| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » LIDERĖT PA KURRIZ DHE PAVARĖSIA E NJĖ PRILLIT |
| Postuar mė datėn: 2008-01-31 02:59:27 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: BESNIK PRISHTINA
RRENAT DUHET TĖ MBULOHEN ME SHUMĖ FJALĖ BOSHE PĖR TĖ VĖNĖ NĖ GJUMĖ POPULLIN
Nuk ka edhe njė tjetėr rast mė tė mirė nė tėrė historinė e Kombit Shqiptar qė tė ketė pas mė shumė mundėsi se tani qė shqiptarėt e ndarė me dhunė nė 6 shtete nga Fuqitė e vjetra tė Evropės dhe nga fqinjėt shovinistė, tė fillojnė tė integrohen brenda njė shteti tė vetėm.
Por, pėr fatin e keq tė kombit tonė kurrė nuk kemi pas udhėheqje mė tė dobėt dhe me jo kompetente se sot nė tė gjitha anėt e kufirit. Niveli mendor i liderėve tė sotėm shqiptar nuk arrin pėrgjegjėsinė qė duhet tė e kenė burrėshtetasit e mirėfilltė pėr fatin e popullit dhe tė vendit tė vetė. Ata janė tė preokupuar mė shumė me fatin e ardhjes apo tė qėndrimit nė pushtet ēfarė do qoftė ai edhe me kusht qė atdheu tė bie pjesėrisht apo tėrėsisht nėn sundimin huaj!
Tani ata qė i nisėn pazaret me fatin e vendin nė Rambuje e i pėrfunduan nė Vjenė, po flasin mbi pavarėsinė e Kosovės tė njė prillit, duke na kujtuar deputetėt e Rrahman Morinės qė njėherė e miratuan Kushtetutėn e Millosheviqit e pastaj e nxorėn deklaratėn e 2 korrikut!
Ata nė vend se tė ngulin kėmbė qė Kosovės ti njihet e drejta nė VETĖVENDOSJE si ndodhi me Republikat e ish RSFJ, ata pranuan Planin e Ahtisarit, i cili Kosovėn e ricopėton dhe e futė nėn sundimin tė ri kolonial tė Diktaturės sė BE!
Thuhet se motrat apo vėllezėrit siamezė kanė gjithmonė tė njėjtat halle. Nėse sėmuret njeri, sėmuret edhe tjetri edhe nėse gjendet diku nė njė vend tjetėr. E kemi fjalėn te sėmundjet sepse Tirana e Prishtina po i vuajnė tė njėjtat halle!
Se sistemet partiake, pavarėsisht se a janė monist apo pluralist krejt njėsoj, janė krejtėsisht antidemokratik, tregojnė garniturat e tanishėm tė pushteteve nė Prishtinė dhe nė Tiranė ku pėr lider tė Presidencės, tė Parlamentit dhe tė Qeverisė vinė njerėz qė nuk e kanė as shumicėn e thjesht tė votave tė popullit, por qė nė ato pozicione vinė si rezultat i manipulimeve partiokratike.
Pra, njėfarė BINGO POLITIKE i solli presidentėt, kryetarėt e parlamenteve dhe kryeministrat e ministrat nė ato poste qė janė. Kjo BINGO POLTIKE me fatin e tyre, se a do tė jenė apo jo nė ato poste, ėshtė e dyfishtė sepse kjo varet se a do tė jenė komunikativ-tė dėgjueshėm nė raport me qendrat e vendosjes nė Diktaturėn e Perandorisė Globaliste tė BE apo jo. Nėse ata e pranojnė rolin e vasalitetit nė kėto raporte edhe mund tė qėndrojnė nė ato poste, sepse ata varen nga asistenca e tyre ekonomike, dhe me qė vet janė tė pa afta pėr tė qeverisur dhe pėr tė siguruar njė pavarėsi ekonomike, politike e ushtarake tė vendit.
Ti kthehemi asaj se si erdhėn sot nė kėto poste liderėt e Tiranės dhe tė Prishtinės. Nė Tiranė kurrė nuk do tė vinin nė postet e presidenti, tė kryetarit tė parlamenti dhe as nė atė te kryeministrit dhe tė ministrave kėta lider qė janė po tė mos ndahej Partia Socialiste nė krahun e Metės dhe Nanos.
Zotėri Meta vendosi pėr fatin e posteve tė sotme nė Tiranė duke e ndarė partinė e vet nė dysh. Pra, jo vota e popullit, por Meta e Ramiz Alia kanė pėrgjegjėsi pėr ardhjen e njerėzve tė papėrgjegjshėm nė krye tė vendit. Edhe deri te ardhja e presidentit, kryetarit tė parlamentit, kryeministrit e ministrave tė sotėm nė ato poste nė Prishtinė nuk kishte me ardhur kurrė dhe se deri te kjo rrjedhje vjen jo si rezultat i votės sė popullit por rezultat i vdekjes tė ish presidentit dhe ndarjes sė LDK (ish-LKJ) nė dy krahė nga ana e Dacit.
Tani Daci e Meta vet shkuan nė opozitė tė pėrjetshme dhe vendit i lan pasoja tė pėrjetshme! Ky pėrshkrim nuk u dha pėr ti prezentuar partitė e tyre si mė tė mira por pėr tė treguar se si ka mundėsi qė tė vjen dikush rastėsisht nė krye tė pushteti si produkt i manipulimeve politike tė parive pseudodemokratike!
Gjatė kėtij shkrimi lexuesit do ta vėrejnė se askush nuk po pėrmenden emrat e presidente, kryeparlamentarėve, kryeministrave e ministrave tė sotėm nė Tiranė e nė Prishtinė dhe kjo bėhet me arsye se ata edhe nuk janė emra qė kanė subjektivitet. Ata lider janė vetėm numra dhe numrat mund tė zėvendėsohet me numra tjerė nga diktatorėt e Perandorisė Globaliste tė BE sa herė qė ajo vendos se cili duhet tė jetė nė krye tė njė institucione kukull.
Marionetat janė tė zėvendėsueshme ndėrsa ,me liderėt qė kanė subjektivitet nuk mund tė luan as kush sepse ata fatin e vet nuk e qesin para fatit tė atdheut as njėherė.
Prandaj prej Adem Demaēit e deri te Albin Kurti, tė gjithė ata shqiptarė sė nuk i kanė vu interesat e kombit nė shėrbim tė interesit personal por veten e tyre nė shėrbim tė kombit, janė tė anashkaluar dhe po luftohen ku fshehur e ku hapur me terror social, ekonomik, politikė, policor e gjyqėsor nga marionetat e sistemit antidemokratik!
Pėrbėrja e institucioneve nė Prishtinė pėrbehet prej kameleonėve qė zvarriten nga partia nė parti nė gjurmim se si me mbet nė klubin e parazitėve tė pushteti tė cilėt jetojnė nė kurriz tė buxhetit tė vendit duke jetuar si mikrob nga gjaku i popullit tė vet.
Kėto ditė i dėgjuam kryeministrin se si e akuzon ish qeverinė pėr keqpėrdorimin e 52 milionėve Euro pėr telefona edhe benzinė sikur Kosova tė ishte mė e madhe se Kina. Kryeministri harroi tė pėrmend plaēkitjen qė i ka bėrė Grupi pėr negociata me Serbinė buxhetit tė Kosovės, pėr mėditjet e veta marramendėse, pėr veturat dhe pėr shitjen e pronės shoqėrore me ēfarė u shkatėrrua baza ekonomike e Kosovės nga njerėzit tė cilėt ai i merr nga AKM nė qeverinė ti si ministra. Ai tha se nga kėto 52 milion do ti kursehen sė paku 30 milion qė do tė thotė se 22 milion pėrsėri do tė shkojnė pėr telefona e pėr benzinė nga buxheti i Kosovės, derisa njerėzit po vdesin pėr barna qė kushtojnė shumė mė pak!
Ēfarė pėrbėrje kanė institucionet pushtetit kukull?
Pėrbėrja e orkestrės tė institucioneve dhe tė qeverisė tė Kosovės pėrsėri pėrbėhet nga shumica e ish anėtarėve tė ish-LKJ dhe tė ish LDK. Ku pėr ministra vinė edhe bashkėpunėtorėt e UDB ose bijtė e udbashėve. Vet ministrja i drejtėsisė ka marr pjesė edhe vet nė terrorin gjyqėsor politikė tė regjimit tė Beogradit ndaj shqiptarėve. Si ka mundėsi qė tė bėhet Zv. Kryeministėr apo Ministėr dikush qė as nė zgjedhje lokale nuk kanė arritur tė fiton votat pėr kryetar tė komunave. Si ka mundėsi qė nė tėra strukturat e institucioneve tė Kosovės tė mos ketė as 5% njerėz qė kanė lindur e janė rritur nė qytete, po ku dominojnė fshatarėt e njė krahine apo tė njė tjetėr krahine si dikur nė kohėn e titizmit kur nė Kosovė dominoni gjakovarėt. Dhe ēka ėshtė edhe me absurde kurrė fshatarėt nuk kanė qenė mė tė anatemuar e mė tė lan pas dore se tani. Liderėt edhe pse vet janė tė gjithė fshatar kurrė nuk i zėnė nė gojė fshatarėt dhe hallet e tyre por ata ikin nga identiteti i vet si Drakulla prej drite dhe flasin vetėm pėr qytetar pa e pėrmend fjalėn fshatar as njėherė. Kosova nuk ka vetėm qytetar, por edhe fshatarė, punėtor, pensionistė, intelektualė, rini e tj.
Pranvera po vjen dhe pavarėsia e Grupit pėr negocime me Serbinė do tė e shpall atė me 1 prill! Por, Kosova mė nuk do tė quhet Kosovė por AHTISTARI-STAN, SOLLANA-MANI, GJUM-BUSH apo si tė vendoset nė BINGO! Himni vetėm ėshtė vendos:
...shoku Ahtisari ne po tė betohemi
se nga paketa e korrupsionit
kurrė nuk do tė largohemi
Gjyshėrit e tyre thonin tyrkelhamderilah, baballarėt e tyre kėndonin shoku tito ne tė betohemi... e liderėve tė sotėm ju shkon dita duke bėrė BE-eeee pėr kokėn e Ahtisarit dhe i luten popullit tė mos ketė ...as eufori dhe as panik
!
Por, pas dimrit vjen pranverat! E pranverat nė Kosovės sjellin edhe pėrmbysjen e pushteteve marioneta dhe ajo do tė vazhdoi tė jeto prapė shqip dhe vetėm shqip me shpirt nė dhėmb, me armė nė gji dhe me liri nė shpirt e me flamurin e Skėnderbeut lartė nė qiellin shqiptar!
Se ky vend ka lindur burra qė nuk njohin dy flamura
!
30.01.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|