Prof. Dr. Mehdi HYSENI
- Ashtu, pra, pikėrisht pse Kosova nuk ka qenė problem preokupues i Shqipėrisė, Serbia atė e dogji me terror dhe me gjenocid(1989-1999). Praktikisht, kjo ėshtė mė se e vėrtetė, ndėrkaq, teoritikisht, mbi bazėn historike, politike, kombėtare, shtetėrore dhe ndėrkomėtare, e vėrteta ėshtė ndryshe, nė anėn e Shqipėrisė, e cila ėshtė i vetmi titullar legjitim dhe legal i Kosovės, edhe pse politika dhe regjimet e deritashme tė Shqipėrisė (1912-1999) praktikisht e kanė braktisur Kosovėn, duke mos e konsideruar problem dhe pjesė tė tyre, me pėrjashtim tė Shqipėrisė Socialiste Popullore tė Enver Hoxhės (1945-1990), e cila dha njė ndihmesė dhe kontribut tė madh dhe tė paēmueshėm nė emancipimin dhe nė pėrparimin edukativ, arsimor, kulutror dhe kombėtar, pėr shqiptarėt (jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė viset e tjera shqiptare nė Jugosllavi-Serbi), i cili ndikoi pozitivisht, qė shqiptarėt tė ruanin identitetin e tyre etnik, kulturor dhe kombėtar, sepse kjo ishte e vetmja rrugė pėr tė dalė nga kthetrat e pėrgjkashme tė sundimit kolonial serbo-sllav. Rrugė, as alternativė tjetėr nuk kishte, sepse Shqipėria nuk kishte forcė ushtarake-nuk ishte e barabartė me Jugosllavinė as nė armatime e as nė faktorin njeri nė kutimin e ngushtė. Ndėrkaq, nė kuptim tė gjerė konflikti i armatosur ndėrmjet Shqipėrisė dhe Jugosllavisė ishte i pamundur, sepse fjalėn kryesore e kishin tė dy superfuqitė botėrore (Amerika dhe BRSS-ja). Shpėrthimi i njė konflikti tė tillė, nuk ishte nė interes as tė kampit tė Lindjes (BRSS me Traktatin e Varshavės,1955), as tė kampit tė Perėndimit (SHBA me Paktin e NATO-s, 1949) ngase ato ishin tė pėrqėndruara nė ruajtjen e ekuilibrit tė sistemit tė sigurisė ndėrkombtare dhe tė politikės paqsore tė detantit.
(1) Heshtja e sė vėrtetės dhe gabimi historik
Shikuar nė retrospektivė, kėtu e njėzet vjet mė parė (1990-2008), kur ėshtė fjala pėr politikėn e jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė ndaj vendeve fqinje, si dhe ndaj shqiptarėve jashtė kufijve tė saj artificialė, Shqipėria zė vendin e parė nė botė pėr nga numri i skandaleve dhe i gabimeve politike tė saj, tė bėra nga garniturat e saj udhėheqėse, duke filluar prej Sali Berishės deri nė Sali Berishėn.
Tė vėrtetėn pėr braktisjen e Kosovės(dhe, jo vetėm tė Kosovės, por edhe tė Anamoravės, tė Iliridės, tė Ēamėrisė dhe tė Malėsisė sė Madhe tė Mbishkodrės) nga regjimet e ndryshme tė Shqipėirsė, ne, viktimat 100-vjeēare shqiptare tė gjysmė Shqipėrisė sė kolonizuar etnike(50%), e dijmė mė mirė dhe, mė nė hollėsi sesa vetė Sali Berisha, por asnjėherė nuk na ka shkuar mendja, qė kėtė tė vėrtetė tė hidhur, ta themi botėrisht, sepse kėsaj do ti gėzoheshin vetėm armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike. Kjo ka qenė aresyeja kryesore pse ne shqiptarėt e viktimizuar tė mė se gjysmės sė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan, nuk kemi dashur, as nuk kemi pasur asnjė interes, qė para botės, ta pohojmė dhe ta problematizojmė nė asnjė segment tė saj kėtė tė vėrtetė historiko-politike dhe diplomatike tė Shqipėrisė ndaj Kosovės dhe pjesėve tė tjera tė gjysmės sė Shqipėrisė sė kolonizuar etnike, tė deklaruar nga kryeministri aktual i Shqipėrisė, Sali Berisha nė Pekin, mė 12 gusht 2008.
Mirėpo, ja, mė fund, pas 100 vitesh tragjike, tė heshtura dhe tė brishta tė padrejtėsise sė politikės dhe tė diplomacisė sė gjysmė Shqipėrisė (1912) ndaj Kosovės, pėrkatesisht ndaj gjysmės sė Shqipėrisė Etnike, tė kolonizuara dhe tė tjetėrsuar nga ana e Greqisė, e Serbisė, e Malit tė Zi dhe e Maqeodnisė, gabimin politik 100-vjeēar tė gjysmė Shqipėrisė sė pavarur dhe sovrane ndaj Kosovės, vetė kryeministri, Sali Berisha e pohoi dhe e pranoi gabimin politik tė Shqipėrisė ndaj Kosovės para botės nė Kinė, se Kosova kurrė nuk ka qenė, dhe nuk ėshtė problem i Shqipėrisė, por i Serbisė dhe i bashkėsisė ndėrkombėtare.
Meqė kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha e nxori nė shesh tė vėrteteėn e heshtur 100-vjeēare tė gjysmė Shqipėrisė ndaj Kosovės, atėherė, edhe ne (nuk kemi pse tė tregohemi mė tė dijshėm dhe mė vizionarė sesa njė kryeministėr, kur ėshtė fjala pėr fatin tonė, i cili mė se 100 vjet ishte, dhe, ende ėshtė peng nė mėshirėn e kolonialistėve dhe tė imperialistėve serbė,grekė, malazezė dhe maqedonė. Prandaj, nuk kemi arsye qė, edhe 100 vite tė tjera, ta heshtim kėtė tė vėrtetė nė kurriz tonin, por, me ēdo kusht, duhet tė ndėrgjegjėsohemi moralisht, politikisht, kombėtarisht, duke vepruar dhe kontribuar konkretisht deri nė ēlirimin, nė pavarėsimin dhe nė ribashkimin e plotė tė tė gjitha territoreve tė kolonizuara dhe tė copėtuara tė Shqipėrisė Etnike, pavarėsisht se, iu pėlqen kjo rrugė e drejtė dhe e pashmangshme sali berishistėve demokratė, dhe fatos nanoistėve socialistė tė gjysmė Shqipėrisė sė pavarur.
(2) Deklarata vetėmohuese e Sali Berishės(!)
Ja, deklarata e plotė e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha lidhur me Kosovėn, e shprehur nė Pekin nė ceremoninė solemne tė pritjes sė delegacioneve tė huaja (kryetarė dhe kryeministra dhe shoqėruesit e tyre) kryetarit kinez, me rastin e hapjes sė lojėrave olimpike 2008 nė Kinė.
-Sali Berisha: Nė ēdo rrethanė, ēėshtja e Kosovės nuk ka qenė njė problem midis Shqipėrisė dhe Serbisė dhe nuk kam pranuar kurrė qė kjo ēėshtje tė jetė njė problem midis kėtyre dy vendeve, sepse nuk ka qenė i tillė. Ky ėshtė problem i komunitetit ndėrkombėtar, i qytetarėve dhe udhėheqjes politike tė Kosovės dhe natyrisht dhe Serbia ka qenė pjesė, nuk mund tė mohohet", pėrfundoi Kreu i Qeverisė shqiptare./Mekuli Press/ 12/08/2008
Vėrtet, pėr nga numri i rreshtave kjo deklaratė ėshtė tejet e shkurtėr, por helmuese dhe tronditėse, shumė e gjatė (qė natėn ta bėn njė vit) pėr nga kuptimi i pėrmbajtjes sė mesazhit tė saj negativ politik, diplomatik, kombėtar shqiptar, dhe ndėrkombėtar, sepse para kryetarit tė Serbisė gjenocidale, Boris Tadiq, dhe para tėrė botės, kryeministri Sali Berisha dėshmoi, se Kosova nuk ėshtė problem i Shqipėrisė, por i Serbisė.?!
Nė lidhje me kėtė konstatim diletant dhe tė gabuar ( kombėtarisht, politikisht dhe diplomatikisht) tė kryeministrit tė papėrmirėsuar dhe tė papjekur politikisht dhe diplomatikisht tė Sali Berishės, me tė drejtė, shtrohet pyetja:
- Ēka do tė thotė kjo sintagmė politike vlerėsuese e Sali Berishės pėr Kosovėn shqiptare dhe pėr gjysmė Shqipėrinė e pavarur tė Sali Berishės?
Troē dhe, shumė thjesht, as mė pak, as mė shumė, do tė thotė se Kosova nuk ėshtė dhe, kurrė nuk ka qenė Shqipėri, por Serbi!?
Me gjithė tendencėn e simulimit diplomatik tė Sali Specialist Skandalit (SSS) (e quajmė kėshtu, nė kuptimin e metaforės politike dhe ironizuese, Sali Specialist Skandali, kryeministrin aktual tė Shqipėrisė, sepse gabimet e tij politiike tė deritashme pothuaj se njėzetvjeēare ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė janė aq tė shumta, saqė nuk mund ti memorizojė as kompjuteri mė modern nė botė i Bill Gates-it), ky konstatim ėshtė i gabuar dhe, i papranueshėm, edhe mbi bazėn historike, edhe tė sė drejtės natyrore, edhe tė sė drejtės ndėrkombėtare, si dhe tė sė drejtės kombėtare shqiptare, sepse Kosova kurrėnjėherė nė historinė e saj tė derisotme nuk ka qenė vetėm problem i brendshėm i Serbisė dhe i faktorėve tė ndryshėm ndėrkombėtarė, por para sė gjithash, dhe mbi tė gjitha ka qenė problem shqiptar dhe i mbarė Shqipėrisė Etnike.
Nuk ka asnjė dilemė se gabimin historiko-politik dhe kombėtar, tė kualifikuar dhe tė pranuar nga Sali Berisha nė Pekin, mė 12 gusht tė motit 2008, tanimė, qe 100 vjet e ka provuar kurrizi dhe historia e dhimbshme dhe tragjike e Kosovės(1912-1999).
Mirėpo, Sali Berisha nuk ėshtė dashur qė kėtė tia thotė kryetarit tė Serbisė Boris Tadiq me rastin e takimit tė tij nė Pekin, nė praninė e mbarė botės, sepse kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, tė paktėn, qe 20 vitet e shkuara, e di dhe, praktikisht ėshtė bindur nga viktimat shqiptare tė Kosovės, tė shkaktuara nga terrori, reprezaliet dhe gjencidi serbomadh i regjimit policor dhe militarist tė Serbisė sė kryekriminelit Slobodan Milosheviq, se Kosova nuk e ka pasur mbėshtetjen e gjithanshme ( e para sė gjithash mbėshtetjen ushtarake) tė Shqipėrisė (1990-1999). Ndryshe, po tė kishte qenė Kosova problem preokupues i Shqipėrisė, Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste e Boris Tadiqit, e Slobodan Milosheviqit..., dhe e Kishės Ortodoksė Serbe, nuk do tė kishte guxuar ta ripėrseriste terrorin gjenocidal dhe agresionin pushtues shekullor tė saj mbi Kosovėn shqiptare(1989-1999).
Sė fundi, duke marrė seriozisht nė konsideratė statusin e tanishėm tė Kosovės, si dhe gjendjen e mjerueshme ekonomike, politike dhe tė drejtave e lirive tė njeriut, tė drejtėn e jetės sė ekzistencės sė tyre nė hapėsirat e tjera tė Shqipėrisė Etnike (Anamoravė: Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė etj., Iliridė, Malėsi e Madhe Shqiptare e Mbishkdorės, Ēamėri), drejtuesit e sotėm tė gjysmė Shqipėrisė sė Sali Berishės dhe tė Bamir Topit, duhet tė mos vazhdojnė me pėrseritjen e gabimeve tė tyre fataliste tė politikės zyrtare nė kurriz tė braktisjes, tė shpėrfilljes dhe tė anatemimit tė shqiptarėve jashtė kufijve artificialė tė Shqipėrisė sė pavarur(1912), sepse nė atė mėnyrė do bėheshin vetėm aleati i dytė pėrforcues i shteteve kolonialiste serbosllave. Njė rreshtim i tillė, do tė ishte me pasoja tė paparashikueshme katastrofike pėr shqiptarėt dhe pėr territoret e tyre autoktone etnike dhe gjeopolitike, sepse do tė ishte nė funksion tė rindarjes, tė ricopėtimit dhe tė rikolonizimit tė trojeve indigjene tė Shqipėrisė Etnike.
Nėse vazhdohet me skandalet dhe me gabimet e deritashme 20-vjeēare poltiike, diplomatike, kushtetuese tė garniturave tė ndyrshme tė politikės zyrtare tė Tiranės nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė gjysmė Shqipėrisė sė kolonizuar, atėherė, mund tė shfaqet rreziku qė, qė midis shqiptarėve dhe dy gjysmėshqipėrive, tė ngrihej ndonjė Mur i Berlinit (1962) i Erih Honekerit demokrat rus, edhe pse ai ishte me origjinė, me gjuhė dhe me komb gjerman (pėr intersin vetjak politik dhe karrierist etj.), qe rreshtuar si aleat i dytė i Bashkimit Sovjetik, pėr shkak se Gjysmė Gjermania Demokratike Lindore nuk ishte problem i Gjermanisė Federale Perėndimore, por i Bashkimit Sovjetik dhe i aleatėve tė tij ndėrkombėtarė, ashtu sikurse Kosova qė nuk ėshtė problem i Shqipėrisė, por i Serbisė dhe i bashkėsisė ndėrkombėtare, ashtu siē e ka deklauar kėtė tė vėrtetė nė Pekin, kryeministri aktual i Shqipėrisė, Sali Berisha (Sali Specialist Skandali-SSS).
_________________
|