| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Fushata pėr zgjedhjet nė Shqipėri |
| Postuar mė datėn: 2007-01-19 10:10:42 nga F.S :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Prej ditės sė enjte nė Shqipėri ka filluar zyrtarisht fushata pėr zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit.
Me arritjen e marrėveshjes edhe mes partive tė majta, gara zgjedhore ka marrė pamjen e pėrballjes mes dy aleancave tė mėdha.
Nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve janė tė shqetėsuar se afatet ligjore ėshtė e vėshtirė qė tė arrihen.
Tashmė gara elektorale ėshtė e hapur dhe shtabet e kandidatėve dhe tė partive i kanė ndezur motorėt e propagandės.
Dy drejtuesit kryesorė tė politikės, Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, ishin tė enjten nė mbrėmje nė tė njėjtėn orė nė studiot e televizioneve mė tė shikuar.
Dallohej qartė se ēdo frazė e tyre ishte e llogaritur me kujdes nė shėrbim tė fushatės zgjedhore tė 18 shkurtit.
Kampi i djathtė, me nė qendėr Partinė Demokratike ėshtė grumbulluar nėn
|
|
siglėn 'Aleanca e Madhe', kurse kampi i majtė rreth PS-sė, ka zgjedhur siglėn 'Bashkimi pėr tė Ardhmen'.
Bashkė me fushatėn po nis edhe gara e sondazheve pėr popullaritetin e kandidatėve, sidomos pėr Tiranėn.
Kandidati demokrat Sokol Olldashi e ka filluar fushatėn me dorėheqjen nga posti i ministrit tė brendshėm.
Pritet qė zemra e zgjedhjeve tė jetė Tirana.
Jo vetėm sepse kėtu jeton pothuajse gjysma e popullsisė sė Shqipėrisė, por edhe sepse nė garė ėshtė kryetari i partisė mė tė madhe tė opozitės, Edi Rama.
Fitorja apo humbja e tij do tė ndikojė dukshėm mbi zhvillimet politike tė kėtij viti.
Nė muajin maj nė Shqipėri do tė jetė koha pėr tė zgjedhur presidentin e ri tė republikės, prandaj dy kampet kryesore politike i kanė ndėrtuar strategjitė e tyre edhe nė funksion tė kėsaj ngjarjeje.
Nė rastin e mosarritjes sė votave tė duhura nė parlament pėr zgjedhjen e presidentit, sipas kushtetutės, Shqipėria do tė hynte nė zgjedhje tė pėrgjithshme tė parakohėshme.
Pėr momentin, vėmendja ėshtė e pėrqėndruar te gara e 18 shkurtit, i cili ėshtė shumė afėr.
Zyrtarė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve janė tė shqetėsuar se disa afate tė infrastrukturės zgjedhore janė shumė vėshtirė pėr t'u arritur.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|