| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BDI: Qeveria "Gruevski", stop keqtrajtimit tė shqiptarėve! |
| Postuar mė datėn: 2007-08-27 10:14:01 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Botojmė te plotė deklaratėn e lėshuar sot nga Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė Tetovė lidhur me keqtrajtimin e disa familjeve shqiptare nė zonėn shqiptare nė Maqedoni.
"Ngjarjet e fundit tė keqtrajtimit dhe bastisjeve nė Rashēe, Bojanė, Tanushė, Ēair dhe ky i fundit ku u bastis shtėpia dhe u maltretuara anėtarėt e familjes sė nderuar tetovare Halili, pasqyron shumė mirė qėllimin e kėsaj qeverie jolegjitime pėr shqiptarėt.
Bashkimi Demokratik pėr Integrim dėnon ashpėr kėto aksione tė policisė dhe vlerėson se kėto dhe veprimet e ngjashme si kėto nuk kontribuojnė nė pėrmirėsimin e klimės sė pėrgjithshme politike dhe ndėrtimin e marrėdhėnieve tė mira nė mes gjithė komuniteteve. Katėr vitet e kaluara kemi punuar qė tė pėrmirėsohet pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė institucionet e shtetit dhe veēanėrisht nė sektorin e sigurisė me qėllim qė tė pėrmirėsohet besimi i shqiptarėve ndaj institucioneve. Mirėpo, me instalimin e kėsaj shumice parlamentare filloi degradimi dhe ekstradimi i kuadrove shqiptare pikėrisht nė kėtė sektor, u miratua ligji pėr polici qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me dispozitat dhe frymėn e Marrėveshjes paqėsore tė Ohrit, u montuan raste politike, filluan bastisjet me pretekst tė kėrkimit tė armėve, raste kėto qė minojnė tė arriturat nė tė kaluarėn dhe rrezikojnė ardhmėrinė.
Bashkimi Demokratik pėr Integrim kėrkon qė qeveria tė ndėrpret menjėherė kėto veprime dhe tė merret seriozisht me implementimin e plotė tė Marrėveshjes paqėsore tė Ohrit dhe tė implementojė standarde qė do tė ndikonin nė pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve dhe do tė pėrshpejton proceset e integrimit tė vendit nė NATO dhe BE. Nuk mund tė justifikoni kėto veprime antishqiptare me arsyetimin se i keni shpall luftė krimit dhe korrupsionit. Kjo luftė qė nė fillim ėshtė e dėshtuar sepse ėshtė e motivuar politikisht dhe etnikisht dhe bėhet pėr qėllime revanshiste tė strukturave tė sėmura qė janė nė krye tė kėtyre institucioneve. Nė momentin kur BDI-ja kėrkon qė statusi legal i pjesėtarėve tė UĒK-sė tė rregullohet me ligj, PDSH-ja dhe qeveria jolegjitime pėr shqiptarėt arrestojnė ushtarėt e UĒK-sė dhe maltretojnė familjet e tyre. Kjo edhe njė herė dėshmon se PDSH-ja jo qė nuk mund tė realizojė premtimin se pėr 60 ditė do tė miratojė ligjin pėr pjesėtarėt e UĒK-sė, por edhe e rrezikon lėvizjen e lirė tė tyre, i pėrjashton nga puna dhe i burgos tė njėjtėt.
Bashkimi Demokratik pėr Integrim u bėn apel organeve kompetente nė vend qė tė mos dehen dhe kėnaqen me propagandėn e uljes sė tatimeve, tė mos nėnvlerėsojnė situatėn e sigurisė dhe tė ndikojė nė pėrmirėsimin e klimės politike nė vend. Ju mund tėrė ditėn tė dilni nė media dhe pėr njė vendim tė mbani edhe njėqind presskonferenca, por nė kushte tė tensionuara etnike dhe situatė tė pasigurtė politike nuk mund as nė ėndėrr tė shihni investimet e huaja.
Bashkimi Demokratik pėr Integrim kėrkon qė menjėherė dhe pa asnjė kusht tė ndėrpritet me keqtrajtimin e anėtarėve tė familjeve tė cilat kanė dhėnė kontribut nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Ju bėjmė me dije se nėse prekni familjen Jashari, Halili dhe cilėndo familje tė ndershme shqiptare keni prekur tek tė gjithė shqiptarėt".
27.08.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|