| » Opcionet për artikullin |
|
Gjendja nė Kosovė ėshtė e paqėndrueshme dhe statusi i saj duhet
tė zgjidhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur - ėshtė thėnė sot pas njė takimi tė zhvilluar ndėrmjet presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe zėvendėsshefit tė UNMIK, Steeven Schook.
Presidenti i Kosovės tha se pret qė Treshja ndėrmjetėsuese, nė negociatat pėr statusin, ti pėrmbahet agjendės dhe ta pėrmbyllė procesin negociues mė 10 dhjetor.
Sejdiu tha se pala kosovare nuk do tė pranojė asnjė formulė apo zgjidhje tjetėr, pėrveē asaj tė proklamuar deri mė tash pėr pavarėsinė e Kosovės, duke pranuar si zgjidhje dokumentin e presidentit Ahtisaari.
Kėto angazhime shtesė do tė pėrfundojnė dhe do tė jepet raporti te Sekretari i Pėrgjithshėm. Ne e presim kėtė, presim tė ndodhė. Nga pala e Kosovės nuk ka asnjė hezitim dhe asnjė shtrėngim tė obstruksioneve apo formave tė tjera, qė kėtė proces dėshirojnė ta prolongojnė, - tha presidenti Sejdiu.
Shtyrja eventuale e statusit nė disa raste ndėrlidhet me zgjedhjet e lira, qė pritet tė mbahen sivjet nė Kosovė. Mirėpo, presidenti Sejdiu tha se, nė rast se dikush nga bashkėsia ndėrkombėtare do tė pėrpiqej tė arsyetonte ndonjė shtyrje tė re me zgjedhjet, atėherė Kosova do tė jetė e gatshme, qė, nėse ėshtė e nevojshme, edhe ti shtyjė zgjedhjet pas statusit. Sidoqoftė, Sejdiu tha se deri mė tash Kosova po tregon se ėshtė e gatshme ti zhvillojė dy procese paralele, atė tė statusit dhe atė tė zgjedhjeve.
Nėse ndodh qė procesi i zgjedhjeve mund ta prishė procesin e ecjes sė statusit, mund tė merret vendim tjetėr. Prandaj, nuk mund tė ndodhė qė pėr shkak tė zgjedhjeve tė shtyhet ēėshtja e statusit. Kosovarėt janė tė gatshėm qė tė ecin nė tė dy proceset paralelisht. Nėse ndodh tė vlerėsohet qė ky proces i statusit tė zvarritet pėr shkak tė zgjedhjeve, e kemi formulėn se statusit i derivohen tė gjitha proceset, - pohoi presidenti i Kosovės. Nė anėn tjetėr, zėvendėsshefi i UNMIK, Steeven Schook, tha se deri tash, nė bazė tė tė gjitha vlerėsimeve politike, nuk sheh ndonjė arsye qė zgjedhjet tė shtyhen. I shpreha presidentit mendimin tim, se bazuar nė zhvillimet e deritashme, mendoj se nuk ka arsye teknike qė do tė pamundėsonin mbajtjen e kėtyre zgjedhjeve mė 17 nėntor, - tha Schook. Ai pohoi nė vazhdim se UNMIK po e vlerėson lart punėn e Ekipit tė Unitetit nė procesin negociues pėr pavarėsinė e Kosovės. Schook tha po ashtu se KFOR dhe UNMIK janė tė gatshėm qė ta mbajnė gjendjen nėn kontroll nė aspektin e sigurisė, si tani, ashtu edhe nė kohėn e vendimit pėr statusin.
Duke u ndėrlidhur me raportin e fundit tė Grupit Ndėrkombėtar
tė Krizave dhe paraleleve qė vihen lidhur me zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe implikimeve nė Luginėn e Preshevės, presidenti Sejdiu tha se Beogradi mund tė luajė edhe lojėra tė ndryshme pėr tė destabilizuar gjendjen e sigurisė dhe i bėri thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė ta ketė parasysh kėtė fakt. Nuk e lėmė anash mundėsinė e ngritjes sė tensioneve, qė Serbia dėshiron tė bėjė nė Luginėn e Preshevės. Ėshtė borxh i faktorit ndėrkombėtar qė tua bėjė me dije, qė me ato lojėra nuk mund tė merren, sepse shkaktohen reagime tė tjera qė mund tė jenė me pasoja tė paparashikueshme, - theksoi presidenti Sejdiu. Ndryshe, sot, Ekipi Negociues ka pranuar ftesėn zyrtare nga Treshja pėr takimin e radhės nė Vjenė.
Presidenti Sejdiu tha se nuk pret ndonjė risi nga ky takim dhe paralajmėroi qė ekipi kosovar vetėm do tė rikonfirmojė pozicionet e veta lidhur me statusin dhe raportet fqinjėsore me Serbinė.
18.10.2007 |
|