DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Prishtina skeptike pėr takimin e Zannierit nė Beograd
Postuar mė datėn: 2008-07-23 11:56:10 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Takimin e PSSP-sė, Lamberto Zannier, me zyrtarėt e Beogradit, pozita e opozita e shohin me skepticizėm. Sipas tyre, ndėrprerja e financimit tė strukturave paralele nga Qeveria serbe do ishte sinjali i parė se Beogradi do ndryshimin e qasjes ndaj Kosovės.

Bisedimet qė i fillon sot Lamberto Zannier me qeveritarėt serbė, pas mė shumė se dy vjet ndėrprerjeje tė kontakteve mes UNMIK-ut e Beogradit, nuk ngjallin shpresa te Prishtina zyrtare se do sjellin ndonjė rezultat konkret nė praktikė.

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, kėto takime do t’i shfrytėzojė, siē thuhet, pėr njohje dhe fillim tė dialogut pėr ēėshtjet praktike. Por, Beogradi ka njoftuar se ministri i Jashtėm, Vuk Jeremiq, do tė bisedojė me Zannierin edhe pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut, gjė qė hidhet poshtė nga zyrtarėt e misionit tė OKB-sė.

Sidoqoftė, Prishtina zyrtare nuk pret qė vizita e Zannierit nė Beograd tė jetė produktive. Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi pėrsėrit se me Beogradin nuk do tė flitet pėr ēėshtje politike, pėrderisa, sipas tij, Zannier e ka shumė tė qartė kėtė qėndrim tė institucioneve.

“Besoj qė zoti Zannier e di realitetin nė Kosovė, e ka mandatin e plotė nė kuadėr tė UNMIK-ut, por duhet ta dijė se Kosova ėshtė shtet sovran dhe i pavarur dhe mendoj se kėtė qėndrim do ta ketė zoti Zannier. Por, fundi i fundit, duhet tė them se Kosovėn e obligojnė qėndrimet e institucioneve tė Kosovės dhe ato tė marra nė koordinim me bashkėsinė ndėrkombėtare”, tha Kuēi.

Nė anėn tjetėr, Arben Qirezi, nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, konsideron se shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, do tė duhej qė nė kėtė vizitė t’i pėrfundonte, siē thotė ai, ato punė tė lėna nė gjysmė nga shefat paraardhės nė kėtė mision.

“Ēėshtja kryesore, tė cilėn UNMIK-u njėherė pėr njėherė e ka lėnė tė hapur pėr EULEX-in, ėshtė ēėshtja e veriut, prania e strukturave tė reja ndėrkombėtare nė veri, si dhe strukturat paralele. Pėrfundimisht, Zannier do tė duhej qė tė kėrkonte nga Beogradi qė t’i tėrheqė strukturat e tij paralele dhe t’i ndėrpresė pėrpjekjet pėr tė instaluar njė prani joligjore nė Kosovė”, tha Qirezi.

Ndryshe, nė planin pėr rikonfigurim tė UNMIK-ut tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki-moon, parashihet qė Prishtina dhe Beogradi tė bisedojnė pėr ēėshtjet qė lidhen me fushėn e policisė, drejtėsisė, doganave, trashėgimisė fetare dhe transportit.

Pas shpalljes sė pavarėsisė shumė nga serbėt e Kosovės refuzojnė tė punojnė nė policinė, sistemin e drejtėsisė dhe institucionet e tjera tė Kosovės.

Megjithatė, shtrirja e EULEX-it nė veriun e kontrolluar nga popullata me shumicė serbe, duket tė jetė tema mė problematike. Serbėt, ashtu sikurse edhe Beogradi zyrtar, nuk e pranojnė misionin e BE-sė, meqė nuk e ka bekimin e Kėshillit tė Sigurimit.

Nebojsha Joviq, nga Kėshilli Nacional Serb nė Mitrovicė, thotė se serbėt e Kosovės presin qė UNMIK-u nė mėnyrė tė paanshme tė punojė nė zgjidhjen e problemeve, qė prekin tė dyja komunitetet.

“Mendoj se ky ėshtė edhe njė rast qė t’i thuhet Zannierit se kjo qė po mendon ta bėjė, nuk ėshtė hap i menduar mirė, qė kjo qė Ban Ki-moon po angazhohet, nuk ėshtė hap i menēur. Secili rikonfigurim, secili ndryshim nė terren ėshtė i mirėseardhur, sepse UNMIK-u ka treguar paaftėsi tėrė kėto vite, por ndryshimet dhe rikonfigurimi duhet ta kenė bekimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė”, thotė Joviq.

Ndryshe, rikonfigurimi dhe bartja e kompetencave nga UNMIK-u te Bashkimi Evropian janė kėrkuar nga presidenti amerikan, Geroge Bush, pas takimit qė pati me liderėt kosovarė.

Ndėrkohė, shqetėsime pėr veriun e pakontrolluar nga institucionet legjitime kanė ardhur edhe nga ndihmės-sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried, i cili ka thėnė se rikonfigurimi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, duhet tė ndodhė, pėr tė krijuar kushte pėr vendosjen e misionit tė Bashkimit Evropian, nė tė cilin kanė rol edhe Shtetet e Bashkuara.

Albana Isufi
REL
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PRISHTINA NDĖRMJET BOSHTIT TĖ VJETĖR BEOGRAD – ATHINĖ-MOSKĖ (2008-09-24 08:31:30 nga admin4)
[ Histori ] HASAN PRISHTINA (2008-08-07 14:09:44 nga admin1)
[ Opinione ] "…Kujdesuni pėr mendimin tuaj, sepse jeni pėrgjegjės para historisė…" Hasan Prishtina (2008-06-13 03:19:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina e inkurajuar pas takimit SHBA - BE (2008-06-10 17:23:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina i ofron bashkėpunim UNMIK-ut edhe pas 15 qershorit (2008-06-09 16:10:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tirana dhe Prishtina hedhin poshtė akuzat e pėrsėritura nga HRW (2008-05-06 12:19:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Plani serb pėr ndarje, serbėt e Kosovės: OK. Prishtina kundėr (2008-03-25 05:12:30 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Bild: Prishtina e Beogradi do ulen ne bisedime, por jo me per statusin (2008-03-24 06:59:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina vlerėson ndihmėn amerikane (2008-03-21 11:30:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Dobins: Prishtina do tė shpallė "jo deklaratėn e njėanshme, por multilaterale pėr pavarėsinė" (2007-12-14 15:36:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Bruksel: Prishtina kėmbėngul pėr pavarėsi, Beogradi ofron modelin e Hong Kongut (2007-11-22 13:59:59 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster