| » Opcionet për artikullin |
|
-E argumentuar nė librin e Nazif Saraēit "KOLOSĖT-Filozofi"-
Prof. Dr. Hulusi Hako,
Zevendes Kryetar i Keshillit Organizator te Kyvendit Mbareshqiptar
Me bindjen e vet se "Trimėria, sidomos sot, ėshtė tė japėsh ide", kolegu dhe intelektuali ynė tiranas (dibran), i zhytur me pasion nė botėn filozofike, thith dhe rrezaton njėherazi; pas disa botimeve, na vjen me shpėrthim idesh nė librin "KOLOSĖT- Filozofi"( Botimet TOENA, Tiranė, 2005, 275 faqe), tė cilat i lexon, nė se je libradashės, por, ndaj tė cilave, mandej, nuk mund tė rrish indiferent. Se truri njerėzor, thotė dhe autori, kjo dhunti e mrekullueshme, hyjnore, ėshtė si ajo masa e sfungjerit, qė, nė mėnyrė tė pashtershme lėngėzohet duke thithur dhe lėshon lėng duke "u shtrydhur".
Nuk po shpėrndahemi nė tėrė morinė e ideve, koncepteve, deduksioneve tė kėtij libri, as nė atė kėnd-vėshtrim origjinal, mund tė themi, tepėr objektiv e konstruktiv, tė vendit e rolit tė filozofisė, si mirėorientuese mendimit, (apo dhe tė vlerės fuksionale tepėr rrezatuese tė matematikės), as nė ide tė veēanta qė na duket se ngjallin diskutim. Se filozofia ėshtė e pashtershme, siē janė oqeanet dhe vetė Gjithėsia. Po ndalemi vetėm nė njė pikė, nė atė tė konceptit dhe adhurimit dinjitoz tė Zotit, qė ėshtė me kaq shumė interes dhe qė duhet projektuar e pėrhapur, nė qoftė se njerėzimi dėshiron t'i heqė disa pengesa lokomotivės sė historisė, tė cilat i ka krijuar nė shekujt kur s'ishte nė nivelin qė ėshtė sot.
1. "Njė Zot, njė njerėzim, njė mėnyrė adhurimi"!
Mė poshtė ky shkrim do tė jetė njė montazh i argumenteve tė autorit nė fjalė, duke vendosur nėpėr tė disa nyje lidhėse, rreth kėsaj ideje madhore. Themi se ia vlen tė vėmė nė fokus tė shkrimit tonė atė risi tė veēantė dhe tepėr konstruktive tė kėtij libri, atė mėnyrė tė re tė adhurimit tė Zotit qė ka argumentuar kolegu ynė i guximshėm dhe racional. Sepse, po e theksojmė qė nė fillim: Ky konceptim i ri i vetė Zotit dhe i raporteve tė besimtarėve me tė, po tė merret me vlerėn dhe rėndėsinė qė i takon, atėhere do tė kemi tė bėjmė me inicimin e njė Reforme tė Madhe, e njė Lėvizjeje Konstruktive dhe tė njė Kthese Rrėnjėsore nė jetėn e Njerėzimit. Se autori, pasi bėn leximin dhe zbėrthimin krijues, nga pozitat dhe niveli i sotėm njohės, raconal, tė disa korifejve tė mendimit filozofiko-shkencor, posaēėrisht atyre tė lashtėsisė greke (Talesi, Pitagora, Parmenidi, Arkimedi, Herakliti, Sofistėt, Platoni, Aristoteli, pėrfshi dhe Nitēen e kohėve moderne etj.), konkludon me bindjen dhe apelin se janė tė gjitha argumentet dhe motivet qė njerėzimi sot tė ketė njė koncept dhe vetėm njė mėnyrė adhurimi tė Zotit, tė
pėrbashkėt, tė pėrgithshėm, qė do tė ishte i pranueshėm jo vetėm nga pjesa besimtare e botės, por nga tė gjithė njerėzit pa pėrjashtim e dallim. Njė Zoti tė tillė, po, do tė ishin gati t'i "faleshin" tė gjithė, nga bariu deri tek akademiku, pėrfshi dhe milionat e ateistėve nė botė, qė e kanė sfiduar dhe e sfidojnė atė rėndshėm e me dinjitet, pėr atė imazh si ėshtė servirur, pėr ato shėmtime qė janė bėrė e bėhen nė emėr tė tij.
Nuk mund tė mos bėjnė jehonė ide tė tilla tė autorit se : "Njerėzit kanė nevojė pėr njė fe tė vetme, e cila do t'i bashkonte e jo pėr disa tė tilla, tė cilat u bėnė burim kontradiktash qė kur lindėn...Duhet shkuar dhe tentuar drejt asaj qė injoranca relative tė zvogėlohet, duke i afruar besimtarėt nė njė Zot sa mė tė prekshėm, sa mė tė qartė e tė shpjegueshėm, pėr ta bėrė,
kėshtu, jetėn sa mė tė vetėdijshme; njė jetė tė vėrtetė drejt sė cilės duhet tentuar..." (f. 27)
Ky zė i autorit tonė ėshtė dėshirė, kėrkesė dhe Apel i fuqishėm, tė paktėn, edhe nėpėr vetė botėn besimtare, e cila, sa vjen gjithėnjė e mė seriozisht, mė me kėmbėngulje, po e shtron problemin : "Pėr deri sa nė Qiell ėshtė njė dhe vetėm nė Zot, pse mos tė ketė dhe nė Tokė vetėm njė qėndrim, njė mėnyrė adhurimi tė Tij?!". Nė botėn tonė tė rritjes sė nivelit tė mendimit e pushtetit tė shkencės, tė globalizmit e integrimeve, tė lėvizjes sė lirė tė njerėzve e ideve, tė komunikimit dhe informacionit intensiv e tė shpejtė, tė sanksionimit tė tė drejtave njerėzore e afirmimit tė humanizmit e tė
demokracisė, dukuri kėto qė shkurtojnė distancat, lidhin dhe afrojnė shumė Planetin tonė, qasja "Njė Zot, njė njerėzim, njė adhurim", njė koncept e njė qėndrim ndaj Tij, po bėhet gjithėnjė e mė evidente, mė emergjente, mė imperative. Kjo ėshtė dhe gozhda e parė ku po ndeshet sharra e teologjive ekzistuese!
Janė duke u shtuar zėrat e njerėzve nė mbarė botėn, edhe midis besimtarėve, qė po zgjohen, po ndėrgjegjėsohen dhe po arsyetojnė edhe nė drejtimin : "E po, nga dolėn e pėrse duhen gjithė kėto mėnyra adhurimi tė hyjnores qė ka sajuar njerėzimi (alla-budisēe, alla-judaisēe, alla-ortodoksēe, alla-katolikēe, alla-islamēe, alla-bektashiane, alla-protenstanēe, alla-qindra sektesh e mėnyrash tė tjera tė panumėrta), qė kanė mbirė nėpėr botė e kanė depėrtuar edhe nė trojet tona amtare !? Ata e dinė mirė dhe po e pėrjetojnė se kjo larmi fetare, ky mozaik botėror i adhurimit hyjnor, nuk e ka bėrė botėn e jetėn mė tė bukur, veēse shumė tė pėrgjakshme, historikisht dhe aktualisht! Ėshtė e kuptueshme dhe e pranuershme prania e disa partive politike, po pse dhe e shumė besimeve, komuniteteve dhe sekteve fetare?
Gjithėnjė e mė fuqishėm po tingėllon deduksioni se parcelizimi aktual i konceptit dhe mėnyrave tė adhurimit tė Zotit nė Planetin tonė, ėshtė njė produkt tokėsor dhe vepėr e vetė njerėzve! Edhe larminė e praktikave fetare nė botė shumė njerėz e identifikojnė me larminė politike. Fare lehtė mund tė demonstrohet se tė gjitha ato janė thjesht tokėsore.
2. Laicizmi, njė parim jetik i demokracisė moderne.
Mirė se interesa tė ndryshme tė grupeve tė njerėzve kanė kushtėzuar lindjen e shumė politkave dhe partive nė Planet, po pse dhe tė shumė mėnyrave tė adhurimit tė Zotit? Kjo ėshtė njė nga pyetjet serioze qė do t'i vėjė gjithėnjė e mė nė pozitė predikuesit e feve. Po edhe vetė teologjitė e tė gjitha feve, tė mbėrthyera nė dogmat e tyre klasike, ka kohė qė ndjehen nė vėshtirėsi, gjithėnjė e mė shumė po vihen nė siklet para kėrkesave tė arsyes; ato bėjnė pėrpjekje tė ethėshme pėr tė zbutur konfliktin, pėr tė mos u thelluar hendeku me arsyen dhe shkencėn, por, mundėsisht, pėr tė konverguar, pėr t'i bėrė dogmat fetare ca mė tė pranueshme pėr arsyen njerėzore. Kjo ėshtė njė gozhdė tjetėr ku po ngec sharra e teologjisė.Tė themi, gozhda e dytė.
Platforma e parashtruar nė librin "Kolosėt", do tė ishte ura e kalimit dhe e shpėtimit edhe pėr teologjitė. Por titullarėt e feve dhe komunitetet fetare janė ngėrthyer nė interesa e raporte tė thella, ato janė bėrė pėr ta forcė gravitacionale, kėshtu qė do t'u duhej shumė forcė e guxim pėr tė realizuar njė unifikim! Por unifikimin qė ngurojnė ta bėjnė predikuesit e fesė (qė as u bie fare ndėr mend), po e realizojnė vetė njerėzit. Nė kombin shqiptar, si dhe nė krejt popujt e botės, po shtohen rradhėt e atyre qė njohin njė Zot, e mbajnė atė nė ndėrgjegjen e vet dhe nuk pyesin fare pėr faltoret e klerikėt qė i kanė pėr rreth!
Pėr mė tepėr, s'mjafton qė njerėzimi, sikurse dhe bota jonė shqiptare, u mbushėn spontanisht me lloj-lloj grupimesh, komunitetesh, organizmash e organizimesh fetare, por na dalin edhe ca politika zyrtare, qė, nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, e mbėshtesin, e inkurajojnė, e sanksionojnė me ligj kėtė adhurim hyjnor tė ndryshėm, ndarės e pėrēarės.
Pleksia e politikės me fenė. politizimi i fesė dhe shenjtėrimi i politikave, dukuri e dėshiruar nga tė dy palėt, ėshtė muri ku, ose duhet tė ndahen paraprakisht, tė ēpleksen pėr mos t'u pėrplasur, ose, duan, s'duan, do tė thyejnė kokėn tė dyja. Ja dhe njė gozhdė e tretė! Pse u ndodh nė kėtė rrugė pa krye bota demokratike, qė gjatė Rilindjes Evropiane shpalli me tė madhe laicizmin (shtet laik, politikė laike, shkollė laike, kulturė laike, tė besuarit njė zgjedhje dhe ēėshtje personale, faltoret brenda shtratit dhe suazės sė vet etj.), njė parim i madh, njė kėrkesė qė erdhi si njė nevojė jetike pėr t'i dhėnė fund teokracisė, pėr t'i vėnė kufi e fre pushtetit qė kish zaptuar feja nė Mesjetė, dhe krejt ekspansionit e diversionit kishtar tė papėrmbajtur nė tė gjithe fushat e jetės.
Laicizimi ėshtė proces, kėrkesė dhe tipar modernizimi. Respektimi i kėtij parimi me konseguencė, ėshtė premisa dhe garancia ligjore e lirisė sė ndėrgjegjes, ėshtė dhe barrikada reale ndaj zelleve dhe prirjeve klerikale pėr akses, sidomos nė politikė, po dhe nė sfera tė tjera. Sa mė pak laik tė sillet shteti, qeveritė dhe politikat, aq mė mirė ndjehen strukturat klerikale; sa mė optimalisht laik tė qėndrojnė ato, aq mė mirė pėr shoqėrinė. Pėr fat tė keq parimi i laicizmit, diku ėshtė shkelur e injoruar nėpėr botė, diku gjysmak e lė pėr tė dėshiruar, diku pėson zigzake, nga qė ka presion klerikal dhe nuk ka gjithėnjė e kudo Mustafa Qemalė!
Ja, po pėrmendim dhe rastin mė tė freskėt, Vendimin e Shkupit zyrtar pėr tė futur "Mėsimin e fesė" nė shkollat e vendit nga shtatori 2007. Nė shtetin dhe shkollėn laike, me statusin e besimit, qė ka fituar tė drejtė qytetarie si njė zgjedhje dhe dėshirė thjesht personale e secilit, me parimin demokratik tė lirisė sė ndėrgjegjes, tanimė tė sanksionuar botėrisht, fqinjia jonė, Maqedonia zyrtare, po pėrdor autoritetin e politikės, tė ligjit, tė shkollės e tė mėsuesit nė shėrbim tė indoktrinimit fetar; sigurisht, sipas grupimeve tė fėmijve, bazuar nė emrin, apo prejardhjen etnike-familjeve,- "alla-ortodoksēe", "alla-muslimanēe" dhe "alla- gjithfarllojēe adhurimesh" qė janė shpikur kėtu nė Tokė dhe u janė sugjestionuar kėtyre grupimeve. Hap mė anakronik nuk mund tė gjesh nė shekullin tonė, tė 21! Kėtyre synimeve tė pushtetarėve tė Shkupit qė banorėt e vet dėshirojnė t'i bėjnė mė otodoksė dhe vėllezėrit tanė shqiptarė mė myslimanė, do t'u kundėrvėmė vetėm idenė brilante tė diplomatit amerikan Henri Kissinger se "Kėrksat fetare kanė qenė dhe janė vetėm pretekste tė interesave politike dhe strategjike" (Diplomacia, f. 93), kuptohet, kur ato menaxhohen nga shtetarėt. Zbėrthimi i kėsaj teze nė cilindo kontekst konkret, bėn tė verbohen qėllimet e mbrapshta. (Janė tė hidhura kėto pohime, por janė dhe mė afėr tė vėrtetave). Por, kur shumė fėmijė e adoleshentė nuk shkojnė as nė faltore, pėrse u duhet ēuar feja nė shkollė?
3. Njė Zot dinjitoz, qė adhurohet prej qėnieve supreme gjithashtu me dinjitet!
Zoti, fjala mė e pėrhapur dhe mė e pėrdorshme nė botė, pėr tė cilėn janė pėrgjėruar mijra breza, pėrgjėrohen edhe sot miliona besimtarė, nuk mund tė mbetet pėrjetėsisht nė dritė-hije.
Mė tregoni ē'ėshtė Zoti, arsyetonte Ajnshtajni, qė tė pėrcaktoj dhe
qėndrimin tim. Autori i librit "KOLOSĖT", me bindjen emblematike se "Ne vetė e ushqejmė ose e helmojmė jetėn tonė", fokuson konceptin modern tė Zotit, atė mė tė merituarin, qė ėshtė me dinjitet tė plotė edhe pėr njerėzit, koncept qė synon ta lehtėsojė, ta bėj mė transparente dhe mė tė bukur jetėn. "Nė kėtė jetė nuk duhet tė ketė tė ditur dhe injorantė, por njerėz tė pozicionuar dhe tė predispozuar qė me potencialin e tyre intelektual, me busull filozofinė dhe yll polar tė vėrtetėn, duke i shėrbyer vetes, t'i
shėrbejnė dhe mbarė njerėzimit" (f. 28-29, 30).
Po "ē'ėshtė Zoti'?" Autori shtron problemin qė "filozhofėt ta shpjegojnė atė nė mėnyrė shkencore, ta pėrcjellin kėtė shpjegim tek njerėzit, qė ata tė mos ta besojnė mė si dogmė, ashtu si i kanė udhėzuar, mėsuar apo urdhėruar, tė mos kenė as nevojėn pėr tabu tė paprekshme, siē tenton feja" (F. 26).
a filli i aryetimeve tė tij: "Kolosėt tė ēojnė drejt Zotit, jo duke t'a
predikuar, por duke t'a mishėruar ... Ėshtė vetė njerėzimi, qė mijra vjet mė vonė, duke mos dėgjuar kolosėt e mendimit, krijoi, e ē'nuk vazhdon tė krijojė pėr tė mbajtur nė vathė bagėtitė e Zotit, nė emėr tė Tij, duke dhunuar kėshtu vetė Zotin qė shėmbėllesat e tij nuk i krijoi pėr t'i mbajtur nė vathė ...Njerėzimi ka bėrė shumė shmangie, eci nė drejtim tė kundėrt me Zotin ... Me njerėzimin kanė bėrė ē'kanė dashur e duan tė fuqishmit e jo mendimtarėt, qė kaq lehtė predispozohen tė mendojnė se janė tė pagabueshėm
... Ishte dhe kjo arsyeja qė e bėri atė tė vuaj pasojat ...
Zoti ėshtė ekzistent dhe nuk duhet kėrkuar, sepse e kemi kudo dhe nė ēdo aspekt tė jetės. Ai pėrfaqėson pafundėsinė e tė gjitha ligjeve tė natyrės dhe tė shoqėrisė. Ai pėrfaqėson dhe mishėron tė vėrtetėn absolute
...Bashkėsia e tė gjitha ligjėsive, tė vėrtetat abslute, ja ē'definojnė e pėrbėjnė vetė Zotin..Ja ku janė atributet e Tij ....Ligjėsitė nuk varen nga askush, nga jeta e askujt. Prej tyre varen e kushtezohen lėvizjet e ēdo karakteri, tė mendimit e veprimit, tė gjendjes fizike e jofizike, tė natyrės dhe tė vetė shoqėrisė. T'i japėsh kuptim jetės, do tė thotė tė kėrkosh tė vėrtetėn ... Njeriu ėshtė ajo qenie supreme qė zotėron aftėsi mendore tė palimituara ... Rruga tek e vėrteta ėshtė rruga tek Zoti ...Ai duhet vetėm tė evidentohet, duke zbuluar tė vėrtetėn ... I njoh kėshtu Zotit tė gjitha atributet qė Ai posedon, jo pėr ta bėrė Atė gogol qė tė tremben njerėzit, apo t'i shmang ata nga e keqja; por duke i bėrė tė ndėrgjegjshėm se vetėm njohja e Zotit ėshtė ajo qė i bėn tė pagabueshėm ...Mitizimet e mistifikimet fetare janė robotizim i jetės, varrosje e ideve largpamėse ....
Zoti nuk privilegjon e nuk mohon askėnd. Ėshtė barazia absolute qė ekziston para ligjeve, qė janė pjesė e Tij, qė pėrbėjnė dhe madhėshtinė e Tij ... Me ndihmėn e inteligjencės ne i afrohemi Zotit, kėshtu bėhet mė hapėsirore edhe liria e individit... Njerėzimi mund tė pėrparojė vetėm nėpėrmjet kontributeve me aktivitet intelektual, tė cilin Zoti e ka destinuar pėr t'i ndriēuar rrugėn drejt Tij ... Drejt Zotit mund tė tentohet vetėm me ndihmėn e inteligjencės ... Inteligjenca ėshtė burim i lirisė, madje, pėr tė zbuluar edhe tė fshehtat e Zotit ... Nė kėtė mėnyrė besimi tek Zoti do tė shėrbente pėr tė njohur tė pazbuluarat epafundme...Zbuluesit e tė vėrtetave janė zbulues edhe tė vetė Zotit ... Zoti ėshtė mė afėr nesh pėr tė na ndihmuar, jo duke iu lutur, por duke e patur Atė brenda nesh, nėpėrmjet njohjes reale
tė Tij ... Dhe limitet e njerėzores janė tė palimituara" ...
Kjo do tė thotė qė qasja ndaj kultit tė Zotit tė mos jetė mė nėpėrmjet ndjenjės sė frikėsimit dhe pėruljes, por nėpėrmjet tė vėrtetės. Kjo do tė thotė tė trajtohet Zoti si njerėzor dhe njeriu si hyjnor, ky ėshtė motivi mė fisnik qė pėrshkon librin "Kolosėt".
Autorit nuk i intereson fare as dogma e ndonjė jete tjetėr pas kėsaj qė gėzojmė, por insiston dhe i jep rėndėsi idesė se "kjo jetė duhet jetuar, duhet shfrytėzuar, duhet bėrė sa mė aktive dhe sa mė frytdhėnėse nga ēdo njeri, si pėr vete, ashtu dhe pėr gjithė tė tjerėt qė na rrethojnė" (f. 96).
Libri "KOLOSĖT" ėshtė i mbushur me arsyetime par exelencė, tė pėrshkuara nga dashamirėsia dhe humanizmi, tė cilat nuk duhet tė kalojnė pa u ndierė, as nuk duhet tė zėnė pluhur nė magazinat e tregut tė ideve. Pėrkundrazi, ato duhet tė gjejnė mbėshtetjen shoqėrore, politiko-juridike, kulturore-shkencore e morale pėr t'u shndėrruar nė njė Lėvizje masive emancipuse, e cila, me siguri, do t'i japė mundėsinė njerėzimit tė marrė frymė lirisht. Kjo do tė ishte dhe traseja qė sheshon barierat e barikadat, hendeqet e kontradiktat, mundėson globalizmin e integrimet shumė mė lehtė,
me mė pak dhimbje e humbje, mundėson triumfin e humanizmit dhe demokracisė sė vėrtetė. Ky, pėrveē qė ėshtė njė koncept i merituar pėr Zotin, i jep edhe njeriut, krijesės supreme, dinjitetin qė i takon.
Nė tė kundėrtėn, prognozat hundiktoniane tė pėrplasjes sė qytetėrimeve, moralizimet pėr afirmimin e tolerancave ndėrfetare etj., ku gjithėnjė e mė shpesh bota po evokon edhe rastin e shėmbullin e kombit shqiptar, janė gjėra gjysmake, madje, ato, vetėm se i presupozojnė, i legjitimojnė dhe i ndjellin intolerancat, afishojnė fatalitet ndaj atij "inati tė brendshėm", qė pėrmbahet nė tė gjitha besimet fetare ndaj njėra-tjetrės, nė vend qė njerėzimi tė kėrkojė e tė vendosė sanksione mė deēizive dhe parandaluese!
Fatkeqėsia e popujve ėshtė se shtetarėt, politikanėt, juristėt, profesorėt, pėrgjithėsisht, janė akomoduar rehatshėm me atė status quo, qė gatuan shekujt, nuk po e vrasin shumė mendjen pėr horizonte, dimensione e vizione tė reja pėr tė cilat janė pjekur kushtet dhe njerėzimi i ka hak, i meriton!
Pranė titullarėve tė feve shumė prej tyre autosugjestionohen e ndjehen me bekime, shenjtėrim, gati me hyjnizim (?!)
4. Mbi shtegėtimin historik, tėrė dritė-hije, tė konceptit tė Zotit.
Autori ynė me tė drejtė parashtron se nė raportin padije-dije, padija do tė mbetet pėrjetėsisht mbizotėruese; kjo diferencė ka qenė dhe mbetet njė forcė lėvizėse e zhvillimit, e tė menduarit dhe tė vepruarit njerėzor. Shkenca, vėrtet ka arritur sot rezultate mahnitėse, por arritjet nė rrugėn e saj mbeten tė pashtershme, edhe mė tė mėdha e tė shumta janė ato qė na presin e na premton e ardhmja. Por mendja fluturon e lakmon; prandaj jemi dhe tė
predispozuar e tė rrezikuar tė gabojmė nė ēdo moment, gjė qė ėshtė pėrligjur nė shprehjen "Tė gabuarit ėshtė veēori njerėzore" (Erare, humanum est).
Por e meta themelore qė trashėgon feja sot, theksohet, me tė drejtė, nė librin "Kolosėt", ėshtė "vendosja e disa tabuve tė paprekshme dhe tė komanduarit e besimit. Pėr mė tepėr, feja u pėrdor dhe si njė mjet shpirtėror pėr tė vetėmbajtur turmėn e ēorientuar e tė ēakorduar tė njerėzimit" (f. 27)
Shikimi retrospektiv i kėtij koncepti, bėrė i njohur, tanimė edhe nga
historia e feve, i prezantuar edhe nga autori i librit nė fjalė, na ēon nė periudhėn e lindjes sė besimit tė shumė perėndive, tė cilėt personifikonin dhe mistifikonin fenomenet e natyrės. Ky mistifikim ishte produt i mosshpjegimit, i nivelit fare tė ulėt tė shkencės dhe u pėrdor si urė shpėtimi prej injorancės sė thellė. Njerėzit hynė nė rrugėn e mistifikimit tė natyrės, Zotit, shpirtit, jetės, vdekjes, sepse nuk ishin nė gjendje tė bėnin shpjegimin e tyre, nuk i zbulonin dot tė vėrtetat. Mistifikimi gjatė shekujve, pėr fat tė keq, bėri qė njerėzit tė prangosnin shpirtin me llojj-lloj dogmash e pėrrallash, tė hynin nėpėr tunele tė errėsirės sė pafund. Njerėzimi ka autoinduktuar, kėshtu, shumė mendime tė mbrapshta e ka kryer shumė veprime tė dėmshme. Janė vėshtirėsitė e shpjegimit edhe tė vetė shpirtit qė kanė ēuar nė mistifikimin e tij. Mendja njerėzore ka fluturuar kur nuk ka mundur tė shpjegojė fenomenet me tė cilat ėshtė pėrballur. Dhe, koha e humbur kot nga njerėzimi prej qorrsokaqeve ku ėshtė futur vetė, ėshtė e pallogaritshme. Gjatė historisė atė e kanė mbytur shume veprime banale e bastarde! Mendja i polli njerėzimit edhe "ēudira", qė vetėm tė tilla nuk janė! Idetė janė malli mė i ēmuar, por, kur luhet me to, dėmi qė i bėhet njerėzimit ėshtė i pamatshėm. Sejcila nga fetė krijoi administratėn e vet dhe njė kontigjent shumė tė madh klerikėsh qė e kthyen nė profesion organizimin dhe ushtrimin e kultit fetar. Ku tė gjesh profesion mė tėrheqės dhe me njė koracim mbrojtės pėr sa e sa zullume?
5.Nga mitizimi e mistifikimi, drejt kthjellimit racional tė gjėrave.
Mistifikimi fetar i ka futur konceptet nė labirinthe qė ia humbisnin atyre dejtimin dhe sensin. Kėshtu, feja, thekson autori, me mistifikimin e shpirtit, e mbylli hermetikisht rrugėn tek e vėrteta, pėr tė shpjeguar vetė shpirtin dhe ēdo gjė tjetėr. Ky hermetizim, duke marrė karakterin fetar, u vesh me paprekshmėrinė tė cilin ajo e bėri tė domosdoshme, qė vetėm tė ajo tė diktonte e jo tė studiohej e tė argumentohej. Nga feja gjėrat u futėn nė korniza tė padepėrtueshme, tė cilat i kanė vėshtirėsuar pa masė tentativat e
shkencės. Kėshtu, shkenca dhe feja, gjatė dy mijė vjetėve, jorastėsisht u bėnė armike me njera-tjetrėn ... Mendimi njerėzor u manipulua rėndshėm nga fe e besime tė ndryshme ...Feja mbahet me tė panjohėshmen, arsyeja s'ndalet drejt sė panjohurės. Por me gjithė raprezaliet e inkuizicionit fetar, shkencat mundėn tė rilindin e tė zhvillohen vrullshėm e triumfalisht, duke mposhtur e kapėrxyer vėshtirėsitė, pengesat, deri dhe dėnimet e pėrgjakshme e tė pėrflakshme, inkuizicionin dhe gjenocidin e parė e tipik!
Po nė qoftė se zhvillimi i aftėsive mendore ėshtė dhe tė ēliruarit nga prangat e konservatorizmit, atėhere mbėshtesim pa rezerva idenė e autorit se shpesh njė strumbullar i veprimeve konservatore "ka qenė feja, e cila operon kryesisht me thėnie tabu, qė pengojnė zhvillimin dhe e vendosin veprimtarinė nė korniza gjithėnjė e mė tė ngurta" (f. 179)
Truri ėshtė mė hyjnorja qė ne posedojmė, kuptohet, me aktivitetin e vet, me rolin e tij si organ komandues. Ai e hyjnizon vetė jetėn me mrekullitė qė zotėron. Ai ėshtė i tillė pėr tė na fokusuar nė njohjen sa mė tė thellė dhe jo pėr t'u mos u trajtuar asgjė si e paprekshme. Po ēfar realizuam ne me trurin gjatė shekujve dhe shumė gjėra vazhdojmė ende tė bėjmė mbrapsh?
"Helmuam Sokratin, dogjėm nė turrėn e druve Xhiordano Brunon, lamė Nitēen tė vdiste trotuareve tė Torinos" (f. 264) etj.etj. Se sa pėr njerėzor e transparent e pėrdor autori ynė konceptin e "hyjnores", kjo duket edhe tek ideja: "Harmonia e notave muzikore, pasi matematizohet, merr pėrmasa hyjnore nėpėrmjet saktėsisė qė i jep atyre matematika. Kėshtu hyjnorja zbret midis
nesh, na tjetėrson nėpėrmjet muzikės, duke iu afruar vetė hyjnores" (f. 65)
Po nga se u kanė ardhė e u vinė njerėzve tė kėqijat, vuajtjet e fatkeqėsitė ? Burime dhe shkaqe mė tė qarta, gjithėpėrfshirėse, tė kuptueshme dhe tė prekshme se ato qė pėrcakton autori ynė, s'kemi ku tė gjejmė. Dhe pikėrisht : "Ligjet e natyrės i evidenton vetė natyra, e cila tė pėrball me to; nė qoftė se nuk i njeh, tė ben viktimė tė tyre ...Edhe ligjet e shoqėrisė janė atribute tė Zotit ...Kur ato cėnohen, vjen automatikisht ndėshkimi e pasojat janė ato qė vuajmė, pasoja tė autoshkatėrrimit, qė vinė, jo nga zbulimi i ligjeve, por nga vendosja arbitrare e tyre" (f. 232, 234) Tė paditurve u kanė injektuar supersticiozitetin pėr t'i pasur ata mė lehtė si vegla qorre.
Gjithēka ėshtė bėrė duke spekulluar nė mėnyrėn sa banale, aq dhe makabre me Zotin, tė cilin, pasi e proklamojnė si Krijues, e fshehin dhe e pėrdorin si njė shkop magjik pėr tė komanduar turmat e ēoroditura. - thekson autori i librit.
Tė tilla janė disa nga pėrgjegjėsitė dhe borxhet e mėdha qė i kanė fetė njerėzimit.
Le tė theksojmė akoma se hyjnirėsia, shenjtėria, kanė shėrbyer jo vetėm pėr tė mistifikuar trancendentalen, tė ashtuquajturėn "tė mbinatyrshme", por janė pėrdorur e pėrdoren shpesh edhe pėr koracimin e prapėsive, babėzive dhe tėrė sjelljeve tė ulta tė shumė klerikėve. Se sa fiktive, subjektive dhe arbitrare janė shprehjet "shtėpi e Zotit", "njeri i Zotit", "tokė e shenjtė" etj. kjo nuk ėshtė fare vėshtirė tė dokumentohet e vėrtetohet! Ato janė
thjesht tokėsore dhe njėlloj tė mėkatnueshme sa dhe ēdo rob tjetėr!
6. "Jeta fillon nga mėnyra si orientohet nė shkollė".
Ėshtė edhe kjo ide e autorit tonė qė na jep shkas tė shprehemi se cili ėshtė deri tani e cili duhet tė jetė qėndrimi i njerėzimit ndaj arsimimit tė fėmijve. A justifikohet, vallė, debolesa politike e futjes edhe tė "Mėsimit tė Fesė" nė shkollėn laike, tani nė shekullin e 21, apo qėndrime e veprime tė tilla, ka arsye e motive parimore t'i quajmė anakronike?! Apo qėndrime e veprime tė tilla duhet t'i shtojmė nė listėn e paradokseve dhe absurditeteve tė njerėzimit, qė s'paskan tė mbaruar?
Edhe sikur mos tė kishm rastin tė servirnim konceptin dhe mėnyrėn e mėsipėrme tė adhurimit tė Zotit, por aq mė tepėr bazuar dhe nė kėtė koncept modern, human, qė sanksionon lirinė e vėrtetė e tė plotė tė shpirtit dhe mendjes njerėzore, ēdo debolesė, reverancė, glorifikim politiko-juridik, kulturor-etik i dogmės fetare, rezulton njė dhunim arbitrar i parimit tė lirisė sė ndėrgjegjes njerėzore. Tė besuarit apo tė mos besuarit ėshtė njė ēėshtje ndėrgjegjeje e secilit dhe aspak njė ēėshtje institucionale.
Adoleshenca shkollore ėshtė mosha e akumulimit dhe pėrzgjedhjes, e formimit lirshėm e nė mėnyrė transparente tė personalitetit. Vjen njė moshė plotėsisht e dėrgjegjėsuar, kur secili e zgjidh vetė tė aderuarit apo tė mos aderuarit nė besim tė brendshėm, apo tė aplikuar.Feja nė shoqėri ka krijuar dhe ka kaq shumė mundėsira, mjete sugjestionimi, induktimi i indoktrinimi, sa, do tė ishte nje tejkalim arbitrar i tė drejtave, qė asaj t'i vihej nė dispozicion edhe shkolla. Bota e emancipuar e demokratike po zhvillon debat pėr njė veshje me ngjyrim a motiv fetar nėpėr shkolla, kurse, ja ku po na shfaqen zelle pėr tė ulur nė to kėmbė-kryq edhe dogmėn! Zėri emancipues i njerėzimit ėshtė i tillė, madje, qė e quan tė
papranueshme edhe kalimin e verbėr tė besimit nga prindėrit tek fėmijėt.
Prej mė se tre qind vjetėve pėrpara na vjen ideja dhe mesazhi i filozofit tė shquar anglez Xhon Lok se : "Gjėja mė e pakuptimtė qė mund tė merrej me mend ėshtė qė feja e prindėrve t'u pasohet fėmijve, njėlloj si e drejta e trashigimisė sė pronave... Askush nuk ėshtė i lidhur natyrshėm me ndonjė kishė a sekt ... Secili futet vetėm me dėshirė..."(Letra pėr tolerancėn, bot. shqip, f: 20) Anglezi i madh theksonte edhe njė ide tjetėr: "Feja e njė shtetarė ėshtė e vėrtetė vetėm pėr veten e tij". Le tė ballafaqojmė realitetin botėror dhe praktikat e njohura pėr tė bėrė deduksionin se sa shumė ka devijuar njerėzimi nga idetė, mėsimet dhe mesazhet e kolosėve tė mendimit! U takon organizmave ndėrkombėtare tė ndėrmarrin projekte, tė hartojnė normat standarte tė statusit tė feve nė botė dhe tė insistojnė nė
respektimin e tyre, sa s'ėshtė vonė!
7. Jo indoktrinimit fetar tė fėmijve!
Pėr zhvillimin e lirė tė fėmijve dhe adoleshentėve, pėr mos pleksien e informacionit shkencor me dogmat fetare nė shkollė, na vjen nė ndihmė edhe ideja brilante e akademikut tonė, Profesorit tė fushės sė pedagogjisė, Hamit Beqja, pėrkufizimi i tij se "Ēdo indoktrinim, edhe ai fetar, pengon tepėr rėndė procesin e formimit tė personalitetit, sidomos nė fėmijėri dhe nė rini ..." (Galeria dhe Platea, Tiranė, 2003, f. 34-35).
Shkupi zyrtar, me sa duket, ka bėrė hesapet e veta dhe orvatet qė
maqedonasit t'i bėjė mė ortodoksė, t'i afirmojė e legjitimojė si tė tillė; po ashtu dhe shqiptarėt atje, nė trojet e tyre, t'i bėj mė myslimanė, tė legjitimojė dhe tė thellojė mė shumė atė ngarkesė shpirtėrore, qė u kanė sjellė e lėnė shekujt popujve. Po njė nga tė mirat e kėtij diversioni politik nė shkollė, do tė jetė ajo qė shumė fėmijė do tė zhgėnjehen nga kjo njohje me fenė, nga ky "orientim fetar" qė do t'u jepet nė shkollė dhe do tė bėhen mė tė ndėrgjegjshėm pėr tė ndjekur nė jetė orientimin shkencor. Se
fėmijės do t'i bėhet prezent dhe do t'i imponohet pyetja "Cili ėshtė Zoti i vėrtetė, ky yni, apo ai i atyre?". Sido qoftė, tė vazhdosh tė pėrcjellėsh dogmėn klasike, me ato tabu e kufizime, me tė njėjtėn rutinė mijėvjeēare tė kultit fetar, kuptohet, ėshtė pak tė thuash se po bėn nė vend numuro!
Sė fundi, me qenė se hyrja nė mėsimin e fesė do tė jetė vetėm me dėshirė, (fakultative), mund tė ndodhė qė ata mė tė zellshmit tė tėrheqin me vete nė mėsim indiferentėt, ose qė kėta tė dytėt t'i bėjnė me vete "tė zellshmit". Nuk do tė ishte ndonjė ēudi, madje, qė krejt komuniteti shqiptar i fėmijve, nė mėnyrė tė organizuar, ta abandononte kėtė lloj mėsimi dhe kėtė orientim fetar, i cili nuk rakordon me konstitucionin e tij kombėtar, me vendin dhe rolin qė i rezervoi feve historia, tradita dhe fatet tona kombėtare nė trojet shqiptare! Nė qoftė se deri mė sot trojet periferike e kanė pėrdorur fenė islame dhe atė katolike, si mjet mbijetese dhe barrierė ndaj proceseve asimiluese e shkombėtarizuese, ortodoksizuese, sot e tutje, themi se nuk ėshtė mė nevoja pėr tė dalė nė pah si myslimanė mė tepėr nga ē'jemi realisht. Se kot nuk ėshtė shpalosur e ngritur, si flamur e lapidar, e bukura, e fuqishmja, e madhėrishmja - ideja: Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Traditat dhe virtytet tona kombėtare, a na takon t'i ruajmė e t'i zhvillojmė, kudo qė mund tė ndodhemi?Por edhe pėr krejt shoqėrinė njerėzore nė nivelin dhe potencialet e sotme shpėrthyese, qė ta mbyllim me fjalėt e librit nė fjalė, prirjet dominuese janė ato qė po afirmojnė "njeriun si qenie supreme, i cili nuk do tė tentojė tė hyjnizojė mė asgjė, aq mė pak tė shkojė drejt mistifikimit ... tė problemeve me tė cilat e pėrball jeta" (Kolosėt, f. 56). Dr.Veip PRODA
ĒĖSHTJA KOMBĖTARE SHQIPTARE
Ėshtė komplekse, e shumanshme, mbizotėruese, sidomos sot, jo vetėm nė Ballkan por edhe nė Europė e mė gjerė, sepse, me copėtimin e trojeve shqiptare dhe tė kombit shqiptar, ėshtė cėnuar rėndė njė pikė e rėndėsishme strategjike dhe gjeostrategjike e barazpeshės natyrore, gjeografike, etnike, historike, ushtarake, demografike, ekonomike, kulturore, kombėtare, shoqėrore. Nė themel tė kėtij cėnimi qėndrojnė politikat shoveniste tė fqinjėve, por edhe interesat hegjemnoiste e imperialiste tė Fuqive tė Mėdha
nė tė kaluarėn, tė cilat vijnė deri nė ditėt e sotme si tradicionalizma, tė shprehura, tė manifestuara dhe tė pasqyruara nė qendrimet e mbajtura, nė vendimet e marra nga kongrese, forume, tryeza, kulisa nė emėr tė ndarjes sė drejtėsisė, pa u mbėshtetur nė parimet qė ndėrtojnė e duhet tė ndėrtojnė
marrėdhėniet ndėrmjet kombeve, shteteve, popujve dhe nė tė drejtat qė burojnė prej tyre. Ato janė mbėshtetur nė tė kundėrtat e parimeve (nė kundėrparimet), si pėrllogaritje e interesave tė afėrta dhe tė largėta, tė cilat janė shoqėruar me shkeljen flagrante tė tė drejtave tė shqiptarėve.
Vendimet janė marrė me gjakftohtėsi cinike edhe pse kanė qenė kriminale dhe janė shoqėruar me tragjizėm pėr kombin shqiptar: dhunė e masakra, genocid e etnocid, segregacion e aparteid, kolonizim e shkombėtarizim dhe gjithēka tjetėr e pėrēundshme. Jo mė kot ngre zėrin e protestės intelektuali slloven Jasha Zllobec: Afrika e Jugut ėshtė njė vogėlsirė nė krahasim me Kosovėn!
Mirėpo, sytė e disa vulaxhinjve europianė dhe vėshėt e tyre as i kanė parė veprat e barbarėve ballkanas dhe as i kanė dėgjuar bėmat e tyre monstruoze, sidomos britmat dhe klithmat e fėmijve, tė grave, tė pleqve nė majėn e bajonetave tė shovenėve fqinjė; ulėrimat e grave e tė vajzave, qė pėrdhunoheshin nė sytė e burrave dhe tė prindėrve tė tyre tė lidhur. Nuk i kanė parė as tė vdekurit nga uria e tė ftohėtit nė rrugėn e mundishme tė refugjatit, si rezultat i spastrimit tė egėr etnik tė trojeve shqiptare kėtu e 120 vjet mė parė e nė vazhdim. Ata kanė ecur sipas devizės: veshėt e
diplomatėve dėgjojnė vetėm gjėmimin e topave! Kėshtu ecin edhe sot! Mendėsi tė tilla, qė vijnė deri tek ne, ngarkojnė me pėrgjegjėsi jo vetėm kanceleritė por edhe popujt nga gjiri i tė cilėve kanė dalė ata politikanė qorrė e shurdhė qė, gjoja, nė emėr tė interesave tė popujve tė tyre, i kanė vėnė edhe ata vetė disa herė nė pozita tė palakmueshme e delikate.
Kombet e tjerė shkojnė nė shekullin XXI me ėndėrrat e njė prosperiteti mė tė madh, kombi shqiptar pa realizuar ende atė qė kanė realizuar tė tjerėt: bashkimin kombėtar! Jo se nuk ka dashur dhe nuk do kombi ynė, por sepse nuk e kanė lėnė. Shumė na e kanė gjetur pikėn e dobėt te paaftėsia shtetformuese-ide me zanafillė tek fqinjėt tanė shovenė, tė cilėt e mbollėn nėpėr Europė e deri te Lidhja e Kombeve; tė tjerė na kanė kėnduar kėngėn e
primitivizmit, sė bashku me miqtė e tyre ballkanas. Ka nga ata qė na kanė akuzuar dhe vazhdojnė tė na akuzojnė pėr krenari tė tepruar, pėr kokėfortė e deri pėr shqiptaromėdhenj! Ėshtė interesante: sa mė shumė na kanė copėtuar aq mė tepėr na kanė akuzuar! Por, tė bėsh njė njė trup gjashtė copė, siē veproi Londra 92 (1992) me shqiptarėt dhe tė mbetet gjallė, kjo ėshtė ēudia pėr ta. Pikėrisht, kjo ēudi, po sjell kėndelljen dhe gjithēka
negative qė kishin parė tek shqiptarėt e qė kishin dėgjuar pėr
shqiptarėt, duhet ta kėrkojnė dhe bile ka edhe nga ata qė e kėrkojnė te copėtimi qė u kanė bėrė, te moszgjidhja e ēėshtjes kombėtare shqiptare.
Ėshtė tepėr domethėnėse ajo qė ka shprehur Dr. Millan Shohoviē nė Tryezėn e revistės beogradase Vreme, tė marsit 1995:
duhet tė pranojmė dhe tė jemi objektivė se sot ekziston edhe ēėshtja shqiptare nė Ballkan, si e pazgjidhur drejtė, me fajin e bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila me rastin e vendosjes
pėrfundimtare tė kufijve i ka bėrė shumė padrejtėsi Shqipėrisė. Ndoshta edhe sot disa kanceleri me trashėgimi tė nartyrės imperialiste e kolonialiste nuk i njohin vargjet: O ti njeriu me mend, si tė dhėmb ashtu me dhėmb! Por, ka qarqe, ka qendra deri edhe shtete qė nuk mund tė durojnė dot kėtė popull, kėtė komb historik, me njė tė kaluar tė bujshme, tė mbijetojė edhe pse ėshtė shkelur nga 5-6 perandori e qindra hordhi; tė japė kontribute deri vendimtare pėr fatet e kombeve tė tjerė, nga disa prej tė cilėve ka marrė si shpėrblim jo vetėm mosmirėnjohjen, por edhe urrejtjen,
grabitjen, copėtimin, pėrzėnien, pikėrisht atėhere kuar ai kishte dhėnė maksimumin raskapitės, mė shumė pėr ata se sa pėr vete!
Shqiptarėt (ne), sduhet harruar, kanė patur dhe kanė (kemi) dobėsitė e tyre, tė cilat tė tjerėt ia kanė shfrytėzuar maksimalisht. Lojaliteti i shqiptarėve ndaj lirisė ėshtė dobėsia e parė. Duke luftuar tėrė jetėn pėr lirinė, shqiptarėt e kanė konsideruar atė universale dhe unikale, por nuk kanė menduar ta sigurojnė njė herė pėr vete dhe pastaj tė mendojnė pėr tė tjerėt, pėrkundrazi, kanė luftuar pėr lirinė e tė tjerėve deri nė vetmohim.
Domethėnė, tė parėt nė sakrifica dhe tė fundit nė pretendime! Kjo ka ardhur nga dobėsia e dytė e tyre, besimi i tepruar, duke i konsideruar tė tjerėt si veten, ndershmėri e tejskajshme kjo qė nuk i ka lėnė tė kuptojnė apo ka bėrė qė ta kuptojnė me vonesė pabesinė. Dobėsia e tretė ėshtė thyerja e unitetit kombėtar nė momentet vendimtare, nga qė armiqtė tanė kanė punuar
maksimalisht, sepse unitetin gjithshqiptar e kanė konsideruar pengesėn mė tė madhe nė zbatimin e planeve tė tyre. Andaj, sintagma: pėrēa e sundo ėshtė pėrdorur jo pa rezultat kundėr nesh, aspak nė bazė-tek populli, por lartė-tek partitė e udhėheqjet, duke ua njohur dobėsinė e katėrt: egoizmin, lakminė, makutėrinė, etjen pėr lavdi e pėr para tė tyre. Dobėsia e pestė
ėshtė trimėria. Shqiptari, si atdhetar ashtu edhe si tradhėtar, e ka
pėrdorur trimėrinė me tė njėjtin efektivitet, pėr tė mirėn ose pėr tė keqen e vendit tė vet. Mjafton tė lexosh, pėr tė vėrtetuar kėtė mendim, poemėn Skėnderbeu tė Grigor Pėrliēevit: pėr tė nxjerrė nė pah madhėshtinė e kollosit tė kohės, Skėndebeut; i vė pėrballė nė betejė njė tjetėr shqiptar, por tradhėtar, Ballaban Pashėn, tė cilin e pėrshkruan si njė strateg tepėr tė madh. Jo pak na kanė dėmtuar bajraktarizmi, krahinarizmi, lokalizmi, hakmarrja, gjakmarrja, vėllavrasja, sidomos uni, qė pėrbėjnė dobėsinė e
gjashtė. Ēdo shqiptar ėshtė njė mbret! Dhe, mbreti i shqiptarėve duhet ta kuptojė, duhet ta dijė mirė, ta mėsojė dhe kurrė tė mos e harrojė se ai nuk ėshtė mbreti i parė, por mbreti i fundit i shqiptarėve, qė vendos. Kush e ka kuptuar kėtė ėshtė bėrė sovran, kush nuk e ka kuptuar ėshtė dėmtuar vetė, por mbi tė gjitha kombi ynė. Nuk ėshtė thėnė e transmetuar kot, qysh nga
Mesjeta, fjala e Skėnderbeut kur u kthye nė Krujė kėtu e pesė shekuj e gjysmė mė parė: Lirinė nuk e solla unė, atė e gjeta nė mes tuaj! Rilindasi i madh, Sami Frashėri, duke i njohur mirė popujt, por sidomos kombin e tij, mė shumė se njė shekull e njė ēerek mė parė, doli me pėrfundimin: Sovrani qė ka popullin me vete, nuk pyet nga bota!
Dobėsitė dhe dobėsitė na i shfrytėzuan tė huajt, fillimisht pėr tė na zhdukur nga faqja e dheut dhe, kur nuk ia arritėn, duke na copėtuar e duke na shfrytėzuar. Nė fakt, njė pjesė e dobėsive, pra dobėsitė janė vyrtute me tė cilat mburren tė gjithė kombet e tjerė. Mė pas, kur e panė se nuk na zhduknin dot, por vetėm na tkurrnin, menduan dhe vepruan pėr tė na lėnė shurdhė-memecė e tė na zhduknin kujtesėn, pėr tė harruar tė kaluarėn e pėr tė mbetur njė komb pa kujtesė historike, kombėtare. Le tė kujtojmė vetėm periudhėn e errėt pas vdekjes sė Skėnderbeut. Kėtė e bėnė: me anėn e shkatėrrimit dhe grabitjes tė vlerave materiale e shpirtėrore (pasuruan historitė e muzeumet e botės), duke ndaluar pėrmendjen e figurave historike e tė heronjve kombėtarė (njė pjesė e pėrvetėsuan e njė pjesė i quajtėn tradhėtarė), duke moslejuar pėrdorimin e gjuhės shqipe (ofruan vetėm gjuhėn e pushtuesit); pėr tė na lėnė kėshtu nė Odisenė tonė, duke na shfrytėzuar pikėrisht ato dobėsitė e kultivuar dobėsitė dhe, pas tyre, pasuritė, hapsirat me njė konvertim unikal:Ti (shqiptar) i pėrket vetvetes dhe ēdo gjė tjetėr sė bashku me ty, mė pėrket mua! Shqiptarėt, qė janė nga dėshmitė e rralla dhe tė gjalla, autentike e autoktone tė hershmėrisė njerėzore, tė mėsuar nga historia, pranuan autonominė vetiake-lokale, kur tė tjerėt pranuan vasalitetin e plotė, ruajtėn gjuhėn e folur, krijuan letėrsinė gojore dhe u mbyllėn nė vetvete, duke mbrojtur me fanatizėm atė qė e kishin tė tyren, aq sa e huaja u dukej e rrezikshme dhe e reja tepėr e frikshme, pėr njė status-quo tjetėr. Kėtu duhet ta kėrkojmė binomin kundėrthėnės: mbijetesė-vonesė.
Qendrimet ndaj shqiptarėve, nga fqinjėt dhe tė mėdhenjtė, u kthyen nė tradicionalizėm kundėrshqiptar, ndonėse nė vendet e tyre njerėz tė kulturės, tė shkencės, por edhe tė politikės (sidomos pasi janė shkėputur prej karrierės apo prej politikės zyrtare), u kanė dhėnė popujve respektivė, ndryshe nga politikanėt e politologėt zyrtarė, njė realitet tė vėrtetė pėr kombin shqiptar sa rrallė mund tė jetė pėrshkruar ndonjė popull tjetėr nė botė me aq pathos. Ata qė i erdhėn nė vatėr kėtij populli, qė i dėgjuan fjalėn dhe i hėngrėn bukėn, qoftė bukė e kripė e zemėr, u bėnė dashamirės e miq tė pėrhershėm e tė pandashėm tė tij. Por, mesazhet miqėsore, tė cilat u vlejnė popujve, as u kanė vlejtur dhe as u vlejnė politikanėve mafiozė, sepse u vlen mė shumė njė gram flori se njė ton mend, se njė ton fisnikėri, se njė ton kulturė, se njė ton histori, se njė ton shpirt paqėsor. Atyre u ka fjetur dhe u fle lepuri gjetiu! Tek ata ka vepruar dhe vepron thėnia: Lumturia ime do tė jetojė sa kohė do tė ekzistojė fatkeqėsia e tjetrit!
Ēėshtja kombėtare shqiptare ėshtė njė ēėshtje e shtruar pėr zgjidhje. Ajo, si e tillė, lindi kur lindi edhe pėr popujt e tjerė, por mbeti e pazgjidhur pėr shkaqet tashmė tė njohura. Qė tė realizohet zgjidhja e ēėshtjes kombėtare shqiptare kėrkohet:
a) Zhvleftėsimi i vendimeve tė marra arbitrarisht nė kongrese, konferenca, tryeza e kanceleri tė ndryshme, nga Berlini 1878 e deri te Londra 1992, tė cilat, pėr shqiptarėt kanė qenė e mbeten tė papranueshme. Ato, padrejtėsisht, vazhdojnė tė qendrojnė ende de jure kur de facto u bėnė tė pavlefshme qysh me vdekjen e Jugosllavisė.
b) Marrja plotėsisht nė konsideratė e shprehjes sė lirė tė vullnetit tė popujve tė ish-Jugosllavisė, pėr tė ardhmen e tyre, njeri prej tė cilėve ėshtė populli shqiptar.
Zgjidhja e ēėshtjes kombėtare shqiptare bazohet nė parimet dhe nė tė drejtat qė burojnė prej tyre, duke patur pėr bazė trashėgiminė, pandėrprershmėrinė dhe realitetin faktik; dokumentet kombėtare e ndėrkombėtare. Kėto parime e tė drejta, prej qendrave e qarqeve tė ndrydhme kombėtare, nacionaliste e
ndėrkombėtare, trajtohen ose nuk trajtohen ashtu siē janė realisht, nga qė ata janė apo nuk janė apsolutisht me tė drejtėn. Kėshtu, serbėt tė drejtėn mbi Kosovėn e mbėshtesin nė parimin historik, ndėrsa pėr Bosnjėn e Kroacinė (pjesėt qė pretendojnė) nė parimin etnik. Ky qendrim i dyzuar bėn tė pavlefshėm edhe njerin edhe tjetrin pretendim. Ne, shqiptarėt, mbėshtetemi nė tė gjitha parimet dhe tė drejtat qė rregullojnė marrėdhėniet brenda kombeve e shteteve deri tek ato ndėrkombėtare. Pra, ēėshtja kombėtare shqiptare, duke qenė njė ēėshtje katėrcipėrisht e drejtė, mbėshtetet natyrshėm nė parimet dhe tė drejtat, qė burojnė nga njeri-tjetri dhe qė gjenerojnė reciprokisht nė mėnyrė tė ndėrsjellė, duke krijuar njė hapsirė pėr trajtim tė gjithanshėm tė tyre, me njė pėrkrahje tė gjerė burimore, historike, faktike, reale, objektive, praktike, gjithnjė tė para nė mėnyrė korelative, logjike, tė drejtė.
Tirane, 10 qershor 2007.
------------------------
|
|