DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Drejtėsia, qė vepron nė mėnyrė selektive, nuk ėshtė drejtėsi
Postuar mė datėn: 2007-12-28 10:08:08 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Janė tė tejdukshme pretendimet e qarqeve tė caktuara brenda llojit tė vet, pėr tė margjinalizuar dhe minimizuar rastet flagrante tė keqpėrdorimit tė buxhetit tė Kosovės, nga keqpėrdoruesit, abuzuesit dhe nga hajnat e parasė sė popullit, me qėllim tė mbrojtjes sė vetės sė tyre, duke bėrė pėrpjekje tė zbehin njė aktakuzė edhe ashtu tė zbehur tej mase nga pesha e vet deri nė tallje e injorim banal tė praktikės universale pėr zbatimin e ligjit dhe tė drejtėsisė.

Shkruan: Mehmet BISLIMI

Populli ynė, ka jetuar me shpresėn e pa tundur dhe dinjitetshėm ka pritur vite tė tėra se njė ditė gjėrat do tė bien nė vend tė vet, duke qenė tė vetėdijshėm se sikur nė shumė vende tė rajonit, faza e tranzicionit do tė marr haraēin e vet edhe tek ne nė Kosovė.
Fundi i fundit, populli ynė ka shpresuar dhe ka besuar edhe mė shumė, se do tė jetė bashkėsia ndėrkombėtare, pra administrata e UNMI-kut, ajo qė hajnave dhe keqpėrdorueseve do t’ua tregojė vendin!...
Shtrohet me tė drejt pyetja: Si ka mundėsi qė dhe pas kaq vitesh, fuqia e ligjit dhe e drejtėsisė nė Kosovė sa vjen e bėhet edhe mė e brishtė e mė qesharake, e cila i pėrshtatet parafrazimit, “dikujt mizėn ia bėjnė buall e tjetrit buallin ia bėjnė mizė!”... Kjo farse aktakuze, qė kėto ditė u ngrit kundėr Dacit, nuk kishte mė shumė brenda saj se pėrcjelljen e njė mesazhi tė rremė e zhgėnjyes nė pėrpjekje pėr ta bindur qytetarin tonė se gjoja, kėtu vepron ligji! Nga veprat e rėnda penale qė kanė ndodhur, ndėr mė skandalozet nė rajon, gjatė tėrė kėtij legjislacioni qeverisės nė Kosovė siē janė: Vjedhje nė emėr tė Vila Gėrmisė, nė emėr tė renovimit tė Kuvendit tė Kosovės, nė emėr tė makinave tė blinduara, nė emėr tė mirėmbajtjes dhe derivateve pėr kėto makina, nė emėr tė sigurisė sė shtėpisė sė kryetarit tė vendit dhe tė sigurisė sė tij, nė emėr tė udhėtimeve, darkave e drekave, nė emėr tė riparimit, intervenimit tė pandėrprerė nė KEK, nė emėr tė regjistrimit tė popullatės, nė emėr tė sportit e kulturės, nė emėr tė privatizimit tė Feronikelit, nė emėr tė intervenimit nė rrugėt e Kosovės, nė emėr tė drejtėsisė dhe sigurisė sė burgjeve, nė emėr tė shėndetėsisė dhe medikamenteve, nė emėr tė arsimit dhe reformave, nė emėr tė planit hapėsinor, nė emėr tė shėrbimeve kadastrale, nė emėr tė mobilimit tė zyrave ministrore, nė emėr tė shėrbimeve telefonike e ēka jo! Dhe krejt nė fund, hartohet njė aktakuzė sa irrituese aq edhe qesharake; pėr njė palė syze me xhama tė errėt, dhe pėr njė palė dhėmbė, qė paska keqpėrdorur ish kryetari i Kuvendit, Daci....
Nė mesin e shumė problemeve tė mprehta, me tė cilat sot po ndeshet shoqėria jonė, jo vetėm me zhgėnjimin ekonomik, por mbi tė gjitha me zhgėnjim politik e moral, pėr fat tė keq po bėhen pėrpjekje madje tė suksesshme pėr tė mbrojtur abuzuesit e shoqėrisė sonė siē janė hajdutėt, tė korruptuarit, matrapazėt, tė ligjtė, pra vrasėsit e perspektivės sė atdheut tonė! Kjo ndodhi e po ndodhė pėr faktin se administrata e UNMI-kut, me ison e pozitės sė deri sotme, nuk veproi nė zbatimin e ligjit, nuk ndėshkoi tė gjithė ata qė ranė ndesh me ligjin, nė mėnyrė qė t’i vėnė gishtin kokės tė tjerėt, para sė tė mendonin pėr tė bėrė gjėra tė liga nė kurriz tė atdheut. Pėrkundrazi, kjo administratė e dėshtuar nė shumė segmente nė misionin e saj nė Kosovė, me kėto veprime, vetėm sa ka trimėruar hajnat, duke e bėrė “ buallin mizė” pikėrisht pėr ata qė do duhej mos ta shihnin diellin pėr disa dekada me radhė!... dhe duke e bėrė “ mizėn buall” pėr ata qė kanė vjedhur njė qerre dru pėr tė ngrohur kalamajtė e pėr tė mos ngrirė nė kėtė acar! Nėse kėta qenkan dhėmbėt e drejtėsisė, vėshtirė se do ta kafshojnė dikė.

Ky shembull i keq, kjo pėrvojė e hidhur, ky ves i shėmtuar, druaj se do ta pėrcjellė shoqėrinė tonė bukur gjatė pėr vet faktin se kėto dukuri negative do tė reflektojnė edhe te pasuesit e pushtetit tė ardhshėm, i cili tanimė ka paralajmėruar pėr tė bėrė koalicion me njė pjesė tė kėtyre keqpėrdorueseve, pėr tė mos thėnė hajnave! Dhe hajni nuk ka zanat tjetėr veē hajnisė, kuptohet nėse nuk i frikohet goditjes sė ligjit, sidomos kur dihet se ligji dhe drejtėsia e UNMIK-ut nė kėtė drejtim nė Kosovė, nuk dha rezultatet e duhura. Tė vetmin “sukses” qė arriti ishte ajo qė dėnoi dhe burgosi shumė nga pjesėtarėt dhe invalidėt e luftės! Ne do jemi gjallė dhe do tė bartim shumė keq barrėn e bastardimeve tė ligjit mbi shpinė, madje edhe gjatė. Kishte plot zėra ( kuptohet, brenda llojit tė vet), se kjo “aktakuzė” ka motive politike! Ėshtė pėr t’u habitur fakti se sa me mjeshtri pretendojnė hajnat qė tė fshihen pas politikės!
E kuptueshme, por duhet tė dihet se edhe hajn edhe politikanė, tė dyja bashkė nuk bėjnė, edhe hoxhė edhe i pa fe- nuk shkojnė bashkė, edhe i moralshėm edhe pusht nuk shkojnė, edhe tradhtar edhe nė shėrbim tė atdheut, as kėto nuk shkojnė bashkė, prandaj sulmi, apo aktakuza pėr tė parėt, nuk bėhet mbi baza tė politikės, por mbi baza tė sė ligės qė kėta po i sjellin shoqėrisė dhe atdheut tonė.

Tė mbrosh shtetin nga keqpėrdoruesit dhe hajnat ėshtė detyrė e shenjtė e demokracive mė tė zhvilluara nė botė, ėshtė patriotizėm, ėshtė nder dhe obligim qytetarė mbi tė gjitha. Shtetet e zhvilluara e zėnė pėr sukses kur keqpėrdoruesit e buxhetit tė shtetit tė tyre, apo tė ēėshtjeve tjera i denoncojnė para ligjit, madje ka raste kur shtete tė caktuara me demokraci mė tė zhvilluar kanė iniciuar hetime pėr ēėshtje tė caktuara edhe kundėr ish figurave mė tė njohura tė burrė shtetasve tė tyre, siē ishte rasti me ish Kancelarin e Gjermanisė Helmut Kohl , dhe me ish Presidentin e Francės Franēois Mitterand e dhjetėra raste tjera, por qė nė as njė rast, kėto figura nuk janė fshehur prapa politikes, dhe nuk kanė akuzuar drejtėsinė e shteteve tė tyre pėr motive me prapa vijė politike, por nė mėnyrėn mė dinjitoze i janė bindur ligjeve tė shtetit tė vet!

Qytetari i lirė i Kosovės sot me tė drejt ndihet i fyer pėr faktin se; po qė se nuk i posedon 20 euro nė xhepin e tij tė varfėr, pėr tė dhėnė mito nė relacionin e shpėrblimit tė tij pėr njė certifikatė lindjeje, vdekjeje, kurorėzimi, regjistrimi, makine, tatimi nė pronė, rregullim tė ndonjė rasti pėr hospitalizim, pėr njė dokument udhėtimi, pėr njė patentė makine etj. Fatkeqėsisht, ata do sorollatėn me javė pėr tė rregulluar kėto dokumente, pėr mos tė thėnė se nuk do t’i rregullojnė fare...Kėto dukuri gjithnjė nė rritje, sot nė Kosovė po e vrasin ligjin dhe drejtėsinė, po vrasin shpresat e qytetarit pėr ditė mė tė mira, po vrasin krenarinė tonė tė dikurshme, po vrasin prestigjin e vendit tonė, po vrasin besimin pėr njė tė ardhme me tė pėrparuar, po vrasin entuziazmin e dikurshėm tė popullit tonė, po vrasin tė gjithė ata qė dhanė aq shumė pėr kėtė vend, dhe krejt nė fund u zhgėnjyem shumė nė besimin se kėta tė huajt: do ta bėjnė ligjin, ligj! Mos zbatimi i ligjit nė jetėn e pėrditshme nė Kosovė, ka prekur edhe fundin e zhgėnjimit tė qytetarit tanė, zhgėnjim pėr tej tė cilit mė nuk ka ku tė shkojė!

Administrata e UNMI-ut, duke i pėrdorur ligjet e njė sistemi dogmatik e monist siē ishin ligjet jugosllave, vetėm sa e zvarriti pėr shumė vjet vendosjen e demokracisė nė Kosovė. Ata nuk bėnė prerjen e domosdoshme mes ligjeve diskriminuese tė njė sistemi monist, me qėllim pėr tė inkuadruar nė Kosovė ligjin e sė drejtės dhe vlerat mė universale tė shoqėrive tė zhvilluara me njė sistem demokratik.
Tė gjithė ata zyrtarė, tė cilėt nga buxheti i shtetit prekin lekėt, qoftė edhe pėr njė palė syze, ata duhet futur prapa grilave, pėr faktin se ata mė vonė do rregullojnė dhėmbėt qė ju duhen pėr tė pėrtypur, mė pas shtėpitė, makinat, vilat, banesat pėr vete, pėr fėmijėt e tyre, pėr dhėndurėt e tyre e kėshtu me radhė! Jo vetėm kaq, duke i denoncuar dhe dėnuar hajnat, lirohet populli prej keqpėrdorueseve, lirohet politika jonė kombėtare prej tyre, lirohet dhe merr frymė mė lirshėm demokracia, dhe mbi tė gjitha lirohen edhe subjektet e tyre politike nga ata qė procesin e zhvillimit tė njė shoqėrie e degjenerojnė skajshmėrisht.
28.12.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kėrcėnon paqen (2008-11-30 10:26:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
[ Opinione ] BAN KI MUNI MIRATOI PROJEKTIN SERBOMADH, QĖ DO TĖ SHPIE NĖ NJė LUFTĖ TĖ RE NĖ BALLKAN(!) (2008-11-28 19:08:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Terror policor kundėr shqiptarėve nė Maqedoni (2008-11-27 17:15:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina e shqetėsuar pas mbledhjes sė KS tė OKB-sė (2008-11-27 09:59:12 nga admin1)
[ Opinione ] PĖR FLAMURIN KUQEZI... (2008-11-26 16:07:31 nga admin1)
[ Opinione ] Qeveri e papergjegjshme, apo Popull i papergjegjshem?!... (2008-11-26 07:27:25 nga admin1)
[ Opinione ] MIQĖSIA TRADICIONALE MES POPULLIT GJERMAN DHE POPULLIT SHQIPTAR NUK MUND TĖ CENOHET ME NJĖ AKT TERRORIST ANARKIST (2008-11-24 16:33:50 nga admin1)
[ Kultura ] Pėrgjigje "humanistit” nė faqen "AGEDEBA" (2008-11-24 09:53:09 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster