Ibrahim Galimuna
Lindi ne Prishtinė, mė 03.04.1929, vdiq mė 22. 02. 05 dhe u varros me nderime, mė 23. 02. 2005 ne varrezat e pergjithshme ne Prishtine. Lindi ne nje familje me pėrmasa te medhaja kombėtare. Gjyshi i tij, Ibrahim Galimuna ishte Kryemiftiu i Prishtines ne kohen e Lidhjes se Prizrenit, kurse babai i tij, Sadik Galimuna, shkriu tėrė pasurinė e tij pėr Shqiperi etnike, sepse tradicionalisht, ne familjen e tij mbrohej deviza: "Pa Kosovė e pa Ēamėri, nuk ka Shqiperi"!
Kjo dallge e madhe, Ibrahimin, apo sic e therrisin te gjithe Ibushin e pėrcolli deri ne fund tė jetės. Ai ishte njė atdhetar i zjarrtė, trim e sypatrembur, duke bėrė dhe sakrifica me pėrkushtim deri nė fund tė jetės trasoi rrugėn pėr realizimin e idealeve tė familjes sė tij rreth krijimit tė Shqipėrisė Etnike, pėr liri tė plotė e bashkim kombėtar.
Ne vitin 1952 ish-Jugosllavia e dėnon me 10 vjet burgim tė rėndė, (si pjesėmarrės aktiv nė radhėt e Grupit tė Partisė Nacional Demokratike Shqiptare tė Gjon Sereqit, i cili lindi dhe vdiq po pėr Shqipėrinė Etnike), kurse me1959 lirohet nga burgu.
Vitin e pare te burgimit e kreu ne Shkup, aty ku ndodhej patrioti dhe nacionalisti dibran, dr. Burhan Pasholli, pastaj kalon ne burgun e Nishit, ku vuanin dėnimet drakonike dhe shokėt e tij tė njė ideali:
Rexhep Abdullahu, kryetar i partisė ne fjalė, Rexhep Bunjaku, Rexhep Parteshi si dhe shume figura te shquara te nacionalizmit kosovar. Gjashtė muaj pas burgosjes sė tij, Zoti i dhuroi njė vajzė tė bukur si hana, me kėtė rast, shokėt e tij, vajzėn e tij tė dashur dhe tė porsa lindur e pagėzuan me emrin Afėrdita, qė ka kuptimin: dita e bashkimit kombėtar ofrohet!
Vdekja, Ibrahim Galimunen e gjen si anėtar i Kryesise qendrore me kryetar Rexhep Abdullahu,Skender Berishen si dhe me shoket tjere. Sot, Kryesia e Partise Nacional Demokratike Shqiptare nė Prishtine i bėri homazhe varrit te tij duke vendosur kurora lulesh mbi varr. Po sot ne ora 14, familjes sė tij, respektivisht, bashkėshortes sė tij besnike e trimėreshė,z-jės Sheriban, pėr angazhimin dhe pėrpjekjen e tij si aktivist i devotshėm i PND SH, iu dorėzua njė MIRENJOHJE.
TAKIMIMI IM I PARE DHE I FUNDIT ME ATDHETARIN E PANGOPUR PER LIRI E BASHKIM KOMBETAR, Z. GALIMUNA
Ishte 26 nėntori i virit 2001. Nė Prizrenin historik mbahej Kongresi i Parė i Lidhjes Shqiptare nė Botė. Nė mesin e mbi dymijė delegatėve ishte prezent dhe anėtari i Kryesisė sė P N D SH-sė, patrioti Ibrahim Galimuna. Pas mbylljes sė Seancės sė parė tė punimeve tė Kongresit,pra gjatė kohės sė pushimit, aty nė radhėn e parė, me sheshir (republikė) mbi kokė qėndronte ulur njė burrė i pashėm, shtatlartė dhe i buzėqeshur nė fytyrė. Porsa kalova pranė tij, ai papritmas mu drejtua: - Ju lutem mė tregoni, mos jeni nga Dibra?
- Po, iu pėrgjigja! Me siguri e njihni dr. Burhan Pashollin, e kam mik tė idealit, tė lutem kur tė shkosh ma qafo dhe bėri tė fala prej meje. Po, iu pėrgjigja do ta pėrshėndes, sepse dhe unė e kam mik shumė tė dashur. Mandej vazhdoi:
- Po djalin e mikut tim Shaban Jegenit-Lirimin, ekonomistin nga Dibra?!
Si jo-e njoh. Mandej vazhdoi:-Lirimi ėshtė dhėndri im, bashkėshorti i vajzės sime, Afėrditės.
Tė lutem ua pėrcjell pėrshėndetjet nga ana ime. Po, u pėrgjigja unė, me kėnaqėsi. Pastaj vazhdoi:-Sot, nė kėtė Kongres i shoh tė gjithė shqiptarėt anė e kėnd botės - tė bashkuar. Sot e shoh Shqipėrinė time tė bashkuar dhe etnike! Sot jam tepėr i gėzuar! Me kėto fjalė nė gojė u ndamė me atdhetarin tė paepur pėr liri e bashkim kombėtar, z. Ibrahim-Ibush Galimuna.
Mė vonė, pas takimin me dr. Burhanin dhe z. Lirim Jegeni mėsova mė hollėsisht se kush kish pasė qenė z. I. Galimuna.
Lavdi veprės atdhetare tė tij!
Dheu i Kosovės i qoftė i lehtė!
Shpirti i tij le ti prehet plot dritė!
Atdhetarėt si z. Ibrahim (Ibush) Galimuna nuk vdesin kurrė!
Pusho i qetė o bashkėshorti im, o baba, o gjysh dhe o mik i dashur!
Me dashuri e nderim tė pėrjetshėm: - bashkėshortja Sheribani, bija Afėrdita me bashkėshortin-Lirimin dhe nėnėn e tij-Bukurien, mbesat Dafina, Ilirida dhe nipi-Burimi.Mandej, djali i tij Agroni me tė shoqen, vajzat Vjollca e Arbėresha dhe nipi i tij Masar Muaharemi Krasniqi nga Zelandė tė Re, qė bashkėpunon me ishkongresistin-Dioguardin.
Malme-Suedi, 3 prill 08
Me shumė respekt,
familja Egriu |