DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Po vjen njė kohė e habitshme… ndoshta edhe ka ardhur…
Postuar mė datėn: 2008-05-01 14:36:26 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Nė kėtė kohė, nė kėtė dreq kohe, tė shihesh me sy tė mirė ėshtė themelore…

• Njė kohė e ēuditshme po ndjehet tė vijė… njė kohė kur ende flamuri i vendosur mbi trupat e heronjve tė vrarė po fillon e i duket dikujt se paska qenė i pavlerė…

Pėr besė tė gjitha kėto kanė ndodhur…

Po vjen njė kohė e habitshme… Ndoshta edhe ka ardhur… Marramendshėm mbush me gjithfarė sajesash dhe mashtrimesh, me gjithfarė spekulimesh dhe hilesh… pėr besė nuk e kisha marrė kurrė me mend se, edhe nė vendin tonė, ku kemi lerė tė gjithė, mund tė kishim njė kohė tė tillė…

E pse ėshtė e habitshme kjo kohė, ėshtė e drejta tė mė pyesė gjithkush.

- A nuk e bėmė shpalljen e Pavarėsisė?

- A nuk e hartuam Kushtetutėn dhe pėr pak javė do tė hyjė nė fuqi?

- A nuk e zgjodhėm qeverinė si rrallėherė, dhe thuajse nė postet kryesore njerėzit e luftės?

- A nuk kemi filluar tė ndihemi qytetarė tė lirė?

- A nuk kemi tė drejtėn tė shkojmė lirisht nė shtetin amė, ēfarė e kemi pas ėndėrr? A nuk po vijnė liderėt e shtetit amė sa herė tė duan dhe sa herė t'i duhet?

- A nuk e kemi tė drejtėn tė zbresim nė aeroportin e Prishtinės sa herė qė tė mos ketė mjegull, dhe askush nga serbomėdhenjtė tė mos futė duart nė xhepat e nė ēantat tona, askush nga tė " djeshmit" tė mos na keqtrajtojė?


Shkruan: Bedri ISLAMI

Pėr besė tė gjitha kėto kanė ndodhur…dhe pėr secilėn nga kėto ndodhi ėshtė derdhur aq shumė gjak, sa qė rrallė popull tjetėr i ka derdhur nė fundin e shekullit tė shkuar. Ėshtė paguar tepėr shtrenjtė edhe pavarėsia qė u shpall, edhe kushtetuta qė pret tė futet nė fuqi, edhe qeveria qė u zgjodh, edhe e drejta pėr t'u ndjerė si qytetarė tė lirė, edhe mundėsia pėr tė shkuar e pėr tė ardhur nė shtetin amė si njė gjė e natyrshme. Ėshtė paguar aq shtrenjtė saqė ende varret janė tė freskėta nga gjaku i derdhur, saqė ende dhimbja ėshtė tepėr e pranishme, saqė ende nuk kemi pasur kohėn e duhur pėr tė ngritur varrezat e tė rėnėve nė luftė pėr liri, saqė ende …

Ka tė drejtė miku im Xhevat Bislimi

Shkruan miku im i mirė Xhevat Bislimi se ēfarė ndodhi me 2000 tė vrarėt qė ende nuk janė gjetur, ēfarė ndodhi me gjenocidin qė u bė nė kurrizin e jetės sonė, se ēfarė u bė me tė zhdukurit…ende janė edhe mė shumė se 2000 tė tillė. Ka tė drejtė ai, mirėpo kanė "tė drejtė" edhe ata qė i kanė harruar. Miku im ka tė drejtė, sepse i dhemb shpirti, tė tjerėt kanė "tė drejtė" sepse koha u kėrkon tė jenė modernė, liberalė, tė hapur, tė mos e thonė tė vėrtetėn se ndryshe pak e vėshtirė tė qeverisėsh, tė murmuritin, sepse askush nuk tė lė tė ngresh zėrin, se po e ngrite zėrin, krejt kollaj, brenda njė nate mund tė tė quajnė ekstremist e pėr besė kjo ėshtė njė fjalė qė kur tė ngjitet, nuk ka burrė qė ta heq.


(Fotografitė e personave tė pagjetur, tė vendosura nė rrethojat e Kuvendit tė Kosovės)

Edhe pse e do fort vendin tėnd mund tė jesh ekstremist, edhe pse ngul kėmbė se jemi shqiptarė dhe se Kosova ishte, ėshtė e njė ditė prapė do tė jetė njė pjesė Shqipėrie, edhe kėsaj radhe mund tė jesh ekstremist, edhe nė se sot ngul kėmbė fort se kemi bėrė njė luftė tė drejtė, tė domosdoshme, jetike, sepse nuk kishim rrugė tjetėr dhe se thika na kishte ardhur nė shtat, prapė mund tė jesh ekstremist… dhe kur je i tillė, qoftė edhe pėr shkaqe qė nuk janė shkaqe..atėherė nuk shihesh me sy tė mirė, dhe nė kėtė kohė, nė kėtė dreq kohe, tė shihesh me sy tė mirė ėshtė themelore… tė jesh "bashkėpunues" kjo ėshtė pas saj… Prandaj them se po vjen ose se ka ardhur njė kohė e habitshme…

O marre, kob e marre, deri ku mund tė shkojė fantazia dhe mllefi i

njė gruaje qė kurrė nuk deshi tė shohė tė vėrtetėn

Boton njė grua, diku nė Europė njė libėr plot vrer e shpifje pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo nuk ėshtė e habitshme. Ai qė nuk e ka pritur edhe mund tė habitet, sepse ka menduar se mund tė jetė njė zonjė e rėndė, qė fati i jetės sė saj e ka bėrė tė domosdoshme tė peshojė ngjarjet, fatet dhe historitė e kombeve dhe tė njerėzve, me sy tė mbyllur, si ėshtė ajo emblema e famshme e drejtėsisė. Pra edhe mund tė habitet dikush..ashtu si ėshtė habitur kur po kjo grua, tash nuk e di nė mund tė meritojė togfjalėshin "zonjė e nderuar", dikur, vite mė parė, e vetmja nė tė gjithė Europėn nxirrte vendimin pėr bllokimin e fondit "Vendlindja thėrret" dhe aktivistėt e kėtij fondi thirreshin nė pyetje tė gjata…ashtu si mund tė jetė habitur kur ka dėgjuar se UĒK ėshtė marrė me trafikun e drogės, me njė mijė e njė gjėra, qė kurrė, asnjė rast, nė as mė tė voglin rast, nuk janė vėrtetuar dhe nuk kishte se si, sepse nuk kanė ndodhur…tani habiten, se ato ditė, pikėrisht ato ditė, kur qindra mijėra iknin duke lėnė pas tė vrarėt, tė zhdukurit, mjerimin, vrasjen, dhunėn, dikush, sipas kėsaj gruaje, paskan pasur kohė tė merrnin me vete nga njė qind deri nė 3oo serb, pėr tua hequr organet dhe pėr t“ja shitur…O marre, kob e marre, deri ku mund tė shkojė fantazia dhe mllefi i njė gruaje qė kurrė nuk deshi tė shohė tė vėrtetėn.

Kohė e habitshme..ajo grua shkruan dhe unė rri e mendoj se kush ishte nė kėtė luftė agresori dhe kush ishte i vrari, se kujt i u dogjėn shtėpitė dhe iu vranė tė afėrmit, dhe, ashtu pėrhumbshėm mendoj se, kėshtu si ia ka nisur kjo grua, njė ditė mund tė kėrkojė qė shqiptarėt nė Kosovė t'u kėrkojnė ndjesė serbėve pse nuk i lanė tė i vrasin edhe mė lirisht, pse u gjakosėn, dhe kjo do tė ishte njėlloj sikur hebrenjtė do u kėrkonin tė falur nazistėve pse harxhuan aq shume gaz nė dhomat e shfarosjes…

Kohė e habitshme… kjo grua shkruan si i do qejfi dhe unė rri e mendoj se tre nga liderėt kryesorė tė luftės janė ende tė pranishėm nė jetėn tonė politike. Njėri sapo u kthye i pafajshėm nga njė gjyq qė e kishte projektuar, organizuar dhe ngritur pikėrisht kjo grua, tjetri, qė ishte drejtori politik i Ushtrisė ėshtė kryeministri i parė i Kosovės sė pavarur, ndėrsa kryetari i parlamentit ishte zėdhėnėsi politik i Ushtrisė. Nė se nuk e bėjnė publike reagimin e tyre nė postet qė kanė tani, ata duhet ta bėjnė, tė paktėn nė postet qė kishin dikur…

Mirėpo kohė e habitshme ka ardhur…

Nėnat kėrkojnė ende trupat e 2000 tė vrarėve nga gjenocidi serbomadh (ndoshta kjo grua e di fare mirė se ēfarė do tė thotė zemėr nėne), njė grua diku tej, krejtėsisht mjerueshėm thur njė rivrasje tė bijve tė nėnave.

Megjithatė nėse do tė mundja do e bėja njė pyetje pėr kėtė grua tė dikurshme: kur e paske ditur kaq mirė, se diku, nė njė fshat tė humbur tė Matit, dikur e nga dikush qenkan bėrė operacione e transplante organesh… a mund ta dish vallė se ku janė trupat e mė shumė se 2000 tė vrarėve nga gjenocidi serb nė Kosovė? Sepse, kjo ka qenė edhe njėra nga detyrat tuaja themelore… ndoshta jam edhe i gabuar, sepse ka ardhur njė kohė e habitshme…

Njė kohė e ēuditshme po ndjehet tė vijė… njė kohė kur ende flamuri i vendosur mbi trupat e heronjve tė vrarė po fillon e i duket dikujt se paska qenė i pavlerė…

pashtriku
30.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Kultura ] Pėrpjekjet e marra tė Berishės pėr ta poshtėruar historinė dhe Muzeun kombėtar (2008-10-09 05:50:58 nga admin4)
[ Opinione ] Aprovimi i rezolutės Serbe nė OKB shuplakė pėr Politikanėt e Kosovės (2008-10-09 05:43:20 nga admin4)
[ Intervista ] Tė pėrdoret nocioni politik: Shqiptarėt e Shqipėrisė Lindore! (2008-10-08 17:08:31 nga admin4)
[ Opinione ] TĖ MOS HUMBASIM KOHĖN KOT, POR TĖ PUNOJMĖ PĖR RIBASHKIMIN KOMBĖTAR…! (2008-10-08 15:46:56 nga admin1)
[ Opinione ] Flejė politika shqiptare nė Maqedoni, flejė! (2008-10-08 11:50:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Portugalia njeh zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės (2008-10-07 15:23:19 nga admin1)
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] NDARJA E KOSOVĖS DO TĖ SJELLĖ, JO VETĖM NDARJEN E SERBISĖ, POR EDHE NDARJEN E MALIT TĖ ZI, TĖ (2008-10-04 03:06:28 nga admin4)
[ Opinione ] ICO-ja mision kėshillėdhėnės apo vendimmarrės (2008-10-03 02:30:32 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster