| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shala: Katėr muajt e ardhshėm, kapital pėr tė ardhmen e Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-08-06 13:23:51 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Bashkėrenduesi i ekipit te negociuesve tė Prishtinės pėr statusin e Kosovės Blerim Shala tha sot nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se pavarėsia e Kosovės, tėrėsia tokėsore e saj dhe propozimi i krye negociatorit janė tė padiskutueshme nė negociatat shtesė qė pritet tė fillojnė sė shpejti. Zoti Shala tha se katėr muajt e ardhshėm janė thelbėsorė pėr Kosovėn dhe ėshtė me rėndėsi qė tė ruhet qetėsia dhe qėndrueshėmria nė vend.
Zėri i Amerikės:
Zoti Shala, sipas paralajmėrimeve nė fund tė kėsaj jave mund tė fillojė procesi i ri i negociatave pėr statusin politikė tė Kosovės. Ēfarė prisni nga ky proces?
|
|
Blerim Shala:
Po mendoj qė ne duhet tė konstatojmė sė bashku se nuk kemi tė bėjmė me njė proces tė ri, por mė njė periudhė shtesė tė angazhimit shtesė tė Grupit tė Kontaktit nė pėrpjekje pėr tė shterė edhe njėherė njė mundėsi pėr gjetjen e njė zgjidhjeje me tė cilėn do tė pajtoheshin edhe Prishtina edhe Beogradi. Pėrvoja jonė siē e dini nė harkun kohor prej shkurtit tė vitit 2006 deri mė marsin e kėtij viti ka treguar fuqimisht, qė kėto mundėsi nuk ekzistojnė, qė qėndrimet e Prishtinės dhe Beogradit janė diametralisht tė kundėrta dhe ne jemi tė bindur se edhe kėto pėrpjekje tė reja qė do tė zgjasin sipas deklaratės sė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė Ban Ki Moon katėr muaj nuk do tė sjellin asgjė tė re pra nė fund tė kėtij angazhimi shtesė do ti kthehemi raportit dhe pakos sė Martti Ahtisaarit e cila qartazi thekson se Kosova duhet tė bėhet shtet i pavarur fillimisht i mbikėqyrur nga bashkėsia ndėrkombėtare.
Zėri i Amerikės:
Pse shkohet nė kėto bisedime kur qė mė parė dihet se nuk do tė sjellin asnjė rezultat nė ndryshimin e qėndrimeve tė tė dyja palėve?
Blerim Shala:
Thėnė sinqerisht, motive kryesor i bisedimeve shtesė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit rrjedhė nga hezitimi i Bashkimit Evropian pėr tiu bashkangjitur Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė njohjen e njėanshme tė shtetit tė Kosovės nėse nuk do tė ketė Rezolutė tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Kėto bisedime shtesė do tė duhej tė shėrbenin qė tė shihet edhe njėherė mos ka mbetur pa u eksploatuar si thuhet, pa u shqyrtuar, pa u hulumtuar nė periudhėn e kaluar. Ne jemi tė bindur se gjithēka ėshtė bėrė sepse pėrndryshe nuk do tė vinim nė konkludim tė procesit nė marsin e kėtij viti, por ka shtete evropiane qė akoma hezitojnė, qė mendojnė qė ndoshta ka mbetur diē pa u bėrė dhe kjo do tė shuhet ne javėt dhe muajt e ardhshėm. Pra kemi tė bėjmė me njė proces qė ėshtė lehtė i parashikueshėm se si do tė rrjedhė dhe ēfarė konkludimesh do tė sjellė.
Zėri i Amerikės:
Megjithatė, ka analistė edhe ndėrkombėtarė qė tėrheqin vėrejtjen se kjo periudhė 120ditėshe bart me vete shumė rreziqe. A pajtoheni?
Blerim Shala:
Po, me siguri sepse vetė rrjedha e kohės ka rreziqe. Ne siē e dini, nė fillim tė procesit tė zotit Ahtisaari nė nėntor tė vitit 2005, ishin dy binarė qė gjithmonė theksoheshin nga zoti Ahtisari dhe Grupi i Kontaktit nė rastin e Kosovės. Binari i parė kishte tė bėjė me vetė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, ndėrsa binari i dytė me pėrmbushjen e standardeve. Thuhej atėbotė qė nėse ne nuk pėrparojmė nė zbatimin e standardeve ajo do tė ketė pasoja, do tė reflektojė edhe vetė kualitetin e statusit tė Kosovės. Nė ndėrkohė siē e dimė dhe siē e tha edhe zoti Ruecker (Joachim) nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ne i kemi pėrmbushė standardet, por e kemi binarin e dytė qė tash i zėvendėson standardet e ky ka tė bėjė me ruajtjen e sigurisė dhe stabilitetit nė Kosovė. Kėta katėr muajt e ardhshėm janė kapital pėr ne, sepse ne duhet tė tregojmė qė jemi nė gjendje tė ruajmė sigurinė dhe stabilitetin siē kemi bėrė dorėn nė zemėr edhe nė periudhėn e kaluar. Dhe ruajtja e sigurisė dhe stabilitetit do tė jetė njė ri konfirmim, njė ri dėshmi qė shoqėria e Kosovės ėshtė e pjekur qė tė bėhet shtet, prandaj epilogu I kėtij procesi do tė jetė shteti i Kosovės.
Zėri i Amerikės:
Megjithatė deri atėherė kemi njė periudhė negociatash dhe zhvillimeve tė ndryshme politike. Ditėve tė fundit janė pėrvijuar shumė ide pėr mundėsitė e pėrmbylljes sė procesit, pėrfshirė mundėsinė e ndarje sė Kosovės, mundėsinė e krijimit tė njė konfederate me Serbinė e deri te mundėsia qė Kosova tė mbetet njėfarė konflikti i ngrirė nė rajon. Si i komentoni kėto ide?
Blerim Shala:
Mendoj, tė nisem nga kjo e fundit, qė Kosova tė mbetet njė konflikt i ngrirė nė Ballkan ėshtė e pamundur pėr shkak se Kosova nuk ėshtė Qipro, njė ujdhesė e izoluar. Kosova nuk ėshtė njėra prej ish republikave tė Bashkimit Sovjetik pa impakt nė stabilitetin e Ballkanit. E dimė fare mirė qė Maqedonia, Shqipėria, Mali i Zi Bosnja e madje edhe Kroacia janė pengje tė statusit tė pazgjidhur tė Kosovės, pėrfshirė edhe Serbinė. E dimė qė vitin e ardhshėm do tu bėhet oferta shteteve tė Kartės sė Adriatikut, Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kroacisė tė bėhen anėtare fuqiplotė tė paktit tė NATO-s e ju e dini qė sipas kritereve tė NATO-s nuk mund tė bėheni anėtarė tė paktit NATO, nėse nė kufijtė e tu ke telashe, ke probleme e nė atė rast edhe Maqedonia edhe Shqipėria do tė kishin telashe. Pra kemi njė sėrė argumentesh qė e zhbėjnė logjikėn qė ēėshtja e Kosovės do tė mbetet pėr vite tė tėra pa u zgjidhur, apo do tė jetė konflikt i ngrirė. Sa i pėrket temės sė dytė tė ndarjes territoriale tė Kosovės, ju e dini fare mirė se njėri prej tri parimeve kryesore tė Grupit tė Kontaktit ka qenė pikėrisht mėnjanimi i kėtij rreziku pėr shkak se do tė ishte precedent. Pėr herė tė parė, prej se ka filluar zierja e krizės sė shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, do tė kishim ndryshim tė kufijve tė njė njėsia ish federale, do tė kishim ri pėrkufizim tė kufijve, do tė kishim madje edhe shkėmbim tė popullatės shqiptare e serbe, ky ėshtė njė skenar me siguri i elaboruar mirė nė Beograd, dhe do tė kishim telashe tė mėdha tė sigurisė pėr gjithė kėtė pjesė tė Ballkanit. Mė nė fund pėr idenė e njė konfederate midis Kosovės dhe Serbisė nė kėtė aspekt sė paku, Prishtina dhe Beogradi pajtohen qė ėshtė njė non sens politik dhe logjik. Beogradi natyrisht me motive krejt tjetėr fare sepse nuk mund tė pėrballojė dot qė shteti i Kosovės dhe shteti i Serbisė tė jenė tė barabartė nė njė konfederatė. Ndėrsa pala shqiptare me plotė tė drejtė mendon qė nė atė mėnyrė do tė barazoheshin xhelatėt dhe viktimat, do tė barazoheshin fajtorėt pėr njė luftė tė tmerrshme nė Kosovė dhe viktimat e saj dhe zgjidhja e vetme pėr bindjen tonė ėshtė pavarėsia e Kosovės. Natyrisht Kosova dhe Serbia do tė jenė sė bashku, por nė Bashkimin Evropian dhe nė paktin NATO.
Zėri i Amerikės:
Zoti Shala, a jeni i bashkuar si ekip i unitetit dhe si shkoni nė negociatat e reja?
Blerim Shala:
Jemi tė bashkuar rreth parimeve kyēe. Jemi tė bashkuar rreth tri pikave themelore: nėn njė qė pavarėsia e Kosovės ėshtė e pa negociueshme, nėn dy qė tėrėsia territoriale e Kosovės nuk mund tė kontestohet dhe nėn tre qė nuk mund tė hapet pakoja e Ahtisaarit sepse ajo ėshtė njė kompromis qė ėshtė arritur midis nesh dhe UNOSEK-ut gjatė bisedimeve 15muajshe.
Intervistoi Besim Abazi
06-08-2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|