| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Albin KURTI
Krejt ēfarė ka bėrė procesi negociator qė rezultoi me pakon e Ahtisaarit ėshtė zrbitja e kėrkesės kosovare nga pavarėsia e plotė dhe pa kushte nė pavarėsi tė mbikėqyrur me decentralizim etnik dhe eksterritorialitet fetar pėrbrenda. Kėtė zbritje e aprovoi edhe Kuvendi i Kosovės, me aklamacion dhe pa debat, duke dėshmuar pėr kushedi tė satėn herė me radhė qė Kuvendi i Kosovės realisht nuk ėshtė Kuvend e aq mė pak i Kosovės. Marrėveshja apo vendimi pėrfundimtar pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės janė ende larg dhe mė tė pasigurta se qė besohet, mirėpo, ėshtė e sigurtė se zbritja e kėrkesės do tė pėrkthehet nė zbritje tė rezultatit. Jo vetėm kaq. Zbritja e pėrgjithshme e kėrkesės nėnkupton zbritjet e veēanta. Mė e rėndėsishmja, qė do tė thotė mė e rėnda, ėshtė se TMK-ja nuk do tė bėhet ushtri dhe ushtria e premtuar maksimalisht do tė jetė vetėm FSK, shkurtesė kjo pėr Forcat e Sigurisė sė Kosovės.
-Sė pari, ajo nuk do tė quhet ushtri dhe as armatė sepse, thjesht, nuk do tė jetė e tillė.
-Sė dyti, FSK me armatim tė lehtė, numėr aq tė paktė tė pjesėtarėve (2500), dhe nėn tutelėn e huaj, jo vetėm qė ska tė bėjė me ushtrinė apo armatėn, por ajo do tė jetė e brishtė edhe pėr sigurinė e vetes sė saj e lėre mė pėr atė tė Kosovės.
Shqetsimet fillestare, edhe ashtu tė vakėta, tė TMK-sė u fashitėn kur fjala shpėrbėrje u zėvendėsua me fjalėn shuarje (pra TMK-ja nuk do tė shpėrbėhet por do tė shuhet) dhe atėherė kur iu premtuan pensione pjesėtarėve ca mė tė moshuar tė saj dhe atyre qė sdo ta kalojnė provimin pranues pėr FSK. Krerėt e TMK-sė u ndanė tė kėnaqur qė TMK-ja do tė shuhet pa u shpėrbėrė ndėrkaq pėr pakėnaqėsinė e niveleve tjera nė drejtim tė bazės nuk do tė mėsojmė asgjė asnjėherė pėrderisa ajo pakėnaqėsi nuk shndėrrohet nė rezistencė. Nėse i dramatizojmė ca dallimet nė njė kėso situate gjithsesi tė mjerė, shprehja shuarje mua mė ngjanė tė jetė mė e pafavorshme sesa ajo shpėrbėrje. Nėse diēka shpėrbėhet kjo ende sėshtė shuarje elementet e shpėrbėra mund tė mos shuhen. Kur diēka shuhet, vetėm pėrmendja e mosshpėrbėrjes ėshtė ofenduese pėr inteligjencėn e njeriut. Pėr ēfarėdo inteligjence tė cilitdo njeri. Megjithėkėtė, ėshtė dėshpėruese pėrpjekja sqaruese pėr atė qė ka vendosur qė me ēdo kusht tia bėjė qejfin vetes. Kur do tė duket tragjik, do ti dukesh qesharak. Dhe anasjelltas.
Qytetarėt pėrherė ruajtėn respektin dhe vlerėsimin e lartė pėr TMK-nė. Pėr shkak tė sė kaluarės sė saj tė lavdishme ushtri qė ēliron popullin; pėr shkak tė sė ardhmes sė saj qė shpresonin tė jetė e ndritshme ushtri qė do ta mbrojė vendin. TMK-ja pėrjetohej si njė moment qė porsa erdhi dhe sapo nuk ka ikur: ndėrmjet tė shkuarės qė ishte dėshmi dhe tė ardhmes qė ishte premtim i shndėrruar nė bindje.
Nė tė vėrtetė, procesi ėshtė tjetėr sepse projekti ishte tjetėr. Dhe, mbase gjėrat kanė njė fillim mė tė hershėm sesa qė duket, dhe mė determinues sesa qė dėshirohet. Po tė thuhej nė verėn e vitit 1999 se UĒK-ja duhet tė shuhet (ose shpėrbėhet, si tė doni!) reaksioni i fuqishėm do tė ishte i pashmangshėm. Andaj, thanė se UĒK-ja vetėm do tė transformohet nė TMK. Ashtu edhe bėnė. Transformimi kishte kuptimin e ēarmatosjes qė kompenzohej pėrmes simbolizmave: TMK-ja kishte uniforma, kazerma, flamur dhe emblemė, kishte madje edhe grada, por
skishte armatim!
Komandantė tė saj dhe komandantė tė dikurshėm tė UĒK-sė, nga tė gjitha zonat operative, arrestoheshin e dėnoheshin nga gjyqet e UNMIK-ut. Qėllimi ishte qė ata tė diciplinoheshin, tė zbuteshin, dhe mė pas ti bashkoheshin kontigjentit tė politikanėve servil tė partive politike. Luftėtarėt prijės qė e dinin rėndėsinė e angazhimit vetjak dhe gėzonin respektin e ish-ushtarėve tė UĒK-sė, qė kishin ngadhėnjyer nėpėr beteja frontale dhe ishin pėrplot vetėbesim, ishin bėrė shėnjestėr e drejtėsisė politike tė UNMIK-ut. Njeriu nuk mund tė dal nga burgu dhe tė mbetet i njėjtė ashtu sikundėr hyri. Ai ose do tė bėhet mė radikal ose do tė zbutet. Komandantėve tė TMK-sė e UĒK-sė, pa pėrjashtim, u ngjau kjo e dyta. Ata u zbutėn. Burgu i zbuti. E braktisėn TMK-nė (kėtė ushtri tė dikurshme dhe kinse ushtri tė ardhshme), e zhveshėn uniformėn, u pispillosėn me sako e pantollona tė hekurosura, me kėmisha tė shkėlqyeshme, me xhel pėr flokė edhe mė tė shkėlqyeshėm, me livandė kundėrmuese e buzėqeshje plastike, me njė fjalė e prenė biletėn pėr tu ngjitur nė skenėn e teatrit tė kukullave politike. Skenarin nuk e lexuan dhe as qė donin tia dinin pėr tė kurse aftėsia pėr aktrim nuk ēonte peshė meqenėse regjimi, atėherė kur nuk i linte si spektatorė, edhe ashtu veēse improvizime kėrkonte prej tyre. Kishte edhe komandantė tė tillė qė u lejuan tė pasuroheshin pėr tua pasuruar dosjet pėr ti bėrė tė dėgjueshėm edhe pa burg. Me shkop, me karrotė, apo me tė dyja kėto ngapak, pėrfundimi i tyre ishte i njėjtė. Skema: komandantė tė pasur, ushtarė tė varfėr, garantonte pėrmbushjen e dy synimeve kryesore: diskreditimin dhe demoralizimin.
Gati tetė vjet mė vonė, po kurorėzohet ajo qė sbėhej dot atėherė dhe menjėherė. Po shuhet pėrfundimisht UĒK-ja (ose po shpėrbėhet ajo, si tė doni!) vetėm se thuhet se ėshtė TMK-ja ajo qė po shuhet (ose po shpėrbėhet ajo, si tė doni!) meqenėse tingėllimi i kėtillė ėshtė mė pak i vrazhdė pėr veshin paēka qė kuptimi dhe efekti janė po ata. Pasi qė e ēarmatosėn strukturėn dhe e rraskapitėn mirė e mirė, tash po e zhbėjnė atė tėrėsisht duke e fshirė legalisht dhe juridikisht, duke e shpronėsuar materialisht, duke e rrėnuar moralisht. Plotėsonin tė shkretit standarde, norma e kushte arbitrare qė vetėm sa i shpejtonin drejt vdekjes sė tyre.
Se TMK-ja ishte prej fillimit njė anije e thyer qė po fundosej, mė sė miri e dinte vetė kapiteni i saj Agim Ēeku, i cili gėnjente pėr anijen dhe destinimin e saj qė tė mund tė braktiste me kohė atė ashtu siē edhe bėri. Me vete i mori edhe disa eprorė qė brenda natės i bėri kėshilltarė pėr tri arsye: qė tė mos ndjehej i vetmuar, tė dukej mė serioz, dhe ta brente mė pak ajo pak ndėrgjegje qė ka. Mirėpo, ai vazhdoi qė ta fshehte thyerjen e anijes dhe tė gėnjente pėr portin e arritjes sė saj, edhe pas arratisjes nga anija nė mėnyrė qė tė mos vepronin edhe shumė tė tjerė sikur ai. Ngjashėm patėn vepruar edhe gjeneralė tė tjerė, tashmė gjithashtu politikanė, tė cilėt mu atėherė kur po iknin nga TMK-ja intensifikuan deklaratat se si TMK-ja ėshtė nė rrugėn e duhur e bile nisėn tė thonė edhe se si ajo ėshtė ushtri! Nuk mund tė thuhet se ata ishin aq tė padijshėm saqė skishin haber se ēka ėshtė ushtria. Mė parė, donin qė tė mos i bėnin tė ndjeshėm shokėt qė po i braktisnin.
Kėto ditė filloi edhe faza e re e rrjedh(j)es sė vjetėr. Rrustem Berisha, komandant i Akademisė sė Mbrojtjes nė kuadėr tė Komandės sė Trajnimit dhe Doktrinės nė TMK do ta lė TMK-nė pėr postin e zėvendėsministrit tė brendshėm. Partitė politike (nė kėtė rast LDK-ja) po gjejnė e sajojnė vende pėr eprorėt e TMK-sė nė politikė e qeveri, vende kėto qė u ngjajnė barkave shpėtuese qė varen anash anijes nė rast fundosjeje. Barka shpėtuese nuk do tė ketė pėr pjesėtarėt e TMK-sė pa grada tė larta, ashtu sikurse qė nuk kishte barka shpėtuese nė anijen Titanik pėr shtresat e varfėra.
FSK do tė jetė e ngjashme me SHPK-nė vetėm se mė e dobėt se ajo. Fryma e UĒK-sė nuk do tė jetė nė FSK ashtu siē nuk ėshtė mė nė SHPK. Do tė mbretėrojė aty njė tjetėr frymė, fryma projugosllave; dhe, sa mė lart qė do tė ngjitesh nė piramidėn e saj do tė tė pėrforcohet ndjenja: kuadro tė ish-sistemit, ndonėse ca mė tė thinjur, ose mutacione e reinkarnacone tė tyre. Do ta lėnė aty edhe ndonjė ish komandantė tė UĒK-sė sa pėr tė thėnė, e i cili ose do tė bėhet si rrethi i tij ose do tė zgjohet ēdo mėngjes me mendimin pėr dorėheqje. Ka ndonjė tė tillė, tė kėtij llojit tė dytė, edhe sot nė SHPK, njė lloj ky gjithsesi nė zhdukje e sipėr.
E gjithė kjo ėshtė veēse proces i zbrazjes politike tė politikės nga forca. I krijimit tė ushtrisė sė politikanėve pa ushtri, tė cilėve ska se ēka u duhet njohja e pavarėsisė qė smund ta mbrojnė, ska se ēka u duhet pranimi i sovranitetit qė smund ta vendosin, ska se ēka u duhet shpallja e shtetit tė pavarur e sovran tė Kosovės qė vetėm sa do ta shkaktonte pavarėsinė e veriut dhe tė enklavave serbe nė jug tė Ibrit.
Zbritja e pėrgjithshme e kėrkesės nėnkupton zbritjet e veēanta. Nėse shėrbehemi me metaforėn e thyerjes (sė anijes) te zbritja e veēantė edhe nė rastin e zbritjes sė pėrgjithshme tė kėrkesės, atėherė do tė mund tė thoshim se kėmba e thyer po ngjitet gabimisht pėrmes pakos sė Ahtisaarit, kėtij gipsi joadekuat me formė tė gabuar. Nė qoftė se lejojmė qė kjo ngjitje e shtrembėr tė vihet nė jetė, do tė na duhet ta thyejmė sėrish kėmbėn pėr njė ngjitje tė re e tė duhur.
Burgu i Prizrenit, krahu A, qelia nr.3
|
|