DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Analizė e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" tė Ismail Kadaresė (III)
Postuar mė datėn: 2008-09-26 11:00:49 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Retorika dhe Politika


Shkruan: Gėzim MEKULI, Oslo

a) Ndėrtimi i publikut

Burke nė artikullin e tij "Retorika nė librin Mein Kampf tė Hitlerit", shprehet se ēdo lėvizje, e cila rekruton simpatizuesit, pėrkrahėsit e vet nga grupe tė ndryshme, duhet tė kėtė njė pikė fikse (Burke 1997: 9). Hitleri e kuptoi se libri i tij "Mein Kampf" nuk duhet tė jete vetėm njė ide kryeqendrore, por gjithashtu edhe njė Mekė gjeografike. Pėrderisa Hitleri me vetėdije zgjodhi Munchen-in si epiqendėr tė bashkuar fikse dhe njė Mekė gjeografike, zgjodhi Kadareja demonstratėn e "tė rinjve myslimanė" tė vitit 1981 dhe 1989, me epiqendrėn e bashkuar fikse Prishtinėn, pra Kosovėn. Meka gjeografike dhe epiqendra e bashkuar fikse dhe materializuar, ėshtė tani, besueshmėrisht, Kosova.
Ky shkrim ėshtė njė shembull i mirė pėr diskursin retorik, i cili publikut mund t’i jap identifikim. Duke e pėrmendur " marrėveshjen e Shqipėrisė se vogėl me kontinentin e madh evropian" , duke e cekur ngjyrėn e lėkurės si cilėsi dhe vlerė njerėzore dhe duke mbitheksuar "katolicizmin", shkrimi kėrkon tė ndėrtojė njė identitet tė ri shqiptar; ėshtė ky njė identitet qė botės, nė Luftėn e Dyte Botėrore, do i kushtonte me mė shumė se 55 milionė njerėz tė vrarė; ėshtė ky njė identitet qė forcat e errėta, tė pėrkrahura nga terrorist tė llojit "Ala bin Laden", e tė fshehura pas idesė se bota duhet ti takoj vetėm njė religjioni e kulture, po vret e po djeg qytetėrimin me pėrmasa planetare. E, kjo ėshtė e rrezikshme, tragjikisht shumė e rrezikshme.

Historia ėshtė element me rėndėsi. Bashkėdyzimi i sė kaluarės kulturore, religjioze dhe nacionale me tė sotmen, me tė tashmen dhe me tė ardhmen, mund tė krijojė njė ndikim tė fuqishėm ideologjik tek publiku. Kadare, njeh gjuhėn, kodin e shoqėrisė shqiptare, mentalitetin dhe qėndrimin e tij. Ai shkrihet nė masėn; Kadare bėhet njė pjesė e sajė. Duke pėrdorė pėremrat personal "ne" dhe "ynė", shkrimi kėrkon tė ndėrtojė njė identifikim me publikun.
Pėrmes retorikės ndėrtuese, shkrimi kėrkon e dėshiron tė ndėrtojė popuj me "vlera tė mėdha", d.m.th. popuj me rėndėsi tė madhe, si dhe popuj me "vlera tė vogla", d.m.th. popuj tė pa vlera fare. Jemi dėshmitarė se si feja nė sistemin filozofik e politik tė Kadaresė ėshtė faktor relevant legjitimues pėr tė ndėrtuar njė popull homogjen, tė fuqishėm e evropian. Si rezultat i kėsaj, njėfetarizmi, kėtu, ka rol tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e kėtij identiteti.
Edhe pėrdorimi i miteve politike ėshtė funksional dhe i rėndėsishėm, sepse mitet janė njė urė lidhėse nė mes tė se kaluarės dhe tė tashmes. Nė kėtė mėnyrė shkrimi pretendon tė ndėrtojė njė publik i cili nuk ėshtė nė gjendje tė shohė e tė pėrdalloj dallimin nė mes botės faktike dhe botės mitologjike.
Pėrpos kėsaj kėtu hasim edhe pyetje retorike; si pėr shembull: "Ėshtė Shqipėria Evropė, a s’ėshtė Evropė? Ėshtė Lindje a Perėndim. Ėshtė me shumė Perėndim se Lindje. Ėshtė me shumė myslimane se e krishtere." Dėshira e shkrimit ėshtė qė publikun e tij ta pozicionojė tek veprimet mitologjike, historike, religjioze dhe politike. Kjo strategji retorike ėshtė karakteristike e veēantė dhe dalluese e retorikės ndėrtuese.



Brengosja mė e madhe pėr publicistėt dhe pėr propagandėn ėshtė mėnyra se si tė tėrhiqet vėrejtja e publikut indiferent. Kadare thėrret "...mos valle gjithė kėto vite, madje disa shekuj me radhe nuk e paskėshim ditur ē’kemi qene? ". Kėtu kemi njė bashkėshkrije tė historisė sė vjetėr mesjetare me historinė e re. Kjo mund tė shkaktoj emocione tė forta tek publiku. Pėrdorimi i patosit ėshtė i dukshėm. Botėkuptimi i shkrimit ėshtė se, shqiptarėt janė tė pasigurt nė vetvete sa i pėrket identitetit, nuk e dinė as vet "se kush dreqin janė". Shkrimi shkrinė mitologjinė dhe faktet nė njė tė pėrbashkėt.
Fjalėt e Kadaresė sajojnė domethėnie dhe pėrfundojnė me domethėnie. Duke ndikuar nė mendime, vendime dhe veprime tek individėt, fjalėt e tij krijojnė ndryshime. Monologu retorik, me kėta individė, ėshtė shpresė pėr strategjinė e tij, sepse pėrmes kėtij monologu retorik, Kadare dėshiron e kėrkon tė arrij qėllimin e tij politik, personal dhe atė ideologjik.
Vizioni i tij fokusohet jo vetėm tek njė publik i caktuar nė njė kohė ta caktuar, por ky vizion fokusohet tek njė popull i tėrė dhe, ky vizion shtrihet nė njė periudhe tė gjatė shekullore. Ėshtė me rėndėsi pėr Kadarenė tė lundroj nėpėr historinė e kombit. Duke pėrmendur udhėheqėsit e kombit, kuptojmė se populli shqiptar pėrbėhet vetėm nga individėt dhe pa identitet kolektiv. Andaj, edhe nuk ėshtė fare rastėsi se pse Kadareja kthehet 600 vjet prapa nė historinė dhe mitologjinė ballkanike.
Hitleri dėshironte tė lirohej nga marrėveshja mbi paqen e Versajės, pėrderisa Kadareja dėshiron tė lirohet nga "identiteti joevropian."Botėkuptimi i tij mbi identitetin shqiptar ėshtė se, ėshtė kėrcėnuese dhe e pamundur qė kjo tė kuptohet si dyshe. Andaj shkrimi i tij pėrjetohet si pėrpjekje pėr tė "rikatolizuar" identitetin, dhe kulturėn shqiptare, por, duke pėrjashtuar ndikimet e kulturės orientale.
Shkrimi pėrshkruan njė histori i cili duket se ėshtė prodhim i padrejtėsive tė kohės; si nė tė kaluarėn e po ashtu edhe nė tė sotmen. Mesazhi pėr publikun kuptohet se shqiptarėt dikur ishin viktima dhe trima, por njėkohėsisht nė kuptojmė se kombi shqiptar sot ėshtė krenar dhe evropian. Kadareja ėshtė gjithmonė nė kėrkim tė historisė "katoliko-nacionale". Historia pėr Skėnderbeun dhe "demonstratat e myslimanėve shqiptar (1981 dhe 1989) pėr tė kėrkuar rikthim nė rrėnjėt e krishterimit shqiptar", si dhe kujtesa pėr epokėn e madhe tė shqiptarėve para humbjes sė madhe kundėr Perandorisė Osmane, praqet njė kthesė retorike nė shkrimin e tij.
Rikujtesa pėr kohėt e ikura tė "historisė se lavdishme" dhe pėrsėrisajimi i legjendave mbi religjionin, mund tė kuptohet nga publiku se feja islame edhe sot ėshtė njė kancer pėr shoqėrinė shqiptare. Kėshtu, shkrimi ndėrton njė publik emocional dhe tė polarizuar ndėrfetar.
Kadareja provon tė gjejė baraspeshė gjatė tėrė shkrimit, por kjo nuk ėshtė e kėnaqshme pėr njė kokė tė madhe siē ėshtė vet Kadare. Ai nuk ėshtė i vetėdijshėm se grupimi i fjalėve dhe fjalėt kyēe nė shkrimin e tij, gjithashtu, e zbulojnė botėkuptimin e tij fetar, politik e kulturor.
Retorika e tij prodhoi tensione, emocione dhe pakėnaqėsi tė mėdha tek shumica e publikut shqiptar. Akoma mė shumė, retorika e tij ishte zhgėnjyese dhe kėrcėnuese pėr bashkėjetesėn shumėfetare e shumė kulturore pėr popujt e Ballkanit. Shkrimi i tij, ndoshta pa qėllim, ndėrtoi mure brenda mendimit dhe popullit shqiptar, nė vend se tė rrėnoj kėto. Shkrimi ka rrėfimet e tij tė cilat pėrdoren si fondament pėr sajimin e identitetit. Kėto rrėfime tregohen e pėrsėriten shumė herė. Tipike pėr ketė shkrim ėshtė se, publiku i Kadaresė, pavetėdijshėm, bėhet pjesė e politikės ditore dhe kornizave tė mendimit njėfetarė tė Kadaresė. Fuqia dhe pėrdorimi i fesė pėr tė "krasitur" kultura dhe tradita "joevropiane" pėrmbėshtjellin shkrimin e tijė.
Pėrmes pėrdorimit tė tejtheksuar tė fjalėve "Evropa", "Evropian", "Shqiptarėt", "Populli", "identiteti", "Mysliman", "Krishterė" dhe "Perėndim", fjala "identiteti evropian" fiton mbi gjuhėn e Kadaresė njė lloj realiteti dhe, dhuron njė ndjenjė identiteti tek publiku shqiptar. Pėrmes fjalėve "identiteti evropian", fortthekson shkrimi njė identitet tė definuar biologjik shqiptar, identitet i cili ėshtė i lidhur vetėm me Evropėn e "racės sė bardhė".
Botėkuptimi i tij ėshtė bota e ndarė nė dy pjesė: atė tė mirėn dhe atė tė keqen. E mira dhe me fat ėshtė "Evropa katolike" dhe "evropianet", ndėrkaq bota tjetėr ajo e panjohura dhe e pafat, ėshtė "bota myslimane". Bota e tijė ėshtė e ndarė nė mes tė orientit dhe oskidentit, ku shkrimi hapur pėrkrahė botėn oksidentale.
Shkrimi formėson njė publik i cili bėnė qė pėrmes identitetit, shqiptarėt duhet tė dallohen nga pjesėtaret e grupeve tjera. Ndėrtimi i identitetit grupor, krah pėr krah atij tė dimensionit social dhe kulturor, ka po ashtu dimensione gjuhėsore. Pėr shqiptarėt, sipas kėsaj bote, ėshtė shumė me rėndėsi tė formojnė "ne grupimin". Sepse kjo indikon nė bindjen ndaj qėndrimit tė identitetit se, kjo ėshtė "e jona", dhe e ndarė "nga ata".
Pėrmes shkrimit tė tij, Kadare ka arritur tė krijoj njė lloj klime lufte. Kėtu ėshtė argumentuar se si pėrmes shkrimeve politike, tė cilat pėrbėjnė elemente mitologjike, historike dhe fetare, ėshtė plotėsisht e mundur tė demonizohet njė besim fetar, e te mbiēmohet tjetri. Kjo trajtesė tregon se situata e sotme e ndėrlidhur me mitologji dhe histori mund tė shfrytėzohet pėr qėllime retorike.
Nė njė botė me njė rritje tė fuqishme demografike dhe, me shpėrngulje e lėvizje tė mėdha tė njerėzve nga secili cep i botės, nuk mund tė ėndėrrohet qė kulturat dhe religjionet tė mbesin tė mbyllura tek territoret e tyre tė kufizuara. Nė vend tė kėsaj religjioni, gjithnjė e mė shumė, ėshtė duke "u transportuar" jashtė kufijve nacional. Kjo do tė thotė se popujt, kulturat dhe religjioni nuk janė tė ndara e tė izoluara nė "evropian dhe joevropian", nė "mysliman dhe katolik", apo "orient dhe oksident". Nė tė kundėrtėn, tė gjitha kėto sė bashku, zhvillohen nė vend tė njėjtė e nė kohė tė njėjtė.
Ky fakt kokėfortė rritė kėrkesėn pėr njė pėrdorim mė tė nuansuar, mė tė kujdesshėm dhe mė tė saktė tė shprehjes "fe" dhe "religjion". E pra, ne duhet tė mėsohemi qė ta trajtojmė religjionin vetėm si religjion, e jo si instrument e qėllim politik. Ta pėrziesh politikėn dhe religjionin ėshtė sikurse tė dėshirosh qė nė hapėsirat shqiptare tė importosh situatėn tragjike politike tė popullit palestinez dhe tė popullit izraelit. Religioni nuk duhet tė pėrdoret pėr tė legjitimuar veprimet ideologjike dhe politike.
Shkrimi nxjerrė “argumente” njėfetare dhe modele sqaruese pėr tė arsyetuar ndėrtimin e publikut me bindje pėr njė identitet tė pastėr "evropian". Ėshtė vendimtare qė nė tė gjitha rastet e debateve publike tė tentohet qė tė kuptohet tė mirėsqarohet se kur njeriu flet pėr politikėn dhe kur pėr religjionin. Bashkpėrzierja joprofesionale e kulturės, religjionit dhe politikės pėrdoret nga Kadareja nė mėnyrė demagogjike dhe ndėrton njė publik me plot paragjyk dhe stereotipe mbi kulturat dhe popujt tjerė "joevropian".
Kadare, mjerisht, mjerisht shumė, pėrzien politikėn dhe religjionin nė atė mėnyrė sa qė lexuesit mund tė nxiten tė besojnė nė atė se, lufta e shqiptarėve pėr pavarėsi kombėtare, ekonomike e politike, para sė gjithash, ishte dhe ėshtė religjioze.
Problemi shqiptar, para se gjithash, ėshtė problem politik, i cili edhe duhet tė analizohet politikisht dhe duhet tė zgjidhet me mjete ndikuese politike e assesi fetare. Tė shndėrrosh njė konflikt politik nė konflikt religjioz, donė tė thotė se "duhet gjetur" fajtorin tek katolicizmi, islamizmi apo hebreizmi. E, kėsaj i thonė propagandė politike. Por, roli i religjionit ėshtė tė krijoj paqe, tė kėrkoj vetėkritikė dhe dialog me njeri tjetrin, e kjo, me qėllim qė kundėrshtimet tė mos pėrdoren si ushqim pėr tė krijuar urrejtje ndėrnjerėzore.

Tė ndalosh rritjen e islamofobisė dhe antisemitizmit nė hapėsirėn publike shqiptare, do tė thotė qė tė gjithė tė jemi vetėkritik dhe tė pėrgjegjshėm. E kjo, pikė se pari, do tė thotė qė tė heqėsh dorė nga pėrdorimi i gjuhės sė ashpėr nė hapėsirėn publike; gjuhė qė mund tė krijoj dhe pėrforcoj fotografi stereotipe ndaj popujve me identitete e kultura tė "dyshe".
FUND

PS:
Gjuha, fotografia dhe kallashnikovi janė armė tė fuqishme, andaj, tė dashur gjeni tė letrave, e ju gazetarė, kujdes, mos luani e mos i keqpėrdorni ato. Mos vrisni!

Kontakto autorin: gezim@mekuli.com
www.mekulipress.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Analizė e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" tė Ismail Kadaresė (I) (2008-09-24 09:45:57 nga admin4)
[ Opinione ] Ethet e tėrbuara nė njė "analizė politike" (2008-08-17 13:25:33 nga admin1)
[ Opinione ] ANALIZĖ REALE E GJENDJES POLITIKE (2008-02-24 07:33:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] ANALIZĖ E GJENDJES TĖ SIGURISĖ (2008-02-05 11:38:07 nga admin4)
[ Opinione ] Analizė nga Akad. Stavileci (2007-09-24 15:44:34 nga admin1)
[ Kultura ] Nė vend tė njė analize shkencore:Njė shekull iku nga vdekja e enciklopedisė shqiptare (2007-08-27 17:30:27 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Reuters analize per statusin e Kosoves: Bush do caktoje se shpejti daten (2007-06-16 05:39:09 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Copėtimi i territorit tė Kosovės ėshtė ende njė nga alternativat- thotė njė analizė e Reutersit (2007-04-13 12:07:05 nga admin1)
[ Opinione ] «Rruga» e Shqipėrisė Natyrale (Analizė nga Koco Danaj) (2006-12-09 07:39:16 nga Faik Smajli)
[ Opinione ] Patologjia e migrimit tė shqiptarėve nga pikėpamja e psikoanalizės (2006-11-01 13:04:15 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster