| » Opcionet për artikullin |
|
Rruga e dibranėve pėr tė migruar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vazhdon pa ndėrpre. Derisa njė pjesė e tyre nė mėrgim nisen duke shfrytėzuar kanale ilegale pėr shuma tė majme parash, pjesa tjetėr rrugėdaljen pėr tė arritur nė tokėn e premtuar e kanė gjetur nėpėrmjet lotarisė amerikane. Tė dhėnat flasin se nė kėtė lojė fati kanė konkurruar mbi 400 dibranė, ndėrsa vetėm pėr dy muaj afėr 30 prej tyre kanė fituar dhe tanimė kanė filluar tė bėjnė pėrgatitjet pėr tė udhėtuar nė SHBA. Fituesit e lotarisė rrėfehen se arsye kryesore pėr tė marrė rrugėn e mėrgimit ėshtė papunėsia, por pėr njė pjesė tė tyre edhe dėshira pėr tė jetuar njė jetė pak mė ndryshe se ajo nė Dibėr, ndėrsa disa tė tjerė migrimin nė SHBA pėrmes fitimit tė lotarisė e shohin si bashkim me familjet qė u jetojnė atje. Por sidoqoftė, ata nė asnjė rast nuk fshehin kėnaqėsinė, madje edhe shprehen falėnderues ndaj SHBA-sė, qė u mundėsoi tė bėhen pjesė e saj. Njė ndėr fituesit ėshtė edhe Saliu nga Dibra, ėshtė 22 vjeēar. Ai thotė se ndjehet tejet i kėnaqur, ndėrsa shton se nė qytetin e lindjes ėshtė i papunė, por nė SHBA do tė punojė pėr njė jetė mė tė mirė. Saliu pėrmend se me qė do t'i ketė dokumentet e rregulluara do ta vizitojė vendlindjen atėherė kur tė ketė dėshirė. Edhe Amdi Papraniku me familjen e tij janė fitues tė lotarisė amerikane dhe janė tejet tė gėzuar. "Amerika ėshtė shteti mė demokratik dhe mendoj se do tė kem njė jetė mė tė mirė atje. Kam fituar lotarinė familjare dhe me kėtė, fėmijėve do t'u mundėsohet njė e ardhme mė e mirė", shprehet Papraniku. Ai gjithashtu sqaron se nė Amerikė tanimė gjenden vėllezėrit e tij, por megjithatė paksa ndjehet i pikėlluar qė do tė duhet tė marr rrugėn e mėrgimit, por thotė se kėtė e bėn pėr ekzistencė. Ndėrsa ka edhe prej atyre fituesve qė tanimė janė nisur pėr nė tokėn e premtuar, njė prej atyre ėshtė edhe Urim Osmani me bashkėshorten.
Nė mesin e fituesve tė lotarisė janė edhe disa studentė, tė cilėt thonė se nė SHBA do t'i vazhdojnė studimet e filluara kėtu. Kėtė lotari dibranėt e luajnė pėr ēdo vit, por sivjet ajo ishte mė e suksesshme pėr ta.
Vjollca SADIKU
KOHA |
|