| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Matematika ekonomike joracionale e OJQ-ve dhe e Qeverisė |
| Postuar mė datėn: 2008-09-04 09:22:34 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: ISA MULAJ
Ka kohė qė disa organizata jo-qeveritare (OJQ) dhe shumica e bizneseve e kishin identifikuar politikėn fiskale si pengesėn kryesore tė ngecjes ekonomike tė Kosovės, dhe rrugėn drejt zhvillimit e shihnin pėrmes uljes sė normave tė tatimit. Shumė propozime tė OJQ-ve individuale, respektivisht organizatave qė i mbrojnė interesat e bizneseve, i janė drejtuar UNMIK-ut dhe Qeverisė. Pas vėrejtjes nga UNMIK-u se OJQ-tė duhet tė flasin me njė zė ose t'i artikulojnė kėrkesat si tė pėrbashkėta, doli njė propozim mė i unjėsuar. Nė njė dokument tė Agjencionit pėr Promovimin e Investimeve nė Kosovė (APIK) tė titulluar "Propozim pėr ndryshimin e politikave fiskale: Lehtėsirat pėr investime", tė datės 4 korrik 2007, figuronin propozimet si vijon: Tatimi nė tė hyrat e korporatės (THK) nga 20% nė 10%, tatimi nė tė ardhurat personale (TAP) nga 20% (ishte me norma progresive) pėr tė ardhurat mujore mbi 450 nė 10%, dhe tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH) tė mbetet i njėjtė (15%). I njėjti dokument pėrmban edhe propozimet e OJQ-ve kryesore qė pėrfaqėsojnė interesat e bizneseve. Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kishte kėto propozime: THK 8%, TAP 8%, TVSH 3% dhe 17%; Oda Ekonomike Amerikane (AMCHAM) THK 7%, TAP 7%, TVSH 16%; Oda Ekonomike e Kosovės (OEK) THK 7%, TAP 7% dhe 12%, TVSH 15%.
Tė gjitha subjektet e lartėpėrmendura arsyetoheshin se me zbritjen e normės sė tatimit nė THK krijohen mundėsi mė tė mėdha pėr tė investuar nė sektorėt e prodhimit, gjenerim mė i madh i punėsimit tė popullsisė, rritja e bazės sė tė hyrave dhe rritja e kėrkesės pėr konsum, largimi i popullsisė nga ndihmat sociale, dhe zvogėlimi i evazionit fiskal. OJQ-tė erdhėn nė pėrfundim se reforma e tillė nė sistemin tatimor do tė shpie te mirėqėnia e pėrgjithshme ekonomike mė e mirė.
Me 28 korrik 2008 Qeveria duket se pjesėrisht ose nė pjesėn mė tė madhe i ka marrė pėr bazė propozimet e OJQ-ve kur e miratoj propozimin e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave (MEF) pėr ndryshimet e skemės tatimore. Vendimi pritet tė hyjė fuēi qė nga janari i vitit 2009. Propozimi tashmė i miratuar i MEF-it ėshtė si vijon: THK tė pėrgjysmohet apo zbritet nga 20% nė 10%; TVSH tė rritet nga 15% nė 16%. Rritja e TVSH-sė nga 15 nė 16 nuk ėshtė rritje prej 1% siē e paska thėnė MEF-i apo siē e kanė raportuar gazetat (Lajm, Inforpress, etj.) por ėshtė rritje prej 6.3%. Ėshtė propozuar tė rritet edhe akciza pėr disa mallra, ndonėse u pėrmend vetėm duhani. Atij do t'i rritet akciza nga 17 nė 21 euro pėr kilogram. TAP pėr pagat mbi 450 euro ėshtė propozuar tė zbritet nga 20% nė 10%. Tė tri OJQ-tė e lartėpėrmendura mė herėt kishin dalur me propozimin pėr kufirin mė tė lartė rreth kėtij tatimi si vijon: AKB 8%, AMCHAM 7%, dhe OEK 7% dhe 12%.
Para se tė diskutojmė se ēfarė efektesh dhe ndikimi mund tė kenė nė ekonomi dhe buxhetin e shtetit ndryshimet e propozuara nga MEF-i dhe tė miratuara nga Qeveria, vlen tė pėrmenden rekomandimet e njė raporti tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) pėr Kosovėn qė ėshtė pėrgatitur prej 21 29 prill 2008, pra para se MEF-i t'i dėrgoj propozimet pėr miratim nė Qeveri. Ėshtė pėrmendur ky raport edhe nė disa media dhe vėrejtjet qė i pėrmban. Raporti nė mes tjerash ēmon disa pėrmirėsime qė janė bėrė nė disiplinėn fiskale, por akuzon Ministrinė pėr planifikim tė dobėt tė buxhetit dhe aftėsi tė pamjaftueshme pėr zbatim e tij. FMN-ja kishte paralajmėruar MEF-in qė dėshira pėr ta zbritur THK-nė nuk duhet tė shkoj mė poshtė se 15% pėr shkak tė pasojave qė mund tė ketė nė tė hyrat buxhetore. Vėrejtja mė serioze i ishte adresuar efikasitetit tė pamjaftueshėm tė Administratės Tatimore tė Kosovės (ATK), pėr tė cilin FMN-ja thoshte se pėrmirėsimi duhet tė fillojė urgjentisht. Kėtij sektori tė mbledhjes sė parave pėr buxhetin e Kosovės qė FMN-ja e konsideron si shumė tė dobėt, i ishte rekomanduar qė tė themeloj njė sistem tė mirėfilltė pėr regjistrimin e tatimpaguesve, dosjeve dhe pagesave. ATK-ja ishte kritikuar se pa njė perfeksionim tė sistemit aktualisht tė vjetėruar tė TI-sė (teknologjisė informative), ēdo veprim tjetėr rreth ndryshimeve nė skemėn tatimore do tė jetė fare pak i dobishėm. FMN-ja e kishte cilėsuar sistemin tatimor si tė mirė dhe tė thjeshtė nė krahasim me vendet tjera, por shprehu shqetėsimin se pa forcimin thelbėsor tė ATK-sė dhe udhėheqėsisė sė saj sistemi ekzistues dhe ai i propozuar i tatimeve nuk do tė sjellin as pėrmirėsime, e as qė do ta zvogėlojnė sektorin informal tė ekonomisė qė OJQ-tė ishin aq tė bindura se vetėm me zbritjen e tatimeve do tė zvogėlohet.
Ēfarė synohet tė arrihet me ndryshimet e propozuara dhe tė miratuara?
Pėr ekonominė ėshtė lehtė tė diskutohet dhe bėhen propozime tė (pa)argumentuara rreth arritjes sė qėllimeve tė caktuara. Nė asnjė vend tė botės nuk janė treguar mė shpesh barcoleta rreth fakultetit tė ekonomisė se nė Kosovė, si p.sh. njeriun e kishte shkelur treni, trupi i kishte mbetur nė hekurudhė, ndėrsa kokėn ia kishin dėrguar nė spital. Pas dy viteve, trupi i njeriut shkoj nė spital, e mori kokėn e vet dhe mė tė u kthye pėr t'i kryer studimet nė ekonomi! Nė vendet pėrendimore ėshtė vetėm perceptimi krejtėsisht i kundėrt pėr pjesėn mė qenėsore tė shoqėrisė ekonominė. Shkencat tjera dhe ēdo organizėm shoqėror nuk munden pa tė. Por sa janė propozimet e MEF-it pėr reformėn e skemės tatimore nė funksion tė zhvillimit tė pjesės mė qenėsore tė shoqėrisė? Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetje duhet marrė pėr bazė edhe njė fakt; varfėria nė Kosovė ėshtė shumė e pėrhapur. Raporti i fundit i Bankės Botėrore e llogarit atė diku nė nivelin 45%, e aty sillet edhe norma e papunėsisė. Kėta dy tregues megjithatė nuk duhet tė identifikohen si sinonim sado qė mund tė jenė tė ndėrvarur njėri me tjetrin. Ka njerėz qė punojnė por prapė janė tė varfėr (pėr shkak tė tė ardhurave shumė tė vogla), dhe ka njerėz qė nuk punojnė por nuk hyjnė nė kategorinė e tė varfėrve (varen nga dikush tjetėr nė forma tė ndryshme). Sidoqoftė, sqarimi i kėsaj duket i panevojshėm kur dihet se afėr gjysma e popullsisė sė Kosovės qenka nė kufirin e varfėrisė. Buxheti i tyre shkon kryesisht nė konsumin e pėrditshėm, pra mė sė shumti nė ushqim. Me ndryshimet e miratuara nga Qeveria pėr rritjen e TVSH-sė nga 15% nė 16%, shpenzimet e konsumit tė tyre do tė rritet automatikisht pėr 6.3%. Rritja e TVSH-sė poashtu mund tė shkaktojė rritjen e ēmimit tė mallrave qė do tė bartet tek konsumatori pėrfundimtar, duke i lėnė anash tė gjithė faktorėt tjerė qė mund tė ndikojnė nė ēmime. Pėr ta pėrmbledhur me njė fjali, rritja e TVSH-sė e pėrkeqėson edhe mėtutje gjendjen ekonomike tė gjysmės sė popullsisė sė Kosovės. Rokada (term nė lojėn e shahut) e ngritjes sė TVSH-sė me uljen e TAP qė ėshtė menduar se do ta mbajė qėndrueshmėrinė ose neutralitetin nė tė hyrat buxhetore, poashtu nuk ėshtė aq e qėlluar. Vetėm tė rikujtojmė edhe njė herė se diku 45% e popullsisė llogaritet e papunė dhe shumica nuk kanė tė ardhura tė rregullta qė do t'i evidentonte ATK-ja. Ēfarė rėndėsie ka pėr tė hyrat buxhetore tė shtetit zbritja apo rritja e TAP pėr personat qė nuk realizojnė tė ardhura formale ose nuk janė nė sistemin e TAP? Apo Qeveria po mendon se kėtė mund t'ua marr si TVSH nė konsum?
Pėrgjysmimi i normės sė THK-sė pa analiza mė tė hollėsishme ėshtė njė gabim tjetėr dhe vendim i ngutshėm i Qeverisė qė mund ta rrezikoj qėndrueshmėrinė e tė hyrave buxhetore tė shteti. Korporatat janė klasa qė kanė mjete mė shumė se sa tė varfėrit dhe tė papunėt. Vazhdimisht ėshtė theksuar e stėrtheksuar se THK ėshtė e lartė (20%) dhe si e tillė e vė Kosovėn nė pozitė tė disvaforshme ndaj vendeve fqinje pėr tėrheqjen e investitorėve tė jashtėm (e pse jo edhe tėheqjen e investitorėve tė brendshėm?!). THK nė Shqipėri ėshtė 20%, Maqedoni 15%, Mal tė Zi 9%, Serbi 10%. Mirėpo, TVSH nė Shqipėri ėshtė 20%, Maqedoni 18%, Mal tė Zi 17%, dhe Serbi 18%. Pėrveq kėsaj, nė vendet fqinje ka tatime qė nė Kosovė ende nuk janė futur, siē janė kontributet nė sigurimin social, qė sillet prej 16.6% nė Mal tė Zi deri nė 32% nė Maqedoni, mandej, tatimi mbi transferin e pronės, tatimi mbi sigurimin shėndetėsor, etj. Nuk ėshtė problemi tek normat e larta apo tė ulėta tė THK-sė ai qė vendos pėr ardhjen e investitorėve apo shkuarjen diku tjetėr. Investitorėt e jashtėm paguajnė edhe tatime tjera pos THK-sė, qė nė shtetet fqinje duken tė jenė mė tė larta. Poashtu, nuk ėshtė arsyeshme tė merret si diēka e prerė se me zbritjen e madhe tė THK-sė investitorėt e jashtėm do tė investojnė me tepėr ose atė pjesė qė iu ėshtė dashur t'ia paguajnė shtetit si tatim. Mund tė ndodhė qė ata ta bartin tėrė fitimin dhe llogaritė e tyre jashtė (kujto kėtu skemat piramidale nė Shqipėri). Nėse shteti i merr mė shumė tatim investitorit tė jashtėm, atėherė shteti mund ta investoj tė njėjtin nė forma tė ndryshme dhe efekti i tij gjithsesi do tė vėrehet. E meta e shtetit tonė kėtu ėshtė tek ato vėrejtjet pėr ATK-nė dhe MEF-in nė planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit. Ėshtė raportuar dhe ėshtė bėrė publike nė media se kompanitė e huaja qė veprojnė nė Kosovė kanė borxh 40 milionė euro tatime tė papaguara. Pra, paska investitorė tė huaj nė Kosovė qė nuk paguajnė tatime. Tė mendosh se pėrgjysmimi i normės sė tatimit e bėnė tatimpaguesin tė ndershėm qė ai/ajo tė vie vet ta paguajė atė mė dėshirė, ėshtė gabim. Edhe sikur norma e THK-sė tė zbritet nė 5%, tatimpaguesi kurrė nuk do tė paguan sa herė i jepet mundėsia. Vjelja e tatimit nuk ėshtė ēėshtje dėshire ose nxitje nė anėn e subjekteve qė janė tė pėrzgjedhur tė paguajnė ėshtė detyrim qė fuēizohet dhe zbatohet nga ana e shtetit. Njė anekdotė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės thotė: "Nėse dikush ka vdekur nė gjumė, ai/ajo me siguri ka pa ėndėrr se ėshtė duke u pėrndjekur ose dėnuar nga shteti pėr mospagesėn e tatimeve".
Qeveria e merr problemin e reformimit tė sistemit tatimor si njė kocept nga librat bazė tė ekonomisė qė mund tė funksionoj ashtu si shkruhet nė to. E zbresim THK-nė, vijnė investitorėt tek ne, investojnė dhe punėsojnė njerėzit, riinvestojnė fitimet e tyre vazhdimisht, punėsojnė mė shumė njerėz, paguajnė mė shumė tatime, rritet buxheti i shtetit, rritet mirėqenia ekonomike e popullsisė, rritet zhvillimi ekonomik. Mund tė jetė ashtu vetėm nė supozimin se ēdo gjė tjetėr gjatė tėrė kohės do tė jetė faktorė i pandryshuar, e qė nė Kosovė, me tepėr se nė ēdo vend tė Evropės, nuk ėshtė.
Ajo qė pritet tė ndodhė nga sistemi tatimor i rokadur i Qeverisė ndėrmjet TVSH-sė dhe THK-sė pak a shumė dihet para se ai ė hyjė nė fuēi. Ky sistem synon thellimin edhe mė tutje tė diferencave nė zhvillim duke e varfėruar edhe mė tepėr shumicėn e popullsisė nė llogari tė disa njerėzve, kryesisht tė huaj. Studimet nė shtetet tjera nė transicion kanė treguar se diferencat e mėdha nė zhvillim qė janė bazuar nė pasurimin e disave nė kurriz tė shumicės, janė pengesė e zhvillimit ekonomik dhe forcimit tė vet shtetit. Ndoshta iu kujtohen emrat e disa miliarderėve Rusė gjatė viteve '90-ta. Atė kohė, Rusia tėrhoqi vėmendjen nė arenėn ndėrkombėtare me dy gjėra: 1) me numrin e milionerėve qė shtoheshin nė revistėn Forbes; dhe 2) me raportet e Bankės Botėrore dhe organizatave tjera pėr rėnien ekonomike dhe kalimin e miliona njerėzve nė varfėri. Kur me reformat ekonomike u mundėsua qė miliarderėt ende mund tė fitonin por jo duke e diskriminuar shumicėn e popullsisė ose duke e shtyrė atė nė varfėri, dhe mundėsia po u ofrohej tė gjithėve, raportet tani janė: po ringjallet Rusia, sulmon Osetinė Jugore, i armatosė separatistėt nė Abkazi, shatanzhon Evropėn me ēmimet e gazit, bllokon rezolutat nė OKB pėr Kosovėn, etj. U pėrmend ky shembull i armikut tradicional tė Kosovės pėr shkakun se politikanėt "tanė" nuk e kuptojnė se ekonomia ėshtė politika dhe lufta mė e madhe. Me sistemin e miratuar pėr ndryshimin e skemės tatimore, Qeveria nuk e ka ndėrmend ta forcojė shtetin por ta bėjė atė edhe mė tė brishtė. Kėto ndryshime deri diku nuk janė skemė e rokadur por e rrokatur.
(Hulumtues i lartė dhe koordinator pėr Kosovė i Institutit pėr Studime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike) |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|