| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Viti Polar Ndėrkombėtar - Programi mė i gjerė shkencor |
| Postuar mė datėn: 2007-03-08 01:52:38 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mė 1 mars filloi Viti Polar Ndėrkombėtar. Ėshtė njė pėrpjekje ndėrkombėtare ndėrgjegjėsimi, qė zyrtarisht, vazhdon deri nė mars tė vitit 2008. Tė paktėn 50 mijė shkencėtarė nga mė tepėr se 60 vende tė botės janė pėrfshirė nė kėtė aktivitet.
Tė ashtuquajturat kapsula polare janė mes rajoneve mė pak mikpritėse tė botės, pėr shkak tė temperaturave nėn zero, stuhive tė fuqishme dhe erėrave tė vazhdueshme. Por pėr shumė shkencėtarė, tė cilėt punojnė atje, ato janė diēka e mrekullueshme.
Paul Ponganis ėshtė vetėm njėri prej shumė shkencėtarėve qė marrin pjesė nė studimin e koordinuar qė filloi kėtė javė. Ai studion pinguinėt e Polit tė Jugut. "Kėto kafshė mund tė jetojnė nė kushtet kur niveli i oksigjenit nė trupin e tyre ėshtė shumė i ulėt. Kėto nivele mund tė shkaktojnė trauma pėr sistemin tonė qelizor, prandaj pėrshtatja e pinguinėve mund tė na ndihmojė tė kuptojmė disa procese psikologjike qė studion mjekėsia", thotė shkencėtari.
|
|
Viti Ndėrkombėtar Polar, ėshtė njėri prej programeve mė tė gjerė, ku sintetizohet bashkėpunimi nė fushėn e shkencės. Ai financohet nga Kombet e Bashkuara dhe nga Kėshilli Ndėrkombėtar i Shkencėtarėve dhe synon tė na vijė nė ndihmė tė kuptojmė problemet qė lindin nga ndryshimet e klimės. "Kėto probleme nuk mund ti trajtojmė si vende tė veēanta. Kuptimi ynė pėr rajonet polare do tė avancojė. Do tė kemi njė sistem vėzhgimi polar nė Arktik dhe nė Antarktidė. Jemi tė sigurt se do tė ndeshemi me zbulime tė reja dhe njohuritė tona do tė shtohen, por siē e kemi dėgjuar disa herė, rezultati do tė jetė krijimi i njė brezi tė ri shkencėtarėsh dhe inxhinierėsh, tė cilėt do tė kenė motivacionin pėr tė kuptuar planetin tonė dhe pėr tė trajtuar ēėshtjen e ndryshimit tė tij. Viti Polar Ndėrkombėtar ėshtė njė mundėsi e cila tė jepet njė herė nė jetė".
Profesor Donald Manahan ka punuar mbi 20 vjet me radhė nė Antarktidė. "Shkenca ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr publikun e gjerė. Biosfera e ftohtė dominon planetin tonė, dhe jo vetėm polet, por edhe oqeanin e thellė. Pjesa mė e madhe e Tokės ėshtė e ftohtė dhe unė mendoj se njė nga sfidat tona nė kėtė Vit Polar, ėshtė ndėrgjegjėsimi i publikut pėr rėndėsinė e poleve. Nuk kemi tė bėjmė vetėm me disa zona tė vogla nė majėn, apo nė fundin e Tokės, qė kanė rėndėsi pėr njė numėr tė vogėl shkencėtarėsh, por kjo ēėshtje ėshtė e rėndėsishme pėr tė gjithė ne", thotė shkencėtari.
Pikėrisht me kėtė ka tė bėjė Viti Polar Ndėrkombėtar qė do tė pėrqendrohet tek koordinimi i studimeve nė shkallė botėrore mbi polin e Veriut dhe atė tė Jugut.
3 mars 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|