| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » FANATIKĖT E SULMOJNĖ KOT ATDHETARIN BEQIR ELSHANI! |
| Postuar mė datėn: 2007-12-23 07:22:16 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
REAGIM
Me keqardhje ju njoftoj se pėr shkak tė shkrimit tė autorit Beqir Elshani nė Art-cafe - dritare e re shqiptare, siē mė njoftoi kėto ditė nė postėn e tij elektronike i vijnė disa kėrcėnime qyqare, tė cilat i shndėrrojnė nė figura tallėse me anėn e stilit tė shkronjės Wingdings". Ata qė inatosen ndaj shkrimit tė publicistit tė spikatur dhe guximtar, Beqir Elshani, jo qė nuk janė shqiptarė, por as besimtarė tė fesė nuk janė. Po kėta qyqarė mjerueshėm po i sulmojnė edhe ilustrimet e tija me motive tė traditės shqiptare!!! |
|
Shkruan: Fadil Shyti
Unė i kam lexuar kurdoherė me kujdes shkrimet e tij; asnjėherė nuk kam vėrejtur qė me as mė tė voglėn tendencė, Beqiri i nderuar tė ketė sulmuar asnjė fe, por kurdoherė ishte, ėshtė dhe besoj deri nė fund do tė jetė sfidues i sė kėqijave: okupatorėve sllavo-barbarė dhe i tradhtive qė sahanlėpirėsit shqipfolės po na pėrcjellin nė shekuj!
Beqir Elshani, ishte, ėshtė dhe do tė jetė mbrojtės i atdheut ashtu si kėshtjellarėt nė mbrojtjen e kalasė sė Krujės me ato shigjetat vdekjeprurėse dhe tmerruese pėr armiqtė dhe qyqarėt, pena e tij dje, sot dhe nesėr atė mision fisnik dhe heroik e ka! Atdhetari Beqir Elshani, shkruan dhe pikturon pa frikė pėr atdheun dhe kombin shqiptar pėr ēlirim nga kolonizimi sllav e grek dhe pėr ribashkimin e tij natyror tė Shqipėrisė Etnike.
Habitem shumė, pse ju pengon autori mendjendritur kur kėrkon me tė drejtė qė: shqiptari t“i lutet zotit shqip, ashtu siē lutet ēdo popull nėpėr botė pėr mirėqenien e vendit tė tij? Njė hoxhė pėrparimtar, (emri i tij nuk mė kujtohet) pikėrisht pėr kėtė pat deklaruar se pagėzimi i fėmijėve mund tė bėhet nė gjuhėn e ēdo populli, me rėndėsi ėshtė qė emri tė ketė kuptim natyror dhe kombėtar. Poezia e botės islame nuk duhet tė merret me hakmarrje politike, siē e lexova kėrcėnimin tuaj nė art-cafe: Synimi ynė ėshtė qė pėrmes poezisė se pastėr islame tė ndikojmė nė literaturėn shqipe qė tė pastrohet nga servilizmat e komunizmit dhe ideologjive tjera majtiste e djathtiste qė i servohen tė riut shqiptar pėr ēdo ditė nėpėr shkolla fillore, tė mesme dhe fakultete.
Tani shtroj pyetjen:
A nuk do tė ishte mė mirė qė ju tė krijoni poezi fetare pėr bashkimin e gjithė shqiptarėve nė luftė kundėr dhunės sė egėr sllavoserbomaqedonase, dhe jo luftė kundėr rrymave politike?! Sot, shqiptarėt nuk mendojnė as nuk po shkruajnė pėr rikthimin e komunizmit, por vetėm pėr Ēlirimin dhe Ribashkimin e Tokave Shqiptare? Pavarėsisht, se ka njerėz me kėto bindje, ata po tregohen tė zgjuar sa tė mos merren sot me "lukse" politike, ashtu si po ia lejojnė vetes disa tė tjerė aventurierė tė gjorė, duke e mbjellė farėn e urrejtjes dhe tė pėrēarjes brenda kombit dhe shtetit tonė tė copėtuar egėrsisht nga planet e huaja kolonialiste.
Sa i pėrket kėrcėnimit tendencioz tė Olsit, i cili i referohet autorit qė ta ndėrrojė emrin do tė shtoja qė nėse ai apo cilido shqiptar e ndėrron emrin vetjak nė gjuhėn amtare shqipe nuk ėshtė tragjike. Tragjike ėshtė nėse shqiptari pėr hir tė karrierizmit komercial emrin e ndėrron nė gjuhėn e huaj, siē janė turke, greke, sllave, italiane, indiane etj. - Prandaj, jam i bindur se sa mė shumė qė e urrejnė vėllain tonė atdhetar, fetarėt fanatikė aq mė shumė e kuptoj fundamentalizmin e tyre.
Beqir Elshani ėshtė ai qė ka shkruar kundėr ndėrtimit tė kryqit tė lartė ortodoks nė Shkup, i cili ėshtė ndėrtuar pėr inat tė shqiptarėve myslimanė. Ėshtė i njėjti autor qė ka shkruar kundėr ndėrtimit tė katedrales nė vend tė gjimnazit Xhevdet Doda nė Prishtinė. Me "ndėrtime" tė tilla tendencioze nuk pajtohem as unė! Neve na duhen mė shumė se kurrė tė ndėrtojmė shkolla, spitale, ēerdhe e parqe pėr kalamajtė, halla sportive pėr rininė e tė tjera qė e ēojnė pėrpara shoqėrinė tonė tė lodhur nga varfėria e tejskajshme e jo tė merremi me ndėrtime luksesh, pėr botėn e amshimit! Ta rregullojmė njėherė botėn nė tė cilėn po e shijojmė si vendet e pėrparuara e pastaj shohim e bėjmė; pėr botėn e amshimit nuk na bėhet kurrė vonė!
Kujtoj kėtu faktin qė derisa nė vendet tjera edhe nėn ura e tunele e kanė instaluar elektrikun, madje edhe pėrbri varrezave, tek ne nuk po ka dritė elektrike me rregull as nė odat e bibliotekat tona, tė cilat dikur para 30 vjetėsh kishte me bollėk, pothuaj kudo nė Shqipėrinė londineze, gjegjėsisht edhe nė Kosovėn e Shqipėrisė.
Siē mė njoftoi vėllai i idealeve Beqiri, u befasova pėr tė mirė kur mė tha: "shikuar nė vėshtrimin kritik, mė shumė kundėrshtime fanatikė mė vijnė nga ana shqiptarėve myslimanė se nga ana e shqiptarėve tė krishterė, dhe vijoi derisa fanatikėt myslimanė mė sulmojnė pėr shkrimet e mia, njė poet maqedonas i fesė ka pėrkrahur shkrimin tim Kryqi i lartė - bukuria qė vret.
Kjo pikturė e Beqir Elshanit flet mė shumė
A nuk ėshtė kjo mrekulli e ideve pėrparimtare apo jo?!
E kam vėrejtur me kohė qė fanatikėt shkojnė edhe mė larg, ata nuk duan t“i analizojnė rrethanat e shkrimeve se pėr cilat kohė flitet. Nė shkrimin e tij, autori" i damkosur" ka theksuar se: "derisa babai im librat fetare i lexonte pa frikė nė ish-Jugosllavinė Socialiste, unė veprat e Adem Demaēit, Jusuf Gėrvallės, Titistėt e Enver Hoxhės dhe gazetėn e LPK Zėri i Kosovės duhej ti lexoja fshehtas pa mė parė askush". Duket qartė qė autori shkruan pėr kohėn e shovinizmit tė egėr jugosllav, kur librat e lartpėrmendur ishin rreptėsishtė tė ndaluara dhe mund tė dėnoheshin deri nė 10 vjet burg, nė kohėn kur moshatarėt e tij nė Shqipėri kėndonin kėngėt e partisė. Njė vendės shqiptar mė tha se nė kohėn e ish-Jugosllavisė gazeta e LPK-sė Zėri i Kosovės dhe Titistėt e Enver Hoxhės kanė qenė zjarr, po e prekje ti digjte duart!
Publicisti, piktori dhe shkrimtari, Beqir Elshani me profesion ėshtė bibliotekar, vėrtetė jam mahnitur kur mė ka thėnė: jam njė ndėr tė parėt qė babait tim ia kam blerė Kuranin tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Bashkėsia Islame e Kosovės nė Prishtinė. Kur e pyeta pse e bėre kėtė; mė tha e bėra kėtė, sepse e vlerėsoj lart diturinė pavarėsisht nga cila fe vjen ajo! Nė fondin e Bibliotekės Shkencore Ballkani nė Therandė ku Beqir Elshani ka punuar, nė gjendeshin Bibla dhe Kurani, serboēetnikėt gjatė luftės nė Kosovė e shkrumbuan.
Vėrtetė, kjo na bėnė tė ndihemi keq; kur njerėz tė tillė tė diturisė; tė pushkės dhe tė penės, ata/ato, qė pėrpiqen gjithēka prej vetes sė tyre t“ia japin kombit dhe shtetit shqiptar, anatemohen, fyhen dhe nuk vlerėsohen drejt!
Suedi, 22.12.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|