| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Dasma kthehet nė mort, vritet xhaxhai i nuses |
| Postuar mė datėn: 2007-08-12 04:32:49 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Loli Ēeēoaliaj
Tragjedi shqiptare, dasma kthehet nė mort. Njė 33- vjeēar qė kishte festuar gjatė gjithė ditės martesėn e mbesės sė tij ka gjetur vdekjen dje nė Fier pasi ėshtė zėnė me pronarin e njė lokali pėr muzikėn e lartė. Ahengu i dasmės ka shqetėsuar pronarin e lokalit ngjitur me shtėpinė e viktimės dhe sherri ka pėrfunduar me grushte dhe thyerje xhamash. Kaq ka mjaftuar pėr tė prishur gėzimin e tė gjithė dasmorėve, por gjėma ka ardhur vetėm pak minuta mė pas. Pronari i lokalit, Ibrahim Alizoti, ėshtė kther sėrish dhe kėtė herė me njė automatik nė dorė. Ai ka qėlluar tre herė mbi xhaxhanė e nuses, Shpėtim Spahiu duke i shkaktuar vdekjen. Pak minuta mė pas vrasėsi ka rėnė nė prangat e policisė, por agjė nuk ndryshon, dasma ėshtė kthyer nė mort dhe njė person ka gjetur vdekjen teksa po gėzonte pėr martesėn e mbesės.
Familja e Dervish Spahiut nė lagjen "Kryengritja" tė Fierit kishte njė gėzim tė madh. Vajza e shtėpisė martohej dhe tė gjithė ishin mbledhur pėr tė festuar kėtė rast. Muzika e lartė, si nė ēdo dasmė shqiptare ka kapėrcyer murin e vilės trekatėshe dhe ka "shqetėsuar" pronarin e njė lokali ngjitur. Nė orėn 19.45 tė pasdites sė djeshme i zoti i lokalit, Ibrahim Alizoti, ka shkuar tek dasmorėt dhe ėshtė ankuar pėr muzikėn. Atė e ka pritur xhaxhai i nuses, Shpėtim Spahiu, me tė cilin ka debatuar disi nė lidhje me muzikėn e lartė. Pasi kanė dalė nga oborri i shtėpisė ku bėhej dasma ata kanė nisur tė debatojnė sėrish, por kėtė herė me tone mė tė larta. Dėshmitarėt okularė nga vendi i ngjarjes pohuan se Spahiu dhe Alizoti kanė vėnė nė pėrdorim grushtet dhe xhaxhai i nuses ka goditur me njė karrige vetratėn e xhamit tė lokalit. Mė pas ai ėshtė kthyer sėrish nė dasmė ndėrsa pronari i lokalit ka hyrė brenda pronės sė tij. "Vetėm pak sekonda mė pas Ibrahim Alizoti doli me njė kallashnikov nė dorė. Ne u tmerruam kur e pamė sepse nuk e prisnim njė gjė tė tillė. Ai kėrkoi Shpėtimin dhe sapo e pa e qėlloi tre herė me armė",- thanė dėshmitarėt okularė tė ngjarjes. Shpėtim Spahiu ėshtė goditur nga tre plumba dhe ėshtė shembur pėrdhe i gjakosur. Vrasėsi i tij ka hyrė sėrish nė lokal dhe ka pritur reagimet me armėn nė dorė.
Krismat e pushkės janė dėgjuar edhe nė shtėpinė e dasmės dhe muzika ka ndaluar. Tė afėrmit e viktimės kanė dalė jashtė dhe kanė vėnė kujėn kur kanė parė Shpėtimin tė shtrirė pėrdhe nė njė pellg gjaku. Ata e kanė marrė nė krahė dhe e kanė nisur pėr nė spital, por gjithēka ka qenė e kotė. Ai ka vdekur nga plumbat vetėm 30 minuta pasi ka mbėrritur nė spital. Ndėrsa tė gjithė dasmorėt kanė nisur tė pėrloten. Pak minuta mė pas, nė vendin e ngjarjes ka mbėrritur policia, e cila i ka bėrė thirrje pronarit tė lokalit qė tė dorėzohet. Pasi ka pritur disa ēaste Ibrahim Alizoti ėshtė dorėzuar duke hedhur fillimisht armėn e krimit. Ai nuk ka mundur tė largohet, por as i ka bėrė rezistencė arrestimit. Nė vendin e krimit janė sekuestruar arma, tre gėzhoja si dhe ėshtė fotografuar karrigia qė ka thyer xhamin e lokalit.
Hiqen rrobat e bardha dhe vishen me tė zeza
Nė vilėn trekatėshe tė familjes Spahiu ka pėrfunduar dasma dhe ėshtė vėnė zija. Familjarėt kanė dhėnė kujėn dhe midis tyre ka qenė edhe nusja e re. Shtėpia ėshtė kthyer nga njė atmosferė gėzimi nė njė shtėpi morti. Familja ka hapur sėrish derėn, por kėtė herė pėr njė vaki e jo gėzim. Policia ka mbajtur tė rrethuar shtėpinė e viktimės dhe atė tė vrasėsit pėr tė parandaluar ndonjė hakmarrje tė mundshme. Uniformat blu kanė siguruar tė gjithė banorėt e zonės se gjithēka kishte mbaruar me kaq dhe kanė qėndruar atė gjatė natės sė djeshme pėr t'iu dhėnė atyre siguri.
12 Gusht 2007
Burimi: shekulli |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|