| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Lebit Murtishi, Strugė
Sa tė afėrta mė bėhen kėto vargje tė poetit tė madh vlonjat, Ali Asllani, kur dėgjoj e shoh pranė ekranit televiziv, si shajnė e ulėrinjnė politikanė e ministra, policė e superpolicė, biznismenė e hajdutė, e kush jo tjetėr, tė gjithė nė njė tel rrahin, tė gjithė njė objekt kanė nė shėnjestėr :Lėvizjen Vetėvendosje dhe rininė shqiptare.
Ironi ose jo, kėshtu ka qenė edhe mė tetėdhjetė e njėshin, kėshtu ka qenė edhe mė herėt e mė vonė, kėshtu ka qenė edhe me paraqitjen e parė publike tė UĒK-sė. Gjithėnjė figura tė njejta karikatureske, qė nė emėr tė popullit, nė emėr tė votave (biles edhe nė emėr tė Zotit), thirreshin dhe thirren ish policė e ish oficerė tė ish Jugosllavisė, gazeta e televizione, zėdhėnės e zėdhėnėse bordelesh, si dhe tė gjithė servilėt e djeshėm dhe tė sotėm, me tė vetmin qėllim : errėsimin e tė sė vėrtetės, dhe mbrojtjen e interesave tė tyre poltike dhe materiale.
Nė kėto kohė « tė reja », sigurisht se dikush « ēuditet » se pse kėtij kori ulėritės u janė bashkuar edhe disa ish « figura » tė larta tė UĒK-sė !Ēudia bėhet edhe mė e madhe kur shkundet pak pluhuri i propogandės bizare, dhe e vėrteta detyrohet tė dal nė shesh dhe tė zhvesh lakuriq tė gjithė mashtruesit dhe manipulantėt me emrin e shenjtė tė UĒK-sė. Tė gjithė ata qė ishin futur si (pykat e Malokut) kolonė e pestė pėr tia zėnė frymėn luftės dhe nė fund (ashtu siē e bėnė) pėr tia djegur uniformėn dhe emblemėn nė emėr « tė lirisė » dhe paqės UĒK-sė, sot qėndrojnė lakuriq pėrpara popullit dhe atdheut, dhe kjo e vėrtetė e hidhur, ska si ti lėjė duarkryq « figurat e tilla politike ». Ata do tė veprojnė edhe mė ashpėrsisht, sepse pėr kėtė edhe paguhen dhe se pėr kėtė janė promovuar si « liderė » nė shpellat e Rambujesė.
Kush do tė besonte se Kosovės nuk i duhet mė ushtri, ngase atė do tė mbronte njė ushtri tjetėr aleate ? Ky skenar ishte pėrpunuar qė gjatė kohės sė luftės, kur edhe filluan tė shuhen njė nga njė zonat e luftės, sipas reēetave tė kush e di se kujt. Nuk e paragjykoj ndihmėn e ndėrkombėtarėve, por populli thotė se « miku ėshtė mik, deri sa nuk pėrzihet nė punėt e shtėpisė ». Prandaj, sėshtė ēudi qė sot janė mbushur ekranet televizive dhe faqet e gazetave, me surratė tė llojllojshėm qė thirren nė emėr tė luftės, nė emėr tė UĒK-sė, dhe sigurisht edhe nė emėr tė votave ( siē bėri Naim Maloku).
Pyetja ime e vetme me kėtė rast ėshtė : A ka pronarė Kosova pėrveē popullit? Unė kam besim tė thellė se kėta tellallxhinjė qė i thonė rinisė shqiptare : merr ētė tė japin se tė tjerat i dimė ne (zotėrit e Kosovės), jo vetėm se na pėrkujtojnė kohėt e errėta tė sinanhasanėve, por edhe kėta vet sikur vijnė nga e njeta periudhė e errrėt historike, qė kurrė mė nuk do tė pėrsėritet.
Lėvizja Vetėvendosje ėshtė shpėrthim e zemėrimit tė popullit shqiptar, ajo po ecė e sigurtė drejtė rrugės sė lirisė, ėshtė e ndėrgjegjėshme pėr barrėn e rėndė qė ka marr mbi supe, ėshtė e bindur se poppullin e ka me vehte, ashtu siē vepruan Jasharajt e lavdishėm nė vitet e 90-ta, pavarėisht se shaheshin dhe anatemoheshin nga barakat e turpit nė Prishtinė, si dorė e zgjatur e Serbisė.
Nė fund, populli shqiptar e pa me sytė e vet, se kush ishte dorė dhe kokė e zgjatur e Serbisė, kush derdhte gjak nė malet e Kosovės, e kush sodiste qetshėm nga sallonet e Beogradit ! Historia ėshtė kokėforte zotėrinjė, edhe tė vdekurit i qet para gjyqit. Ndersa manipulantėve me votėn e popuulit ua bėjė njė pyetje : Kush ishte nė rrugė tė drejtė, Adem Jashari me familje dhe njė grusht shokėsh, apo ata qė sorrollateshin kafeneve tė Prishtinės, duke pritur lirinė nga « qielli » ? Nė emėr dhe nė votėn e popullit mund tė thirren vetėm ata qė janė tė gatshėm qė tė vdesin pėr lirinė e tij, ashtu siē vepruan veprimtarėt e Lėvizjes Vetėvendosje, mė 10 shkurt 2007 nėpėr rrugėt e Prishtinės, dhe jo ata qė janė vėnė nė krye tė Kosovės, me ndihmėn e miqėve tė mjerė, si dikur Ahmet Zogolli !
|
|