| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Gjykimi kundėr Albin Kurtit u suspendua |
| Postuar mė datėn: 2008-02-08 01:02:18 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gjykimi kundėr Albin Kurtit u suspendua pėr shkak tė padėgjueshmėrisė morale tė avokatėve
Sot nė seancėn e gjashtė tė gjykimit, rasti kundėr Albin Kurtit ėshtė
suspenduar si rezultat i refuzimit tė Odės sė Avokatėve tė Kosovės qė tė marrė pjesė nė tė. |
|
Albin KURTI, kryetar i LV
Avokatja e caktuar nga gjykata, Fetije Ukaj nuk mori pjesė ne seancė fare, akt ky i padėgjueshmėrisė morale. Ashtu siē kishin kėrcėnuar, gjykata, nė ndėrkohė, e thirri kryetarin e Odės sė Avokatėve, Ramė Gashin, pėr tė marrė pjesė. Z. Gashi i shkroi njė letėr gjyqit nė tė cilėn ai personalisht refuzoi tė marrė pjesė pėr shkak se ai konsideronte se ėshtė e pamundur ti ofrojė Albinit mbrojtje efektive. Pėr mė tepėr, ai deklaroi se Oda e Avokatėve nuk do tė pajtohet ta caktojė asnjė avokat tjetėr nė kėtė rast. Gjykata pauzoi pėr 45 minuta, kohė kjo gjatė sė cilės ata
vendosėn qė ta suspendojnė rastin pėr shkak tė pengesės sė avokatėve mbrojtės. Ky suspendim do tė mbetet nė fuqi deri sa tė ndryshojė kjo situatė, pra, deri sa tė gjendet njė avokat i cili do tė pranojė tė marrė pjesė nė seancė. Bazuar nė ngjarjet e sotme dhe historikun e padėgjueshmėrisė morale nga tė gjithė avokatėt e caktuar deri tash, me pėrjashtim tė Fazli Balajt i cili u shkarkua pėr shkak tė anshmėrisė kundėr Albinit, ka shumė gjasa qė tė mos gjendet asnjė avokat shqiptarė i cili do tė pranonte tė merr pjesė nė kėtė gjykim politik. Albini ėshtė lėshuar nga paraburgimi dhe gjyqi tha se do tia dėrgojė procesverbalin e ditės sė sotme PSSP-sė, Gjykatės Supreme tė Kosovės, Departmentit tė Drejtėsisė, dhe Komisionit Parlamentar pėr Drejtėsi.
Sot avokatėt shqiptarė zgjodhėn drejtėsinė pėr popullin e Kosovės kundrejt sistemit tė padrejtė tė UNMIK-ut. Ata zgjodhėn ti shėrbejnė drejtėsisė nė pėrputhje me pėrgjegjėsitė e tyre etike dhe profesionale, nė vend qė tė veprojnė si vegla tė njė ligji tė padrejtė. Solidariteti i tyre dhe padėgjueshmėria morale kushtėzuan kolapsin e gjykimit politik kundėr Albinit. Pėrmes veprimit tė tyre, ata sot ua mbrojtėn tė gjithėve nė Kosovė tė drejtėn pėr tė demonstruar dhe pėr tė vepruar paqėsisht nė
pėrputhje me bindjet e tyre politike. Pėrmes mosbashkėpunimit tė tillė parimor luftohet padrejtėsia.
Lėvizja VETĖVENDOSJE! i falėnderon avokatėt pėr qėndrimin e tyre.
08.02.2008
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|