| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir Elshani
Muaji shtator, sipas traditės shqiptare njihet si muaj i bereqetit. Nė kėtė muaj ka vetėm vrapime, ku nė mes tė shtatorit vjeshta ia uron fitoren verės sė vyeshme, dhe si njė kalė i bukur vrapon drejt fitores. Tė gjithė njerėzit nė pikė tė vrapit mundohen sa mė shpejt tė mbledhin frytet dhe nuk ndalen derisa tė bie borė. Kėtė sinonim tė vrapimit e ka pikturuar edhe Van Gogu impresionist. Ai e pėrshtati vjeshtėn sipas frymėzimit tė tij, dhe askush nuk arriti deri mė sot t“ia rrėmbejė kėtė stinė qė paralajmėron dimrin e ftohtė. Tė pikturosh stinėt nuk ėshtė njėsoj, pėr pikturimin e natyrės nė pranverė piktorit nuk i ngutet, kurse pėr pikturimin e vjeshtės piktori duhet tė shpejtojė, pėrndryshe pason dimri me siluetėn e bardhė. Vjeshta nė vendlindjen time njihet si stina e rrushit, kurse nė ato vende ku nuk kultivohet rrushi njihet si stina e mollėve. Mirėpo vjeshta ka edhe njė fshehtėsi, nėse vera merr me shi, rendimentet do tė jenė mė tė larta, kurse do tė jenė mė tė ulėta nėse gjatė verės nuk bie shi.
Unė kam lindur nė britmin e parė tė vjeshtės, pikėrisht nė prag tė skuqjes sė rrushit. Jam i pari i nėnės, prandaj quhem Agim, qė do tė thotė drita e parė e mėngjesit. Mendoj se gjyshja fare nuk ėshtė interesuar pėr kuptimin e emrit, meqė e trashėgova emrin e gjyshit, sipas traditės, qė po ashtu quhej Agim. Kjo kishte qenė dėshira e vetme e saj, prandaj dėshironte tė trashėgonte emrin e plakut, ndėrkaq tė tjerėt tmerroheshin nga ky emėr edhe pas vdekjes sė gjyshit. Farefisi dhe miqtė e kishin uruar lindjen time, por edhe si shkak kishin thėnė: Inshalla nuk i ngjan babagjyshit! Pėr tė gjitha kėto mė ka treguar nėna. Unė po rritesha dhe sa herė qė pėrmendej emri im, ngėrdhesheshin fytyrat e grave. Kėshtu po rritesha me vėshtrimin e tyre tė egėr, ku nė vend se tė mė dhuronin buzėqeshjen, ato mė dhuronin dėshpėrim me buzė tė vrenjtura. Ishte emri im qė i trondiste.
Njė moshatari im, po ashtu edhe emnaku im, banonte diku matanė rrugės. Ai ishte jo vetėm fėmijė i parė i nėnės, por edhe djalė i vetėm i nėnės. Moshatari dhe emnaku im i plotėsonte tė gjitha kushtet tė quhej Agim, meqė ishte i pari, i vetmi vėlla i katėr motrave dhe nė vrapimet qė mbaheshin gjatė muajit shtator dilte kampion i shkollės. Ai ishte mė i privilegjuar, prandaj e meritonte titullin kampion. Unė dėshpėrohesha dhe shkurajohesha, duke menduar se emri Agim nuk mė pėrshtatej mua. Nė mėsime dallohesha, sidomos nė gjuhėn shqipe isha mė i miri, mirėpo nė atletikė kisha inat. Doja tė dallohesha nė vrapime, nė kapėrcimin e kalit, ngjitje nė litarin alpinist, lojėn me top, notimin nė basen. A ka ndokush qė nuk e do atletikėn, kėtė gjimnastikė kaq tė mrekullueshme. Po tė mos ishte ai emnaku im, me siguri qė nuk do tė dėshpėrohesha.
Po kėshtu nė klasė kisha njė shok, quhej Naim. Mė pėlqente ky emėr i bukur. Kuptohet, ishte emri i poetit, Naim Frashėri. Edhe kėtu kisha njė bindje, sikur ky shoku me emrin e apostullit kombėtar do tė dilte i pari nė lėndėn e gjuhės shqipe. Isha mashtruar. Njė ditė, me rastin e ditės sė shkollės, bėmė hartim nė gjuhėn shqipe, dhe unė dola jo vetėm mė i miri nė klasė, por edhe mė i miri nė shkollė. Unė e recitoja aq bukur poemėn Bagėti e bujqėsi tė Naimit, saqė arsimtari i gjuhės shqipe emocionohej, syzet i largonte prej syve dhe mė dėgjonte me vėmendje. Pėrkundrazi, shoku i klasės, edhe pse emnaku i Naim Frashėrit, nuk dinte, ndaj ulte kokėn i turpėruar. Mė erdh guximi dhe vullneti. U gėzova, gjė qė, edhe babait tim i tregova pėr suksesin. Babai mė kėshilloi tė mos nxitohesha me krenarinė time, sepse jeta dhe puna ende ėshtė e gjatė.
Harrova t“ju tregoj edhe pėr pasojat qė kisha me emrin tim. Tek dajat, ata ishin pėrtej lumit, nuk guxoja tė shkoja, sepse atje kisha goditur me grusht njė moshatarin tim. Ai sa herė qė mė shihte nė katund, mė thoshte agim belēik". Jo vetėm kaq, por edhe kapte mukozėn e hundės me dy gishta si shenjė e belēikut tė mėzatit nė hundė. Kėtė nofkė tallėse ma thoshte meqė kisha hundėn e madhe. Ai mbante flokėt e gjata sa pėr tė mos iu dukur veshėt e mėdhenj. Prandaj unė nuk ia ktheva me nofkėn veshllapush, por e godita me grusht. Daja mė qortoi se unė kisha rrahur tė vetmin djalė tė familjes. Kėtu mė mbrojti nusja e dajės, e cila i tha: Mirė ia ka bėrė. Pas asaj ngjarje nuk u pėrmend mė belēiku i mėzatit. Djaloshi kishte hequr kompleksin e veshllapushit duke qethur flokėt sikur gjithė moshatarėt.
Ti je nipi im mė i dashur, prandaj ta kam vėnė emnin e gjyshit, kėshtu mė tha gjyshja njė ditė duke mė pėrkėdhelur. Mirėpo gjyshe, pse disa gra i rrudhin buzėt sa herė qė pėrmendet emni im, - ia prita unė meqė u hap biseda e emrit. Kur njė ditė isha tek kushėrinjtė, njė grua u ngėrdhesh nė fytyrė sikur t“a kisha gjuajtur me gur dhe mė tha inshalla nuk i pėrngjan gjyshit tėnd. Ato e kanė nga smira, nuk donin qė nė familjen tonė tė lindin djem, e pėrmbylli bisedėn lokja. Pas kėtyre fjalėve tė krekosura, hetova se si papritmas edhe lokes iu vrenjtė fytyra. U pėrmbajta, dhe mė nė fund e falėnderova duke e puthur nė faqe.
Ishte fillim i vjeshtės dhe dielli ende tė pėrvėlonte. Tani kisha mbushur pesėmbėdhjetė vjet dhe mund tė kryeja disa punė. Ndonjėherė lėvroja me traktor, megjithėse babai mė qortonte. Nėna thoshte se edhe kėsaj vape do t“i vij fundi dhe sė shpejti do tė bie borė. Rrushi nė vreshta nuk po shijohej nė ishte i ėmbėl apo jo, por menjėherė po mbusheshin shportat. Petlat e lulediellit, qė me shkėlqimin e tyre dalloheshin nė mes tė fushės, janė zbehur. Ngjitas me vreshtin gjendej ara me misrin e pjekur qė kishte ngjyrėn e kashtės. Tanimė nuk kishte shtalpa tė njomė, qė njė javė mė parė nėna i merrte dhe i piqte pėr ne. Kokrrat e misrit ishin bėrė tė fortė si guri. Bistakėt e fasules po plasariteshin dhe po fishkėllenin nga vapa e madhe, kokrrat e bardha tė fasules shėndritnin porsi kristali. Fasulja mund tė mblidhej herėt nė mėngjes, pa lindur dielli, dhe mund tė zihej vetėm me njė tubė rrema, qė pastaj do tė tretej porsi qumėshti nė gojė.
- Bir, do tė hipėsh nė dardhė? Duhet t'i vjelim frytet dhe t“i ruajmė pėr dimėr. Kujdes se mos biesh nga pema! - mė tha nėna duke mė ndihmuar tė ngjitesha nėpėr trungun e gjatė dhe tė trashė tė dardhės. Motra ime, Lindita, pa se dardhat kishin ngjyrėn e verdhė si limoni, mirėpo porsa e kafshoi, i rrudhi buzėt saqė u detyrua tė hajė me zor njė kalavesh rrush tė ėmbėl si mjalti. Ajo nuk dinte se dardhat e bukura pėr nga dukja ishin dardha dimnore. Vėllai mė i vogėl, Dimali, u mundua tė kafshojė disa dardha, qė mė nė fund i hidhte nė tokė, ku dalloheshin dy dhėmbėt e parė tė tij. Unė i hidhja frytet nga pema nė prehėr tė nėnės, pastaj ajo i vente njė nga njė me kujdes nė shportė, sa tė mos vraheshin. Pas pak shporta u mbush dhe unė zbrita nė tokė.
- Nėnė, dardhat kanė erėn e kėndshme, po e kafshove tė mpihen dhėmbėt dhe duket sikur tė mbetesh pa gojė.
- Kur tė vijnė kėrshėndellat, do tė shohim sa tė shijshme janė, plotėsoi nėna.
- Uh, zot, iu thafshin rrėnjėt kėsaj dardhe dhe mos luloftė mė as gjethe, jo mė kokrra, - mallkoi motra qė gjuhėn e mbante jashtė. Pas pak njė lopė, qė ishte duke kullotur bar skaj vreshtit, bėri bajgėn dhe era e saj u ndie nė tė katėr anėt, prandaj motra u detyrua tė mbyllte gojėn.
- Kėtė dardhė e ka shartuar gjyshi juaj, - nisi bisedėn nėna me dorėn e mbėshtetur nė degė. Trungu i kėsaj dardhe ėshtė i egėr gorricė, saqė asnjė ngricė e ashpėr midis dimnit dhe as thatėsia mė e madhe midis verės nuk e thanė. Ėshtė i fortė si ulliri, prandaj ky trung i egėr ka vetėm kurorėn e butė qė bėn fryte. Pasi e shartoi kėtė pemė dikur gjyshi, e mbėshtolli me disa thupra sa tė mos dėmtohej. Atėherė unė isha nuse e porsa ardhur, ndaj mė thoshte se kėtė pemė sot po e ruaj tė mos e thyej era, kurse mė vonė kur tė mbushet me fryte, duhet t“i ruash fėmijėt tė mos bien nga pema. Unė skuqesha nga turpi dhe mbuloja fytyrėn me duar, - tregoi nėna.
- Nėnė, do mė tregosh edhe njė gjė pėr gjyshin. Pėrse disa gra ngėrdhesheshin nė fytyrė kur unė u tregoja emrin, nė fund mė thonin inshalla nuk i pėrngjan gjyshit tėnd?
- Kush tė ka thėnė, iu thaftė goja! - ndėrhyri nėna.
- Tani nuk ėshtė fjala se kush dhe si kanė thėnė, mirėpo dua tė di shkakun, sepse tek bisedoja dikur me gjyshen, asaj i ngrysej fytyra. Pastaj nga keqardhja, unė e putha nė faqe.
- Bir, gjyshi ka qenė punėtor dhe shumė i drejtė; kurrė me askėnd nuk ėshtė grindur. Ama, ka qenė i rreptė pėrballė padrejtėsive. Pėr t'u bėrė njeri i pushtetit, thoshte dikur gjyshi, mjafton tė jesh i poshtėr, - tregoi nėna.
- Flitet se gjyshi kurrė nuk i ka nderuar miqtė, madje as darkė nuk u ka shtruar. A ėshtė e vėrtetė..., nėnė?
- Ē' janė kėto fjalė, bir! Gjyshi, miqtė i ka nderuar me tė gjitha tė mirat nė kohėn e darkės; kurse nė mėngjes pas ngrėnies sė kafjallit, opingat ua ka afruar tek kėmbėt. Mirėpo ata kanė qenė aq dembelė tė mėdhenj, saqė nga mllefi duke mos pasur ē“ti bėjnė dembelisė sė vet, thonin se gjyshi as darkė nuk u ka shtruar. Ėshtė edhe diēka tjetėr, qė unė nuk duhej tė tregoja, megjithatė po tė tregoj, se gjyshi ka qenė i lėēitur nga katundi dhe nga pushteti. Nga katundi ka qenė i lėēitur pėr shkak se nė odėn e mixhės Ukė kishte thėnė se nė vendin e parė vjen vatani, pastaj imani. Nė vazhdim, gjyshi kishte treguar se si tezaku i tij qė jetonte nė Anadolli e kishte fenė, por qante nga mallėngjimi pėr atdheun. Thuhet se pasi tha kėto fjalė, gjyshi, asnjė burrė nuk mbeti nė odėn e madhe, pėrveē disa djemve tė rinj, - tregoi ngjarjen nėna.
- Ti nuk mė tregove se ē“bela e zuri gjyshin me pushtetin. Mos vallė ėshtė kacafytur edhe me komunistėt?
- Eh, i ndjeri gjysh, nuk e ka ditur se deklarata e tij rreth vatanit dhe imanit vret edhe nė pushtetin e kuq. Edhe pse katundi ynė nuk kishte asnjė shka, megjithatė fjala e gjyshit pėrbiroi drejt e nė vesh tė pushtetit, dhe menjėherė na lėēitėn prej katundit. Fjalėn e pushtetit askush nuk e shkeli, shumica e bashkėfshatarėve iu pėrmbajtėn me nostalgji. Bile njė kohė tė gjatė nuk kemi pas as krushqi me disa katunde pėrreth, kėshtu qė xhaxhai yt u martua me njė bijė nga Llabi.
- Vetėm se inxhia tė do mė shumė se tezja.
- Mos thuaj ashtu, edhe motra mė don, - e qortoi nėna.
- Nėnė, ē“ prej se ėshtė martuar tezja, nuk vjen mė tek ne.
- Tezja e ka burrin konservator, pėrndryshe ajo dėshiron tė na vizitojė.
- Nejse, tė mos zgjatemi. Por gjyshi a ka shkuar ndonjėherė tek dajat, apo tek miqtė, - vazhdova bisedėn e ndėrprerė.
- Natyrisht qė edhe gjyshi ka shkuar, mirėpo gjatė dimnit nuk qėndronte mė shumė se dy - tri net. Fusha donė punė, thoshte i ndjeri gjysh. E din ti fjalėn e urtė gjermane se peshku dhe mysafiri pas tri ditėsh kundėrmojnė, - tha nėna.
- Mė duket se gjyshi ėshtė njė ndėr ata protagonistėt trima qė i kam lexuar nė libra, - plotėsova unė me entuziazėm.
- Qysh javėn e parė tė martesės kam dalė pa shami nė krye, dhe me fustan. Kėshtu dėshironte babai yt, por edhe gjyshi nuk na pengonte. Mandej gjyshi nuk pranonte tė shkojė nė ato dasma ku valonte flamuri i improvizuar kuqezi. Madje ata nisėn ta tallnin gjyshin si njeri me komplekse, por aq i bėnte gjyshit. Kur gjyshi vdiq, e varrosėm me njė hoxhė nga Koshara e Shtimes.
- Gėzohem qė megjithatė ka hoxhė besnik. Nėnė, vitin e ardhshėm, me rastin e pėrvjetorit tė vdekjes sė gjyshit, do tė ngriti njė lapidar mbi varrin e tij.
- Kėshtu thotė edhe babai yt, - shtoi nėna.
- Sidoqoftė, mė takon mua, meqė edhe e mbaj emrin e gjyshit.
Pas kėtyre fjalėve pėrkujtimi, nėna, mė pėrqafoi, pastaj mori kofinin dhe hyri nė vresht.
Nė krye tė vreshtit po ngjitej njė traktor. Babai erdhi pėr tė bartur pemėt dhe shportat me rrush. Ndėrkohė qė nėna po i ndukte kalaveshėt e rrushit, befasisht hasi nė dorėn e bashkėshortit, andaj u tremb. Unė dėgjova vetėm klithmat e tyre nga mesi i vreshtit. Bamiri kėmbeu njė pėrqafim me gruan e tij nė muzgun e vjeshtės. Gjethet e hardhive ishin ende tė gjelbra dhe shumė tė dendura, prandaj nuk i pash tek u pėrqafuan. Nėna ime ėshtė jo vetėm e bukur, por edhe e zonja. Dimali i vogėl vrapoi nė drejtim tė tyre dhe pas pak u duken tek dardha dimnore ku kishim mbushur shportat.
- Baba, nėna mė tregoi mbi historinė e gjyshit. Po shumė ka vuajtur gjyshi, megjithatė kurrė nuk ėshtė dorėzuar. Pse nuk e ftojmė nė darkė hoxhėn e Koshares qė na ka nderuar me varrimin e gjyshit?
- Bir, i ndjeri hoxhė ka vdekur; meqenėse ai ka njė histori trimėrie. Katundi i tij e kėndon edhe nė kėngė. Tė paktė janė ata hoxhallarė shqiptarė qė janė torturuar nėpėr burgjet e shkive. Kėshtu qė hoxha i Koshares ėshtė torturuar sepse e ka lexuar "Lahutėn e Malsisė" tė Gjergj Fishtės, - plotėsoi babai duke vėnė shportat nė rimorkio tė traktorit.
- Prandaj do ta nderoj unė, meqė edhe ashtu jam i pari nė familje.
Qielli nė anėn perėndimore ishte bėrė i kuqėrremtė. Retė e murrme e ndiqnin prapa diellin, dukej sikur donin tė thithnin rrezet e fundit tė diellit. Shportat i ngarkuam nė rimorkio, pastaj hipėm edhe ne. Para nisjes traktori lėshoi njė zhurmė saqė trembi tė gjithė zogjtė nė arkitekturėn zbukuruar tė vreshtit. Nė vresht vlonin insektet nga llojet mė tė ndryshme, prandaj zogjtė i gjuanin. Ende ishte muzgu i mbrėmjes, ndaj dritat e traktorit shndritnin porsi xixėllonja. Matanė vreshtit kalonte njė karrocė me kalė, i dha pėrparėsi traktorit tonė dhe ne u drejtuam kah shtėpia. |
|