Kryetari i Republikės sė Shqipėrisė, z. Bamir Topi dhe delegacioni e tij prej rreth 100 vetash, e vizituan Kosovėn mu nė prag tė pavarėsisė sė Kosovės, dhe siē thoshin disa mendjelehtė nga Prishtina: erdhi Topi t“na e sjellė pavarėsinė, Pavarėsinė e plotė tė Kosovės nuk e sjellė Topi as Mbretėresha, por e sjellė vetėm lufta heroike e popullit shqiptar! Kėshtu, thoshin mendjelehtėt edhe kur presidenti Bush e vizitoi Tiranėn.
Por, u pa qartė si e solli pavarėsinė me Paketėn e Ahtisarit, i fuqishmi i botės!..., e cila zėvendėson protektoratin e UNMIK me protektorat te EUMIK dhe qė len nė fuqi Rezolutėn 1244, e cila Kosovėn e mban nėn sovranitetin e Serbisė.
Z. Bamir Topi, posa arriti nė Prishtinė, ende pa i rregulluar mirė valixhet, shkoi tek varrezat e Velanisė dhe vizitoi varrin e presidentit tė Kosovės z. Ibrahim Rugova; vallė a nuk do tė ishte sjellje mė e ndershme dhe mė atdhetare qė ai sė pari tė shkonte tek varrezat e Prekazit, ku pushon trupi i komandantit legjendar Adem Jashari dhe i familjes sė Jasharėve.
Por, u pa qartė si e solli pavarėsinė me Paketėn e Ahtisarit, i fuqishmi i botės!..., e cila zėvendėson protektoratin e UNMIK me protektorat te EUMIK dhe qė len nė fuqi Rezolutėn 1244, e cila Kosovėn e mban nėn sovranitetin e Serbisė.
Z. Bamir Topi, posa arriti nė Prishtinė, ende pa i rregulluar mirė valixhet, shkoi tek varrezat e Velanisė dhe vizitoi varrin e presidentit tė Kosovės z. Ibrahim Rugova; vallė a nuk do tė ishte sjellje mė e ndershme dhe mė atdhetare qė ai sė pari tė shkonte tek varrezat e Prekazit, ku pushon trupi i komandantit legjendar Adem Jashari dhe i familjes sė Jasharėve.
Por, jo! Ai, sė pari u pėrul para Ibrahim Rugovės sikur Ibrahim Rugova, tė ishte ai qė ka sakrifikuar mė shumė se komandanti ynė dhe familja e tij pėr Kosovėn, sikur Ibrahim Rugova tė kishte qenė shpėtimtari i Kosovės, sikur ai ta kishte hapur frontin e luftės ēlirimtare dhe qė pastaj ta kishte ēliruar Kosovėn; e jo e famshmja UĒK.
Z. Topi u prit me nderime tė larta nga homologu i tij, dhe njėherit miku i tij i vjetėr, idemokracisė, sė makinacioneve mė dredharake qė njeh historia e kėtij vendi, kryetari i LDK-sė njėherit edhe kryetari i Kosovės z. Fatmir Sejdiu.
Pėr z. Topi u organizua njė kuvend i jashtėzakonshėm, dhe ju dha rasti tė flet para deputetėve tė parlamentit tė Kosovės, ai nė kėtė fjalim asnjėherė nuk e pėrmendi Mr. Ukshin Hotin, nuk pėrmendi as Adem Jasharin dhe bile ai as nuk e pėrmendi as Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės UĒK-nė.
Bile, nuk e pėrmendi fare as nė Universitetin e Prishtinės ku edhe u dekorua me ēmimin Honoris Cauza, edhe pse nuk dihet asgjė, se ēfarė bėri z. Topi pėr popullin e Kosovės dhe si e meritoi kėtė ēmim; por, as me kėtė rast ceremonie, ai nuk i pėrmendi nė asnjė mėnyrė ēlirimtaret, por pėrmendi servilėt e pacifizmit tė cilėt nėn direktivat e Evropės, e vonuan aq shumė lirinė e Kosovės; si Ibrahim Rugovėn, Fehmi Aganin e disa tė tjerė
Harroi, z. B. Topi se pa luftėn heroike tė UĒK-sė, nuk do tė kishte mundėsi kurrė gjatė jetės sė tij qė ta vizitonte Prishtinėn, as tė merrte tituj kaq tė lartė shkencorė nė UP.
Por, kjo aspak nuk ishte e befasishme, sepse idealet e ēlirimtarėve tė vėrtetė, jua kallin datėn politikanėve servilė tė Tiranės, tė Prishtinės tė Tetovės dhe mė tej...
Kėtė ēmim prestigjioz e pat merituar me tė njėjtat merita tė mėdha si kryetari i tanishėm i Republikės sė Shqipėrisė, edhe kryetari i atėhershėm i ish-Jugosllavisė artificiale, gjakpirėsi i shqiptarėve, renegati Josip Broz Tito, tė cilit nė vitin 1978 iu pat dhėnė ēmimi, Honoris Cauza po nga ky Universitet i Prishtinės, nga ku renegati Tito shqiptarėve iu thoshte: "Ju nuk jeni shqiptarė, ju jeni kosovarė!".
Edhe atėherė e ka pasur pėrgėzimin e z. Fatmir Sejdiu, ish-aktivistit tė LKJ-sė, i riu, qė ia dorėzoi stafetėn atij xhelati tė kombit shqiptar.
Kryetari i Republikės sė Shqipėrisė duhet me qenė pėrfaqėsues i denjė i popullit dhe mbrojtės i preambulės sė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė ku thuhet: "....me aspiratėn shekullore pėr identitet dhe bashkim kombėtar..." dhe se presidenti ėshtė dhe duhet tė jetė garantues i aktit mė tė lartė juridik tė njė shteti, qė ėshtė bibla dhe kurani i kombit shqiptar, tė kėsaj Kushtetute tė Republikės sė Shqipėrisė, e cila ėshtė votuar nga sovrani popull (fillimisht) dhe pastaj edhe nga Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė, nė vitin 1998, mbi bazėn e tė cilės edhe Z. Gafurr Adili (ish Kryetar i FBKSH-sė) nė vitin 2003 (kur e arrestuan nė Tiranė), nga gjykata shqiptare e Tiranės e fitoi pafajėsinė.
Ėshtė nė nderin e tij dhe obligim i presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė qė mbi bazėn e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė qė tė ftojė Kuvendin Mbarėkombėtar, Kėshilli Organizativ i tė cili tanimė, me nė krye Gjeneral Kudusi LAMA, ėshtė i organizuar dhe po bėnė pėrpjekjet pėr organizimin e Kuvendit Mbarėkombėtar, qė duhet tė mbahet me 10 qershor 2008, kur edhe duhet tė kremtojmė 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Shtrohet pyetja, pse asnjė politikan shqiptar dhe askosovar nuk e pėrmendin fare Mr. Ukshin Hotin?!
Mr. Ukshin Hoti, nga serbėt okupatorė, u zhduk qė nga viti 1999, nė atė kohė ai kishte mbaruar dėnimin prej 5 vitesh, ku u nxor nga burgu dhe qė nga ajo ditė asnjė gjurmė nuk din askush pėr fatin e intelektualit tonė tė madh shqiptar.
Kujtoj faktin qė Mr. Ukshin Hoti, gjatė mbrojtjes sė tij, nė gjykatėn e Prizrenit e pat akuzuar hapur Rugovėn dhe qeverinė e Bukoshit si shkaktarėt kryesorė pėr burgosjen sė tij.
Ai pat deklaruar: Pėr burgosjen time, fajtore janė dy qeveri, ajo nė Beograd dhe kjo nė Prishtinė, pastaj vijoi: - kur fillova tė kundėrshtoja politikėn e kreut tė LDK-sė, u burgosa.
Tani, ky fakt po vėrtetohet hapur sepse as pas luftės qė nga viti 1999; organet e pushtetit nė Kosovėn jo shtet, nuk u interesuan as interesohen deri sot kurrė pėr tė madhin atdhetar tė kombit shqiptar.
Jam e bindur se dikush mund tė di pėr fatin e tij, por tė gjithė kėta politikanė tė etur pėr pushtet e jo pėr shtet siē angazhohej me sinqeritet Mr. Ukshin Hoti, tani, po heshtin me qėllim tė caktuar.
Pse politikanėt kosovarė nuk thonė asgjė mė pėr fatin e tij, pse nuk e kėrkojnė me vendosmėri nga Serbia demokratike dhe aleatėt apo mė saktė padronėt e tyre UNMIK-u, KFOR-i se: ku gjendet Mr.Ukshin Hoti?! Nga kjo mund tė krijohet dyshimi i bazuar nė fakte se: mos ka dikush gisht nė zhdukjen e tij?!
Z. Bamir Topi provoi tė mashtronte popullin e Kosovės, kur tha : ne, qeveria e Tiranės, do ta njohim tė parėt si president, qeveri, shtet etj, - pavarėsinė e Kosovės!!!
Jo, more politikan harrestar!
Kjo daton nga fillimviti 1981 kur i madhi Enver Hoxha ka shkruar nė gazetėn e organit tė PPSH-sė, Zėri i Popullit, artikullin Kėrkesa pėr Kosovėn republikė, ėshtė kėrkesė e drejtė i mė 8 Prill 1981, pastaj, botėrisht e ka njohur parlamenti shqiptar nė kohėn kur nė pushtet ishte Ramiz Alia, nė fillim tė viteve 90-ta. Pra, menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, mė 1990. .
Tani, ju vetėm sa po pėrpiqeni ta mashtroni popullin paturpėsisht, si e tėrė elita politike shqipfolėse; sepse, kjo nė fakt kjo nuk ėshtė pavarėsi, por ėshtė njė autonomi substanciale e mbėrthyer nė PAKETA, e direktiva tė huaja, si ajo e Ahtisarit.
Ju, gaboheni rėndė kur veproni sipas kutit: pėr ta pranuar atė gjysmė Shqipėri nė NATO dhe EU e sakrifikuat Kosovėn dhe trojet tjera shqiptare, duke e pėrkrahur Grupin famėkeq tė Unitetit, tė cilėt vetėm me trup janė nė Kosovė, kurse me mendje e zemra nė jetojnė nė Beograd dhe Bruksel.
Jo, more zotėrinj!
Gaboheni rėndė kur mendoni se populli i Kosovės i cili doli nė zgjedhjet e fundit vetėm 38%, do ta hajė edhe kėsaj radhe mashtrimin si nė kohėn e titistėve, kur qe fjala pėr heqjen e autonomisė sė vitit 1974, pra tė themi - populli ynė kurrė nuk e hanė siē thotė njė fjalė popullore: sapunin pėr djathė!
Ju, politikanė vizionarė Kosovėn dhe trojet tjera shqiptare i keni qitur nė ANKAND tek shtetet ballkanike dhe evropiane!
...Por, dijeni mirė se kėshtu nuk do t“ju shkon gjatė "kungulli mbi ujė"!
Ju ore tė uruar, nuk po e dini dot: as kur do ta shpallni kėtė lloj "pavarėsie" e mbytur me mashtrime tė huaja politike, kurse unė fort mirė e di se ēka krijohet, as kur po shpallni kėtė lloj "pavarėsie me mashtrime tė huaja politike, kurse unė fort mirė e di se ēka krijohet, pas kėsaj tullumbaceje nė erė...
Kjo qė po provohet tė krijohet mbi bazėn e jo atdhetarizmit e tė sinqeritetit kombėtar shqiptar, ajo teori ėshtė e destinuar tė dėshtojė!
Tė gjitha ato teori politike reaksionare me " fitore historike" deri mė tani kanė dėshtuar dhe do tė dėshtojnė me turp, nga i fuqishmi uragan, nga sovrani popull!
Zvicėr, 25 Janar 2008 |