DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Reagim i L.Q. ZGJOHU!
Postuar mė datėn: 2008-01-28 16:43:33 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Lėvizja Qytetare ZGJOHU! shpreh brengosje dhe keqardhje tė thellė lidhur me vendimin e pėrngutur tė qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė pėr ndėrtimin e njė kishe ortodokse nė sheshin qendror tė Shkupit.

Shqetėsimi ynė shtohet dhe nga fakti qė lokacioni i pėrzgjedhur pėrfshin pikėrisht vendin e shtėpisė sė lindjes sė Nėnės Terezė, shtėpi kjo e familjes fisnike Bojaxhiu, qė ka ofruar strehė dhe shpresė pėr shumė skamnorė dhe kalimtarė tė rastit, shtėpi ku u kultivua shpirti fisnik i Gonxhes sė vogėl. Kjo shtėpi, qė sot ėshtė shenjuar vetėm me njė pllakė pėrkujtimore, duhet tė rindėrtohet me tėrė madhėshtinė simbolike qė ngėrthen ajo nė vete. Nė vend tė kėtij gjesti, qė do tė ishte logjik dhe kuptimplotė, ofrohet njė propozim apsurd pėr t’ia ndėrruar tėrėsisht frymėn kėtij vendi prej nga u lansua nė tėrė botėn porosia universale e dashurisė sė pakufishme. Shtėpia do tė ofrojė prehje dhe frymėzim pėr njerėz nga tė katėr anėt e rruzullit tokėsor dhe do tė ishte qendėr universi dhe njė pikėdestinim shtegtimi. Mos tė flasim pėr efektet turistike dhe afirmimin e Shkupit dhe tė Maqedonisė.

Ky vendim, ngjashėm me atė tė vendosjes sė kryqit tė stėrmadh nė malin Vodno, nuk ėshtė kontribut nė ndėrtimin e mirėbesimit mes komuniteteve, ndaj dėrgon sinjale negative pėr vet qytetarėt e Shkupit shumėetnik dhe shumėfetar qė si i tillė u pėrket tė gjithėve. Nė kėtė vazhdė, gėrmimet tendencioze dhe pėrjashtuese nė kėshtjellat e Shkupit dhe tė Ohrit, vendimi i lartpėrmendur pėr ndėrtimin e kishės, bashkė me hapat e mėhershėm pėr anashkalimin e Burmali Xhamisė, rrėnimin prej kohėsh tė kishės katolike nė Shkup, selisė sė Ipeshkvisė mijėvjeēare shqiptare Shkup-Prizren, dislokimit tė padrejtė tė shtėpisė sė nobelistes shqiptare shkupjane Nėnės Terezė, zvarritjet e qėllimshme tė Drejtorisė pėr mbrojtje tė trashėgimisė kulturore lidhur me kompletimin e dokumentacionit pėrkatės pėr marje nė mbrojtje tė shtėpive tė atdhetarėve shqiptarė, Jashar bej Shkupit dhe Qemal bej Shkupit, tė gjitha kėto i shohim si hapa drejt njė kaosi dhe ndarjeje tė panevojshme qė vėshtirė riparohet.

Andaj, ftojmė autoritetet qė ta rishikojnė vendimin e njėanshėm dhe tė mundėsojnė debat publik rreth vendimit qeveritar pėr ndėrtimin e kėsaj kishe si dhe ta rishqyrtojnė mundėsinė pėr ndėrtimin e shtėpisė pėrkujtimore tė Nėnės Terezė pikėrisht nė atė lokacion, ku e ka vendin e saj qė prej kohėsh.


Me respekt,

Lėvizja Qytetare ZGJOHU! Shkup
www.zgjohu.com.mk
info@zgjohu.com.mk
Tel/Fax: 02/ 2636 240
Rr. Serava 140A
1000 Shkup
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] REAGIM PUBLIK NR. 5 (2008-09-21 02:01:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Lėvizja qytetare ZGJOHU - REAGIM (2008-07-21 15:55:02 nga admin1)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Reagimet e SHBA, BE, Shqipėrisė dhe Kosovės ndaj dhunės qė shpėrtheu dje gjatė zgjedhjeve nė Maqedoni (2008-06-02 14:55:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Reagim nė lidhje me emisionin nė TV Top Channel (2008-05-10 02:28:57 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] REAGIM (2008-04-21 15:14:27 nga admin5)
[ Lajmet kryesore ] Reagim ndaj Radio Televizionit tė Kosovės (RTK) (2008-04-14 10:26:54 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj deklaratave tė z. Ali Ahmeti (2007-12-16 11:51:52 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Reagime ndaj vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr flamujt (2007-10-26 08:03:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] The Times: Deklarata e Ishingerit shkakton reagime tek palėt nė bisedime (2007-08-14 10:29:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] REAGIM NĖ INTERVISTĖN E Z. STIV MAJER DHĖN ZĖRIT TĖ AMERIKĖS (2007-07-28 13:43:08 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster