| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KY ĖSHTĖ KULMI! |
| Postuar mė datėn: 2008-06-07 07:39:22 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ndonėse administrata e Kombeve tė Bashkuara i pat shpallur si jo legjitime zgjedhjet e Serbisė, tė mbajtura edhe nė Kosovė, mė 11 maj. Pėrpjekjet serbe pėr ti themeluar pushtetet paralele sipas kėtij rezultati nuk pushuan. Pėr shumėkėnd kėto tentativa shiheshin nga prizmi i asaj pėr siē thuhej pėr orvatjet e lidershipit serb si qėllime tė konsumit tė brendshėm politik. Por ja qė nuk doli mu bash ashtu. Serbėt,pėrkatėsisht liderėt serb tė dalė nga zgjedhjet e 11 majit morėn njė vendim tejet shqetėsues qė konsiston nė cenimin e drejtpėrdrejtė tė sovranitetit tė Republikės sė Kosovės. Ata vendosėn ta themelojnė kuvendin e pėrkohshėm serb pėr Kosovėn. Konstituuan kuvendet paralele komunale serbe nė veri tė Mitrovicės dhe tri komuna tjera nė veri tė Kosovės. |
|
Shkruan: BASHKIM HOXHAJ
Vėrtet ky ėshtė kulmi.Nė anėn tjetėr,UNMIKU, si autoritet ende numėr 1 nė Kosovė, mjaftohet vetėm nė lėshimin e deklaratave nėpėr masmedie. Asgjė konkrete nė parandalimin e akteve qė kanė tė bėjnė me cenimin e integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės, tashmė tė njohur nga shumica e superfuqive ekonomike,politike e ushtarake. Nga kjo pikėpamje mendoj se edhe institucionet legale tė shtetit tonė, do tė duhet tė jenė mė tė vendosura nė dhėnien e pėrgjigjeve tė duhura ndaj ēdo pėrpjekje pėr legalizimin e ndarjes sė Kosovės. Kuptohet, efikasiteti i pėrgjigjeve pėr ti parandaluar tendencat e tilla arrihet nė koordinim tė plotė me bashkėsinė ndėrkombėtare,SHBA-BE. Tek e fundit,shpallja dhe bėrja e shtetit tė Kosovės ėshtė arrirė nė marrėveshje me shtetet mė relevante tė bashkėsinė ndėrkombėtare. Mė 15 qershor hynė nė fuqi kushtetuta e Republikės sė Kosovės,edhe pse roli i UNMIK-ut akoma nuk ėshtė precizuar pas datės nė fjalė,pas kėsaj dite Kosova duhet tė tregoj se po funksionon vėrtet si shtet. Nė Kosovė duhet tė mbretėroj ligji dhe rendi kushtetues pėr tė gjithė, pa pėrjashtim. Askush smund tė jetė i privilegjuar pėr faktin se i takon kėtij apo atij komuniteti,askush asnjė komunitet smund tė konsiderohet i rendit tė parė e dikush tjetėr i rendit tė dytė e kėshtu me radhė...,asnjė komunitet nuk mund tė konsiderohet superior e tė tjerėt inferior. Jo,kėtu do tė mbretėroj rendi demokratik. Demokracia ėshtė e shenjtė. Tė gjithė ata qė mendojnė se serbėt ose dikush tjetėr meritojnė privilegje tė veēanta,ata thjesht e kanė gabim,ata pėrpiqen tė shkelin mbi parimet demokratike. Privilegj-imi i njė shtrese nė dėm tė njė shtresė tjetėr ėshtė veprim i qėllimshėm anti-human. Kosova nuk duhet tė lejoj kėso veprimesh. Ėshtė folur shumė,madje tejet shumė pėr integrimin e serbėve tė veriut. Por fatkeqėsisht kjo gjė nuk ka ndodhur as sot e kėsaj dite. Jo ndoshta vetėm siē jemi mėsuar tė themi se nuk ėshtė punuar sa duhet pėr veriun,jo,janė pikėrisht ata vet qė nuk deshėn dhe nuk duan integrimin. Slogani ynė tashmė i njohur:serbėt e veriut po manipulohen nga politika nė Beograd,pėrkundėr tė vėrtetės sė madhe,mendoj se kėtu ka edhe diēka tjetėr. Serbėt e Kosovės nė pėrgjithėsi, nė ēdo kohė kanė qenė tejet tė politizuar. Serbėt e veriut nė veēanti janė tė mbytur nga politizimi,janė tmerrėsisht tė infektuar nga ideologjitė refuzuese ndaj shqiptarėve. Kėto infektime janė shekullore. Kur kėsaj i shtohen lutjet e shumta,privilegj-imet e papara,ledhatimet e pamerituara,ata trimėrohen edhe mė tej pėr tė vazhduar me tė tyren. Kjo praktikė duhet tė marr fund. Ligji ėshtė ai qė integron Mitrovicėn,ligji ėshtė ai qė garanton lėvizje tė lirė tė qytetarėve,ligji ėshtė ai qė parandalon krijimin e sistemit paralel. Edhe propozimet e paradokohshme tė Ramushit (Haradinajt), pėr dhėnien e 2000 eurove pėr ēdo familje serbe nė veri. Pėrkundėr qėllimit tė mirė tė zotėrisė,mendoj se as ky propozim edhe po tė jetėsohej si ide,efikasiteti do tė barazohej me zero. Qasja e shtetit tė Kosovės ndaj shtetasve tė saj duhet tė jetė konform normave demokratike,barazisė dhe jo dallimeve. Ku ligji dhe vetėm ligji,rendi kushtetues dhe vetėm rendi kushtetues tė bėhet sundimtar i vetėm. Shekuj me radhė kemi luftuar pėr tė pasur Liri,dekada me radhė kemi luftuar pėr tė pasur drejtėsi,demokraci dhe rend kushtetues. Kėto janė tė paprekshme. Tė mos lejojmė tė na i cenoi kush. Cenimi i tyre ėshtė sakrilegj.
7.06.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|