| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Sot, nė 16 vjetorin e pluralizmit, Shqipėria nė krizė |
| Postuar mė datėn: 2006-12-18 05:30:39 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga Dalip Greca
Sot mbushen 16 vjet nga lindja e pluralizmit politik shqiptar. Shpallja publike e themelimit tė Partisė Demokratike Shqiptare, shėnoi dhe lindjen e pluralizmit politik. Edhe pse tė fundit, shqiptarėt
arritėn qė ta sfidonin diktaturėn. Nė fjalėn pėrshėndetėse mbajtur nė Qytetin Studenti, mė 12 dhjetor 1990, dr. Sali Berisha, zbulonte armėn e shqiptarėve nė fitoren e pluralizmit. Kjo armė vinte nga tradita e shekujve dhe e kishte emrin dialog pėrmes kuvendit. Ja se ēfarė tha konkretisht dr. Berisha para studentėve: "Nė vendosjen e pluralizmit
politik nė Shqipėri, pa dyshim, fuqishėm dhe pozitivisht kanė ndikuar njė sėrė faktorėsh, ndėr tė cilėt janė mė madhorė, fryma e Helsinkit dhe lufta e vėllezėrve tanė kosovarė pėr liri, demokraci, e tė drejta njerėzore; faktori Gorbaēov dhe ndryshimet e botės Lindore. Por e vėrteta ėshtė se kėtė fitore tė madhe historike shqiptarėt e arritėn pa ndėrhyrjen e kėrkujt, tė mbėshtetur nė traditėn e tyre tė lashtė, kuvendin, dialogun, qė pėr yll polar ka pasur ēėshtjen kombėtare. Le tė na prijė pėrgjithmonė kjo ēėshtje nė zgjidhjen e tė gjitha problemeve tė mėdha qė kemi pėrpara".
16 vjet mė pas, sot mė 12 dhjetor, nė ditėn e shpalljes sė pluralizmit politik, nė ditėlindjen e 16-tė tė Partisė sė parė Demokratike, kemi Shqipėrinė nė prag krize, ndėrkohė qė nė kėto 16 vite, interesat
e vendit janė vendosur nėn interesat e politikanėve, ndryshe nuk ka se si shpjegohet fakti i njė tranzicioni tė tejzgjatur dhe nga mė tė egrit nė tė gjitha vendet lindore. Ndryshe, nuk ka se si shpjegohet fakti qė dy vende ish komuniste si Rumania ashtu dhe Bullgaria, po hyjnė nė Bashkimin Europian, ndėrsa Shqipėria jonė nuk ėshtė nė gjendje qė tė zhvillojė ende zgjedhje tė lira pa ndėrmjetėsinė e
ndėrkombėtarėve. Ka mė shumė se 10 vjet qė zgjedhjet
kontestohen e partitė ankohen nėpėr zyrat e ndėrkombėtarėve, sa nė Bruksel, sa nė Strasburg e Washington. Para ēdo fushate zgjedhore, partia qė qėndron nė opozitė fillon kujėn: Do tė vidhen votat!
Kėshtu bėri 8 vjet Partia Demokratike nė opozitė, kėshtu po bėn tani edhe Partia Socialiste, qė kur ishte nė qeverisje nuk e dėgjonte kujėn e demokratėve. Mungesa e dialogut mes forcave politike ka ēuar nė
bllokimin e zhvillimeve politike dhe nė ngecjen e proceseve demokratike. Pikėrisht 16 vjet mė pas ēalon ajo qė dr. Berisha, 16 vite tė shkuara e vlerėsoi si armė tė shqiptarėve pėr zgjidhjen e problemeve tė vėshtira; nuk ka gjetur terren tradita e lashtė e
kuvendeve dhe e dialogjeve pa kushte. Po pse? Pėrgjigja merret me mend:Pėr meritė tė klasės politike shqiptare
Sikur tė ishin larg njėri-tjetrit, pozita dhe opozita, vazhdojnė tė komunikojnė me ndėrmjetės ose i shkruajnė letra publike njėri-tjetrit, si ata qė bisedojnė prapa murit. Problemet zgjidhen me tryeza, por tryezat e partive politike nė Shqipėri dėshtojnė. Duket se askush nuk e ka autoritetin qė tė ulė nė njė tryezė pozitėn dhe opozitėn, me pėrjashtim tė ndėrkombėtarėve. Partitė politike nuk e shohin
njėra-tjetrėn si partnere pėr tė bėrė Shqipėrinė, por si armiq tė papajtueshėm, qė s'mund ta shohin nė sy njėra-tjetrėn. Dialogu bėhet edhe nė Parlament, por siē e kemi pėrcjellė, sivjet ai ėshtė bojkotuar shpesh herė, aq shpesh sa mė shumė kohė opozita ka qėndruar
jashtė Parlamentit se sa brenda tij.
Ndėrkohė qė problemet mund tė ishin zgjidhur nė kohė, koha ėshtė shpenzuar nė mėnyrė tė pamėshirshme me bojkot tė pafundėm. Tani opozita kėrkon njė shtyrje tė vockėl fare, edhe pse koha aty ka qenė, por nuk kanė dashė ta shfrytėzojnė. Nė vend qė tė gjendej gjuha e
dialogut qė do tė ēonte nė zgjidhjen e problemeve, shkėmbeheshin sulme me "artileri tė rėndė", kush e kush tė dilte i fituar me sharje e fyerje nė publik.
Tani Shqipėri ka arritur nė pikėn kritike:Zgjedhjet janė shpallur nga presidenti, afati ligjor i regjistrimeve ka mbaruar qė tė hėnėn, opozita nuk ėshtė regjistruar si subjekt politik, pra ka bojkotuar. Pozita deklaron se do tė shkojė nė zgjedhje qoftė edhe e vetme. Pluralizmi nuk e pranon demokracinė ēalamane, qoftė edhe me vetpėrjashtimin e
njėrės palė. Dialogu duhet tė gjejė medoemos zgjidhjen.
Opozita thotė se ajo me vendimin qė mori kėrkon qė tė zihen shtigjet qė ēojnė nė kompromentimin e procesit zgjedhor, shmangien e ēertifikatave dhe saktėsimin e listave zgjedhore, ndėrsa pozita nga ana e saj garanton proces tė pastėr zgjedhjesh dhe vėzhgim masiv
nga tė huajt. Ndėrkombėtarėt qė janė me shumicė nė Tiranė kanė paralajmėruar: Kujdes, nga kėto zgjedhje varen marrėdhėniet e Tiranės me Brukselin! E pėrkthyer nė shqip, kjo deklaratė paralajmėron:Kujdes, mos luani me zjarrin! Ndryshe do tė lini Shqipėrinė shumė gjatė pas derės sė Evropės!
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|