| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MARRDHĖNIET GREKO-SHQIPTARE DHE GREKO-MAQEDONASE |
| Postuar mė datėn: 2007-12-13 17:42:38 nga admin1 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
I
Kur grekėt propagandonin pėr miqėsi tė sinqertė Greqi-Shqipėri
Marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė kanė njohur periudha tė luftėrave tė heshtura, tė miqėsisė sė mirė dhe tė marrėdhėnieve tė ngrira. Janė ende tė freskėta marrėdhėniet e ngrira tė dy vendeve nė vitet 1994-1995 pas provokimeve greke nė jugun e Shqipėrisė dhe arrestimet e pesė minoritarėve grekė nga policia e Shqipėrisė me akuzat pėr tradhti nė dėm tė shtetit shqiptar.
Nė vitin 1949 ushtria e Greqisė afroi forcat e saja pėr tė hyrė nė Shqipėri, atėherė pati shumė provokacione me tė vrarė nga tė dy palėt dhe nė historinė shqiptare kėto ngjarje njihen si provokacionet e gushtit tė 1949. Nė vitin 1967 marrėdhėniet midis Tiranės dhe Athinės arritėn deri nė njė luftė tė hapur pas pretendimeve greke pėr aneksimin e jugut tė Shqipėrisė. Atė vit Greqia grumbulloi forca tė mėdha ushtarake nė kufi pėr tė sulmuar, por pėrgjigjja e Tiranės nuk vonoi, kryeministri Mehmet Shehu u tha grekėve se pėr pak orė ushtria shqiptare do tė pijė kafenė nė Janinė, prandaj bėjuni gati tu shėrbeni shqiptarėve.
|
|
Shkruan: Arben LLALLA
Periudha mė e ngrohtė midis dy vendeve ka qenė nė fillim tė viteve 1980 e deri nga fundi i vitit 1990. Nga dokumentat historike tė kėtij dhjetėvjeēari (1980-1990) tė gjetura janė interesante faktet se disa intelektualė grekė nė shkurt tė vitit 1980 morėn pėrgjigje pozitive nga gjykata e Athinės pėr aprovimin e kėrkesės sė tyre pėr themelimin e shoqatės miqėsi Greqi-Shqipėri. Nė kryesinė e kėsaj shoqate bėnin pjesė Pandeli P. Pandeleon kryetar, dhe anėtarėt tė kryesisė Kosta J. Dhrosaqi, Jani Gj. Glikofridhi, etj. Nėnshkrimet pėr themelimin Shoqatės e Miqėsisė Greqi-Shqipėri e kishin hedhur edhe shumė personalitet tė mėdha tė jetės politike dhe kulturore tė Greqisė sė viteve 1980. Kėshtu figuronte firma e deputetes sė PASOK-t me origjinė shqiptare Melina Merkurit, ministre e Kulturės, kryetarit tė Bashkisė sė Pireos G. Kiriaharakos, Kryetari i Bashkisė sė Thivės K. Kurkutis, Aristidh Kola, e shumė ministra dhe kryetarė tė Bashkive tė Greqisė. Nėnshkrimet pėr themelimin e kėsaj shoqate miqėsore mbajnė datėn e 28 marsit tė vitit 1980. Themelimin e shoqatės e pėrshėndeti edhe Kryetari i Federatės sė Pėrgjithshme tė Punėtorėve tė Greqisė Jorgos Ravdopulos.
Nė qershor tė vitit 1984 kjo shoqatė nxori nė qarkullim edhe numrin e parė tė revistės sė saj me emrin Shqipėria e Re(I NEA ALLVANIA) e cila u botua deri nė numrin e katėr tė saj. Nisma e parė e shoqatės miqėsore Greqi-Shqipėri ishte kėrkesa pėr heqjen e ligjit famėkeq tė luftės midis Greqisė dhe Shqipėrisė qė ishte miratuar nga Kuvendi i Greqisė mė 10.11.1940 dhe vazhdonte tė ishte ende nė fuqi. Ēudia ishte se shumica e nėnshkruesve pėr themelimin e shoqatės dhe kėrkuesit pėr heqjen e ligjit tė luftės kur bėheshin ministra e harronin shoqatėn dhe kėrkesėn e parė tė tyre pėr heqjen e ligjit tė luftės midis dy vendeve, ligj qė ende ėshtė nė fuqi dhe qėndron mbi kokat e marrėveshjeve tė shumta miqėsore midis Greqisė dhe Shqipėrisė qė firmosen formalisht nga qeveritė e kėtyre shteteve fqinje.
Kryetari i shoqatės Pandeli P. Pandeleon pėr tė arritur qėllimet e shoqatės trokiste nė ēdo derė qeveritari deri tek kryeministri i Greqisė tė atyre viteve Andrea Papandreu.
Bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė pėr botimin e revistės Shqipėria e Re ishin arvanitasi Jorgo Maruga kryetar i Lidhjes sė Arvanitasve tė Greqisė dhe shqiptari nga Voskopoja i cili nė vitet 1950 ishte arratisur nga Shqipėria pėr nė Greqi Kristo Zhakarlliu dhe shkruante me pseudonimin VOSKOPOJARI. Kjo revistė bėnte njė propagandė tė madhe nė tė mirė tė Shqipėrisė. Ndėr to ajo reklamonte edhe librat qė lexuesi grek duhet tė lexonte nė lidhje me Shqipėrinė dhe shqiptarėt, veēojmė reklama pėr librin me titull: Shqipėria vendi i trimave i autorit Ilia Hroni.
Kur doli numri i parė i kėsaj reviste mė 1 qershor tė vitit 1984 Pandeli P. Pandeleon shkoi nė ambasadėn e Shqipėrisė nė Athinė pėr tu dhuruar disa kopje. Punonjėsit e ambasadės shqiptare pasi lexuan revistėn mbetėn tė kėnaqur nga shkrimet qė ishin botuar dhe diplomati shqiptar Ksenofon Nushi i premtoi se pėr ēdo numėr do mund tė blinin 200 kopje me dy dollarė copėn. Ato vite shpenzimet e pėr botimin e ēdo numri tė revistės Shqipėria e Re kushtonte vetėm 200 dollarė. Pas pak ditėsh ambasada e Shqipėrisė nė Athinė nė shenjė mirėnjohje e ftuan Pandeli P. Pandeleon tė bėjė njė vizitė 15 ditore nė Shqipėri. Nga vizita 15 ditore qė bėri nėpėr vendet mė tė bukura tė atyre viteve nė Shqipėri Pandeli P. Pandeleon mbeti shumė i gėzuar dhe kur u kthye nė Athinė nxitoi tė botonte numrin e dytė tė revistės qė drejtonte nė emėr tė shoqatės sė Miqėsisė Greqi-Shqipėri. Pas daljes sė numrit tė dytė Pandeli P. Pandeleon me 200 copėt e revistės vrapoi pėr nė ambasadėn e Shqipėrisė pėr ti dhėnė revistat sipas premtimit qė kishte marrė nga diplomatėt shqiptar. Por kėtė herė diplomatėt shqiptar refuzuan blerjen e revistės duke i thėnė se nuk mund tė blinim kėtė revistė. Pas kėsaj befasie tė papritur Pandeli P. Pandeleon u largua nga ambasada i zhgėnjyer dhe i pashpresė. Por zhgėnjimin mė tė madh e mori kur nga Ministria e Kulturės greke mori refuzimin pėr mos financimin e revistės me pretekstin se njė botim i tillė nuk ishte brenda kuadrit Kushtetues.
Borxhet e shumta tė shoqatės dhe tė revistės bėnė qė shoqata e Miqėsisė Greqi-Shqipėri tė mbyllej dhe tė mos dėgjohej mė pėr tė dhe njeriun miqėsor Pandeli P. Pandeleon.
Megjithėse jetėn e shkurtėr Shoqata e Miqėsisė Greqi-Shqipėri dhe revista Shqipėria e Re hynė nė historinė e pėrpjekjeve tė disa njerėzve pėr tė ndėrtuar njė miqėsi tė mirė dhe tė vėrtetė midis dy vendeve fqinje..
Kush ishte iniciatori i themelit tė shoqatės miqėsi Greqi-Shqipėri
Iniciatori pėr themelimin e Shoqatės sė Miqėsisė Greqi-Shqipėri ishte Pandeli P. Pandeleon, njė arvanitas i cili nuk kishte ndonjė arsimim tė lartė. I lindur nė fshatin Perahora qė banohet nga arvanitasit tė krahinės sė Korinthit ishte krenarė pėr prejardhjen e tij shqiptare dhe ndiente njė dashuri tė madhe pėr Shqipėrinė. Ai mori pjesė nė luftėn antifashiste dhe luftoi pėr ēlirimin e Greqisė disa vjet nėpėr male. Pas ēlirimit pėr idetė e tij majtiste u internua pėr 20 vite me radhė duke bredhur nga njeri ishull nė tjetrin. Sipas shėnimeve tė Kristo Zharkalliut, Pandeliu sa mė shumė e rrihnin aq mė i urtė dhe i vendosur bėhej dhe kur e qėllonin nė kokė me ndonjė dru, i kujtoheshin gjėrat qė kishte harruar prej kohėsh. Ndėrsa arvanitasi Jorgo Maruga pėr Pandeliun thoshte: Pandeliu kishte ngrėnė kaq dru, se sa bukė nė jetėn e tij.
Me rėnien e diktaturės sė kolonelėve nė vitin 1973 Pandeliu filloi aktivitet e tija pėr afrimin e dy popujve fqinjė me njėri-tjetrin duke themeluar Shoqatėn Miqėsi Greqi-Shqipėri dhe revistėn Shqipėria e Re.
Iniciatori i kėtyre pėrpjekjeve Pandeli P. Pandeleon vdiq nė vitin 1999 nė harresė dhe nė varfėri tė plotė, por ai tashmė kishte lėnė gjurmė nė historinė e dy vendeve. Historia e themelimit tė Shoqatės Miqėsi Greqi-Shqipėri dhe botimi i revistės Shqipėria e Re sot na duket diēka e ēuditshme kur dihen marrėdhėniet midis Greqisė dhe Shqipėrisė, marrėdhėnie qė shpeshherė nxehen nga njė dashuri e zjarrtė dhe shpeshherė ftohen, ngrijnė, pėr tė arritur mė tej deri nė hakmarrje tė grekėve ndaj emigrantėve shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė prej disa vitesh nė Greqi duke u grisur pasaportat dhe lejet e qėndrimit.
Sistemi i Enver Hoxhės promovon miqėsi me grekėt
Diktatori i Shqipėrisė Enver Hoxha pėr tė treguar njė afrim tė mirė me Greqinė nė vitin 1978 kishte bėrė edhe njė vizitė nė Dropull, zonė ku banon minoriteti grek. Nė fshatin Grapsh ai foli greqisht dhe u shpreh pėr afrim tė dy vendeve. Po ashtu pak vite mė vonė shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm i Ushtrisė tė Rebublikės Popullorer Socialiste tė Shqipėrisė u emėrua njė minoritar grek i quajtur Kiēo Mustaqi i cili nė vitin 1990 u bė edhe ministėr i Mbrojtjes.
Ndėrsa kryeministri i Shqipėrisė nė vitin 1983 Adil Ēarēani do tė deklaronte nė Kuvendin e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė mė 15.1.1983 pėr miqėsinė e dy vendeve fqinje: Gėzohem nga lajmi se edhe Qeveria dhe populli grek dėshirojnė forcimin e miqėsisė me vendin tonė.
Po ashtu u hap edhe pika e re kufitare midis Greqisė dhe Shqipėri nė Kakavijė, shiritin e hapjes sė kėsaj pike doganore e prenė ministri i jashtėm grek Karolos Papulias dhe ai shqiptar Muhamed Kapllani tė shoqėruar atėherė me manifestime tė pėrbashkėta festive shqiptaro-greke nė dy anėt e kufirit. (Vetėm pak ditė mė parė me propozimi tė kryetarit tė Bashkisė sė Gjirokastrės, Flamur Bime Kryetari i Republikės Greke Karolos Papuliasi u shpall Qytetar nderi i Gjirokastrės me motivacionin: Personalitet i shquar dhe politikan qė i ka shėrbyer harmonisė sė marrėdhėnieve midis dy vende fqinjė. Duhet thėnė se Kryetari Karolos Papuliasi ėshtė me origjinė ēame nga fshati Voshtian e krahinės sė Ēamėrisė).
Pak kohė para se tė vdiste udhėheqėsi i Shqipėrisė Enver Hoxha botoi librin Dy popuj miq, njė vepėr qė u botua nė vitin 1985 nga shtėpia botuese 8 nėntori, Tiranė.
Me kėto veprime tė afrimit tė miqėsisė me Greqinė, qeveria qė drejtohej nga Enver Hoxha ndoshta donte tė tregonte se rreziku grek pėr Shqipėrinė nuk ekzistonte, por Shqipėria mund tė rrezikohej nga Serbia.
II
Re tė zeza mbi marrėdhėniet Greqi-Shqipėri
Marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė siē kemi thėnė kanė qenė nė frymėn e miqėsisė sė mirė nga viti 1980-1990. Para dhe pas kėsaj periudhe marrėdhėniet midis tyre kanė qenė shumė tė acaruara dhe mė shumė se njė herė kanė ardhur nė fillimin e njė lufte tė ashpėr. Deri nė vitin 1939 dy fqinjėt Greqia dhe Shqipėri kanė pasur marrėdhėnie tė mira. Shqipėria pasi kishte shpallur pavarėsinė Greqia kishte bėrė disa pėrpjekje tė heshtura me anė tė bandave kriminale pėr aneksimin e jugut tė Shqipėrisė, por pa sukses.
Kur Italia fashiste e Musolinit kishte pushtuar mė 7 prill 1939 Shqipėrinė, Greqia mė 10 nėntor 1940 shpall dekretin mbretėror ligjin 2636 gjendjen e luftės me Italinė dhe Shqipėrinė. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisė qė udhėhiqej nga kryeministri Jorgos Xolagoklus e heq ligjin e luftės. Por pas pėrfundimit tė luftės qeveria e sapo formuar nė vitin 1945 e rikthen ligjin e luftės qė Greqia i kishte shpallur Shqipėrisė me njė dekret tė ri numėr 13. Ligji i Luftės qė Greqia i shpall luftė Shqipėrisė.
Pėrzėnia sistematike e ēamėve nga trojet e tyre nė vite deri nė pėrzėnien e madhe nė vitin 1945 kishte sjellė nė pėrfundimin e acarimeve tė marrėdhėnieve midis dy vendeve pa pėrfaqėsi diplomatike nė kryeqytetet e tyre nė vitet e pas luftės sė dy Botėrore.
Nė Konferencėn e Paqes nė Paris nė vitin 1946 Greqia kėrkoi ndryshimin e kufirit me Shqipėrinė duke kėrkuar jugun shqiptar., gjithashtu nuk pranoi qė Shqipėria tė konsiderohej aleat i vendeve fituese kundra fashizmit.
Nė vitin 1949 ushtria e Greqisė afroi forcat e saja nė kufi pėr tė hyrė nė Shqipėri, atėherė pati shumė provokacione me tė vrarė nga tė dy palėt dhe nė historinė shqiptare kėto ngjarje njihen si provokacionet e gushtit tė 1949. Atėhere nė Shqipėri gjetėn strehim mijėra greke komunistė tė pėrndjekur nga Greqia nė luftėn e qytetare pėr pushtet.
Disa herė u bėnė pėrpjekje pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve, por pa sukses, sepse Greqia kėrkonte autonominė e Vorio Epirit nė jugun e Shqipėrisė tė cilėn qeveria e Tiranės e kundėrshtonte. Nga qeveria greke nė vitin 1960 u kėrkua edhe ndihma e Bashkimit Sovjetik pėr tė ndėrhyrė nė hapjen e ambasadave diplomatike, por pėrsėri nuk u arrit marrėveshje. Disa herė Organizata e Kombeve tė Bashkuara bėri tentativa pėr bisedime midis Greqisė dhe Shqipėrisė, por palėt nuk binin dakort sepse Greqia kėrkonte autonominė e Vorio Epirit, ndėrsa Shqipėria e kundėrshtonte autonominė, por pranonte tė respektonte tė drejtat e minoritetit grek.
Gjendja erdhi deri aty sa mė 1968 marrėdhėniet midis Tiranės dhe Athinės arritėn deri nė njė luftė tė hapur pasi nė gusht tė atij viti Greqia mbajti Kongresin e Vorio Epirit ku pjesėmarrėsit dolėn me deklaratėn se Greqia duhet tė ēlirojė Vorio Epirin (Jugun e Shqipėrisėl) tė pushtuar nga shqiptarėt. Siē duket emocionet e suksesit tė Kongresit ēuan deri aty sa politikanėt dhe ushtarakėt grek tė bėjnė gabim drastik duke mbledhur forca tė mėdha ushtarake nė kufi pėr tė sulmuar Shqipėrinė. Por pėrgjigjia e Tiranės nuk vonoi, ushtria shqiptare u vu nė gatishmėri numėr njė duke u pėrqendruar nė kufirin greko-shqiptare, nė Korēė dhe Gjirokastėr. Brenda ushtrisė greke ishin filtruar edhe agjendė shqiptarė tė cilėt kishin pėrcjellė nė Tiranė tė tėrė planin e ushtrisė greke se kur do tė sulmohej Shqipėri. Atėhere Shqipėria i dėrgoi mesazh Greqisė qė brenda datės 1 shator nuk tėrhiqte forcat e mėdha ushtarake greke, atėherė ushtria shqiptare do tė sulmonte Greqinė. E ndodhur nė vėshtirėsi komanda e lartė greke dha urdhrin e tėrheqjes sė trupave. Mė 1 shtator 1968 forcat e mėdha tė ushtrisė greke u tėrhoqėn nga fronti njėherė e pėrgjithmonė, duke lėnė vetėm ato forca ushtarake qė i mbanin zakonisht pėr ruajtjen e kufirit. Kėto do tė ishin edhe pėrpjekjet e fundit tė grekėve pėr tė bėrė presion pėr pushtimin e jugut tė Shqipėrisė me pretekstin pėr mbrojtjen e voriepiriotėve. Qė nga ajo kohė nuk ka pasur acarime tė ngjashme midis dy vendeve.
Nė vitin 1971 Kryetari i sapo zgjedhur i Republikės sė Greqisė me anė tė puēit ushtarak koloneli Jorgos Papadhopulos, mė 6 maj vendos pėr marrėdhėnie diplomatike me Republikėn Popullore tė Shqipėrisė. Qė nga vitit 1939 e deri mė 1971 Shqipėria dhe Greqia nuk kishin marrėdhėnie diplomatike midis tyre siē thamė mė lartė. Dhe iniciator pėr hapjen e ambasadave midis dy shteteve ėshtė koloneli me origjinė shqiptare arvanitasi Jorgos Papadhopulos. Nuk dihet pse diktatori ushtarak Papadhopulos vendosi tė bėj hapin e parė pėr rifillimin e dialogut politik midis dy vendeve fqinje nė njė periudhė tė vėshtirė provokacionesh. Nė fillim u hap pika kufitare midis Follorinės dhe Kapshticės. Nė vitin 1978 filluan edhe fluturimet e para tė linjės ajrore midis Athinės dhe Tiranės.
Gjatė njė fjalimi nė Janinė mė 23 shkurt tė vitit 1984 kryeministri Andrea Papandreu deklaroi se Greqia nuk kishte pretendime territoriale ndaj Shqipėrisė, por i kėrkonte Tiranės respektimin e minoritetit grek. Pavarėsisht nga kėto deklarata Greqia vazhdonte tė ushqente pretendimet e saja karshi Shqipėrisė. Ajo pėr ēdo vit mbante Kongresin pėr Vorio Epirin, pėrkrahte me tė holla dhe propagandė shoqatat dhe organizatat qė luftonin pėr aneksimin Jugut tė Shqipėrisė. Ish-Kryeministri grek Andrea Papanderu ishte mjeshtėr nė politikėn e fqinjėsisė sė mirė me vendete perėndimore dhe vendet e botės sė tretė qė nė emėr tė komunizmit shtypnin popujt e tyre. Ai mbante bazat amerikane nė Greqi, por ruante edhe njė miqėsi shumė vėllazėrore me Gadafin dhe Libinė e atyre viteve qė ishte cilėsuar si vendi qė pėrkrahte terrorizmit.
Pėrpjekjet e mira tė disa figura tė shquara tė jetės politike dhe kulturore nė Greqi pėr heqjen e ligjit tė luftės midis Greqisė dhe Shqipėrisė bėnė qė qeveria greke e drejtuar nga kryeministri Andrea Papanderu nė vitin 1987 tė dekretojė njė ligj pėr heqjen e gjendjes sė luftės, por ky ligj nuk u aprovua nga Kuvendi i Republikės Greke.
Me ardhjen e demokracisė nė Shqipėri mijėra shqiptarė emigruan pas vitit 1990 nė Greqi dhe nė janar tė vitit 1991 pėr herė tė parė Shqipėrinė e viziton njė kryeministėr grek, Kostandin Miēotaqis. Por pas vitit 1991 Greqia filloi provokimet ne jugun e Shqipėrisė ku nė verėn e vitit 1993 policia shqiptare pėrzuri njė prift grek nga territori i saj i akuzuar pėr agjitacion. Nė shenjė hakmarrje policia greke pėrzuri nga Greqia brenda pak ditėsh rreth 25 mijė emigrantė shqiptar.
Mė 10 prill 1994 njė grup terrorist grek me emrin Fronti pėr Ēlirimin e Vorioepirit (MAVI) hyn nė territorin e Shqipėrisė dhe vret ushtarin Arsen Gjinin dhe kapitenin Fatmir Shehu. Nė gusht tė po atij viti u mbajt gjyqi i pesė minoritarėve grek tė akuzuar pėr tradhti nė dėm tė shtetit shqiptar. Mė 21 gusht tė 1994 piloti grek Kosta Vrakas me avionin e tij hodhi fletushka antishqiptare nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Nė fletushka u bėhej thirrje popullit shqiptar pėr tu ngritur nė protesta pėr tė larguar nga pushteti Kryetarin e Shqipėrisė Sali Berishėn dhe kryeministrin Aleksandėr Meksin. Nė kėtė periudhė marrėdhėniet midis dy vendeve kishin arritur nė ngrirje tė plotė dhe Sh.B.A bėni thirrje pėr uljen e tensioneve. Nė kėtė kohė policia greke brenda 2 muajve ktheu nė Shqipėri mbi 80 mijė emigrantė ekonomik si hakmarrje.
Nė rrėmujat e vitit 1997 nė Shqipėri shpeshherė ėshtė folur se ka gisht edhe zbulimi dhe kundėrzbulimi i Greqisė. Atė vit u panė tė hynin pa lajmėrim nė Shqipėrinė e shkatėrruar disa deputetė dhe politikanė grek tė cilėt nxitnin turmat e rrugaēėve pėr shkatėrrimin e ēdo gjėje shtetėrore. Sa herė qė zhvillohen zgjedhjet nė Shqipėri grekėt dhe grekofilėt e tyre nuk ngurojnė tė bėjnė provokime nė jugun e Shqipėrisė dhe nė veēanti nė Himarė duke krijuar incidente pėr tėrheqjen e vėmendjes sė organizatave ndėrkombėtare se gjoja shqiptarėt shkelin tė drejtat e minoritetit grek. Ka disa vite qė Greqia u paguna pension tė jashtėligjshėm mbi 200 euro nė muaj njerėzve qė deklarohen grek nė Shqipėri duke shkelur ligjet e Republikės sė Shqipėrisė. Nė qytetin e Selanikut veprojnė mbi 3 shoqata qė financohen nga Greqia me programe pėr autonominė e Vorioepirit.
Mė 3 dhjetor tė vitit 1998 me ligjin numėr 2664 Greqia shpalli afatin e fundit pėr regjistrimin e pasurive 5 tetorin e 1999. Ky ligj u pėrgatit pėr zhdukjen pėrfundimtare tė tė drejtave tė popullsisė ēame pėr kėrkimin e pronave tė tyre tė sekuestruar pa tė drejtė nė vitin 1945 nga shteti grek.
Nė vitin 2002 nėpėr rrugėt e Selanikut shoqatat Vorioepirote shpėrndanin fletushka kundėr Shqipėrisė dhe kėrkonin ndėrhyrjen e NATO-s pėr tė shpėtuar rreth 80 mijė minoritar grek qė jetojnė nėpėr disa fshatra tė Sarandės, Gjirokastrės nga gjoja terrori qė ushtrojnė shqiptarėt kundėr tyre.
Pas 17 vitesh mėrgimtarėt shqiptarė nė Greqi ende mbetėn me probleme pėr legalizim. Qeveritė greke janė tallur duke e ndėrruar ligjin e legalizimit disa herė, kjo metodė e ka edhe prapaskenėn e saj sepse nė qoftė se qė nga viti 1992 do tė legalizoheshin emigrantėt shqiptarė, ata sot pas kaq vitesh do tė kishin tė drejtėn pėr tu pajisur me shtetėsi greke, gjė qė Greqia i trembet njė tė drejte tė tillė. Prandaj shteti grek ēdo vit e ndėrron ligjin duke i lėnė mėrgimtarėt shqiptarė pengje tė politikės dashakeqėse ose qė tė jemi mė tė saktė mėrgimtarėt shqiptarė nė Greqi pa i ofenduar mund tė quhen skllevėr modernė qė u lejohet tė vizitojnė atdheun 15 ditė vetėm kur Greqia feston festat e saja fetare Krishtlindjet dhe Pashkėt.
Radhėt e gjata tė pritjeve pėr tė hyrė ne Greqia pėr emigrantėt shqiptarė kanė qenė me pasoja tragjike ku nga pritjet deri nė tre ditė tė ftohta, me shi apo nėn rrezet e diellit tė nxehtė kanė vdekur edhe njerėz. Qėllimisht shpeshherė punonjėsit e doganave greke deklarojnė se u janė prishur kompjuterėt duke lėnė njerėzit e halleve nė pritje tė pafundme.
Grisjet e pasaportave dhe lejeve tė qėndrimit nga ana e policisė greke, vrasjet pa shkaka nga ana e policisė dhe ushtrisė greke, imponimi i ndėrrimeve tė emrave dhe pėrcaktimit fetar ka bėrė qė tek shqiptarėt tė rritet me shumė ndjenjat e urrejtjeve pėr grekėt se sa ndjenjat e miqėsisė sė mirė.
Megjithėse nė vitin 1996 Shqipėria dhe Greqia nėnshkruajtėn Traktatin e Miqėsisė dhe Bashkėpunimit mes dy vendeve, ligji i luftės i shpallur i njėanshėm nga Greqia ėshtė ende nė fuqi, ai qėndron si re e zezė mbi kokat e dy vendeve fqinje me njėra-tjetrėn. Edhe pse nė Greqi punojnė mbi 350 mijė shqiptar, edhe pse nė Shqipėri rreth 60% tė bizneseve i kontrollojnė ndėrmarrjet greke, Greqia vazhdon ende nė qytetin e Selanikut pėr ēdo vit tė mbajė Kongresin e Vorio Epirit pėr aneksimin e Jugut tė Shqipėrisė. Sot nė emėr tė marrėdhėniet tė fqinjėsisė sė mirė midis dy vendeve Greqia ka ndėrtuar projektin e Kalit tė Drunjtė tė Trojės. Por grekėt duhet ta dinė se nga ana numerike nė Ballkan ka mė pak grekė se shqiptar tė cilėt jetojnė nė mbi 7 shtete, dhe kėta shqiptar do tė jetė gjithnjė gati po qese Greqinė e gėnjen mėndja tė mendoje se do tė aneksojė jugun e Shqipėrisė. Mė mirė do tė ishte qė Greqia tė ndihmojė nė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe BE se sa tė vejė nė lėvizje levėn e shovinizmit sepse Shqipėria ėshtė ēelėsi i Ballkanit, dhe kush e ka atė nė anėn e vet kontrollon Ballkanin.
III
MARRDHĖNIET GREKO-MAQEDONASE NĖ OPTIKĖN E HISTORIANIT
Sot termi Maqedonia ėshtė bėrė shumė elastik dhe kushdo mund ta pėrdori sipas qejfit. Greqia nga Kozani nė Thraqi e quan Maqedonia e Egjeut dhe nė qytetin e Selanikut funksionon ministria me emėrtimin Ministria e Maqedonisė dhe Thraqit, qė ndoshta ėshtė themeluar para 100 vitesh. Nė Bullgari ekziston Maqedonia e Pirinit. Ndėrsa fqinje me Bullgarinė, Serbinė, Greqinė dhe Shqipėrinė njihet njė shtet i pavarur me emrin Republika e Maqedonisė.
Nė vitet 1990, pas fillimit tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė emri Maqedoni filloi tė ngjallte ndjenjat nacionale tė sllavėve dhe grekėve tė cilėt nėpėr tavolinat e kafeve filluan se kush i pari do ta pėrvetėsojė emrin Maqedoni. Kjo na kujton thėnien e njėrit nga heronjtė grek Marko Dragumis i cili ishte me origjinė shqiptare dhe ka thėnė pėr Maqedoninė: Maqedonia i pėrket kujtdo qė e merr.
Hija e krenarisė sė Aleksandrit tė madh kėtu e 2200 vjet mė parė ka bėrė qė intelektualė sllavė dhe grekė tė jenė gjithnjė nė garė se kush para syve tė botės do tė provojė trashėgiminė e indentitetit kombėtar maqedonas. Pa harruar se nga prejardhja Aleksandri ishte shqiptar, i linduar nga njė nėnė ilire Olimbia dhe gjyshja nga babai ishte ilire Eurodika qė vinte nga fisi ilir i Lynkestėve.
Deri nė vitin 1990 pėr grekėt nuk kishte pasur ndonjė problem emrin i Republikės sė Maqedonisė, ata ishin pajtuar nė heshtje se njėra nga Republikat e Jugosllavisė tė quhej Republika e Popullore e Maqedonisė. Por pas vitit 1990 nuk ekziston mė Jugosllavia e madhe, por kemi njė Greqi tė fortė nė krahasim me Republikėn e Maqedonisė e cila kėrkon tė jetė anėtare e NATO-s dhe BE, dhe Greqia ka dhjetėra vjeēar qė ėshtė anėtare e kėtyre dy organizatave tė fuqishme. Problemi pėr emrin Maqedoni ende vazhdon tė jetė jo vetėm shqetėsim i dy vendeve, por edhe i organizatave ndėrkombėtare qė disa herė janė vėnė nė siklet se kush e ka tė drejtėn pėr ta trashėguar emrin e Maqedonisė antike, Greqia apo Republika e Maqedonisė tashmė e njohur botėrisht.
Vėshtrime historike
Ēėshtja e Maqedonisė nuk i ka fillesat nė fillimet e viteve 1990, fillimet e kėtij problemi kanė njė histori tė vjetėr qė kur rusėt e Katerinės sė Madhe ėndėrronin pansllavizmin deri nė Greqinė e sotme. Grekėt u mashtruan nga Katerina e Madhe nga premtimet e lirisė, rithemelimin e perandorisė Bizante. Garanci pėr kėtė u bė vėllazėrimi i pėrbashkėt i fesė ortodokse dhe kėshtu filluan planet pėr ndėrtimin e boshtit ortodoks tė udhėhequr nga rusėt qė fillonte nga Serbia e Karagjergjoviē, kalonte nėpėr Maqedoninė e Nikocarės dhe nė Greqinė e Thimio Papa Bllahava. Kėta tė tre kishin lidhur marrėveshjen pėr pansllavizmin, por kjo marrėveshje u dėshtoi sepse Bllahava hasi nė rezistencėn e Ali Pash Tepelenės, ku arvanitasi Jorogo Lllalla-Karaiskaqi vrau vėllanė e Thimio Papa Bllahavės.
E kthyer nė njė muze e popujve ballkanik, Maqedonia shihej si njė vend i rėndėsishėm sepse ajo shtrihej nga Vardari e deri nė bregdetin e Selanikut dhe nė fillim tė shekullit XX popullsitė e etnike tė ndryshme si shqiptarėt, serbėt, bullgarėt, turqit, vllehėt dhe grekėt do tė luftoni kundra njėri-tjetrit duke e kthyer Maqedoninė nė epiqendėr tė nacionalizmave rivale. Lufta nisi tė bėhej nė fillim midis bullgarėve, grekėve dhe serbėve, pasi secila kėrkonte tė shkėpuste njė copė sa mė tė madhe nga Maqedonia qė deri pak kohė mė parė ishte nė zotėrimet e perandorisė osmane. Kjo luftė bėhej edhe nėpėrmjet propagandės fetare dhe arsimore ku vihej re njė luftė e ashpėr fetare midis autoritetit tė Patriakanės Ekumenike tė Konstandinopojės tė kontrolluar nga grekėt dhe Eksarkisė Bullgare e cila ishte themeluar nė vitin 1870 dhe kishte arritur tė bėnte njė propagandė tė suksesshme nė Maqedoni duke bėrė qė sllavėt ortodoks tė pėrkrahin mė mirė kishėn bullgare qė bėhej nė gjuhėn e tyre se atė greke. Pėr patriotėt bullgarė, Maqedonia pėrbėnte trashėgiminė bullgare dhe duhej ti pėrkiste asaj.
Nė mars tė vitit 1912 Serbia, Bullgaria dhe mė vonė Greqia dhe Mali i Zi nėnshkruan njė traktat ku do tė ndanin tokat e perandorinė osmanėve nė Ballkan nė mėnyrė tė barabartė, por ndeshėn nė problemin e ndarjes sė Maqedonisė qė e kėrkonin Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Greqia dhe Serbia nė qershor tė 1913 nėnshkruan njė marrėveshje qė ta ndanin Maqedoninė midis tyre nė dėm tė Bullgarisė. Pas disa humbjeve tė mėdha nė gusht tė 1913 Bullgaria pranoi me marrėveshje qė pjesėn mė tė madhe tė Maqedonisė ti takonin Serbisė dhe Greqisė. Kėshtu u zgjeruan territoret e tyre duke filluar masakrat mbi popullsisė e tjera si kundra shqiptarėve, bullgarėve, ēifutėve dhe turqve qė banonin nė territoret e Maqedonisė qė tashmė i pėrkisnin Serbisė dhe Greqisė.
Mė tej problemet pėr emrin Maqedoni do tė shfaqeshin nė tetor tė 1945, kur Titoja nė Shkup deklaroi: Sot ekziston Maqedonia jashtė Republikės Popullore tė Maqedonisė. Janė vėllezėrit tanė nė Maqedoninė e Egjeut dhe ne besojmė se njė ditė do tė bashkohen me ne nė Republikėn Popullore Maqedonase tė Federatės. Kjo deklaratė e Titos mė 1945 i trembi grekėt tė cilėt heshtėn pėr arsye sepse Jugosllavia doli nga lufta mė e fortė se Greqia qė ishte nė prag tė luftės qytetare. Titoja pas kėsaj thėnie ndoshta ka pasur ndėrmend me kalimin e viteve tė realizonte ėndrrėn e sllavėve pėr njė dalje nė Selanik, prandaj ai e la njė shteg tė hapur pėr tu kundėrvėnė grekėve.
Pas pėrfundimit tė luftės sė dytė botėrore nė Greqi nisi lufta qytetare pėr pushtet nė gusht tė vitit 1946. Atė kohė qeveria e Greqisė qė udhėhiqej nga Partia e Popullit akuzoi Bullgarinė dhe Jugosllavinė se po pėrkrahin dhe furnizonin forcat e majta qė udhėhiqeshin nga komunistėt. E ndodhur nė vėshtrimi qeveria e Greqisė i kėrkoi ndihmė Sh.B.A dhe Britanisė sė Madhe tė cilėt pa rezerva e ndihmuan qeverinė me ushqime armatime dhe ushtarė. Nga fundi i vitit 1947 komunistėt qė pėrkraheshin nga Bullgaria dhe Jugosllavia kishin themeluar Qeverinė Demokratike tė Pėrkohshme dhe Ushtrinė Demokratike qė pėrbėhej 40% nga ushtarė sllavomaqedonas tė Greqisė. Nė fund tė vitit 1949, forcat komuniste greke u shpartalluan nga forcat e djathta greke qė mbėshteteshin nga ushtria e Sh.B.A-sė dhe Anglia. Ndėrhyrja e aviacionit amerikan pėr asgjėsimin e forcave tė qėndresės ishte vendimtare. Kėshtu, mijėra kryengritės komunistė gjetėn strehim tė pėrjetshėm nė Shqipėri, Jugosllavi, Poloni, Ēekosllovaki, nė Bashkimin Sovjetik, Hungari dhe Bullgari. Nė Maqedoni ushtarėt e Ushtrisė Demokratike u vendosėn mė sė shumti nė Tetovė dhe njihen me emrin egeci. Kėtyre egecėve shteti grek u ndaloi rreptėsisht rikthimin nė Greqi, nė krahasim me komunistėt qė u strehuan nė vendet e tjera tė cilėt pas vitit 1974 u falėn dhe u rikthyen nėpėr shtėpitė dhe tokat e tyre. Vetėm nga vitit 2004 egecėt u lanė 15 ditė tė vizitonin tė afėrmit e tyre qė nuk i kishin parė pėr 50 vite me rradhė. Duhet thėnė se Ushtria Demokratike qė udhėhiqej nga komunistėt u tradhėtua nga Bashkimi Sovjetik i cili nė vitin 1947-1949 nuk ishte njė superfuqi bėrthamore dhe nuk dėshironte njė pėrballje tė drejtpėrdrejtė me Sh.B.A. qė tashmė e kishte hedhur bombėn atomike nė Japoni.
Prapaskenat greko-serbe pėr ndarjen e Maqedonisė
Nė fillim tė viteve 1990 Maqedonia ankohej nėpėr organizatat ndėrkombėtare pėr shkeljen e tė drejtave tė maqedonasve nė Greqi. Nė tė vėrtetė nė brezin kufitar midis Greqisė dhe Maqedonisė nga krahu grek ka disa fshatra qė janė sllavofonėse dhe kanė lidhje shpirtėrore mė Maqedoninė. (Nė shkurt tė vitit 2002 bėra njė vizitė nė fshatin grek Psaradhes qė ndodhet buzė liqenit tė Prespės sė Madhe dhe gjatė bisedave me fshatarėt grek vura re qė flitnin tre gjuhė greqisht, shqip dhe maqedonisht, por e ndienin veten grek. Ata kishin marrėdhėnie tė mira me shqiptarėt dhe maqedonasit edhe i bėnin shpeshherė vizita njėri-tjetrit. Po ashtu nė kėtė liqen ndodhej njė ishull i vogėl ku ishte njė kish e madhe tashmė e shkatėrruar qė ishte ndėrtuar diku nga shekulli XI dhe i kishte shėrbyer besimtarėve tė ritit ortodoks bullgar. Po ashtu nga kufiri i Kapshticės (Korēė) e deri nė Follorinė syri do tė ndeshi shumė shtėpi tė braktisura qė nga viti 1949. Kėto shtėpi janė tė ndėrtuara me murre balte dhe kanė qenė shtėpitė e fshatarėve qė kanė pėrkrahur ushtrinė demokratike tė komunistėve grekė. Pas humbjes tė luftės mė 1949 banorėt i braktisėn shtėpitė e tyre dhe nuk dihet se ku pėrfunduan. Gjatė viteve qė punoja nė Selanik kisha njė koleg tė punės qė gjuhė tė mėmės kishte maqedonishten tė cilėn e fliste nė shtėpi dhe me mua e pranonte origjinėn e tij maqedonase, por nė ambientin me kolegėt e tjerė nė punė e mohonte. Po ashtu njė koleg i punės u martua me njė vajzė greke qė fliste nė familje maqedonisht dhe mbiemri i saj ishte Krava edhe babai i saj ishte njė nga prodhuesit mė tė mėdhenj tė prodhimeve tė bulmetit nė Greqi).
Aty nga vitet 1992-1994 nė Follorinė njė prift grek deklaroi qė ishte maqedonas dhe hodhi themelet e njė kishe ortodokse maqedonase, por gjatė njė bisede nė njė nga kanalet televizive greke ky prift u arrestua nė studion e TV dhe nuk dėgjova mė pėr fatin e tij. Pas disa kohėsh nga njerėz tė panjohur u rrahėn dy plaka nė Follorinė dhe siē u morr vesh mė vonė ato ishin motrat e priftit tė deklaruar maqedonas.
Greqia duke u pėrballur nė njė situatė tė tillė dhe tė zymtė u afrua edhe mė shumė me politikėn raciste serbe. Kėshtu nė vitet 1991-1994 Greqia ra politikisht brenda nė kurthin e Millosheviēit dhe politikanėve tė tjerė serb qė ishin iniciatorėt e luftėrave nė ish-Jugosllavinė.
Nė vitet 1991-1994 Millosheviēi gjatė intervistave qė jepte pėr gazetat greke deklaronte pėr kufijtė e pėrbashkėt serbo-grek, pra ai u premtonte grekėve se Maqedoninė do ta ndanin midis tyre. Kėshtu qė grekėt jetonin emocione tė madhe se mė nė fund u gjet shpėtimtari pėr tė gllabėruar Maqedoninė. Ato vite nėpėr rrugėt e Selanikut ndeshje parulla tė mėdha kur shkruhej: Maqedonia ėshtė greke. Nė Selanik u organizuan protesta ku mijėra grekė protestonin pėr emrin e Maqedonisė dhe flamurit tė saj. Vallė nuk kishte ekzistuar pėr grekėt 45 vjet Republika Popullore e Maqedonisė?! Pse pas shpalljes sė pavarėsisė sė Maqedonisė grekėt u shqetėsuan pėr emrin MAQEDONI?
Politikanėt dhe njė pjesė e popullit grek u rreshtua publikisht nė anėn e serbėve gjatė luftės nė Bosnjė, pati edhe nga ata grekė qė shkuan vullnetarė pėr tė luftuar pėrkrah serbėve kundra myslimanėve boshnjakė. Pas lufte kėta grek endeshin nėpėr rrugėt e Greqisė duke u ējerrur pėr trimėritė qė kishin treguar nė luftėn e Bosnjės. Flitet se rreth 100 grekė kanė marrė pjesė nė luftėn e Bosnjės pėrkrah vėllezėrve tė tyre serbė.
Shumė shpejtė emocionet e grekėve pėr kufirin serbo-grek tė premtuar nga Millosheviēi u shuan. Millosheviēi jo vetėm nuk dėshironte ndarjen e Maqedonisė, por ndihmoi nė pavarėsinė e saj duke pasur fqinje njė Maqedoni paqėsore dhe aleate e Serbisė. Grekėt ishin tė ndėrgjegjshėm se nuk do tė mundnin kurrė tė gllabėronin ndonjė pjesė tė Maqedonisė, sepse do tė pėrballeshin me shumė fronte lufte si me shqiptarėt, bullgarėt dhe hanxharin turk qė u rin mbi kokat e tyre. Kėshtu qė Greqia preferoi mė mirė sanksionet ekonomike kundėr Maqedonisė. Por siē doli mė vonė mė shumė u dėmtua ekonomia greke se ajo maqedonase sepse Maqedonia filloi furnizimin e mallrave qė kalonin nėpėrmjet Greqisė ti kalonte nėpėr pikave kufitare me Shqipėrinė. Grekėt e kuptuan se mė mirė do tė mundnin ta pushtonin Maqedoninė dhe Ballkanin duke luajtur me letrėn e tregtisė se sa atė tė presioneve politike dhe ushtarake. Nė qytetin e Manastirit njė grek ka hapur njė rrobaqepėsi ku sipas deklaratės sė tij pėr njė televizion grek nė vitin 2000 tha se kishte mbi 80 gra maqedonase tė punėsuara ku u kishte krijuar kushte pėr tė mėsuar gjuhėn greke falas.
Nė pėrfundim
Pas krijimit tė shtetit tė pavarur maqedonas me vetėdije kombėtare dhe me nacionalizėm tė veēantė u pa se maqedonasit kishin mė shumė armiq se sa miq. Kėshtu maqedonasit kishin kundėrshtarė grekėt, bullgarėt dhe serbėt tė cilėt pėrpiqeshin ti asimilonin, ndėrsa tė vetmit qė nuk kanė pretendime pėr thithjen e kulturės dhe kombit maqedonas janė shqiptarėt tė cilėt e pranojnė ekzistimin e kombit maqedonas, por kėrkojnė qė edhe maqedonasit tė njohin pavarėsinė e Kosovės dhe tė zbatohen ligjet pėr tė drejtat e njeriut nė Republikėn e Maqedonisė si njohjen zyrtare tė gjuhės shqipe dhe flamurit kombėtar.
Ndėrsa Greqia e ka kuptuar se nuk ka asnjė pėrfitim nga mėnyra e lojės pėr mos njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe mos njohjen e emrit tė Maqedonisė. Por ajo e ka tė vėshtirė tė pranojnė se roli i saj politik dhe ushtarak nuk ka mė fuqinė e viteve tė mėparshėm, prandaj mundohet me presionet politike nėpėr organizatat e NATO-s dhe BE-s tė tregojė se ėshtė njė forcė me ndikim nė Europė dhe Ballkan. Ka gjaza qė shumė shpejtė Greqia do ta njohė Maqedoninė me emrin Maqedonia e Re dhe kėtė emėr do tė pėrdoret nė marrėdhėniet dypalėshe.
Autori ėshtė Historian dhe pėr 12 vite ka jetuar nė Greqi, ka qenė dhe drejtues i disa shoqatave shqiptare nė Selanik. Ky studim ėshtė botuar nė disa gazeta shqiptare si FAKTI, Shkup, SOT, Tiranė etj., nė nėntor tė 2007.
arbenllalla@gmail.com |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|