Dr.Burhan Pasholli Anėtarėt e Kryesisė sė Shoqatės Qytetare Votra dibrane
Mė 13 shkurt 2008 mbushen plot katėr vjet nga dita kur pushoi sė rrahuri zemra e veteranit tė mjekėsisė, zemra e tė burgosurit shumėvjeēar politik dhe e atdhetarit tė paepur pėr liri e bashkim kombėtar, i cili me tėrė qenien e tij u vu nė shėrbim tė popullit tė vet tė shtypur shekuj me radhė nga tė huajt. Vdiq, njė vit mė pas, nga Dita historike e dibranėve, kur mė 2 mars 03, nė praninė e mijėra dibranėve dhe tė bashkėkombėsve tė tjerė tė ardhur nga tė gjitha viset shqiptare e nga Diaspora, nė Dibrėn legjendare u krye inaugurimi i Shtatores sė Skėnderbeut. Dr. Burhani, Kryetar i Komisionit pėr grumbullimin e ndihmave pėr ngritjen e Shtatores, pa tekst, iu drejtua mijėra pjesėmarrėsve nė atė manifestim madhėshtor, me kėto fjalė:
- Skėnderbeu ka qenė njė i burgosur politik nga pushteti maqedon, ndėrsa ne sot e lirojmė dhe e kthejmė nė Dibėr. Kjo ka qenė njė dėshirė e kahershme e dibranėve. Ai, sė bashku me aktivistė tė tjerė, ishte personi mė i angazhuar pėr sendėrtimin e asaj ngjarjeje, qė kaq vite ishte ėndėrr pėr gjithė shqiptarėt, sepse, njė pjesė tė madhe tė betejave triumfuese, Skėnderbeu i bėri pikėrisht nė kėto troje:
- Kėshtjellėn e Sfetigradit, Uranik e Dibėr tė Madhe.
LIRIA DHE BASHKIMI KOMBĖTAR MBI TE GJITHA
(I pari nė tė majtė: - Dr. Burhan Pasholli - nėnkryetar, Lutfi Marku, Shehat Marku -kryetar, Refik Ēiēe, Sinan Fishta, Atli Bellēishta, ulur:- Ibrahim Egriu, Fitim Cami - sekretar, Burhan Skikuli dhe Nefail Spahiu-gazetar.)
Qė nė moshė tė re, pėr shkak tė padrejtėsive qė kryente pushteti monist maqedon, u brumos me ide patriotike e revolucionare. Mė 1956,si student solid i Fakultetit tė mjekėsisė nė Shkup, burgoset si anėtarė i Organizatės Nacional Demokrate Shqiptare, sė bashku me studentė tė tjerė shqiptarė: - Remzi Pustina, Abdurrahim Taravari, Rifat Pasholli, Adnan Agai, Raif Maleziu, Abaz Dugagjini, etj. Kjo Organizatė ėshtė themeluar nė Prishtinė, mė 1951 qė nga koha kur ishte maturant nė gjimnazin e Prishtinės. Tė lart pėrmendurit themelojnė Degėn nė Maqedoni me nė krye Dr. Burhan Pashollin. Njė nga pikat programore tė N D SHsė ishte qė tė pėrmirėsohen gabimet historike tė Konferencės sė Londrės e tė themelohet Shqipėria me kufijtė e saj etnik. Tė nxisin luftėn e drejtpėrdrejt kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve nė Turqi, hapjen e shkollave shqipe nė tėrė vendin dhe lejimin me ligj tė pėrdorimit tė Flamurit tonė kombėtar. Pas zbulimit tė Organizatės nga organet e UDB, anėtarėt e saj u dėnuan me burgime drakoniane. Dr. Burhani u dėnua tetė vite burgim, tė cilėt i vuajti nėn shufrat e hekurta tė burgut famėkeq tė Idrizovės. Pas vuajtjes sė dėnimit, specializimin e Mjekėsisė sė Pėrgjithshme e kreu nė Prishtinė.
Tė dhėna nga gazetari, Nefail Spahiu
TĖRĖ JETĖS I QĖNDROI BESNIK TEORISĖ SĖ HIPOKRATIT.
AI ISHTE I AFĖRT DHE I DASHUR ME TĖ GJITHĖ.
I takoi Plejadės sė parė tė mjekėve tė specializuar dibranė dhe, pas Dr.Tonus Ballanca dhe Dr. Qeram Zllatku, ai veshi mantelin e bardhė dhe pėr mė se katėr dekada u vu nė ngritjen e cilėsisė sė mjekimit tė pėrgjithshėm, nė Dibėr e gjetkė. Si mjek specialist,tėrė pėrvojėn dhe aftėsitė e tij profesionale i vuri nė shėrbim tė njė rrėzimit.
Unė, sdo tia harroj kurrė ndihmesėn qė ia ofroi Nėnės sime tė ndjerė - Hamides, Dr. Burhani. Ajo vuante nga sėmundja e zemrės dhe rreth tridhjetė vjet tė jetės sė saj si vuri sytė nė gjumė dhe gati nė ēdo dy-tri ditė kėrkonte tė shkojė nė vizitė qė tė kurohet tk Dr. Burhani, i cili, jo vetėm qė i ofronte lloj - lloj ilaēe (barna), por edhe me fjalė tė mira, ai i shėronte tė sėmurėt. Gjithmonė i rridhte mjaltė prej goje dhe, pas ēdo vizite, ajo ndjente nė shpirt lehtėsi dhe shpresė pėr shpėtim.
Gjatė ēdo vizite, ulej pranė tij dhe zhvillonin bisedėn sė bashku:
Hė, nėna e Imit, si tė kemi ? - Ajo, para se ti tregojė pėr sėmurjen e pyeste me radhė Dr.Burhanin, pėr shėndetin familjar, pėr nėnėn e tij, qė e kishte dhe tė vetėn, pėr farefisin, ashtu siē e kishin zakon tė moshuarit. Dr. Burhani ndjente kėnaqėsi e i pėrgjigjej:
Ti je e bija e Xheladin Strazimirit,dardha bie nėn dardhė, ndaj dhe unė, ashtu si pėr gjithė pacientėt tjerė, kujdesem dhe pėr shėndetin Tuaj. Asaj i vinte mirė kur i dėgjonte fjalėt e tij, plot nderim e respekt. Pas ndarjes me Dr. Burhanin, mė drejtohej mua: O bir, e din, sa shkoj tek Dr. Burhani, akoma pa i pi ilaēet -ndjehem mė mirė!
Se harroj kurrė janarin e vitit 75, ditėn kur Nėna ime shumė e dashur ndėrroi jetė. Ishte tepėr e sėmurė. E mbajta nė shpinė dhe shpejt e shpejt e dėrgova nė Spital. Pas disa minutash, doli Dr. Burhani, mu drejtua e mė tha:-Imi, nuk do ta sjellėsh mė Nėnėn kėtu nė Spital !-Tė rroni ju dhe fėmijėt ! -Nė pėrqafim me tė, qava, qava dhe qava me dėnesė (rėnkim tė thellė) !-Kėsi qėndrimi kishte dhe me pacientėt e tjerė, Dr. Burhan Pasholli, mjeku specialist me qėndrim dinjitoz, serioz dhe autoritativ nė mbarė Trevėn e Dibrės e gjetkė. Pėr tė fundit herė familjarisht u ulėm sė bashku nė njė tryezė me Dr. Burhanin e ndjerė dhe z-jėn Engjėllushe, nė dasmėn e djemve tė shokut tonė, poashtu tani tė ndjerė-Atli Piperku, mė 18 gusht02. Ai, na i kish ruajtur vendet dhe, atė ndeje, atė takim tė pėrzemėrt dhe bisedat e ngrohta me tė, do i rruaj si kujtim gjatė tėrė jetės sime.
Kėtu, nė Suedinė e largėt, me indinjim tė papėrshkruar morėm lajmin e hidhur pėr vdekjen e Dr. Burhan Pashollit, tė mikut tim shumė tė ēmuar, tė atdhetarit tė paepur pėr liri e bashkim kombėtar, tė mjekut specialist,i cili me korrektėsi e besnikėri iu pėrmbajt Teorisė sė Hipokratit: - Pacienti nė rend tė parė!
Porsa mė njoftuan pėr vdekjen e tij, menjėherė pėrmes linjės telefonike,ngushėllimet mė tė thella ia shfaqa bashkėshortes sė tij, pedagoges sė ēmuar e me pėrvojė, z-jės Engjėllushe dhe bijės sė tij, ish nxėnėses sime shumė tė zgjuar-Sihanės, me kėto fjalė:- Dr. Burhani do jetojė i gjallė nė zemrat e gjithė shqiptarėve pėr jetė tė jetėve! Humanizmi njerėzor, patriotizmi, zgjuarsia, sfidat dhe sakrificat e bėra tė tij pėr vatan, do jenė shėmbėlltyrė dhe udhėrrėfim pėr brezat e ardhshėm. Mburruni se ēfarė bashkėshort e ēfarė prindi keni pasur, ju z-nja Engjėllushe dhe fėmijėt: - Sihana, Jetlum dhe Arlinda, qė tė tre tė diplomuar-a me arsim sipėror. Dhimbjen e ndajmė sė bashku!
Malme-Suedi, shkurt*08 v.
Me dashuri e respekt tė pėrjetshėm,
Ibrahim Egriu me familje
Ēthotė simboli i rezistencės kosovare, z. Demaēi dhe veprimtari Meriman Braha pėr dr. Burhan Pasholli:
VĖLLA IBRAHIM! Faleminderit pėr shkrimin e mrekullueshėm qė kishe shkruar pėr vėllain tonė tė ndjerė BURHAN PASHOLLI.
Kam qenė krejt i vogėl, por e mbaj mend fort mirė atė burrė dukat, atė burrė pa shibla, atė atdhetar tė devotshėm.
Vėllai BURHAN NUK VDIQ. ai VETĖM NDĖRROI JETĖ, SEPSE PAS VETES LA VEPRĖN E PAHARRUESHME.
Adem Demaēi Tung! Adem Demaēi (FAXIMIL)
demaci@alb-net.com
I dashur mik Ibrahim!
Mesazhet tuaja kuptimplote gjithnjė i lexoj me endje. Je shume i kujdesshėm me shokėt dhe me figurat e njohura te ēėshtjes kombėtare. Mesazhin tėnd e pashe dhe njė kujdes pėr figurėn e ndritur dhe shume te respektuar te ēėshtjes kombėtare dhe te mjekėsisė shqiptare Dr. Burhan Pashollit.
Prof. M. Braha
Kontributi i tij i madh nuk mund te mbyllet vetėm ne rrethin e Dibrės heroike e as ne rrethin e shokėve dibrane. Ai i kalon kufijtė e njė treve dhe shtrihet ne tėrėsinė gjeografike dhe etnike shqiptare. Andaj me respekt dhe pietet nderohet kudo vepra e tij.
Te faleminderit pėr shkrimin dhe foton e dėrguar.
Te pėrshėndes ngrohtėsisht ty dhe familjen tende.
Shume te fala!
Meriman Braha - Koordinator pėr arsim dhe kulturė nė Kosovė.
merimanb@yahoo.com (FAXIMIL)
13.02.2008 |