i fuqise nuk ndertohet vetem nga fjalet dhe permbajtja e informacionit. Ky model ndertohet, gjithashtu, nga autoriteti dhe "rrezatimi" - mund te themi nga karizma e udheheqesve - e cila ve ne shprehje nepermes menyres se transportimit te porosise se tyre ne publik. Udheheqesi karizmatik eshte nje person, i cili ka aftesine qe te largoje/zhduke distancen ne mes ndjenjave dhe impulseve te tij dhe publikut. Mjeshterisht ky lider "i vjedh vemendjen" publikut, me pare, ne drejtim te motiveve te tij, se sa ne drejtim te veprimeve te tij konkrete. Udheheqesi yne i sotem karizmatik, duke arritur qe opinioni publik te koncentrohet e te fokusohet ne deshirat dhe personalitetin e tij, pengon qe kundershtimet dhe kritikat e tjera objektive te depertojne ne publik. Duke krijuar pershtypjen per nje angazhim te sinqerte dhe per nje vetekontroll rreth asaj qe "ate e mundon", udheheqesi bene qe individi/publiku "te dorezoje pavaresine" e vet, dhe t'i nenshtrohet autoritetit te tij.
Vecanerisht gjate fushates parazgjedhore, perpos opinionit, edhe gazetaret jane viktime e elites institucionale. Perqendrimii gazetarise se lajmit ne burime "te nxjerra" nga elita (eksperteve ushtarake dhe politike) eshte i njohur. Ne kete menyre gazetaret e lajmit ndikojne ne perforcimin e monopolit te "modelit te te fortit."
Ne nje situate te tille shqiptaret pyesin: mos valle mediat kane levizur nga roli i tyre ne mbrojtje te demokracise ne drejtim te kercenimimt te idealeve demokratike?!
(Botuar ne shtypin e Prishtines dhe Tiranes ne vitin 2003)
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|