| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Lėvizja pėr integrim dhe bashkim - Komunikatė |
| Postuar mė datėn: 2008-11-12 18:25:56 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
EULEX - i - KOMPROMISET E DHIMBSHME
Trysnia nga faktorėt ndėrkombėtarė mbi Qeverinė dhe institucionet e tjera tė Kosovės pėr pranimin e marrėveshjes sė arritur nė mes tė OKB-sė dhe Beogradit pėr dokumentin gjashtė pikėsh, ėshtė plotėsisht e padrejtė dhe e njėanshme. Kur i kemi parasysh dobėsitė e mėdha dhe kompromiset e dhimbshme tė bėra deri mė tani nga institucionet e Kosovės, nuk ėshtė e befasi pėr ne, qė tė bėhet pėrsėri lėshimi tjetėr i radhės.
Pėr shkak tė dobėsive dhe pavendosmėrisė sė institucioneve pėrgjegjėse, qytetarėt e zhvendosur tė kėsaj pjese nuk janė tė mbrojtur as nga institucionet e bashkėsisė ndėrkombėtare, por as nga ana e qeverisė e Kosovės. Tė mbetur nė kėtė pozitė, atyre iu mbetet njė rrugė pėr ta ndėrprerė fushatėn e spastrimit etnik tė kėsaj pjese: kthimi nė shtėpitė dhe pronat e tyre, tė ndiqet shembulli i Ali Kadriut. Kthimi i tė zhvendosurve nė pjesėn veriore tė Kosovės ėshtė njė standard elementar qė i shėrben integrimit tė kėsaj pjese tė Kosovės. Janė mė shumė se 12 mijė shqiptarė tė larguar nga trojet e tyre si pasojė e projektit pėr spastrim etnik zbatimi i tė cilit ka bėrė qė tė kemi realitetin sot me pėrmasa shqetėsuese. Pjesė e kėsaj pėrpjekjeje kundėr popullit tonė, ėshtė edhe marrėveshja pėr zbatimin e planit gjashtė pikėsh. Projekti i kthimit tė qytetarėve tanė nė vatrat e veta ėshtė legjitim. Ai kėrkon mbėshtetje tė gjithanshme nga tė gjithė ne.
Deri mė tani Qeveria e Kosovės ka lejuar qė tė degradojė procesi deri nė atė masė, saqė ndarja faktike e Kosovės po merr formė. Qeveria e Kosovės dhe mekanizmat qė pajtohen pėr realizimin e kėsaj marrėveshjeje bartin mbi supe pėrgjegjėsinė dhe fajin pėr krimet qė vazhdojnė tė ndodhin para syve tanė.
Lėvizja pėr Integrim dhe Bashkim i rekomandon parlamentit tė Kosovės tė ndėrhyjė urgjentisht pėr ta pamundėsuar miratimin dhe realizimin e kėsaj marrėveshjeje. Nė tė kundėrtėn bėhet bashkėfajtor pėr humbjen e substancės kombėtare dhe tė territorit pa tė cilėn humb edhe kuptimi i pavarėsisė sė Kosovės tashmė tė njohur edhe ndėrkombėtarisht.
Zėdhėnėsi i Lėvizjes pėr Integrim dhe Bashkim
Avdi Gėrvalla, e-mail: a.gervalla@hotmail.com
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|