| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ish-ushtarėt e Batalionit Atlantiku nga SHBA-tė tė gatshėm tė mbrojnė pėrsėri Kosovėn |
| Postuar mė datėn: 2007-07-18 02:14:59 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nju Jork - Veteranėt e Batalionit Atlantiku, tė cilėt iu bashkuan radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė luftuan pėr ndalimin e spastrimit etnik dhe ēlirimin e Kosovės mė 1999 sėbashku me forcat e SHBA-ve dhe NATO-s kundėr forcave serbe, u mblodhėn ne Nju Jork tė shprehin shqetėsimet e tyre tė thella me zhvillimet e fundit rreth zgjidhjes se statusit te Kosovės.
|
|
Ish ushtaret e Batalionit Atlantiku potencuan zemėrimin e tyre me shtyrjet e vazhdueshme pėr pranimin e vullnetit dhe tė drejtės sė vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės pėr shkak tė kėrcėnimit tė Rusisė tė pėrdorė veton nė Kėshillin e Sigurimit. Ish-luftėtarėt e Batalionit Atlantiku theksuan se papajtueshmėria e Rusisė dhe kėrcėnimi me veto i Kėshillit te Sigurimit nė rast tė pranimit tė pavarėsisė sė Kosovės nga ky paraqesin rrezik serioz pėr paqen, stabilitetin dhe perspektiven e demokracisė nė Ballkan.
"Rusia ėshtė duke shfrytėzuar Kosovėn si pretekst tė diktojė politikėn evropiane dhe pėr tė kontrolluar politikėn e vendeve tė cilat frikėsohen nga Rusia tė pranojnė pavarėsinė e pashmangshme tė Kosovės." - tha Ukė Lushi, zėdhėnės i Batalionit Atlantiku gjatė luftės ēlirimtare mė 1999. Vendet evropiane duhet tė ruajnė unitetin dhe paraqesin njė platforme tė qartė pėr njohjen e menjėhershme tė mėvetėsisė sė Kosovės ose pėrndryshe mund tė rrezikojnė rilindjen e konflikteve nė Ballkan, tė cilat do tė bėjnė politikėn dhe aftėsinė vendim-marrėse tė Evropės jorrelevante."- shtoi zoti Lushi.
Ish-luftėtaret e Batalionit Atlantiku u deklaruan fuqishėm nė mbėshtetje tė Shoqatės sė Veteranėve tė UĒK-sė nė Prishtinė dhe proklamatės sė tyre pėr mbrojtjen e pavarėsisė dhe lirisė sė Kosovės me ēdo kusht. "Nga Nju Jorku i dėrgojmė botės mesazhin se jemi tė gatshėm si mė 1999 edhe miliona hera tjera tė bėjmė tė njėjtėn sakrificė pėr tė mbrojtur jetėn, lirinė dhe demokracinė pėr te gjithė qytetarėt e Kosovės," - tha Frank Idrizi, ish-komandant i Batalionit Atlantiku. "Shtetet e Bashkuara dhe UĒK-ja kanė luftuar pėr tė njėjtat vlera dhe principe
Tė luftosh pėr UĒK-nė kishte kuptimin e tė luftuarit pėr lirinė e Kosovės, tė drejtat njerėzore dhe vlerat amerikane. Ne si qytetarė amerikanė i shijojmė dhe mbajmė gjallė privilegjet e demokracisė amerikane ēdo ditė, por poashtu, pėr asnjė sekondė, nuk ndalemi sė menduari pėr pėrpjekjen e njerėzve tonė, te cilėt do tė duhej tė gėzonin privilegjet e demokracisė dhe lirisė mu sikur amerikanėt."- shtoi mė tutje ai.
Arber Muriqi, ish-ushtar i Batalionit Atlantiku, theksoi se refuzimi i tė drejtės sė menjėhershme tė Kosovės pėr pavarėsi apo ēfarėdo kthimi ne tavolinėn e bisedimeve ėshtė hedhje pluhuri nė sytė e qytetareve tė Kosovės, tė cilet kane treguar durim ndaj premtimeve pėr pavarėsi pėr kohė tepėr tė gjate. "Komuniteti ndėrkombėtar duhet ta kuptojė se tjera kompromise me Serbinė tė ēfarėdo forme do tė rrisin rrezikun pėr turbullira nė mbare Ballkanin, ngase kompromiset shtesė do tė hapnin kutinė e Pandores lidhur me tė ardhmen e shqiptarėve nė Maqedoni, Luginėn e Preshevės, Mal tė Zi dhe Greqi." - u shpreh Muriqi
Labinot Baraliu, ish luftėtar i UĒK-sė, i cili emigroi ne Nju Jork pas luftės nė Kosovė, tha: "Shqiptarėt kanė gėlltitur koncesione tė dhimbshme ashtu qė tė lejojnė paqen tė mbizotėroje. Kjo ka rezultuar nė ndarjen e tyre nė gjashtė shtete tė ndryshme edhe pas rėnies tė spozojė se status quo do tė jete e pėrhershme nėse Kosovės i vidhet e drejta pėr vetėvendosje dhe tė ardhme me tė mire." - pėrfundoi Baraliu.
Asambleja e takimit i dėrgoi njė letėr Parlamentit tė Kosovės pėrmes sė ciles kėrkohet nga pėrfaqėsuesit e zgjedhėsve tė Kosovės tė shpallin independencėn sa me pare. Nė letėr u rishpreh gatishmėria e palėkundshme e ish-ushtareve tė Batalionit Atlantiku tė mbrojnė Kosovėn dhe pavarėsinė e saj.
Pjesėmarrėsit e takimit thirren qeverinė amerikane tė kėrkoje zgjidhje jashtė mekanizmave tė Kombeve tė Bashkuara nėse Rusia vazhdon me bllokadėn e Kėshillit tė Sigurimit si dhe tė mbajė premtimin e Presidentit Bush me rastin e vizitės historike nė Shqipėri mė 11 qershor me ē'rast Presidenti tha: Dikur vjen koha - herėt a vonė - kur duhet tė thuhet - mjaft ėshtė mjaft. Kosova ėshtė e pavarur."
E martė 17 korrik 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|