DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Nyja shqiptare
Postuar mė datėn: 2007-05-19 05:27:59 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

"Pengu" idealist dhe fantazma e luftės

(Ose: Si mund tė (keq)kuptohet raporti i pretenduar "sekret" i "analistėve" tė UNMIK-ut, siē e transmeton gazeta "Tema" e Tiranės?)

Nga: Qemal Aliu

Qemajli50@hotmail.com


Gazeta "Tema" e Tiranės, e datės 18 maj 2007, ndėr tė tjera, sjell njė material, pėr tė cilin pretendon se ėshtė "raport sekret", i "ekspertėve" tė UNMIK-ut. Pa hyrė nė vėrtetėsinė e pohimit tė saj pėr besueshmėrinė e kėtij "sekreti", lexuesit tė vėmendshėm i imponohen, si tė pashmangshme, tė paktėn dy pyetje:

- Si "rrodhi" kaq lehtė ky "sekret" nė opinion?

- Kush u "kujdes" qė pikėrisht tash, kur pothuaj tė gjitha fuqitė relevante vendimmarrėse tė botės po merren me vendosjen e fatit tė Kosovės, tė publikohet ky raport-mesazh "sekret"?

Logjika e shėndosh thotė se, sa do qė me tė drejtė mund tė mburren kolegėt e gazetės "Tema" pėr shkathtėsi e gjendshmėri profesionale, tė cilat kėtu padyshim nuk ėshtė rendi e as qėllimi tė minimizohen e aq mė pak tė mohohen, kjo qė ka ndodhur mė sė paku mund tė jetė ndodhi e rastėsishme apo rezultat i aftėsisė dhe shkathtėsisė gazetareske. Pėrkundrazi, ky mesazh mėse i qartė dhe mėse alarmues, me qėllim dhe dedikim tė qartė, plasohet pikėrisht nė kėtė ēast nė mėnyrė qė opinioni shqiptar, si palė e involvuar drejtpėrdrejt nė kėtė rast, por nė rend tė parė ata tė cilėt kanė marrė mbi shpinė barrėn e rėndė tė pėrgjegjėsisė pėr shpierjen deri nė cak tė vullnetit tė kėtij populli, tė zgjohen nga kotja dhe nga vetmashtrimi i pakuptimė gati dhjetėvjeēar pas pėrfundimit tė luftės, nė pritje tė "arritjes" pėrkatėsisht "njohjes" sė famshme tė pavarėsisė sė Kosovės.

Shikimi dhe analiza edhe mė e pėrciptė e kėtij raporti tė nxjerrė tashmė nė opinion si "sekret i zbuluar" qon nė pėrfundimin se gjendja me statusin e Kosovės dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi nuk ėshtė edhe aq "idilike" sa paraqitet nė opinion nėpėrmjet deklarimeve e prononcimeve tė shumta tė politikanėve shqiptarė nė Kosovė, e mė gjerė. Madje, nga ky raport-analizė i ekspertėve tė UNMIK-ut, nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė ose tė tėrthortė, demantohen dhe kritikohen deklarimet mashtruese a vetmashtruese tė disa politikanėve shqiptarė, me emėr e mbiemėr, pse mbjellin iluzione dhe caktojnė afate tė pasakta, pa asnjė mbulesė relevante, tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Nė vend tė "transit" dhe "idilės" pavarėsore ekspertėt UNMIK-istanez alarmojnė me gogolin e mundėsisė sė ripėrsėritjes sė luftės dhe tragjedive nė kėto troje, pa e definuar qartė as rezultatin e pėrfundimit tė saj. Kėta ekspertė nuk lodhen fort ēka mendojnė a ēka dėshirojnė shqiptarėt, madje nuk merren fare me ėndėrrat dhe idealizmin e tyre pėr ardhjen nė “piatė” tė pavarėsisė. Ata iu referohen vetėm fakteve dhe gjendjes reale tė raportit tė forcave vendore, rajonale e ndėrkombėtare dhe mbi to nxjerrin pėrfundime qė qojnė nė konstatimin se askush nuk ka tė drejtė tė mbahet peng me idealizmin romantik pėr sigurimin dhe garantimin “bianko” tė pavarėsisė sė Kosovės nga faktori ndėrkombėtar, pėrkatėsisht kėrcėnimi me fantazmėn e luftės nuk ėshtė vetėm pėrrallė, por rrezik real dhe potencial me tė cilin duhet ballafaquar, nė rend tė parė shqiptarėt.

Dhe, jo vetėm kaq. Njė shikim mė thelluar i kėtij raporti nxjerr nė pah edhe njė ēėshtje tjetėr, qė sot pėr sot pak kush e prek, ose sė paku guxon ta prek. Kosova dhe statusi i saj, qė aktualisht janė nxjerrė mbi tryezėn e fuqive tė mėdha si ēėshtje pėr t’u zgjidhur, katėrcipėrisht po e hapin edhe ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare nė tėrėsinė e saj. Ndoshta, mesazhi kryesorė madje ėshtė se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės nuk mund tė bėhet si e ndarė nga zgjidhja e ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Konstatimi i kėtyre ekspertėve se pa pajtimin e serbėve e rusėve nuk mund tė ketė zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės, pėrkatėsisht pa kompensimin territorial tė humbjes sė Kosovės me Republikėn Serbe tė Bosnjės nuk do tė ketė Kosovė tė pavarur, domosdoshmėrisht qon nė pėrfundimin se, pėrveē ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare, nė Ballkan ekziston edhe njė ēėshtje tjetėr e pazgjidhur-ajo serbe. E pėr t’u zgjidhur kėto ēėshtje pėrfundimisht nuk janė tė mjaftueshme as lufta e bėrė, as negociatat e zhvilluara deri mė tash. Kush nuk e kupton kėtė, don ta ridėgjoj pėrrallėn e gomarit “inshalla jam ėndėrr”!

Ē’ėshtė e drejta, nga plani teoriko-retorik, nuk mund tė thuhet se mungojnė shkrime, deklarime e aty-kėtu edhe organizime pėr tė shtruar pėr zgjidhje ēėshtjen shqiptare si tėrėsi. Por, lėnė pėr tė dėshiruar niveli i dijes, serioziteti dhe profesionalizmi i atyre qė i kanė dhėnė vetes tė drejtė ta shtrojnė pėr zgjidhje kėtė ēėshtje. Nga organizimet dhe paraqitjet e tyre publike vėrehet qartė anarkizmi, amatorizmi dhe diletantizmi i tyre profesional-politik, kurse organizimi, veprimi dhe ndikimi diplomatik nuk ekziston fare. Pėr organizimin dhe veprimin ushtarak mund vetėm tė supozohet, pėrderisa “luftohet” me komunikata, tė shkruara shpesh me gjuhėn e njė gjysmėanalfabeti, nė internet.

Njė gjė, siē del edhe nga njė lexim paksa mė i “sofistikuar” i raportit tė sipėrcituar, megjithatė, duhet tė jetė e qartė pėr secilin prej nesh: kotja me ėndrrėn e gomarit, mė nė fund, duhet tė pėrfundojė. Diletantizmi dhe anarkizmi politiko-diplomatiko-ushtarak duhen mbetur sė kaluarės, pėr t’ia lėshuar vendin profesionalizmit dhe seriozitetit tė kėrkesės sė kohės, nevojės dhe nivelit tė detyrimit ndaj ēėshtjes sė kombit. Nėrsa, grindjet, fyerjet, pėrēarjet, individualizmi, bajraktarizmi dhe lloj-lloj folk- harbutėrirash duhen shporrur e hedhur nė batakun e historisė, pėr t’i lėnė vend ngritjes sė vetėdijes, organizimit e veprimit tė mirėfilltė politik, diplomatik e ushtarak shtetėror.gjithėkombėtar.






---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] International Herald Tribune : Nyja nė Kosovė rrezikon stabilitetin e Ballkanit (2008-06-12 23:10:30 nga admin2)
[ Opinione ] Nyja shqiptare (2007-06-12 16:57:07 nga admin1)
[ Opinione ] Nyja shqiptare (2007-06-08 06:24:12 nga admin1)
[ Opinione ] Nyja shqiptare (2007-05-21 16:16:17 nga admin1)
[ Opinione ] Nyja shqiptare (2007-04-18 13:30:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nyja e kobshme e LDK-sė (2006-12-18 09:27:23 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Nyja e kobshme e LDK-sė (2006-12-14 14:03:09 nga Flori Bruqi)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Histori ] HEROINA SHQIPTARE MARIE SHLLAKU…! (2008-11-30 11:12:17 nga admin1)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster