| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Keshilli i Sigurimit del nga loja |
| Postuar mė datėn: 2008-04-28 03:42:33 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Analistėt: Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka nxjerrė nga loja Kėshillin e Sigurimit.
Shkruan: Beqir Sina
24 Prill 2008 - Seanca ishte pjesė e takimeve rutinė, tė cilat mbahen nė kuadrin rezolutės 12-44, rezolut kjo qė nuk ėshtė shfuqizuar ende, megjithėse, Kosova ka shpallur pavarėsinė e vet. Nė kėtė kontekst, edhe takimi i sotėm, ishte i thirrur nga Rusia, e cila ėshtė kryesuese e rotacionit tė KS-sė. Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, u mblodh pėr tė diskutuar situatėn nė Kosovė, gjatė tre muajve tė fundit, periudhė kjo qė pėrfshin situatėn para dhe pas shpalljes sė pavarėsisė,(65 ditėt e pas shpalljes). Kreu i UNMIK-ut, Joachim Reucker, raportojė pėr gjendjen nė Kosovė, ku paraqiti para Kėshillit tė Sigurimit raportin pėr Kosovėn, nė emėr tė misonit tė UNMIK-ut, nė Kosovė. |
|
Ryker nė Kėshillin e Sigurimit ngriti edhe ēėshtjen e zgjedhjeve serbe nė Kosovė mė 11 maj, si dhe prezentojė tė gjitha ngjarjet, tė cilat janė zhvilluar nė Kosovė, nga mesi i dhjetorit 2007 deri nė fillim tė marsit tė kėtij viti. Njė ēėshtje tjetėr pėr tė cilėn diskutojė shefi i Misionit tė OKB-sė nė Kosovė ishte edhe rikonfigurimi i UNMIK-ut. Kjo pas shpalljes sė pavarėsisė dhe pėrfundimit tė periudhės tranzitore 120 ditėshe, gjatė sė cilės UNMIK-u do tė duhej t'i kalonte pėrgjegjėsitė te institucionet e Kosovės dhe misioni i Bashkimit Evropian.
Ndėrsa, anėtarėve tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit ne seancė tė mbyllur i'u adresua edhe kryeministri i Kosovės z.Hashim Thaēi. Zoti Thaēi prezantojė para anėtarėve tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit nė seancėn e mbyllur zhvillimet aktuale politike nė Kosovė. Ai foli pėr tė arriturat e institucioneve demokratike tė Kosovės, pėrkushtimin e vendosur tė qeverisė pėr respektimin e tė gjitha minoriteteve, si dhe perspektivėn perėndimore tė shtetit tė ri, tė Kosovės.
Kryeministri Thaēi, raportoi pėr zhvillimet aktuale politike nė Kosovė, tė arriturat e institucioneve demokratike tė Kosovės, pėrkushtimin e vendosur tė qeverisė sė Kosovės pėr respektimin e minoriteteve si dhe perspektivėn perėndimore tė shtetit tė ri tė Kosovės.Fjala e tij fokusohej nė konsolidmin e shtetit tė ri, prespektivėn e shtetit tė ri, sukesin e pėrbashkėt tė shtetit tė ri, dhe arritjet e pėrbashkėta nė Kosovė.
Mes tė tjerave Thaēi, raportojė edhe pėrcaktimin e qeverisė sė tij pėr vendosjen e njė rendi ligjor dhe demokratik, nė baza multietnike si edhe orientimi i Kosovės, drejt integrimit tė saj nė strukturat evroatlantike, NATO, BE si dhe nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, ishin prezantimi i Kryeministrit tė Kosovės, zotit Hashim Thaēi para Kėshillit tė Sigurimit, tė cilat, ai i quajti si njė "histori e suksesėshme", dhe si njė krenari e shprehur nga tė gjitha ato vende, tė cilat, e kanė njohur deri tani pavarėsinė e Kosovės. Zėrin e Beogradit nė seancėn e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, e paraqiti presidenti Boris Tadiq.
Ndėrkaq, njohės tė sė drejtės ndėrkombėtare, thonė se Kėshilli i Sigurimit ka rastin e fundit qė tė dalė juridikisht nga qorrsokaku i futur nė lidhje me statusin e Kosovės. Juristėt kosovarė thonė se shpallja e pavarėsisė de facto e ka shfuqizuar Rezolutėn 1244, por, sipas tyre, pėr tė dalė nga situata e krijuar, KS duhet ta shfuqizojė vetė rezolutėn.
Vazhdimin e diskutimeve tė Kėshillit tė Sigurimit ēdo tre muaj pėr Kosovėn, edhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj, juristėt dhe njohės tė sė drejtės ndėrkombėtare nė Kosovė e vlerėsojnė si diēka qė nuk i sjell asnjė dobi realitetit tė ri tė krijuar nė terren. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka nxjerrė nga loja Kėshillin e Sigurimit. Megjithatė, mbetja nė fuqi e Rezolutės 1244, sipas juristėve kosovarė, i lė njė shteg Kėshillit tė Sigurimit, qė edhe mė tej tė mblidhet pėr Kosovėn,ēdo tre muaj - mbledhje kėto qė, sipas tyre, destinim kanė dėshtimin.
Ashtu, si dhe nė takimet e mėparėshme, tre muaj mė parė kur u mbajtė edhe takimi i fundit nė KS-it, nėn drejtimin e rradhės tė ambasadorit tė Libisė,analistėt thonė; se nuk presin asgjė konkrete nga takimi i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr Kosovėn i mabajtur sot nė New York.Ata e shohin kėtė takim tė Kėshillit tė Sigurimit, sikur ėshtė vetėm njė takim tjetėr nė vazhdimėsinė e mbledhjeve qė ka mbajtur deri tash Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara.
Njė analistė kosovar ėshtė shprehur se edhe pėrkundėr faktit qė Kosova ose problemi i Kosovės i kaloi konturat e kėtij mekanizmi ndėrkombėtar, megjithatė kemi ende nė fuqi rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, e cila ėshtė obligative nė Kosovė dhe nė kėtė kuadėr obligon shefin e UNMIK-ut tė raportojė pėr zhvillimet nė terren. Ai thotė se ėshtė e pamundur qė nė Kosovė tė funksionojnė dy misione ndėrkombėtare, UNMIK-u dhe EULEX-i.
Konferenca e shtypit:
Ne sesionin e sotem tė KS, i cili u zhvillua prapa dyerve tė mbyllura, kryeministri I Kosoves Hashim Thaq tha se vlerėson lartė rolin e Komunitetit Nderkombėtar dhe tė KS nė cdo fazė tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Siq e dini vazhdoi ai, me 17 shkurt tė kėtij viti, ne shpallem Pavarėsinė ė Kosovėsnė linjė me Planin e Presidentit Ahtisari dhe brenda kėtyre 8 jave numer I konsiderueshėm I vendeve njohen pavarėsinė e Kosovės duke ofruar njeheresh mbėshtetjen e tyre nė ndertimin e shtetit multietnik demokratik.
Sidoqoftė pavarėsia nuk i ka zgjidhur problemet tona siq ėshtė varfėria dhe papunėsia dhe mu pėr kėtė nevoiten investime dhe zhvillim ekonomik. Fatmirėsishtė Kosova ka BLUEPRINTIN PLANIN pėr ti zgjidhur problemet e ky ėshtė Plai I Ahtisarit, I cili pėrmban parametra tė gjėrė pėr mbrojtjen e tė drejtave, kulturesdhe identitetit tė minoriteteve dhe tėrė shoqėrisė sonė, pėr Implementimin e tė cilave kemi ndermarrė hapat menjėherė, siq janė aprovimi i 19 ligjeve qė dalin nga kjo pako nga Parlamenti kosovar, kemi miratuar Kushtetuten e Re Demokratike Pėr permbushjen e obligimeve nga Plani i Ahtisarit lypset gjithashtu gatishmėria e popullit pėr tu pajtuar.
Ne jemi duke pėrmbushur obligimet tona lidhur me prezencen nderkombėtare, ku kem mirėpritur Zyren e Pėrfaqėsuesit tė lartė tė BE pėr implementimin e Planit tė Ahtisarit. Gjithashtu jemi tė vetėdijshėm sė Serbia ka vėrejtje nė Pavarėsinė e Kosovės dhe jemi tė gatshėm pėr ndertimin e raporteve tfqinjėsore me Beogradin edhe pse Beogradi po vazhdon me avazin e vjeter duke inkurauar serbet qė jetojnė nė Kosovė qė tė refuzojnė integrimin dhe bashkėpunimin me institucionet dhe strukturat kosovare. Nė fund kryeministri Thaqi falenderoi KB dhe Komunitetin Nderkombėtar pėr gjithė atė qė ka bėrė pėr Kosovėn dhe popullin e Kosovėsnė sherimin nga plagėt e luftės dhe ndertimin e institucioneve demokratike.
Shpėrbėrja e Jugosllavisė solli sfida tė mėdha pėr Kėshillin e Sigurimit dhe Komunitetin Nderkombėtar, process ky qė u pėrmbyll me Pavrėsinė e Kosovės dhe shpresoj se me pėrmbylljen e kėtij kapitulli tė dhimbshėm tė historisė do tė punojmė sė bashku pėr tė siguruar qė involvimi I Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ėshtė ėshtė trėgim I sukseshėm, ku sė bashku mund tė sigurojmė qė trashėgimia e KB ėshtė nė paqe, siguri dhe demokraci, pėrfundoi kryeministri Thaqi .
Ndersa Tadiqi ftoi vendet tė cilat tashmė e kanė njohur Kosovėn e Pavarur, qė ta rishqyrtojnė vendimin e tyre dhe kerkoi vazhdimin e bisedimeve .
Ai kerkoi gjithashtu qė tė ndalohet transferi I autorizimeve te UNMIK ut tek institucionet kosovare dhe tek Misioni I UE si dhe qė ti lejohet Serbisė mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lkale me 11 maj nė Kosovė gjė kjo qė nuk u perfill nga shumica dhe atij ju kerkua qė tė nderpres kete aktivitet dhe siq ishte shprehur Ambasadori Amerikan ta harrojsepse zgjedhjet lokale serbe tė organizuara nė Kosovė do tė jenė jolegale, sepse atje tani ėshtė krijuar njė realitet I ri tė cilit Serbia duhet ti adaptohet medoemos. Vlenė tė theksohet se Raporti I Sekretarit Gjeneral si dhe fjala e kryeministrit Thaqi ishte mirėpritur nga pjesa mė e madhe e KS.
Gjithashtu u potencua se nė tė ardhmen roli I UNMIK ut do tė zbehet ndersa institucionet tjera do tė forcohen, dmth Institucionet Kosovare dhe Misioni I UE. Cdo zhvillim dhe aktivitet qė do tė bėhet nė tė ardhmen nė Kosovė duhet ta kėtė pėr bazė Pavarėsinė e Kosovės, pra dhe Serbia nė cdo lloj bisedimesh dhe marrėveshje me Kosovėn, ku sdo mend se do tė kyqėn nė tė ardhmen e afert duhet ta kėnė Pavarėsinė pėr bazė, pėrfundoi Ambasadori I SHBA ve Zalmai Khalilzad.
hermesnews |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|