| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » JO, dhe vendosmėrisht JO, zgjedhjeve rirobėruese tė 17 nėntorit 2007 |
| Postuar mė datėn: 2007-10-26 14:29:24 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
LĖVIZJA INTELEKTUALE PĖR REFERENDUM
referendumliri@yahoo.com, tel. 044 147 547)
L I R/07/04
Datė 27/1/2007
Alarmante: ka shqiptar qė do tė votojė mė 17 nėntor 2007!!!
Kėta qė po na kėrkojnė votėn sivjet, fare nuk e kanė hallin se Kosovėn e kanė lėnė, dhe po vazhdojnė ta lėnė, nėn juridiksionin rirobėrues tė 1244-it dhe tė Pakos sė Ahtisaarit, por e kanė hallin se si ti mashtrojnė edhe njėherė elektoratin, dhe ti eliminojnė nga skena publike nė Kosovė tė gjithė ata qė e thonė tė vėrtetėn pėr absurdin e kėtyre zgjedhjeve.
Disa fakte, tė cilat e argumentojnė konstatimin e sipėrthėnė:
Fakti 1.
Propozim gjithėpėrfshirės pėr Marrėveshjen pėr Statusin e Kosovės, apo Pakoja e rrezikshme e Ahtisaarit, decidivisht dhe fillimisht, qysh nenin 1.1, te Dispozitat e pėrgjithshme, ka pėrcaktuar, parashikuar e sanksionuar, se: Kosova do tė jetė shoqėri shumetnike, e cila qeveriset nė mėnyrė demokratike, dhe me respektim tė plotė tė sundimit tė ligjit, pėrmes institucioneve tė veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore. [1] Ēdo mendje analitike, pasi qė e ka lexuar vėmendshėm, kėtė far pakoje tė Ahtisaarit, e di se ēka do tė thotė formulimi dinak juridik Kosova do tė jetė shoqėri shumetnike... Me pak fjalė, ky formulim, pėr atė qė ka sy tė mendjes, e komplet shqisat tjera, qysh nė fillim e ka mohuar (a likuiduar juridikisht) nocionin shtet dhe komb shqiptar
duke i zėvendėsuar e zhbėrė kėto dy nocione me nocionin destruktiv magjik shoqėri shumetnike Dhe, pastaj, frazat tjera juridike (qefinore) qė vijnė pas kėtij formulimi, tė ndara me presė, janė mjete politiko-juridike pėr ta paraqitur si drejtėsi, e pėr ta bėrė tė duket, demokratike e ligjore zhbėrja e shtetit dhe e kombit shqiptar tė Kosovės. Eee!, nė kėtė mėnyrė Kosova qeveriset me respektimin e plotė tė sundimit tė ligjit! E nė kėtė mėnyrė, dhe me kėso ligjesh 1244-tėrthore, ėshtė pėrcaktuar dhe miratuar tė qeverisen (nga tė huajt dhe puthadorėt e tyre, politikanėt dhe kandidatėt e kombit kosovar) edhe zgjedhjet e famshme tė 17 nėntorit 2007.
Fakti 2.
Nė aneksin Dispozita Kushtetuese tė Propozimit gjithėpėrfshirės pėr Marrėveshjen pėr Statusin e Kosovės, apo tė pakos arkivole ahtisariane pėr kombin e Kosovės, pikėrisht nė nenin 1.1, te Dispozita tė pėrgjithshme ėshtė sanksionuar, si vijon: Kushtetuta e Kosovės do tė jetė nė gjitha dispozitat e saj nė pajtim me kėtė Marrėveshje dhe do tė interpretohet nė pajtim me kėtė Marrėveshje;
Gjithashtu Kushtetuta e Kosovės Do tė konfirmojė qė Kosova ėshtė shoqėri shumetnik, qė bazohet nė barazinė e gjithė qytetarėve dhe nė shkallėn mė tė lartė tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut tė njohura ndėrkombėtarisht [2] Dhe ata tė cilėt po u dashka, qė pėrmes kushtetutės sė vet, ta mohojnė veten, ta mohojnė identitetin e vet shqiptar, nė mėnyrė qė tė jenė tė barabartė me qytetarėt tjerė, nė botėn tjetėr, mu ata po u dashka qė tė dalin edhe nė zgjedhjet e lira dhe demokratike tė 17 nėntorit 2007, ngase vetėm kėshtu po e pėrmbushkan obligimin e vetė qytetar dhe kombėtar!
Fakti 3.
Ligji themelor i zbatueshėm nė Kosovė, Rezoluta nr. 1244 e KSOKB-sė, nė nenin 11.e, edhe shqip ka sanksionuar, parashikuar e pėrcaktuar: njė proces politik me qėllim tė pėrcaktimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės, duke marrė parasysh marrėveshjet e Rambujesė (s/1999/648) [3]
Dihet ēka ju dhuron Rambujeja shqiptarėve tė Kosovės-rikthimin e sovranitetit tė pushtuesit, pra, asgjė tjetėr pos njė autonomie dhe vetėqeverisjeje pėrmbajtjesore nė Kosovė deri nė zgjidhjen pėrfundimtare, duke marrė tėrėsisht parasysh aneksin 2 dhe marrėveshjet e Rambujesė (S/199/648) [4]
Fakti 4
Deklarata e Nju Jorkut e 28 shtatorit 2007 (e pranuar edhe nga Ekipi Negociator i Kosovės) vetėm se e ka zbatuar dhe riēimentuar Rezolutėn nr. 1244 tė KSOKB-sė, pėr zgjidhjen, pėrsėri kalimtare, tė ēėshtjes sė Kosovės.
Fakti 5
Nė planin prej 14 pikėsh tė treshes ndėrkombėtare, lidhjet specifike (federative e mė pak) janė caktuar nė parimin, pikėn 1, ku ėshtė shkruar si vijon:
1.Prishtina dhe Beogradi do tė pėrqendrohen nė zhvillimin e marrėdhėnieve specifike reciproke, tė cilat janė krijuar nė bazė tė pėrmasave tė tyre historike, kulturore dhe njerėzore;!!!
9. Prishtina dhe Beogradi do tė bashkėpunojnė nė fusha, tė cilat janė me rėndėsi:
b) Mbrojtjen e pakicave;
c) Mbrojtjen e trashėgimisė kulturore;
g) Sektorin bankar;
f) Lėvizjen e lirė tė njerėzve;
i) Mbrojtjen e ambientit;
j) Shėndetėsi publike dhe pėrparim social;
k) Lufta kundėr krimit, veēanėrisht nė fushėn e terrorizmit, tregtisė me armė, me drogė dhe me njerėz, si dhe nė fushėn e krimit tė organizuar;
l) Bashkėpunimi midis komunave dhe drejtoriateve tė njėrės dhe palės tjetėr; [5]
Pra, kėtu shihet se marrėdhėniet specifike reciproke mes Prishtinės dhe Beogradit (lexo: Republikės sė Serbisė dhe Kosovės), nuk mbesin vetėm nė nivele federative e komunale, por faktikisht, pushteti i Republikės sė Serbisė, ėshtė projektuar tė jetė deri nė nivele drejtorateve tė njėrės dhe palės tjetėr; siē ėshtė shkruar nė parimin apo pikėn 9 nėn l.
Fakti 6
Traktati i Miqėsisė me Serbinė i Ekipit Negociator tė Kosovės, ka shkruar: Kosova dhe Serbia tanimė ndajnė lidhje tė thella, tė bazuara nė histori, ekonomi, kulturė, dhe etnicitet[6] Shihet se nga Ekipit Negociator ėshtė pranuar dhe pasuruar sinqerisht parimi apo neni 1 i treshes ndėrkombėtare. Shihet, gjithashtu, se ky Traktati i Miqėsisė me Serbinė, ėshtė shkruar, me keqardhje ndaj periudhave tė konfliktit dhe luftės qė na ka ndarė nė veēanti ngjarjet qė kanė tė bėjnė me kolapsin e dhunshėm tė Jugosllavisė nė vitet e nėntėdhjeta, pėr tė vazhduar pastaj me ne po ashtu duhet tė bashkėpunojmė nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar dhe reformuar ekonomitė tona, pėrfshirė zhvillimin e infrastrukturės fizike dhe institucionet..[7] Faktikisht, me kėtė Traktat tė Miqėsisė me Serbinė, Ekipit Negociator i Kosovės, indirekt e diplomatikisht, i kėrkon falje Republikės sė Serbisė ndaj periudhave tė konfliktit a historisė tragjike tė kohėve tė fundit, qė i kanė ndarė ata nga Serbia, ndaj edhe kanė shkruar: ne kėrkojmė pajtim tė plotė dhe normalizim tė marrėdhėnieve ndėrmjet popujve tanė.[8] Por a mund tė bėhet normalizimi i marrėdhėnieve ndėrmjet tė popujve tanė, kur nė lidhjen e ardhshme tė Kosovės me Republikėn e Serbisė apo nė zhvillimin e marrėdhėnieve specifike reciproke me te, Republika e Serbisė dhe Ekipi Negociator i Kosovės do tė kenė kompetenca si nė pikėn si 9 k, dhe do tė vazhdojnė ti klasifikojnė si krime lufte dhe terrorizėm tė gjitha veprimtaritė (ēlirimtare) pėr shkėputje tė plotė nga Republika e Serbisė?! Po tė ishte Ekipi Negociator pėr shkėputje tė plotė nga Republika e Serbisė, kaherė do ta projektonte dhe realizonte REFERENDUMIN, si instrumentin mė demokratik pėr VETĖVENDOSJE tė popullit tė Kosovės. Problemi ėshtė se politika udhėheqėse e IPVQ-ve, tė cilėn e ka monopolizuar Ekipi Negociator, i famshmi i Kosovės, i cili nuk lejon qė populli tė vendos vet pėr fatin e tij, por do qė ai me tė huajt, tė vendosin pėr popullin, prandaj edhe e dėnojnė dhe mundohen ta likuidojnė VETĖVENDOSJEN, si KONCEPT dhe si PRAKTIKĖ. Prandaj, i rrahin, i censurojnė dhe i vrasin edhe aktivistėt e devotshėm tė VETĖVENDOSJES. Prandaj e mbajnė tė ngujuar nė shtėpinė e vet edhe luanin e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė devotshmin, Albin Kurtin.
Momentalisht, pėrmes censurės sė egėr nėpėr mjetet e informimit nė Kosovė po na mbyllin edhe gojėn neve qė jemi kundėr votimit nė kėto zgjedhje. Prandaj, na ndalohet edhe antifushata jonė kundėr mbetjes sė popullit ende nėn Serbi e UNMIK.
Kush voton nė zgjedhjet e 17 marsit 2007 i voton ata qė de fakto dhe de jure, pranojnė e ripranojnė, direkt e indirekt: Marrėveshjen e Rambujesė, Rezolutėn nr. 1244 tė KSOKB-sė, Pakon e Ahtisaarit, Deklaratėn e Nju Jorkut, 14 pikat e treshes ndėrkombėtare (aktuale),
Traktati e Miqėsisė me Serbinė tė Ekipit Negociator tė Kosovės etj.
Ndėrsa, kush nuk voton tani i rezervon vetes, kombit shqiptar dhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, tė drejtėn e votimit pėr REFERENDUM. E pastaj, pėrmes REFERENDUMIT kombi shqiptar i Kosovės, dhe tė gjithė qytetarėt e Kosovės, kanė mundėsi ta heqin nga qafa Republikėn e Serbisė dhe tė gjitha kėto paēavure legjislacionesh e dokumentesh, qė nė instancė tė fundit, autorė tė vėrtetė kanė Republikėn e Serbisė, edhe pse rishkruhen e zbatohen (implementohen) pėrmes UNMIK-ut, disa shėrbėtoreve shqiptarė e ca qarqeve ndėrkombėtare.
Vota pėr, e nė REFERENDUM shpreh qenien dhe pėrcaktimin tėnd tė vėrtetė.
Nėse do tė votosh pėr rirobėrimin tėnd, atėherė voto pėr, mė 17 nėntor 2007!
Nėse do tė votosh pėr lirinė dhe fatbardhėsinė tėnde, mos voto mė 17 nėntor 2007, por ruaje votėn tėnde pėr REFERENDUM, dhe voto pastaj nė REFERENDUM, pėr ardhmėrinė tėnde, nė Kosovėn e lirė.
21-26/10/2007 Trepēė-Prishtinė
Pėr LIR-in
Koordinatori: Rexhep Ahmeti |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|