| » Opcionet për artikullin |
|
Nė njė intervistė pėr mediat serbe, ish i dėrguari amerikan pėr Ballkanin, Richard Holbrooke ka vlerėsuar se Beogradi tash ndodhet para dy detyrave tė rėndėsishme: njė, tė arrestojė Mlladiqin, dhe dy, tė pajtohet me faktin se Kosova sot ėshtė shtet fqinj.
Pas kėsaj, nė Ballkan mė nuk do tė ketė tensione dhe i gjithė rajoni mund tė shpresojė pėr njė tė ardhme mė tė mirė, ka thėnė Holbrooke.
Nė kėtė intervistė pėr tė pėrditshmen Press, Holbrooke ka pranuar se ndaj ish-presidentit tė Republikės Serbe tė Bosnjės, Radovan Karaxhiq, ka pasur presion qė ai tė tėrhiqej nga politika, mirėpo ka shtuar se - atij kurrė nuk i janė dhėnė garancitė se nuk do tė gjykohet nė Hagė.
"Pohimi se unė i pata premtuar Radovan Karaxhiqit lirinė nėse ai do tė tėrhiqej nga jeta politike ėshtė gėnjeshtėr e njė njeriu tė pashpresė, i cili mė nė fund ka dalė para drejtėsisė. Para dy tri vjetėsh e kam parė njė letėr me nėnshkrimin tim tė falsifikuar dhe kam qeshur me zemėr, ka thėnė Holbrooke.
Ai ka shpjeguar se njė dokument i tillė nuk ekziston dhe ka shtuar se me Karaxhiqin ėshtė takuar vetėm njė herė, me ndėrmjetėsim tė Sllobodan Millosheviqit, nė shtator tė vitit 1995, kur ishin marrė vesh pėr zhbllokimin e Sarajevės.
"Shumė herė kam thėnė se Karaxhiqit i dėshiroj ēdo tė keqe. Mė vjen keq pse nė Hagė nuk ekziston vendimi me vdekje - mirėpo jam i sigurt se ai do tė mbetet prapa grilave deri nė fund tė jetės, ka thėnė Holbrooke, duke shtuar se, do tė dėshmojė nė Hagė nėse mund tė kontribuojė qė Karaxhiq tė mos dalė mė kurrė nga burgu. /Telegrafi/
|
|