| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Sejdi VESELI
Jemi dėshmitar se ethet e fushatės pėr farsėn e radhės, tė ashtuquajturat zgjedhjet e lira kombėtare dhe lokale, kanė filluar shumė kohė para se tė shpallej data e mbajtjes sė tyre.
Mė nė fund u bė publike, se data e mbajtjes sė kėsaj farse, me mundėsi tė shtyrjes me siguri pėr tė mirėn e Kosovės), do tė jetė 17 nėntori 2007.
Ky publikim u bė nga askush tjetėr, pos nga ai qė edhe e ka marrė vendimin, Kreu i kolonizuesit aktual tė Kosovės, Lartmadhėria e tij, Joachim. Ruecker.
Edhe kėto zgjedhje nuk janė tjetėr , pos edhe njė akt mashtrues i radhės pėr popullin e Kosovės, pos njė mekanizėm unmikistanez pėr ndėrrimin e kukullave tė tij.
Kėto zgjedhje janė edhe njė farsė e UNMIK-ut, nė kolaboracion tė fshehtė me disa lider partiak, nė shėrbim tė mashtrimit tė popullit, se gjoja ai mund ti zgjedh lirshėm pėrfaqėsusit e vet nė organet e pushtetit vendor.
Shihet qartė, se kjo ėshtė edhe njė gėnjeshtėr e pa krip e radhės, nė vazhdėn e atyre qė u bėnė nė vazhdimėsi dhe qė mjerisht u konsumuan nga njė pjesė e madhe e popullit. Por, nėse populli e hanė edhe njėherė njė karrem tė tillė, si edhe katėr herėve tjera, do tė jetė viktimė edhe i njė mashtrimi tė radhės, sepse ai me votėn e tij tė lirė, nuk do tė zgjedh pėrfaqėsuesit e vet legjitim, por si dhe herėve tjera, do tu mundėsoj udhėheqjeve partiake tė dėshmuara pėr dėgjueshmėri tė skajshme ndaj Unmikistanit, qė ti avancojnė me titullin e deputetit tė pėrzgjedhurit e tyre, tė dresuar pėr dėgjueshmėri ndaj shefit.
Sipas tė gjitha gjasave edhe mund tė ndodhė, sepse populli jonė ende nuk ėshtė ndėrgjegjėsuar deri nė atė masė, sa tu shpėtojė manipulimeve nga propaganda e atyre qė shtiren se janė tė pėrcaktuar pėr tė prezantuar kėrkesat e tij dhe pėr tu pėrpjekur sinqerisht pėr realizimin e tyre. Ėshtė dėshmuar, se njė pjesė e konsiderueshme e popullit tonė, ende nuk ėshtė mėsuar, qė kur nuk i ofrohen alternativa pėr tė zgjedhur atė qė i pėlqen, tė konsumojė tė drejtėn e tij demokratike pėr tė bojkotuar edhe kinse zgjedhjet e lira. Dhe vėrtetė nuk ofrohen alternativa bindėse, qė zgjedhėsi tė ketė mundėsi tė pėrzgjedh atė, tė cilėt i beson mė shumė, ngase asnjėra prej partive ekzistuese nuk ka dhėnė asnjė dėshmi (dhe ska si jep kur nuk i ka), se ka punuar apo se ėshtė interesuar pėr pėrmbushjen e premtimeve nga zgjedhjet e kaluara. Pėrveē kėsaj, asnjėra prej partive nuk do tė kenė ndonjė dallim nga njėra tjetra, si pėr nga programi qė do tė parashtrojnė para elektoratit, ashtu dhe pėr nga gatishmėria pėr ta zbatuar atė nė jetė, nėse i fitojnė zgjedhjet.
Elektorati ka pasur mundėsi tė bindet, se verdikti i votės sė tij ėshtė pėrdorur pėr ta mashtruar atė, se ja, nga ata qė janė mandatar si rezultat i kėtij verdikti tė tij, janė themeluesit e kinse Parlamentit dhe kinse Qeverisė sė Kosovės.
Populli (elektorati) ka pasur mundėsi tė mėsoj edhe kėtė tė vėrtetė, se edhe kėto zgjedhje kinse tė lira, thirren nga unmikistanezėt, zhvillohen nė bazė tė rregulloreve tė tyre tė pėrpilura enkas dhe kinse partitė qė do tė garojnė nė to, sė pari duhet tė licencohen nė zyrat e OSBE-sė, si subjekte tė afta pėr tė garuar. Dhe ēka ėshtė mė diskredituese pėr kėtė farsė tė quajtura kinse zgjedhje, po nė OSBE duhet tė sigurohet mė parė pėrshtatshmėria (me siguri politike) pėr secilin kandidatėt, (si dikur nė LSPP, ku fjalėn kryesore e kishte Shėrbimi i Sigurimit Shtetėror Serbijan). Andaj, nuk mund tė konstatohet ndryshe, pos se, si Parlamenti, ashtu dhe Qeveria e ardhme e Kosovės, si ato tė kaluarat, jo vetėm se nuk do tė jenė nė shėrbim tė verdiktit tė votės sė elektoratit, por ato do tė vazhdojnė tė jenė marioneta tė Unmikistanit e nesėr tė Eumikistanit, tė gatshme tė zbatojnė me servilizėm tė gjitha detyrat qė u parashtrohen nga tė huajt, pa u mėrzitur shumė se me veprimet e tyre do ti groposin shumė nga interesat mė vitale njerėzore dhe kombėtare tė popullit.
Vetė fakti, se edhe nė kėtė farsė zgjedhore, do tu mundėsohet pjesėmarrja e partive politike ( mitingashe ) dhe antishqiptare edhe nga Serbia fqinje, nėn kushte shumė tė favorshme. Ato, pėrveē se i kanė tė garantuara 10 vende tė parlamentit, nuk i nėnshtrohen limitit pėr tu bėrė parlamentare, 5 pėrqindėshit tė famshėm, tė cilit duhet ti nėnshtrohen partitė shqiptare, jep mundėsi optimale pėr lexuesin e kėtij shkrimi qė tė konstatoj drejt, se sa janė tė lira dhe kombėtare kėto zgjedhje.
Duke i pasur parasysh, krejt kėto argumente, nėse populli del nė kėto zgjedhje, nuk mund tė konstatohet ndryshe, pos, se ende nuk ka mėsuar asgjė nga pėrvoja e tij e hidhur, sidomos nė kėto tetė vjetėt e pas luftės.
Kur dihet se shqiptarėt derdhen lumenj gjaku dhe bėnė sakrifica sublime, jo pėr tė venė nėn kėmbė popuj tjerė, por pėr tu ēliruar, njėherė e pėrgjithmonė dhe pėr tė vetėvendos pėr tė ardhmen e tyre, me tė drejt imponohet pyetja: Deri kur do tė vazhdojmė tė vallėzojmė, sipas tingujve tė orkestrave kinse vendore dhe dirigjentėve tė huaj?
Kjo pyetje i mundon tė gjithė atėmemėdhetarėt e devotshėm.
Gjatė kėrkimit pėr tė gjetur njė pėrgjigje tė qėndrueshme, nuk duhet tė anashkalohen lėshimet e njėpasnjėshme tė profiteve nė krye tė shumicės sė tė ashtuquajturave parti politike shqiptare, tė cilėt ngjajnė me njėri tjetrin, siē i ngjanė kungulli kungullit dhe qė janė shndėrruar nė do farė mujsharė tė kinse IPVQ tė Kosovės, nė realitet figura shahu nė tavolinat e unmikistanezėve.
Nuk duhet tė anashkalohen pa u analizuar tė gjitha kėto lėshime tė njėpasnjėshme tė kinse liderėve tanė, ndaj tė gjitha kėrkesave tė "miqve" tė jashtėm dhe mashtrimet e tyre qė vazhdojnė ti bėjnė popullit, se gjoja po i prijnė sigurt drejt pavarėsisė dhe anėtarėsimit nė institucionet evro atlantike, e ēka jo.
Nuk duhet tė anashkalohen kėto lėshime shumė tė rėnda dhe rrenat nė vazhdimėsi, tė kėtyre kinse liderėve, se kinse pėr shkak tė (a)politikės sė tyre tė urtė, na qenkan pranuar si partner me shtetarėt e shteteve mė tė fuqishme tė kohės dhe si rezultat i kėsaj e paskan mbėshtetjen e tyre pėr zgjidhjen e drejtė tė statusit tė Kosovės, kur rezultatin po e pėrjetojmė nė shpatullat tona, sepse ēėshtjen tonė kombėtare e sollėn nė pozitėn "as mish as peshk"!
Gjithashtu, duhet tė mirret parasysh, se nėse edhe njėherė e mashtrojnė popullin kėta matrapazė (a)kombėtar, pasojat qė do ti shkaktoheshin tė sotmes dhe tė ardhmes sė Kosovės, nga (mos)puna e tyre katėrvjeēare, pėrkatėsisht dyvjeēare, vėshtirė se do tė mund tė riparohen pa u derdhur lumenj gjaku!
Pėr mos me zgjatė, pėrgjigja e vetme nė pyetjen e parashtruar do tė ishte, shqiptarėt do tė vallėzojnė sipas tingujve nga orkestrat kinse vendore tė dirigjuara nga tė huajt, deri nė momentin kur ndėrgjegjėsimi i tyre, do tė arrijė deri nė atė shkallė, sa qė tė jenė nė gjendje pėr tė kuptuar shkaqet e vėrteta, tė cilat e kanė sjellė nė kėtė pozitė, shumė tė vėshtirė dhe me shenja tė pėrkeqėsimit tė shpejtuar. Kur tė kuptojnė qartė, se nga kjo gjendje nuk mund tė nxirren, pa veprimet e tij tė vendosura dhe tė organizuara e orientuara drejt!
Pra, zgjidhje ka!
Kjo zgjidhje ėshtė njė dhe e vetme.
Ajo gjendet nė vetėm nė vullnetin dhe nė vendosmėrinė e vetė popullit shqiptar, pėr tė vetėvendosur pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e tij, pėr fatet e vendit e tij tė vetėm, trashėgim prej tė parėve-Shqipėrinė Natyrale!
Ėshtė momenti fundit qė edhe ne shqiptarėt ta kuptojmė pėrfundimisht, se nė vend tė deljes tonė para kutive tė vendosura, gjoja pėr zgjedhjen e deputetėve tonė tė ardhshėm, nė realitet pėr vetėmashtrimin e tonė tė radhės, ne duhet tė pėrbashkohemi, pa dallim krahine, gjinie, moshe, besimi fetar dhe pėrkatėsie ideore, pėrreth Flamurit tonė tė vetėm kombėtar. Kėshtu, tė betuar nėn tingujt e Himnit tė tij, tė krijojmė njė Front unik dhe veprues, pėr realizimin e njė qėllimi tė vetėm: Marrjen e fatit tonė nė duart e tona!
Me marrjen e fatit tonė nė duart e tona, duhet tė fillojmė menjėherė me veprime tė planėzuara drejt, mirė dhe me mjete e forma tė pėrzgjedhura nga arsenali i pėrvojės tonė demokratike dhe asaj botėrore:
-sė pari, pėr tė larguar parazitėt dhe gjarpinjtė e gjakut nga skena politike e Kosovės dhe pėr tu marrė mandatin qė tė hiqen si pėrfaqėsues tė saj;
-sė dyti, pėr tu a tregua vendin qė meritojnė, tė gjithė atyre qė na hiqen si miq, duke ua bėrė me dije dhe prerazi, se ne jemi vetė zotė nė truallin e tij;
-sė treti, pėr tė organizuar Referendumin pėr Vetėvendosje, ku me votėn e lirė do tė shprehnim verdikti tonė, se pėr ne, pėrveē jetėsimit tė Amanetit tė Dėshmorėve tė Kombit, tė gjitha zgjidhjet tjera janė tė pa pranueshme!
Ėshtė momenti i fundit tė veprojmė mė vendosmėri pėr tu bashkuar dhe tė punojmė me pėrkushtim pėr ribashkimin e Shqipėrisė Natyrale!
Koha do tė vėrtetojė, se tjetėr zgjidhje nuk ka!
Prishtinė, 31 gusht 2007
|
|