| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Rushit RAMABAJA
Fjala e parė
Liria ka marrė mėsysh nga tregtarėt e flamujve
Nė romanin mė tė ri tė Reshat Sahitajt DIKUR E DIKU, me njė ngjyrim tė theksuar tė realizmit magjik dhe me njė gjuhė krejt tė mėvetėsishme, ironizohet fati i njeriut dhe i etnisė nė kėtė pjesė tė dheut tė shqiptarėve. Fabula e romanit pleks dy shtresime historike (tė kaluarėn e hidhur tė shqiptarėve, kur ishin nėn okupimimin klasik tė serbėve dhe tė sotmen, lirinė ironike tė pasluftės, kur vazhdojnė tė jenė tė nėpėrkėmbur e tė pėrbuzur nga bandat e atdhengrėnėsve vendorė) dhe dy botė qė shkrihen nė tė njėjtin univers (botėn reale dhe botėn fiktive, qė aq natyrshėm kėmbejnė pamjet, heronjtė, bėmat dhe fatet). Gjithashtu, personazhet e kėtij romani mund tė ndahen nė tri kategori: heronj tė gjallė, heronj tė vdekur dhe personalitete tė vėrteta tė jetės kulturore, politike e publike. Kjo gjetje artistike, sigurisht e re dhe ndėr mė modernet, i ka mundėsuar Reshatit qė ti zbėrthejė me njė artizėm plot sqimė dy faqet historike tė etnisė, qė lidhen nė njė rrėfanė dhe bėhen identifikuese tė fatit dhe tė etnopsikologjisė sė shqiptarėve.
Romani DIKUR E DIKU, mbi tė gjitha, ėshtė njė prozė autobiografike, jo vetėm pse kryeheroi pothuaj nė tė gjitha ngjyrimet identifikohet me autorin. Por po kaq kjo vepėr mund tė quhet edhe satirė psikologjike, njė qė e pėrdorė gjuhėn e ironisė pėr tė rrėmuar rrėnjėt e konfliktit tė jashtėm e tė brendshėm. Por, derisa konfkikti i jashtėm mė leht pėrkufizohet, konflikti i brendshėm vlon nga enigmat. Ėshtė ajo lufta mė e kobshme dhe mė e vėshtirė e etnive pėr ta zhdukur tė keqen nga vetvetja.
Nė kėtė roman mbarėsinė, rebelimin dhe luftėn e vazhdueshme kundėr pushtuesit e personifikon kryeheroi, ndėrsa tė keqen, servilizmin dhe plangprishėsinė i vėllai. Prandaj kallėzimtari zbulon qė nė nismė gjenezėn e konfliktit me tė vėllanė, diēka qė tė kujton rrėfimet biblike tė urrejtjes sė vėllezėrve: ...Ai me shtetin, unė, pėr inat tė tij, kundėr sistemit. Ai nė Bregun e Taslixhes e unė nė Bregun e Diellit; Ai me Titon e unė me Enver Hoxhėn, ai me Ibrahim Rugovėn, unė me Adem Demaēin, me Rexhep Qosen. Ai punonte me dredhi, e unė, si budallai, me drejtėsi. Ai me politikė e me qeveri, e unė kundėr politikės dhe kundėr qeverisė... Sigurisht kjo i ka rrėnjėt nė kohėn e stėrzgjatur tė robėrisė, gjatė sė cilės njė pjesė e kolektivitetit ishte shpėrfytyruar duke u bėrė bisht nė sėpatėn e huaj.
Me kėtė hapje intrigohet thurja e konfliktit. Pastaj, nė botėn reale, nė hotelin Grand tė kryeqytetit, me heronj realė, nisė thurja fabulative, pėr tu shtrirė gati menjėherė nė pjesėn fiktive tė universit romansor, ku kryepersonazhi papritur e pa kujtuar takohet me heronjtė e vdekur Partizanin e Vogėl dhe Rojtarin. Ata, si pėrfaqėsues tė dy epokave historike (Partizani i Vogėl i kohės sė komunizmit dhe Rojtari i epokės sė UĒK-sė), janė bartės tė papajtueshėm tė kontraditės dhe tė konfliktit ideologjik. Atje, nė pjesėn pėrrallore, shkojnė edhe lexuesit e romanit, gjithėkahnaja e tė cilit ėshtė nė krijim e sipėr. Ata (Agroni, Blerta, Flaka, Frikacaku, Vetoni etj.) , ndonėse lėvizin si meteorėt nė kozmosin fiktiv tė veprės, orbitė e kanė botėn reale, tek e cila mė nė fund kthehen bashkė me kryepersonazhin. Por, ēkėrkuan dhe ēgjetėn heronjtė nė kėtė pjesė tė pėrrallėzuar tė universit, ku bashkėjetojnė tė gjallėt me tė vdekur? Kodin e mbijetesė? Pėrmbysjen e fatit? Identitetin e shkruar nė librat e vjetėr? Rrėnjėt e vėrteta tė konfliktit tė brenshėm? Tė gjitha nga pak dhe asnjėrėn deri nė fund.
Atje, kėrkimi i enigmave tė mėdha historike qė bėhet nga kryepersonazhi (qė ka edhe rolin e kallėzimtarit), zbutet me kujtimet nga bota e tė gjallėve, qė plotėsojnė mozaikun fabulativ dhe nė tė njėjtėn kohė i njėjtėsojnė natyrshėm tė dy botėt e romanit, aq sa ke pėrshtypjen se edhe pėrralla sėshtė veēse njė trill i botės sė tė gjallėve. Kjo, po kėshtu, ka ndihmuar autorin qė tė bėjė njė shthurje moderne dhe tė natyrshme kompozicionale.
Vetėm ata qė e njohin mirė Reshat Sahitajn, mund ta kuptojnė sinqeritetin e rrėfimit tė tij si dhe kapėrcimin krejt spontan, pra, pa shtirje e sforcime, tė klisheve anakronike. Kjo ngasje prej kryengritėsi dhe humbėsi tė gjithmonshėm tė kryepersonazhit, ndoshta mė sė miri ėshtė metaforizuar nė fillim dhe nė fund tė romanit (konflikti mbi urrejtjen pėrrallore tė vėllezėrve dhe konflikti mbi prirjen e gjithmonshme tė asaj pjese tė etnisė qė kapardiset se me ta fillon historia).
Prandaj, ky roman do tė mbetet mė shumė se shenjim i tė ligės sė kėsaj kohe dhe mė tepėr se njė baladė pėr lirinė qė ka marrė mėsysh nga tregtarėt e flamujve. |
|