| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » LETĖR KRYETARIT TĖ PARĖ TĖ INVALIDVE TĖ UĒK-ės Z. VEHBI RAFUNA |
| Postuar mė datėn: 2008-08-14 13:08:30 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Unė jam i interesuar qė nė pėrvjetorin e krijimit tė shoqatės sė Invalidėve tė UĒK, themelues i se cilės jeni JU, ta bej njė artikull me kėtė temė, sepse konsideroj se kontributi i atyre qė derdhėn gjakun e vet pėr ēlirimin e Kosovės, pas dėshmorėve tė rėnė tė kombit, ėshtė kategoria me e merituar pse sot njė pjesė e vendit tone ka dal nga sundimi barbar primitiv serb. Por, fatkeqėsisht edhe vet varrezat e dėshmorėve (shih varrezat e luftėtarėve te lirisė nė Prishtinė) edhe gjendja e invalidėve tė UĒK si dhe shumica e dėrmuese e veterinave tė UĒK, e ish tė burgosurve dhe emigrantėve politike , qė po ashtu kanė dhėne pjesė te mėdha te jetės sė vet nė rrugėn e lirisė si dhe familjet e dėshmorėve tė UĒK-ės , janė kategoritė me tė injoruara dhe me kėtė me tė shtypura tė pas luftės nėn sundimin e UNMIK-ut.
Kam pas shpresė se pas shpalljes sė pavarėsisė gjėrat do tė ndryshojnė ndaj kėsaj kategorie. Mirėpo, me miratimin e Planit tė Ahtisarit , faktikisht UNMIK-u vetėm po e ndryshon emrin nė EULEKS dhe me kėtė pavarėsia e Kosovės po shtyhet pėr nė kohė tė pa caktuar. Me njė ndryshim kualitativ i cili flet se pushtetin real do tė vazhdojė ta mbajė Brukseli ndėrsa atė, Brukseli do ta ekzekuton pėrmes pushtetit vendor, ngjashėm me kohen e ish federatės jugosllave nė kohėn e Titos.
Pėr ta realizuar kėtė me sukses pushteti i Brukselit gjithmonė do ta pėrdor faktorin sllav si kėrcenim ndaj shqiptarėve dhe paralele me kėtė do t'i pėrdor shqiptarėt e pushteti tė vet lokal si vegla qorre kundėr shqiptarėve qė vazhdojnė pėrpjekjet pėr realizimin e pavarėsisė sė vėrtetė.
Kjo ka ndodh nga ana e tė gjitha sundimeve tė huaja qė nga kohėrat mė tė lashta, vetėm kėsaj radhe kjo po zbatohet me njė perfiditet tė rafinuar, sepse tani kanė arritur qė tė mobilizojnė njė numėr nga ish ushtarėt e UĒK qė veprojnė verbėr kundėr interesave kombėtare pėr tė cilat ata luftuan, duke i mashtruar e korruptuar dhe duke i pėrdor ata kundėr ushtuarve tjerė tė UĒK qė janė jashtė sistemit.
Kjo ka ndodhur edhe pas mbarimit tė Luftės sė dytė Botėrore. Ata tradhėtojnė pa vetėdije dhe me bindje se kėshtu duket pavarėsia. Ka edhe tė atillė qe kėtė e bėjnė pėr interesa e motive tė ulėta e tė ndyta!
Tradhtarė kanė prodhuar tė gjitha kohėrat por kurrė tradhtarėve nuk ju ka shkuar gjithmonė kungulli mbi ujė. Ata janė tempuj tė turpit kombėtar qė e ndyjnė emrin vet dhe tė familjes se vet pėr breza me radhė, duke vepruar kundėr vėllezėrve tė kombit tė vet e pėr interesa tė armiqve tė tij!
Mendoj se ndaj tyre nuk duhet tė ndėrmerren masa private, sepse mu kėtė e presin armiqtė tanė, qė ketė ta prezentojnė si qėrim hesapesh mes shqiptarėve. Por, atyre duhet t'ju pėrgatitet njė gjyqe i rregullt kur vendi tė jetė me tė vėrtet i lirė!
Jam i bindur se menjėherė pas zgjedhjeve tė reja, institucionet e Republikės sė Kosovės do tė hedhin poshtė Planin e Ahtisarit dhe do ta bėjnė pavarėsinė e vėrtetė. Mu pse kėtė fakt e dinė edhe Brukseli pro grek e pro sllav ata do ta shtyjnė zgjedhjen e institucioneve tė rregullta deri nė pafundėsi. Me kėtė shtyhet pavarėsia e vėrtet dhe me kėtė shtyhet edhe zgjidhja e tė gjitha ēėshtjeve jetike sociale, ekonomike e politike tė vendit dhe nė veēanti edhe zgjedhja e ēėshtjeve jetike tė veteranėve politikė e ushtarakė, ato tė invalidėve dhe tė dėshmorėve tė UĒK e tė familjeve tė tyre, edhe tė atyre qė i ka zhduk ushtria serbe, me qėllim pėrfundimtar qė tė nxiten trazira mes vet shqiptarėve.
Unė mendoj se ne shqiptarėt luftėn e armatosur kundėr okupatorėve sllavė e kemi pėrfunduar dhe se tani duhet vazhduar luftėn nė fushėn politike pėr t'i realizuar aspiratat pėrfundimtare kombėtare.
Pra, mendoj se lufta pėr pavarėsi e bashkim kombėtar duhet tė vazhdojė nė fushėn politike e me mjete paqėsore duke mos e pėrjashtuar edhe revolucionin paqėsor pėr bashkimin e Shqipėrisė, tė ngjashėm me revolucionin paqėsor me te cilėn u bashkua Gjermania. Mendoj se kursi politikė i Lėvizjes Vetėvendosje nė krye me Adem Demaqin e Albin Kurtinė ėshtė kursi mė i mirė tė cilin duhet tė e zbatojnė tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan. Ndoshta me njė korrigjim dhe heqje dore nga polarizimet me institucionet e brendshme dhe me njė koncentrim nė demaskimin e politikės ekspansioniste tė aleancės sllavo-greke dhe tė aleancės sė krahut tė tyre BE- Rusi, me kėmbėngulje nė vetėvendosje sipas Kartės sė OKB. Kėtė proces nuk mund ta ndal askush, prandaj forcat sllavo-greke dhe aleatėt e tyre brenda BE sė bashku me Rusinė, do tė na provokojnė me tė gjitha mjetet qė shqiptarėt t'i kthehen pėrdorimit tė armėve dhe me kėtė tė gjejnė shkas pėr njė fushatė tė re tė gjenocidit ndaj shqiptarėve, meqė e dinė se teknikisht raporti i forcave nė armatim ėshtė nė anėn e tyre.
Pėrdorimi i armėve mundė tė ndodhė vetėm nė mbrojtje tė domosdoshme, prandaj pėrgatitja teknike pėr vetėmbrojtje duhet tė vazhdoi gjithsesi nė kuadėr tė institucioneve shtetėrore nė Tiranė pėr gjithė kombin tonė, e jo privatisht!
Pra, arma ėshtė argumenti mė i fuqishėm i tyre. Prandaj, ne nuk do t'i pėrdorim armėt por argumentet e sė vėrtetės ne fushėn e luftės politike dhe sigurisht se do tė fitojmė.
Gjithashtu mendoj se raporti i forcave ne arenėn ndėrkombėtare ėshtė nė favorin tonė, sepse SHBA, Britania e Madhe, Gjermania e disa vende tjera tė BE, e kanė kuptuar drejtė Zgjidhjen e Ēėshtjes Kombėtare Shqiptare, ndėrsa kundėr zgjidhjes se kėsaj ēėshtje ėshtė ajo pjese e BE e cila ėshtė nėn influencėn e politikės Greke dhe ajo pjese e BE e cila ka qėndrime miqėsore ndaj Rusisė dhe qėndrime armiqėsore ndaj SHBA-ve.
Fjala ėshtė pėr njė alenacė tė heshtur fashiste, e cila do tė rrezikon sėrish paqen nė Evropė dhe nė Ballkan nėse dobėsohet prania e SHBA nė Evropė. Ata kanė krijuar edhe agjenturat e veta edhe brenda vendit tonė! Prandaj, mendoj se prania e SHBA nė Evropė ėshtė garancia mė madhe qė nuk do tė lejon rilindjen e fashizmit nė Evropė. Dua tė them me kėtė se Anglo-Amerikanėt janė aleatėt tanė historikė dhe se kėtė miqėsi duhet kultivuar edhe pėr brezat e ardhshėm!
Tani po i kthehem sėrish temės mbi shėnimin e pėrvjetorit tė Shoqatės tė Invalidėve tė UĒK.
Unė mendoj se me kėtė rast duhet tė bėhet njė organizim masiv nėpėr tė gjitha qytetet e Kosovės dhe edhe nė mėrgim nė ato vende ku shoqata i ka krijuar degėt e veta. Ky rast duhet shfrytėzuar qė veteranėt e UĒK-ės tė mobilizohen dhe tė jen aktiv dhe tė angazhuar edhe nė zhvillimet e reja politike e shoqėrore nė vend. Sepse tani po hyjmė nė njė fazė tė re zhvillimore nė drejtim tė aspiratave tona kombėtare nė kufijtė natyral tė atdheut tonė. Ky ėshtė shkaku kryesor pse kėrkova nga Ju qė tė mė dėrgoni dokumentet mbi themelimin e Shoqatės suaj qė unė fillimisht tė shkruaj njė artikull dhe mė vonė ndoshta edhe njė libėr pėr Shoqatėn e Invalidėve tė UĒK -sė.
Me konsideratė
Abdullah Prapashtica
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|