DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Flamuri i flamurit dhe himni kosovar...
Postuar mė datėn: 2008-06-20 07:15:50 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

(Reagim ndaj artikullit tė Flamur Krasniqit me titull “Tifozėt fyen himnin kosovar!”, tė botuar mė 17 qershor 2008, nė tė pėrditshmen “Express”)

Duke lexuar me vėmendje artikullin e z. Flamur Krasniqit, me titull: “Tifozėt fyen himnin kosovar!”, tė botuar mė datėn 17 qershor, nė po kėtė gazetė, pa ndonjė qėllim tė keq, vendosa ta bėj kėtė reagim. Nė mes tjerash, si mė cytėse pėr kėtė veprim, ishin dy elemente tė fillimit dhe mbarimit tė artikullit nė fjalė.
Pas titullit, figuronte emri i artikullshkruesit, ndėrsa pas mbarimit nė fund, ishte konkretizimi i shkurtė se autori ėshtė njė tifoz i reprezentacionit tė Kosovės. Pra, sikur unė e konceptova, njė sportdashės i pasionuar.
Pėr fillimin, gjėja e parė qė menjėherė mė ra nė sy, ishte emri i juaj i mrekullueshėm FLAMUR. Nė qytetin tim njoh shumė fėmijė me kėtė emėr tė bukur dhe tė gjithė kėta rrjedhin nga njė familje tradicionale me ideale patriotike shqiptare. Aspak nuk dyshoj qė edhe ju, z. Flamur, keni njė prejardhje tė tillė.
Edhe pse nuk e di ēfarė moshe jeni, kur keni lindė dhe kur prindėrit e tu tė nderuar ju kanė pagėzuar me kėtė emėr madhėshtor, athua pėr ēfarė flamuri kanė pasur asociacion apo nostalgji ata atėbotė?
Ju lutem, vetėm mos mė thoni pėr kėtė flamur tė kaltėr me 6 yje tė Kosovės?!!
Tė vazhdojmė mė tutje me atė konkretizim nė fund tė artikullit ku e pėrmbaroni me prezantimin tuaj si tifoz i reprezentacionit tė Kosovės. Dihet se, shumica qė mbahen si adhurues tė flaktė tė sportit kudo nė botė, zakonisht me bindjet e tyre janė kozmopolit, dhe, pėrveē asaj tė pėrciptės sipėrfaqėsore, fare pak kanė njohuri pėr politikat mė tė thella analitike. Si njė simpatizant sporti, me kėto prirje, unė ju kisha konsideruar edhe juve z. Flamur (kuptohet, gjithnjė lavdi pėrjashtimeve). Sido qė tė jetė, ju nė kėtė artikull, fund e krye, tregoheni si pėrkrahės i kosovarizmit qė po na krijohet (lexo:imponohet) si komb nė shtetin e ri tė Kosovės.
Menjėherė tė jem shumė konkret! Unė nuk pajtohem me kėtė qėndrime tuaja dhe aspak nuk ndjej nevojė qė pėr kėto divergjenca tona, nė vazhdim mė gjerėsisht tė ballafaqohem me ju, dhe ato, do t’i konsideroj si e drejtė e pacenueshme e shprehjes sė lirė tė bindjeve dhe orientimeve tuaja personale politike. Fundja, kjo ėshtė demokracia, a po? Por, t’i quani “huligan” dhe “injorant” tė tajerėt tė cilėt i fishkėllejnė njė melodie me zhurmėn e sė cilės veshi dhe shija e tyre e kultivuar gjatė kombėtare nuk ėshtė mėsuar t’i absorboj akordet e saja tė imponuara, vėrtet ėshtė jokorrektėsi
Si individ, nuk jam assesi ithtar i ēfarėdo skandaleve publike me prapavijė politike qė ndodhin nėpėr stadiumet tona sportive, por, pranoj se jam njė racionalist i cili nė ēdo pasojė tė veprimit e shikon edhe shkakun e saj.
Nėse mė lejoni, edhe juve, z. Flamur, ju kėshilloj tė veproni ashtu. Kėta djelmosha, sikur i cilėsuat “huligan” dhe “injorantė”, vepruan ashtu si vepruan, dhe ndoshta, nė shikim tė parė, bėnė keq, por unė tė preferoj tė thellohesh pak mė me pėrsiatje nė motivin, nė shkakun, nė atė se ēka i shtyri ata tė bėnė njė gjest tė tillė? Dhe, sipas meje, pėrgjigja duhet tė jetė tejet e thjeshtė dhe kuptimplote: kur ėshtė aprovuar ajo “copė lecke”, thuaja flamur, dhe ajo “gjurullti tingujsh me instrumente”, thuaja himn, askush nuk i ka pyjet ata. Ta zėmė, a ju ka vet kush juve pėr kėtė? Sigurisht jo!
E di! Ju i besoni pėrzgjedhjes sė tyre sipas procedurės demokratike zyrtare, a po? Por, a thua, ende ju mendoni se flamuri dhe himni i jonė ėshtė zgjedhur me procedura demokratike? Ende ju jeni tė bindur se kriteret e dizajnimit tė flamurit dhe kompozimit tė himnit kanė qenė vullneti i pėrfaqėsuesve tanė legal tė dal nga vota e lirė e popullit? Jo, jo, dhe jo, miku im!
Fundja , nėse kėta tė pėrzgjedhurit e popullit tė legjitimuar nga ana e 40 pėrqindėshit tė dalė nga zgjedhjet e fundit, kanė tė drejtė tė marrin vendime pėr himnin dhe flamurin e njė populli me dy milion e gjysmė banorė, atėherė, me njėfarė logjike thuaja tė “mbrapsht” qė vlen vetėm te ne nė Kosovė, edhe kėta 60 pėr qind qė nuk kanė dalė nė zgjedhje dhe nuk kanė votuar pėr kėta himn-aprovuesit dhe flamur-aprovuesit, kanė tė drejtė tė reagojnė nė format e veta specifike.
Kosova ėshtė rast “sui generis” dhe te ne ēdo gjė duhet merret ashtu, miku im.
Mė tej, diku nė vazhdim tė artikullit tuaj konstatoni dhe duke u ēuditur pyeteni: “Dhe pastaj, pėr tė qenė edhe mė bizare pas ca minuat pa pikė fytyre (kėta “huligan” dhe “injorantė”, sh.a ) filluan tė brohorisin “Kosova, Kosova...” Cilėn Kosovė ata e pėrkrahin?
Tė them unė i dashur Flamur! Thjesht, Ata i brohorisin asaj Kosove historike fatin e sė cilės, pėrmes drejtės pėr vetėvendosje tė shprehur nė referendumin gjithėpopullor, njė ditė patjetėr do ta zgjedhin vetė. Dhe, sinqerisht! Jam tejet optimist se kjo do tė ndodhi shumė shpejtė!
E, sa pėr shpresėn tuaj se njė ditė reprezentacioni i Kosovės do tė luaj njė ndeshje ndėrkombėtare tė vėrtetė ndoshta edhe kundėr Serbisė, menjėherė do t’ua heq atė “vesvese”.
Kurrė Serbia nuk do tė pranoj njė gjė tė tillė. E pėrsėris, kurrė!
Por, njė gjasė e vogėl ekziston. Atėherė kur kjo ndeshje tė luhej me Kosovėn nė kufijtė natyral tė Shqipėrisė etnike. Atėherė, ju garantoj se, sado qė nė atė stadium do tė ketė “huliganė” dhe “injorantė”, askush nuk do t’i fishkėllejė atij flamuri dhe himni qė do tė ngrihet dhe intonohet nė atė moment...

Adnan Abrashi


P.S. Ku reagim nuk u botua ende nė tė pėrditshmen EXPRESS. Si duket ai nuk pėrshtatet me politikat redaktuese tė kėsaj gazete.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] 6 PIKAT E BANIT, JANĖ EDHE NĖ 6 YJET E FLAMURIT TONĖ?! (2008-11-20 09:33:10 nga admin4)
[ Opinione ] "Држава" dhe Flamuri (2008-11-10 06:41:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FLAMURI KOMBĖTAR NUK U DHURUA, POR U FITUA! (2008-06-18 06:40:33 nga admin4)
[ Kultura ] SA YJE KA FLAMURI I REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS? (2008-06-06 03:43:28 nga admin4)
[ Opinione ] A KA MUNDUR 28 NĖNTORI – DITA E FLAMURIT TĖ BĖHET FESTĖ ZYRTARE NĖ KOSOVĖ (2008-05-25 14:58:32 nga admin4)
[ Kultura ] Sa mirė valonte Flamuri Shqiptar nė Beligrad... (2008-05-25 09:48:43 nga admin4)
[ Opinione ] Eliminimi i ditės sė Flamurit ėshtė akt antikombėtar (2008-05-22 17:18:03 nga admin1)
[ Opinione ] FLAMURI KOMBĖTAR DHE STEMAT SHTETĖRORE (2008-04-17 04:00:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PĖR FLAMURIN (2008-03-23 18:10:13 nga admin4)
[ Opinione ] FLAMURI SHQIPTAR NĖ MUZE (2008-02-21 05:15:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vlora heroike valėviti flamurin e Pavarėsisė sė Kosovės (2007-12-11 15:50:27 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster