| » Opcionet për artikullin |
|
TIRANE-PRISHTINE, 2 shtator 2008
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare i ka ardhur nė ndihmė simotrės sė saj kosovare gjatė 24 orėve tė fundit, duke eksportuar njė sasi energjie. KEK-u i Kosovės njoftoi dje se njė nga blloqet e termocentraleve tė saj ėshtė stakuar dhe iu ėshtė nėnshtruar riparimeve, tė cilat pritet tė vazhdojnė edhe pėr 24 orė tė tjera. Sipas njoftimeve nga Prishtina, ky stakim ka shkaktuar njė kolaps gati tė plotė tė sistemit energjetik tė Kosovės, nė njė periudhė tepėr tė vėshtirė tė tij.
I gjithė vendi po furnizohet tani vetėm me 270 megavat fuqi tė bllokut tė dytė Kosova B, qė mund tė mbulojė vetėm njė tė tretėn e kėrkesės pėr konsum. Si rezultat, janė shtuar orėt e territ, deri nė pesė orė nė ditė. Nė kėtė kuadėr, nė bazė edhe tė kontratave dypalėshe tė bashkėpunimit midis KESH dhe KEK, kompania shqiptare ka filluar tė transmetojė energji me njė fuqi prej 50 megavatėsh drejt Kosovės, pėr ta ndihmuar atė tė pėrballojė gjendjen e rėndė. Zyrtarė tė Energjetikės nė Prishtinė kanė deklaruar se pritet qė situata tė pėrmirėsohet ndjeshėm brenda 48 orėve, me hyrjen nė punė edhe tė njėrit prej blloqeve tė termocentralit Kosova A, me kapacitet prej 130 megavatėsh.
Kjo sasi energjie, qė Korporata Elektroenergjetike Shqiptare i jep KEK-ut kosovar, pritet tė kthehet nė formė energjie nė njė moment mė tė favorshėm pėr sistemin energjetik nė Kosovė, ose do tė paguhet nė formė importi.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb) |
|