| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Prof.Peter Prifti, nje nder bashkepunetoret e Nolit dhe Panaritit |
| Postuar mė datėn: 2008-01-23 04:02:54 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Intervistoi Keze (Kozeta) Zylo
Botoi gazeta "Illyria"
Prof. Peter Prifti ėshtė njė nga figurat mė tė njohura tė Diasporės shqiptare nė Amerikė, ėshtė shkrimtari, studiuesi dhe bashkėpunėtori i imzot Fan Nolit, qe i kanė dhėnė aq shumė Kombit shqiptar.
Puna e tij studimore dhe akademike ka filluar me botimin e studimit: Kosova nė Tronditje, qysh nė vitin 1969, qė bėri pėrshtypje ndėr intelektualėt e Amerikės. Nė bashkėpunimin me Nolin ai shkruan:
Gjatė intervistės Noli tha se ai e konsideronte anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve (mė 1920) si fitoren mė tė madhe nė veprimtarinė e tij kombėtare, ndėrsa trishtimi i tij mė i madh ishte largimi nga Shqipėria (mė 1924), sepse sikundėr u shpreh ai ajo i dha fund punės sime nė Atdhe. |
|
Kur keni ardhur nė Amerikė dhe si e pėrjetuat ndarjen me Atdheun?
Unė erdha nė Amerikė mė 1940 pėr tė banuar me atin tim dhe vėllanė e madh nė Philadelphia, Pennsylvania. Unė isha atėherė 15 vjeē, njė moshė delikate, dhe ndarja nga familja dhe tė afėrmit, si gjithmonė nė raste tė tillė, ishte e dhimbshme.
Cili ka qenė bashkėpunimi juaj me Imzot Fan Nolin dhe Vatrėn?
Me Imzot Fan Nolin unė u njoha pasi ika nga Philadelphia dhe u vendosa nė Boston, pėr tė punuar nė zyrėn e Vatrės si sekretar i federatės dhe si bashkė-redaktor i gazetės Dielli me Qerim Panaritin (G. M. Panarity). Ishte viti 1958. Noli nė atė kohė ishte Kryetar Nderi i Vatrės, dhe ishte nė komunikim tė pėrhershėm me zyrėn e Vatrės.
Pata fatin tė ndodhesha nė praninė e Nolit shumė herė, qoftė nė lidhje me punėt e Vatrės, qoftė nė Kryekishėn Shėn Gjergji ku ai meshonte nga koha nė kohė, po ashtu dhe nė mbledhjet qė bėnin shqiptarėt e Bostonit me rrethet, pėr tė festuar ditė tė shėnuara tė Kombit shqiptar, si Ditėn e Flamurit, etj. Takimet me Nolin u dendėsuan sidomos nė vitin 1959, kur Vatra pėrgatitej pėr tė festuar 50-vjetorin e Diellit dhe Noli ftohej nė mbledhjet qė bėmė atė vit pėr tu kėshilluar me tė, si dhe pėr tė stimuluar bashkatdhetarėt qė tė merrnin pjesė nė ngjarjet e pėrvjetorit qė kishim planifikuar.
Mbaj mend sidomos dy takime qė pata me Imzot Nolin: Herėn e parė, kur vajta nė shtėpinė e tij, nė vjeshtėn e vitit 1958, pėr tė marrė njė intervistė me tė (apo audiencė, siē e quajta unė). Ishte shumė interesante, jo vetėm pėr shkak tė intervistės, por edhe sepse pata rastin tė njihesha personalisht me banesėn e Nolit, me mobiliet e shtėpisė, me bibliotekėn e tij, me mjedisin. Gjatė intervistės Noli tha se ai e konsideronte anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve (mė 1920) si fitoren mė tė madhe nė veprimtarinė e tij kombėtare, ndėrsa trishtimi i tij mė i madh ishte largimi nga Shqipėria (mė 1924), sepse sikundėr u shpreh ai ajo i dha fund punės sime nė atdhe. Kėto fjalė tė Nolit mė bėnė pėrshtypje mė shumė se ēdo gjė tjetėr nga intervista. Herėn e dytė e takova nė shtėpi i shoqėruar nga njė shoku im, Peter Vangel. Ishte viti 1960 dhe unė, si sekretar i Vatrės, isha duke organizuar Seminarin e Parė tė Studimeve Shqiptare nė historinė e Federatės. Peter dhe unė shkuam te Noli pėr ta ftuar qė tė merrte pjesė nė seminarin si folės mbi ndonjė temė shkencore, sipas dėshirės sė tij. Noli erdhi nė seminarin dhe e bėri pėr vete gjendjen me fjalimin qė mbajti pėr Skėnderbeun.
A keni pasur lidhje tė tjera me intelektualė shqiptarė?
Po. Unė e kam pėr nder tė them se kam patur lidhje me intelektualė si Arshi Pipa, Sami Repishti, Nicholas Pano, Stavro Skendi, Elez Biberaj, Gjon Sinishta, si dhe me Prof. Safete Juka. Mė vonė, hyra nė marrėdhėnie shkencore ose letrare me bashkatdhetarė tė tjerė qė emigruan nė Amerikė, sidomos me shkrimtarin e njohur Naum Prifti. Ai mė ka dhėnė njė ndihmė tė veēantė nė lidhje me pėrgatitjen e dorėshkrimeve tė librave qė kam botuar gjatė 10 12 viteve tė fundit. Me tė gjithė kėta kam pasur korrespondencė dhe kam bashkėpunuar nė fusha tė ndryshme, nga tė cilat kryesore ishin ēėshtja e Kosovės, demokratizimi i qeverisė shqiptare, dhe studime pėr historinė dhe letėrsinė shqiptare.
Po me Prof.Safete Juka jeni takuar?
Me Prof. S. Juka u takova nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Kosovėn (International Conference on Kosova), qė u mbajt nė City University of New York, mė 6 nėntor 1982. Ajo bėri studime origjinale pėr tė sqaruar problemin e Kosovės para opinionit publik ndėrkombėtar. Mė vonė unė botova njė recensim tė librit tė saj, The Albanians in Yugoslavia in Light of Historical Documents.
Mund tė them se kam pėrfituar shumė nga intelektualėt e diasporės shqiptare nė Amerikė. Marrėdhėniet e ngushta me ta kanė qenė ndihmė e frymėzim pėr mua.
Ēfarė kujtoni nga Penn State University?
Kujtimet e mia pėr Penn State University janė mjaft tė lashta , pas gati 60 vjetėve, qėkur u diplomova nė degėn Arts & Letters mė 1949. Njė nga kujtimet mė tė bukura ėshtė ai i peizazhit rreth e pėrqark kampusit, qė ėshtė shumė tėrheqės me panorama madhėshtore tė natyrės, dhe me njė mjedis ekologjik tė pastėr. Mė kujtohet gjithashtu se universiteti ishte shumė i fortė nga ana sportive, sidomos me ekipin e futbollit. Por mbi tė gjitha, unė ruaj kujtime tė veēanta pėr profesorėt e mi, jo vetėm si pedagogė, por edhe si njerėz, si individė me tiparet e ndryshme tė karakterit qė kishin.
Ka tė ngjarė qė unė tė kem qenė i pari shqiptar qė u regjistrova dhe u diplomova nga Penn State. Sidoqoftė, pėr ata qė nuk e dinė, dėshiroj tė vė nė dukje se sot gjendet atje njė zonjushe shqiptare e quajtur Valbona, bija e Qemal Zylos me banesė nė New York. Valbona jep mėsime si profesore, dhe njėkohėsisht ndjek studimet pėr doktoraturėn. Domethėnė, ajo ka shkuar nja dy-tre hapa mė larg se unė, kur isha student nė Penn State.
Ju jeni autor i shumė librave, cilin keni mė shumė pėr zemėr?
Nė tė vėrtetė, unė kam pėr zemėr tre nga librat qė kam botuar, por pėr arsye tė ndryshme: Socialist Albania Since 1944 (1978), sepse ky ėshtė libri im i parė; Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999 (1999), sepse ky ka tė bėjė me njė ēėshtje jetike pėr kombin shqiptar; pra, me pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė e tyre nga Serbia; dhe libri i tretė, Mozaik shqiptar (2003), nga qė ky ėshtė i vetmi libėr qė kam botuar nė gjuhėn amtare, dhe si i tillė zė njė vend tė veēantė nė krijimtarinė time.
Nė vitin 1978 keni publikuar librin Socialist Albania Since 1944 (Shqipėria Socialiste qė nga viti 1944). Si u prit nga publiku amerikan? Keni informacion se si reagoi shteti shqiptar?
Ky libėr u prit mirė si nga lexuesit e thjeshtė, ashtu dhe nga specialistėt apo ekspertėt nė lėmin e shkencės politike. Reagimet ishin pozitive pothuaj pa pėrjashtim. Arsyeja kryesore ishte se deri atėherė, librat qė ishin botuar pėr Shqipėrinė Socialiste, si nga tė huajt ashtu dhe nga shqiptarėt, nuk mbanin qėndrim vėrtet shkencor. Nė pėrgjithėsi, ata mbanin qėndrim tė prerė, ose nė favor, ose kundėr Shqipėrisė komuniste; pra ishin tė njėanshėm, dhe kjo u ra nė sy lexuesve dhe recensentėve amerikanė. Ndėrsa nė librin tim, unė u pėrpoqa tė nxirja nė shesh si anėt pozitive, ashtu dhe anėt negative tė regjimit tė Enver Hoxhės. Dhe pikėrisht ky qėndrim asnjanas, neutral si me thėnė, tėrhoqi vėmendjen e lexuesve. Si pasojė, mė tė shumtėt e komplimenteve qė mora nga lexuesit, bėnin fjalė pikėrisht pėr kėtė aspekt tė librit.
Nga ana tjetėr, qėndrimi im objektiv nuk u prit mirė nga shteti i kuq shqiptar. Tirana zyrtare u zemėrua kur pa se libri im kishte kritika ndaj regjimit. Ata donin vetėm lėvdata pėr sistemin e tyre, dhe njė vėrejtje negative mjaftonte qė tė hyje nė listėn e kundėrshtarėve ose njerėzve tė dyshimtė, nga kėndvėshtrimi i regjimit.
Nė vitin 1969 ju keni shkruar studimin Kosovo in Ferment (Kosova nė tronditje). Si u prit ai studim nga Perėndimi dhe nga Diaspora shqiptare?
Pėrgjigjja ėshtė shumė mirė. Ai ishte studimi im i parė serioz nė botėn akademike, dhe pati jehonė ndėr shtresat intelektuale tė Amerikės. Nė atė kohė unė punoja nė Institutin Teknologjik tė Masaēusets (M.I.T.). Me botimin e monografisė, fillova tė njihesha nėpėr universitetet dhe qendrat shkencore tė vendit qė interesoheshin pėr problemin e Kosovės dhe pėr Shqipėrinė.
Monografia u prit mirė dhe nga Diaspora shqiptare. Ai shėnoi fillimin e njohjes sime dalėngadalė me intelektualėt shqiptarė mė tė dėgjuar nė Amerikė. Ishte pikėnisja e njė faze tė re pėr mua si shkrimtar dhe si studiues nė fushėn e studimeve shqiptare.
Libri juaj i fundit qė lexova nė Amazon.com ka qėnė Unfinished Portrait of a Country. Si e keni pasqyruar kulturėn shqiptare nė kėtė libėr?
Unė mendoj se kultura shqiptare paraqitet mjaft e pasur nė kėtė libėr. Nė tė vėrtetė, pjesa mė e madhe e lėndės sė librit i pėrket kulturės shqiptare. Ajo pasqyrohet aty me shkrime pėr figurėn e Nolit, midis tyre dhe intervista qė mora nga ai kur isha redaktor i Diellit. Aty ka njė seksion tė tėrė me studime dhe kritika letrare, pėrfshirė dhe njė pėrmbledhje tė historisė sė letėrsisė shqiptare. Mandej, ka disa recensione librash qė kanė pėr temė kulturėn shqiptare, si dhe material pėr besimet popullore tė arbėreshėve dhe botėn para-kristiane tė ilirėve.
Por ndofta lėnda mė e pasur e librit nė lėmin e kulturės janė pėrkthimet nė anglisht nga poezia dhe proza shqipe, pėrkthime kėta qė janė botuar faqe-pėr-faqe me tekstet origjinalė. Ėshtė fjala pėr poema tė Naim Frashėrit, Nėnė Terezės, etj., dhe pjesė nga proza klasike e letėrsisė shqipe.
Kur dhe pse e keni pėrkthyer vjershėn e Vaso Pashes O moj Shqypni?
Vjershėn e Vaso Pashės e pėrktheva nė vitin 1980. E pėrktheva sepse ajo ka vlera tė shquara historike dhe letrare. Ajo u hartua dhe u botua mė 1878; pra, nė vitin qė u themelua Lidhja e Prizrenit, pikėnisja e lėvizjes pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nga Turqia.
Veē kėsaj, vjersha ėshtė ndėrtuar bukur, si njė dramė e vogėl me disa akte, dhe duke e lexuar tė prek dhe tė frymėzon, sidomos pėrfundimi qė ka karakterin e njė vepre epike. Ajo ėshtė nga ato vjersha qė nuk harrohen.
Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė ka nderin qė tju ketė anėtar tė saj. Si ndiheni midis shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė?
Fare mirė. Shoqata ka mbledhur nė gjirin e saj shkrimtarė tė vjetėr e tė rinj. Mua mė kujtohet veēanėrisht konferenca e shoqatės qė u mbajt nė Dallas, Teksas mė 2005. Ajo mė dha rast tė takohesha dhe tė bisedoja me shkrimtarė tė cilėt deri atėherė unė i dija vetėm me emėr. Njohja nga afėr me ta ishte kėnaqėsi dhe nder pėr mua.
Shtoj kėtu se me themeluesin e shoqatės, z. Gjekė Marinaj, unė u njoha dhe u miqėsova mė se dhjetė vjet tė shkuar, kur ai banonte nė San Diego, dhe qė atėherė kemi mbajtur lidhje tė ngushta me njeri tjetrin.
Ēfarė mendime keni nė lidhje me disidencėn e letėrsisė shqiptare?
Disidentėt janė pjellė e natyrshme e realitetit politik tė diktaturės nė Shqipėri. Unė kam simpati pėr disidentėt e sinqertė qė u bėnė viktima tė monizmit, dhe tash reklamojnė vuajtjet e tyre nėpėrmjet shtypit, librave dhe me mėnyra tė tjera. Ata kanė plot tė drejtė tė kėrkojnė nga shteti shqiptar qė tė marrė masat e duhura pėr tė gjykuar dhe dėnuar njerėzit qė u bėnė vegla tė diktaturės pėr tė shtypur bashkatdhetarėt e tyre tė pafajshėm.
Shkrimtarėt disidentė meritojnė jo vetėm simpatinė, por edhe solidaritetin e komunitetit shqiptar nė Amerikė, nė pėrpjekjet e tyre pėr tė bindur udhėheqėsit e Shqipėrisė se e kanė pėr detyrė tė tunden e tė shkunden pėr tė mbyllur sa mė shpejt kėtė faqe tė zezė nė historinė e kombit shqiptar.
Pėr mendimin tim, simboli i dramės sė disidentėve nė Amerikė sot ėshtė Dr. Sami Repishti, pedagog, shkrimtar dhe aktivist i respektuar nė fushėn e tė drejtave njerėzore; madje dhe viktimė e regjimit monist. Puna e tij disa-vjeēare, si dhe ajo e kolegėve dhe shokėve tė tij, pėr rigjenerimin shpirtėror tė shtetit dhe shoqėrisė shqiptare, meriton pėrkrahjen e plotė tė diasporės sonė. Zgjidhja me nder e drejtėsi i kėtij problemi, si rezultat i angazhimit tė shqiptarėve tė Amerikės, do tė jetė njė fitore e shkėlqyer pėr ta, si dhe njė fitore historike pėr Shqipėrinė.
Ju faleminderit pėr intervistėn!
Intervistoi: Keze (Kozeta) Zylo
San Diego, Kalifornia
Dhjetor, 2007
..............................................................
POEMA O MOJ SHQIPNI E PASHKO VASĖ SHKODRANIT - 1880.
Pėrkthyer nė anglisht nga Prof. Peter Prifti
A L B A N I A
Oh, poor Albania, bruised from lashes
Who dared push your face in ashes?
Hailed once a woman of noble birth,
Mother you were called by men of this Earth.
Rich you were, to tell the truth.
With lovely girls and handsome youth,
With lots of cattle, gardens, farms
With Latin rifle and other arms
With men of courage and women of cheer
In all the world you had no peer.
When guns boomed like the crack of thunder
Albanias men rushed out of yonder,
And always fought well, till the end came,
And never soiled their name with shame.
When men of Albania pledged to fight,
All of Rumelia shivered with fright,
In fierce battles they fought and died,
With honor their memory inscribed.
But now, Albania, youre a sight of woe
Just like an oak tree brought down low!
All step on you as if you were dead,
And not one kind word to you is said.
Once you dressed well, like a woman high-born,
Today, your fine robes are badly torn,
Youve lost your name, your faith, too,
And none is to blame for it but you.
Albanians, you are slaying one another,
Some shout for country, some against sin,
One says Im Turk, another Latin,
Others Greeks or Slavs profess to be,
Fools! You are brothers cant you see?
Priests and mullas have made you mute
To keep you split and destitute.
Foreigners sit by your fireplace,
Your wives and sisters they disgrace,
And if money comes knocking on your door
The faith of your father you ignore,
You become slaves of alien boors,
Whose race and tongue differ from yours.
Weep, oh your rifles and you who care
Albanians, like birds, are caught in a snare,
Weep with us, you warriors all around,
For Mother Albania, lying on ground;
She has no bread or meat to eat,
Nor fire in the hearth, not light or heat,
Pale of cheek and unrespected,
She lies broken and neglected!
Gather you women, so pretty and spry,
Who know so well to weep and cry.
Come, for poor Albania let us morn
For shes shorn of honor and forlorn,
Shes like a widow whose man is gone,
Shes like a mother without a son!
Who has the heart to let cruel death,
Take this brave women, panting for breath?
Can we allow aliens to smother
And trample on our cherished Mother?
No, no! Such shame no one can beat,
Such vile conduct all men forswear!
Let warriors die carrying the banner
Before Albania is lost in this manner
Awake, Albania, its time to rise
And bind yourselves with brotherly ties;
Look not to church or mosque for pietism,
The faith of Albanians is Albanianism!
From Tivar all the way to Preveze
The sun sends down its light and rays;
Its our land, the land of our ancestors,
To the death well defend it from predators
Better to die for it like the man of old,
Than in shame before the Lord!
* * *
O M O J SH Q I P N I
O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitė me krye nė hi?
Ti ke pas kenė njė zonjė e rande
burrat e dheut te thirshin nanė
Ke pasė shumė tmira e begati
me vajza tbukra, me djem tri
Gja e vend shumė, ara e bashtina
me armė tė bardha e pushkė ltina
me burra trima, me gra tė dlira
ti ndėr gjithe shoqet ke kene ma e mira
Kur asha pushka si me shkrep moti
Zogu deli shqiptarit gjithmonė deli zoti
ka qėnė pėr luftė e nluft ka vdekun
e dhunė mbrapa kurr sdeli ka mbetun
Kur ka lidh besėn burri deli Shqipnisė
I ka shti dridhėn gjithė Rumelisė
ndėr lufta trrepta gjithkund ka ra
me faqe tbardhė gjithmonė asht da
Po sot, Shqipni, pa mthuej si je?
Po sikur lisi deli rrxuem perdhe
Shkon bota sipri, me kambė tė shklet
e njė fjalė tė ambėl askush sta flet
Si mal me ash, si fushė me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e stė kan mbetun as emn, as besė
vet deli ke prishun pėr faqe tzezė
Shqiptar,me vllazėn jeni tuj u vra
ndėr njėqind ēeta jeni shpėrnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe
shqiptari u zu si zog ndėr leqe
Qani ju trima bashkė me ne
Se ra Shqipnia me faqe ndhe
E sdeli ka mbetun as bukė as mish
as zjarm nė asha as dritė as pishė
as gjak nė faqe as nder ndėr shokė
por asht rrėxue e bamun trokė
Para se thupet kėshtu Shqipnia
me pushkė ndorė le tdesė trimnia
Ēoniu shqiptarė prej gjumit ēoniu
tė gjithė si vllazėn nnjė besė shtrėngoniu
e mos shikoni asha e xhamia
feja e shqiptari asht shqiptaria
Qysh prej Tivarit deli nPrevezė
gjithkund lshon dielli vapė edhe rrezė
asht toka jone, prind na e kan lane
kush mos na e prekė se desim ttanė. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|