| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » "Gjeorgjia nė rrezik" |
| Postuar mė datėn: 2008-05-10 00:12:37 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
"Wall Sreet Journal"
Veprimi i fundit mė i rėndėsishėm i Vladimir Putinit si president i Rusisė ishte ai qė e solli Kaukazin nė prag tė njė lufte tjetėr.
Veprimi i tij i parė si kryeministėr i Rusisė mund tė jetė qė kėtė prag ta shtyjė edhe mė larg.
Kohėve tė fundit, Rusia po bėn pėrpjekje tė shtuara pėr ta rrėzuar qeverinė properėndimore nė Gjeorgji.
Kjo strategji po realizohet duke shkaktuar telashe nė dy rajonet separatiste tė Gjeorgjisė.
Muajin e kaluar, zoti Putin lėshoi njė dekret pėr vendosjen e marrėdhėnieve zyrtare me autoritetet e Abkhazisė dhe Osetisė Jugore, te tė cilat vetėm nė letėr Moska e njeh sovranitetin territorial tė Gjeorgjisė.
Nė realitet, Moska sundon nė tė dy rajonet dhe dekreti i afron ato edhe mė shumė drejt inkorporimit brenda Rusisė.
Javėn e kaluar, Rusia dėrgoi forca shtesė dhe armatim tė rėndė nė Abkhazi, me arsyetimin se po e plotėson kontingjentin e lejuar prej 3000 trupash paqeruajtėse.
Nė prill, njė aeroplan rus rrėzoi njė aeroplan spiunazhi pa ekuipazh tė Gjeorgjisė mbi Abkhazinė, tė cilėn Rusia e njeh si hapėsirė ajrore tė Gjeorgjisė.
Dje, Ministria e Mbrojtjes e Rusisė u kėrcėnua tė dislokojė edhe mė shumė trupa nė rajon.
Presidenti Mikhail Saakashvili ėshtė detyruar t'i marrė nė shqyrtim opsionet ushtarake pėrballė kėsaj sjelljeje armiqėsore tė Rusisė, aneksimin e territorit gjeorgjian dhe sulmin e mundshėm nga forcat abkhaze tė mbėshtetura nga rusėt.
Por, ai duhet tė jetė i kujdesshėm tė mos bjerė nė grackėn e Rusisė, sepse konflikti i armatosur do tė ishte dėshira mė e madhe e Kremlinit.
Rusėt janė tė vetėdijshėm pėr rrezikun e provokimit tė luftės me Gjeorgjinė.
Kėshilltari pėr Siguri Kombėtare i Shtėpisė sė Bardhė, Stephen Hadley, tha se Rusia duhet "tė zmbrapset", por Perėndimi mund tė shkojė edhe mė tej.
NATO-ja duhet ta bėjė tė qartė se nuk do tė rrijė mėnjanė nė rast tė sulmit tė Rusisė kundėr Gjeorgjisė, kurse Amerika mund ta zgjerojė rolin kėshillėdhėnės ushtarak nė Gjeorgji.
Pavarėsia e Kosovės, e cila ndodhet gjysmė kontinenti mė larg, shpesh ėshtė cituar nga Rusia dhe disa idiotė nė Perėndim, si pretekst legjitim pėr shkėputjen e Abkhazisė dhe Osetisė Jugore nga Gjeorgjia.
Por, qėllimi i vėrtetė i Rusisė ėshtė se gjatė 5 vjetėve tė fundit nuk arriti tė ndryshojė regjimin nė Gjeorgji, ndėrsa zoti Putin e ka bėrė tė qartė dėshirėn e tij pėr rivendosjen e "sferės sė influencės" sė Rusisė nė Kaukazin e pasur me energji.
Shkėndija pėr agresionin mė tė fundit tė Rusisė nuk ishte Kosova, por Bukureshti.
Muajin e kaluar, nė Samitin e NATO-s, Gjermania i bllokoi planet pėr t'i ofruar Gjeorgjisė dhe Ukrainės pėrfshirje nė "planin aksional tė anėtarėsimit".
Nė vend qė kėto shtete demokratike tė pėrfshihen nė rrugėn e gjatė drejt NATO-s, Gjermania zgjodhi tė jetė e mirė me Moskėn.
Kremlini mund t'i nuhasė luhatjet e Perėndimit dhe nėse lejohet qė ta bėjė tė vetėn nė Gjeorgji, atėherė mesazhi pėr Ukrainėn do tė jetė i ngjashėm.
Siē ka thėnė Zbigniew Brzezinski, vetėm me Ukrainėn, Rusia pėrsėri mund tė bėhet perandori.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|