| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Tafil DURAKU
Besimi qė i jep vota e lirė e qytetarit shqiptar secilit udhėheqės shtetėror, si nė rastin e Kosovės shtet tė institucionalistėve tanė tė viteve tė 90-ta, ėshtė besim qė e vė para pėrgjegjėsisė dhe jo para privilegjeve secilin udhėheqės tė Vendit, madje, duke filluar nga Presidenti...
Kohė mė parė plasi skandali i paramenduar i Presidentit tė Kosovės, z. Fatmir Sejdiu, pėr vetėngritjen e pagės sė tij dhe tė stafit tė tij presidentistė e ministrorė, sipas tekeve personale, antikushtetuese dhe antiligjore, sipas motos Unė jam shteti dhe unė vendosė pėr pagėn time dhe tė stafit tim presidentistė dhe ministrorė, si dhe pėr pagat tuaja qė nuk do tu mjaftojnė pėr tė ngrėnė as bukė thatė!...
Ky qėndrim kombėtar i Presidentit shkaktoi indinjatė tė thellė nė opinionin publik shqiptar, sepse, pėrdori ēelėsa hendeqesh astronomike ndėrklasore nė shtetin e ri tė Kosovės, krejt demokratik dhe tė civilizuar, qė angazhohet pėr barazi tė papara ndonjėherė nga tė gjitha shoqėritė dhe shtetet demokratike tė botės bashkėkohore(Bah!)...
Pas tė gjitha reagimeve tė arsyeshme tė opinionit publik, Presidenti i Republikės Ahtisariane tė Kosovės, e tėrhoqi hapin e ndėrmarrur dhe e zbriti pagėn e tij dhe tė shtetarėve tė tij, bile, publikisht, nė nivelin e parangritjes, pėr ēka dyshohet me bazė se ai hap prapa ėshtė vetėm hap taktik pėr amortizimin e zėrave kundėr pagave tė tyre, edhe ashtu, astronomike, kur qytetarėt dhe punonjėsit e tė gjitha shtresave tė shoqėrisė shqiptare, nė Kosovė, janė buzė ekzistencės tmerruese, buzė humnerės pėr jetė a vdekje!... Por, kjo gjendje e mjeruar e qytetarėve dhe e punonjėsve shqiptarė, aq u bėn institucioneve dhe institucionalistėve tanė tė viteve tė 90-ta, tė cilave u takon edhe Presidenti i Republikės Ahtisariane tė Kosovės, z. Fatmir Sejdiu...
Duhet tė kuptojmė fare njerėzishėm dhe njerėzisht se askush nuk ėshtė kundėr asaj, larg qoftė, qė Presidenti i Kosovės ta ketė pagėn edhe 5000 Euro, por, sipas njė ēelėsi proporcional tė dallimit tė pagave (nė bazė tė punės, angazhimeve dhe tė pėrgjegjėsisė), 1:5, paga mė e vogėl, e punonjėsit mė tė thjeshtė, e pastruesit, nė Kosovė, duhet tė jetė 1000 Euro. Dhe, nėse pėrdoret ēelės tjetėr, mė i ulėt dallues proporcional, ta zėmė 1:4, nėse paga e Presidentit ėshtė 5000 Euro paga mė e ulėt, nė Kosovė, duhet tė jetė 1250 Euro. Por, nėse shkojmė sipas ēelėsit proporcional 1:3 (qė do ishte mė i arsyeshmi), nėse paga e Presidentit tė Kosovės ėshtė 5000 Euro, paga mė e ulėt e punonjėsit tė Kosovės duhet tė jetė 1666 Euro, sepse, dallimi ėshtė ngushtėsisht mė i butė, mė i vogėl, dhe, stimulimi i punės mė i lartė, pėr tė gjitha kategoritė e tė punėsuarve.
Nėse Presidenti i Vendit e ka pagėn mujore, ta zėmė, 2000 Euro, sipas ēelėsit 1:5, paga mė e ulėt, nė Kosovė, duhet tė jetė 400 Euro. Sipas ēelėsit poporcional 1:4, nėse paga e Presidentit tė Kosovės ėshtė 2000 Euro, automatikisht, paga mė e ulėt, nė Kosovė, duhet tė jetė 500 Euro, e, nėse paga e Presidentit ėshtė 2000 Euro, sipas ēelėsit proporcional 1:3, qė ėshtė ēelėsi mė i arsyeshėm, paga mė e vogėl, nė Kosovė, duhet tė jetė 666 Euro. Pra, pėr ēdo ndryshim dhe dallim, si dhe stimulim, duhet tė jetė njė ēelės i caktuar me kushtetutė dhe me ligje. kurdo qė bėhet fjalė pėr respektimin dhe stimulimin real tė punės... Por, ja qė paga e Presidentit tė Republikės ahtisariane tė Kosovės, sipas informatave tė mediave, ėshtė rrafsh 2612 Euro, e, sipas ēelėsit proporcional 1:3, paga mė e ulėt nė Vend duhet tė jetė rrafsh 870 Euro.
Sipas veprimeve tė tilla shoqėrore, nėse paga e Presidentit ėshtė 2612 Euro pėr muaj, paga e tij vjetore do kapte shumėn 31.344 Euro, plus njė pagė e 13-tė vjetore, mundėsisht, qė do ishte shumė mė e arsyeshme, sepse, edhe punonjėsi mė i thjeshtė, sipas ēelėsit proporcional 1:3, qė do merrte pagėn prej 870 Eurosh pėr muaj dhe do arrinte njė shumė mė solide vjetore prej 10.440 Eurosh, plus njė pagė e 13-tė vjetore, dhe, natyrisht, krejt mė tė konsoliduar dhe nė mes do qėndronin arsimtarėt, mjekėt dhe punonjėsit e kategorive tjera shėrbyese tė shtetit, puna e tė cilėve do tė vlerėsohej mė realisht, dhe, krejt nė fund, do tė kishim tė drejtė kushtetuese e ligjore qė ti themi secilit: Ky ėshtė shpėrblimi pėr punėn qė bėn!... Tashmė, ka ardhur koha qė edhe ky shtet ta kuptojė parimin pozitiv tė filozofisė njerėzore: Lopa ėshtė lopė, po, qysh ti qitėsh nė grazhd, tė qet tembėl!... Ėshtė koha, pra, qė tė shikohet se ēka po bėn shteti pėr qytetarin dhe ēka po i jep atij, e, jo vetėm porosia negative e reaksionit makro e mikroborgjez: ēka po bėn ti pėr shtetin!... Besojmė, prandaj, se, po tė shkohet e veprohet sipas ēelėsave proporcionalė, qė pėrmendėm mė lart, reagimet e tė gjitha shtresave dhe kategorive tė dėmtuara, qė po shoqėrohen, me plot tė drejtė, me greva tė pėrditshme, do tė pėrfundonin dhe do tė ndėrpriteshin, nė mos pėrgjithmonė, pėr njė kohė jashtėzakonisht tė gjatė.
Prandaj, ėshtė fare e paqėndrueshme dhe e paarsyeshme qė Presidenti, dhe kushdoqoftė tjetėr, ta arsyetojė pagėn e vet nė kurriz tė tjetrit, sepse, (sidomos, nė kurriz tė Buxhetit tė Konsoliduar tė Kosovės), dallimet do tė dilnin mė tė pėrēudnuara, bile, shumė mė tė pėrēudnuara sesa shihen nė shikim tė parė... Nėse Presidenti do mbeste nė pagėn e ringritur, prej 3400 Euro pėr muaj, tė ardhurat e tij vjetore do kapnin shumėn 40800 Euro, ndėrkaq, paga mė e ulėt do ishte fare qesharake pėr demokracinė e propaganduar, sepse, punonjėsi mė i thjeshtė merr pagė aktuale mujore 90 Euro pėr muaj, shuma vjetore e tė cilės pagė mezi do arrinte nė 1080 Euro... E, ku janė kėtu kategoritė tjera tė tė punėsuarve: arsimtarėt, mjekėt, punonjėsit dhe shėrbyesit tjerė civilė, pensionistėt...? Ku, pra?!... Kur e dimė se secili qytetar mban familje dhe duhet jetuar njerėzisht, kur ēmimet nė treg janė pėr tė gjithė njėsoj!...
Prandaj, ėshtė koha tė pyesim: Pagat astronomike tė institucionalistėve tė Kosovės shtet dhe skandalet e njėpasnjėshme shtetėrore tė Presidentit, e tė tė tjerėve, a do ta kenė njė fund mė njerėzor, pėr ta mbyllur njė herė e mirė, e shumė mė njerėzishėm, pėrden e kėsaj skene tragji-komike, kaq kombėtare, dhe, kaq shqiptare?!...
Burojė, mė 5. 10. 2008
(Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar) |
|