DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ALBIN KURTI - SINONIM I VETĖVENDOSJES
Postuar mė datėn: 2007-03-24 05:11:49 nga admin4 :: Kategoria: Opinione
- Me rastin e 32 vjetorit tė lindjes -
”Kėtu ti duke hyrė dafinat lėri jashtė, mjerimi qė na pllakosi, Horac ta qajmė bashkė”. (Pjer Korneji)

Beqir Elshani

Lėvizja Vetėvendosje qė me mjete paqėsore, me banderola thyen prangat e varėsisė politike dhe ekonomike tė Kosovės shkon drejt lirisė dhe pavarėsisė. Prandaj njė pushtet qė mohon vetėvendosjen, do tė thotė se mungon liria dhe demokracia nė popull. Ishte populli shqiptar qė e pėrqafoi Lėvizjen Vetėvendosje, pa ndėrhyrjen a armiqve tė rrezikshėm pėr pavarėsinė e Kosovės. Njė i burgosur kroat, Marko Veselica, nė burgun e Lepoglaves sė bashku me revolucionarin, Adem Demaēi, kishte thėnė: "Po ta kishte njė rini tė tillė Kroacia qė nga viti 1971 ne do ta kishim shtetin tonė kroat, tė lirė e tė pavarur, se ju keni njė rini tė mrekullueshme qė nuk e ka ēdo kush, tė ngritur kombtarisht nė njė shkallė shumė tė lartė. Dashtė zoti qė ju shqiptarėt tė keni njė udhėheqėsi vėrtetė popullore qė do tė dijė tė orientojė dhe ta pėrdor drejtė kėtė faktor, qė ėshtė ndėr mė tė mirit nė Ballkan e Evropė." ("ZĖRI I KOSOVĖS" NR. 2/1996). Vlen tė pėrmendet me respekt ky mesazh i intelektualit kroat qė ia drejtonte popullit shqiptar, i cili njė kohė tė gjatė vuajti pėr njė udhėheqėsi tė vėrtetė popullore.

Udhėheqėsi i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, u nis drejt ēlirimit tė Kosovės nga pushtuesi mė i zi serb. Serbia ka marrė tė gjitha trajtat e kobshme tė fashizmit, dhe ato i ka zbatuar ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Fashizmi gjerman nuk ishte mė i keq ndaj popujve tė Ballkanit, sa ishte i keq fashizmi serb, ky i fundit ua kalon gjithė fashizmave nė Evropė dhe nė botė. Padyshim qė Kosova ishte flamurtare e shkatėrrimit tė ish-Jugosllavisė sė qeverisur nga udba famėkeqe serbe. Kjo ngjarje le tė jetė shembull nė botė, se njė shtet kolonialist i armatosur deri nė dhėmbė qė mundohet tė zhduk popujt tjerė vetėm pse nuk i pėrkasin gjuhės dhe prejardhjes sė pushtuesit, ėshtė e destinuar tė vetėvritet.

Albin Kurti shkoi edhe mė lart, duke parė shqiptarėt dhe boshnjakėt e masakruar nga fashizmi serb, kuptoi se forca e kėtij pėrbindėshi tė pangopur ishte diku nė Moskė dhe Athinė, falė gabimeve strategjike tė diplomacisė evropiane dhe ndėrkombėtare, por edhe burokracisė sė OKB-sė, e cila nė vend se tė njoh pavarėsinė e Kosovės, merret me rehabilitimin e Serbisė kriminale. Shumė para tė qarqeve shoviniste po derdhen nė drejtim tė diplomacisė serbe, nė mėnyrė qė Serbia ta rikolonizojė Kosovėn. Po e pėrkujtoj se njėri nga filozofėt e famshėm tė Tibetit, Paskia Pandita, thotė: "S“mund t“i japėsh flakė njė pylli tė madh po nuk tė ndihmoi era”. Prandaj, kėsaj radhe, le tė na falin diplomatėt evropianė dhe ndėrkombėtarė, dhe ta pranojnė gabimin qė me pėrkushtim e pėrkėdhelėn pushtuesin tonė me emrin Serbi. Po kjo OKB, kohėt e fundit, Serbisė, si protagoniste kriminale nė Evropė dhe nė botė, ia hoqi fajėsinė pėr gjenocidin ndaj popullit boshnjak. Nuk ka dyshim se kjo pėrulje ndaj Serbisė kriminale po ndodh pikėrisht pėr inat tė popullit shqiptar, sa pėr ta lejuar pėrzierjen e saj nė dėm tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, jo vetėm nė Prishtinė, por edhe nė Tiranė. Ndėrkohė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės po dėnohen luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nė vend se nė bankėn e tė akuzuarve pėr krime ndaj njerėzimit nė Bosnjė e Hercegovinė, nė Kroaci dhe nė Kosovė tė dalin kriminelėt serbė tė drejtuar nga Beogradi, po akuzohen ēlirimtarėt. Prandaj duke dėnuar ēlirimtarėt shqiptarė, Gjykata Ndėrkombėtare po e dėnon ndėrhyrjen e forcave tė NATO-s dhe OKB-sė nė Kosovė. Duke parė ish-kryeministrin e Kosovės, Ramush Haradinaj, nė bankėn e tė akuzuarve pėr krime, kam parasysh se po e shoh kryengritėsin zviceran, Vilhelm Telin, gjithashtu duke parė udhėheqėsin Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, kam parasysh se po dėnohet oficeri francez, Alfred Drajfus. Dihet qė Serbia llomotit fjalorin e llamarinave beogradase, kinse me pavarėsinė e Kosovės po bėhet Shqiperia e Madhe. Ky blof serbosllav ėshtė bėrė traditė e shovinizmit serb, me anėn e sė cilės bėn shantazh sa pėr tė mashtruar opinionin ndėrkombėtar. Me kėtė vėrtetohet se Akademia e Arteve dhe Shkencave tė Serbisė zbaton gėnjeshtrėn, prandaj publicistika e tyre merret me mashtrime dhe trillime nė dėm tė shqiptarėve.

Duket qartė, qė Albini me kohė kundėrshtoi negociatat para se Kosova tė bėhet shtet sovran, dhe para se Serbia tė kėrkojė falje ndėrkombėtare, por edhe tė dėnohet, ashtu siē u dėnua Gjermania e madhe po aq edhe e fuqishme pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nuk ka mė bukur se tė bėhesh shtet, pastaj shko dhe bėj negociata gjithė ditėn me Serbinė fqinje, qė ka interesa tė ndėrsjella, do tė thoshte populli i shumėvuajtur shqiptar. Ngjarja e pushtetarėve shqiptarė si nė Prishtinė, ashtu edhe nė Tiranė mė kujton dramėn ”Horaci” tė Pjer Kornejit, kur Sabina i drejtohet burrit: ”Kėtu ti duke hyrė dafinat lėri jashtė, mjerimi qė na pllakosi, Horac ta qajmė bashkė”. Prandaj, me tė drejtė mund tė shkruaj se Albin Kurti me simbolin e qėndresės, Adem Demaēin, nuk pranuan “dafinėn” e Qeverisė sė Kosovės, por qėndruan stoikė krah popullit shqiptar, qė nė mėnyrė tė tėrthortė po e pėrjeton shtypjen dhe shfrytėzimin e egėr serb. Kjo e fundit u pa me zbardhjen e agjenturės serbe, e cila me anėn e policėve rumunė tė Unmik-ut vrau dy dhe plagosi me dhjetėra protestues paqėsorė, vetėm pse kėrkonin Vetėvendosjen e popullit shqiptar. Sinonimi i Vetėvendosjes, Albin Kurti, kundėrshtoi Rezolutėn e OKB-sė 1244, qė Serbinė Fashiste lejon tė veprojė si tė dojė me Kosovėn, qė kishat e ndėrtuara nga dora e shqiptarit tė bėhen pronė e pakicės serbe, jo pėr qėllime fetare, por pėr qėllim tė rikolononizimit diplomatik tė Kosovės; kundėrshtoi qė populli shqiptar me 95% tė quhet komunitet krahas me pakicėn serbe dhe turke. Aferim, dy pushtuesit mė tė urryer tė popullit shqiptar, qė e sakatuan Shqiperinė Etnike: e mbrapsėn si nė fushėn e emancipimit, ashtu edhe nė fushėn ekonomike, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė jenė qiraxhinj nė trojet e veta stėrgjyshore, por edhe argat nė qytetet serbe dhe greke. Albinin e luti Qeveria e Kosovės qė krahas tyre tė bėhet ministėr me rrogė, por ai kundėrshtoi, sepse VETĖVENDOSJA e popullit shqiptar pėr tė ardhmen e tij ka nevojė pėr djem dhe vajza si Albin Kurti trim dhe Adem Demaēi me pėrvojė tė madhe revolucionare, po aq edhe tė pakėnaqėsisė diplomatike ndaj ēėshtjes shqiptare qė kurdoherė ka nevojė pėr mbėshtetjen e ligjshme drejt lirisė dhe bashkimit kombėtar.

Fill pas theqafjes sė kolonizatorit tė rrezikshėm serb nga Kosova, Albin Kurti u lirua prej burgut nė zgafellen e Serbisė mesjetare, qė me tė drejtė quhen burgje shqiptare. Ishin kėrkesat e pandėrprera tė popullit shqiptar dhe KĖSHILLIT PĖR MBROJTJEN E TĖ DREJTAVE E TĖ LIRIVE TĖ NJERIUT, qė kėrkuan lirimin e luftėtarėve tė lirisė; Ukshin Hoti, Albin Kurti, Nait Hasani dhe shumė shqiptarė tjerė tė burgosur. Qysh atėherė, kur trimoshėt e Kosovės vendosėn posterėt pėr lirimin e Albin Kurtit nga burgu serb, disa ushtarė tė KFOR-it i kishin hequr. Albini midis Serbisė i sfidoi armiqtė e tė gjitha kategorive, prandaj patjetėr me anėn e vetėvendosjes nė mėnyrė demokratike do tė zgjidhė fatin e Kosovės drejt ēlirimit dhe pavarėsisė. Fill pas kėsaj udhėheqėsia kundėrshqiptare e Serbisė do tė tronditet, dhe pas tyre do tė vendoset njė udhėheqėsi e re demokratike, qė do t’ia ketė lakmi gjithė populli shqiptar dhe pakica serbe.

Njė politikė tė ngjashme ka ndjekur edhe Jugosllavia titiste, e cila edhe pse bėnte reforma, Adem Demaēi me bashkėveprimtarė tjerė tė burgosur vazhdonin tė mbaheshin nė burg. Prandaj, edhe sot, pėrkundėr Pranverės Demokratike nė Evropė, udhėheqėsi i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, vazhdon tė mbahet nė burg, vetėm pse mbron vullnetin e popullit pėr vetėvendosjen e atdheut tė tij. Nuk ka asnjė dilemė se burgosja e Albini me shokė do tė thotė burgosje e mbarė popullit shqiptar. Nuk kam besuar se ligjet kundėrshqiptare tė Serbisė do tė mund tė prekin edhe nė Kosovėn nėn administrimin e Unmik-ut. Duket se pasardhėsit e diktatorit, Sllobodan Millosheviē, janė inatosur ndaj Lėvizjes Revolucionare Vetėvendosje, prandaj kėrkojnė qė biri i popullit shqiptar tė burgoset dhe tė dėnohet.

Njė kohė tė gjatė Qeveria e Kosovės kishte pritur se ē’do tė sjellė Plani e pėrfaqėsuesit tė OKB, Marti Ahtisarit. Planit i ndėrmjetėsuesit tė OKB-sė popullin shqiptar e “transformon” nė komunitet krahas pakicave tjera joshqiptare, e transformon me njė riprodhim tė gjuhės kosovare, dhe atė sa pėr ta larguar nga gjuha e mėmėdheut shqiptar tė djepit Ilirik. Fatkeqėsia nuk ka tė ndalur, sepse Kosova me 95% shqiptar jopushtues, por viktimė e pushtuesit serb, detyrohet tė ndėrrojė flamurin kombėtar pėr nder tė pakicės ardhacake nga Serbia dhe nga Turqia pushtuese. Kur ėshtė fjala pėr flamujt, kėtu gjėrat ndryshojnė: derisa flamuri shqiptar ėshtė mbrojtės i trojeve shqiptare, flamuri serb dhe ai turk janė simbole tė pushtuesit barbar, pushtues, tė cilėt njė kohė tė gjatė i kanė robėruar trojet shqiptare.

Udhėheqėsit tė Lėvizjes Vetėvendosje uroj Ditėlindjen dhe u trashėgoftė nė Kosovėn e lirė dhe tė Bashkuar me Shqiperinė Nėnė, sepse jemi bijė tė saj, kėshtu shkruajnė poetėt e lavdishėm tė Rilindjes Kombėtare! Ashtu si mbarė populli shqiptar kėrkoj lirimin dhe kthimin e Albinit nė gjirin e nėnės, sepse ajo e do mė shumė se shumė!

Suedi, 24 Mars 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Opinione ] ALBINI OSE MITI PĖR SIZIFIN (2008-05-10 12:24:28 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Avokatėt e Kosovės vepruan me dinjitet, profesionalizėm dhe pėrgjegjėsi etike, thotė Albin Kurti (2008-02-08 13:55:24 nga admin4)
[ English ] Trial against Albin Ku rti suspendedž (2008-02-08 01:05:38 nga admin4)
[ Opinione ] Gjykimi kundėr Albin Kurtit u suspendua (2008-02-08 01:02:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pezullohet procesi gjyqėsor ndaj Albin Kurtit (2008-02-07 10:23:50 nga admin4)
[ English ] The Fifth Session of the Trial against Albin Kurti (2008-02-06 09:38:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Seanca e pestė gjyqėsore kundėr Albin Kurtit (2008-02-06 08:46:40 nga admin4)
[ Opinione ] Ēėshtja e Kosovės nė prizmin e Albin Kurtit (2008-02-05 04:05:49 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjyqi e kthen Albin Kurtin nė burg (2008-01-30 12:08:08 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster