DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kush e hëngër Referendumin e premtuar nga bashkësia ndërkombëtare ?
Postuar mė datėn: 2007-03-27 13:21:47 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

“The minute you start talking about what you’re going to do if you lose, you have lost.”
(George P. SHULTZ)

Pas dėshtimit tė dialogut tė Vjenės, mė 10 mars 2007, me t’u kthyer nė Prishtinė, kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, deklaroi: “Kemi bėrė shumė kompromise tė dhimbshme, duke u treguar zemėrgjerė.” (BallkanWeb,11.03.2007).

* Nė lidhje me mesazhin e kėsaj deklarate patetike shtrohet pyetja: - Atėherė, kush duhet ta ketė korrigjuar njė gabim tė kėtillė historiko-politik, juridiko-kombėtar dhe ndėrkombėtar, qė thelbėsisht ėshtė nė diskurs me tė drejtėn historike dhe me tė drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės?


-Ēfarė tė bėjmė nė kėtė ēast tė rėndė historik pėr vetėvendosjen e Kosovės? Kush na e lidhi kaq fort nė nyjė tė pazgjidhshme tė drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės? – S’ka dilemė se, pėrgjigjja kėtyre pyetjeve nga ana e decentralistėve tė Kosovės, do tė jetė kjo: –Ē’do bėnim mė shumė, sesa kėtė gjysmėhapi tė kufizuar dhe tė pėrkohshėm pėr Kosovėn? - Kaq ishte kapaciteti dhe potenciali ynė politik dhe diplomatik nė arenėn politike dhe diplomatike ndėrkombėtare. Ose, nė stilin e zhgėnjimit tė pėrgjumshėm apatik dhe apolitik, do psherėtinin:“dynjallėk i rrjeshėm politik ky-nuk jemi ne fajtorė-askush nuk na ka pyetur”! Ky do tė ishte “justifikimi politik” i “vepėrs historiko-politike kombėtare” tė politikanėve tė dėshtuar-vetėviktimave tė vetėdijshme tė “kompromiseve tė shumta, tė dhimbshme dhe zemėrgjera”, tė cilat pėr hir tė arritjes sė “kompromiseve tė shumta dhe tė dhimbshme”, tė vullnetshme, jo tė zorit, as tė imponimit, si rrjedhim i mosdijes dhe i mosndėrgjegjės sė tyre politike, kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės (nė afat tė paparashikuar) e kanė flakur nga agjenda e “rendit tė ditės” sė tryezės sė gjelbėr diplomatike tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.

Pra, ē’tė bėjmė edhe ne dhe, populli ynė i pėrvuajtur dhe i kapitur nga pritja 100-vjeēare shekullore pėr tė dalė nga kthetrat e pėrgjakshme tė kolonializmit tė Serbisė gjenocidale , kur edhe politika dhe politikanėt tanė mė tepėr u gjasojnė tregtisė dhe tregtarėve sesa tė drejtės dhe drejtėsisė. Mirėpo, megjithatė, edhe unė, si mijėra shqiptarė tė tjerė, si viktimė e drejtpėrdrejtė e terrorit dhe e gjenocidit kolonial serbomadh, tė institucionalizuar nė Kosovė, qė nga vjeshta e vitit 1912 e deri nė qershorin e vitit 1999, kam tė drejtė dhe, pėr detyrė qė ta pyes kryetarin e Kosovės, Fatmir Sejdiu, se ato “shumė kompromise tė dhimbshme dhe zemėrgjera” nė dėm tė vetėvendosjes sė jashtme tė Kosovės, ishin tė vullnetshme apo tė imponueshme? – Derisa kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu ato kompromise i ka cilėsuar “ tė shumta, tė dhimbshme dhe zemėrgjera”, atėherė, konkluzioni del i qartė dhe i padiskutueshėm se ato “kompromise...” kanė qenė tė palejueshme nė aspektin e mbrojtjes dhe tė artikulimit tė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė Kosovės shqiptare.
Sido qė tė jetė, “njė punė e lėnė pėr gjysmė, ėshtė me keq se hiqi”. Pa dyshim, kėshtu, do t’i komentonte “kompromiset e shumta, tė dhimbshme dhe zemėrgjera”, tė palejueshme dhe tė papranueshme tė politikės zyrtare aktuale tė Kosovės kundrejt interesit jetik tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės, Hakiu (karrocieri patriot) i Ismail Qemalit.

* * *

Kjo deklaratė e Fatmir Sejdiut ėshtė e papritur (sidomos, kur mbajmė parasysh faktin se ai nė deklarimet e mėparshme tė tij pėr opinionin publik, ashtu edhe nė takimin ndėrkombėtar tė Vjenės me palėn serbe, pat deklaruar se “alfa dhe omega e kompromisit me Serbinė, ėshtė njohja e pavarėsisė sė Kosovės”), por e qartė dhe e sinqertė nė aspektin politik, sepse pėr herė tė parė, para opinionit publik vendor shqiptar e pohoi njė tė vėrtetė tė madhe (kėshtu qė diē tė tillė shokuese nuk ka deklaruar, as “sinjalizuar” asnjėri nga decentralistėt e “grupit tė kontaktit” pėr Kosovėn nė Vjenė, as Parlamenti, e as Qeveria e Kosovės nė konkluzionet e tyre politike lidhur me kėtė ēėshtje), se “paria politiko-historike” zyrtare e Kosovės ka bėrė “ shumė kompromise tė dhimbshme pėr t’u treguar sa mė zemėrgjerė” ndaj Serbisė kolonialiste dhe partnerėve tė saj “kompromisaxhinj” nė disfavor tė sė drejtės sė vetėvendojes sė Kosovės.

Nė lidhje me mesazhin “helmues” tė kėsaj deklarate zyrtare tė kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, shtrohen kėto pyetje tė pashmangshme : (1) Sa ėshtė numri i atyre “kompromiseve tė shumta dhe tė dhimbshme...”? (2) Pse u bėnė ato kompromise, pa marrjen paraprake tė pėlqimit tė popullit shqiptar tė Kosovės? (3) Pse dhe pėr interesa tė kujt janė bėrė ato kompromise? (4) Ēka do tė fitojnė shqiptarėt dhe Kosova prej atyre kompromiseve absurde, antihistorike, antiligjore dhe antikombėtare ? (5) Kush do tė mbajė pėrgjegjėsinė dhe llogarinė para historisė dhe para popullit shqiptar, tė mashtruar dhe tė tradhėtuar nė kėtė rast konkret, pėr shkak tė bėrjes sė atyre “kompromiseve tė shumta dhe tė dhimbshme...”? (6) Historikisht, moralisht, politikisht, ligjėrisht, juridikisht dhe demokratikisht..., etj., a mund tė quhen kompromise domethėnėse dhe tė justifikishme ato “shumė kompromise tė dhimbshme”, tė bėra nė kurriz tė vetėvendosjes sė Kosovės nga ana “grupit decentralist” (tė cilėt, pas ēdo takimi, tė zhvilluar nė Vjenė me homologėt e tyre kolonialistė tė Beogradit, secili nė mėnyrėn e vet tė diletnatizimit politik dhe diplomatik, deklaronin botėrisht para fotoreporterėve ndėrkombėtarė: “po vjen pavarėsia, po vjen pavarėsia...!”. Mirėpo, epilogu i dialogut tė Vjenės, mė 10 mars, 2007, provoi tė kundėrtėn-dėshtimin ngase nė Vjenė, nė takimet dyvjeēare bjerrakohe tė dy palėve nė konflikt nuk ėshtė debatuar fare pėr statusin e Kosovės, por pėr “kompromise tė shumta dhe tė dhimbshme”, siē ėshtė shprehur nė fund tė bankrotimit tė tyre, edhe Fatmir Sejdiu (kryetar i Kosovės) nė saje tė “bekimit” tė qeverisė, tė parlamentit dhe tė kryetarit tė Kosovės? (7) Kush do tė pėrfitojė sot, apo nesėr prej atyre “kompromiseve tė shumta dhe tė dhimbshme”, tė bėra nė disfavor tė shqiptarėve dhe tė Kosovės? (8) Pse tė bėhen ato kompromise tė panevojshme dhe tragjike pėr fatin e nesėrm tė Kosovės, kur dihet se UĒK-ja, as populli nuk kanė luftuar dhe, nuk janė viktimizuar pėr t’i bėrė koncesione favorizuesde vrasėsit dhe kolonizatorit tė tyre shekullor-Serbisė dhe serbėve, por kanė luftuar dhe kanė flijuar jetėt e tyre vetėm pėr vetėm qė Kosova ta fitojė pavarėsinė e saj tė plotė si shtet sovran dhe i lirė, ashtu sikurse tė gjitha shtetet e tjera nė Ballkan? (9) Pse kėtė tė vėrtetė tė politikės sė juaj zyrtare mbi nėnshkrimin dhe miratimin e “ shumė kompromiseve tė dhimbshme” nė dėm tė sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė plotė tė Kosovės, botėrisht pėrmes subjekteve tė juaja politike, ende nuk e keni njohtuar mbarė popullin shqiptar tė Kosovės, por po gėnjeni dhe po e mashtroni se pavarėsia e Kosovės “ėshtė ēėshtj e kryerė”? (10) – “Rrobaqepės” tė dobėt tė fatit tė Kosovės, pse nuk jeni tė sinqertė dhe tė vetėdijshėm pėr tė kuptuar faktin se, gjatė 8 viteve tė shkuara (qeveritarė, parlamentarė dhe politikanė drejtues tė Kosovės) keni qenė tė obliguar, tė paguar dhe tė autorizuar nga populli, qė nė emėr dhe, pėr interesa tė tij, tė punoni nė mbrojtjen dhe nė avancimin e interesave tė tyre vitale kombėtare dhe shtetėrore, qė pa dyshim do tė ēonin drejt krijimit tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, e jo tė bėni pazare pa “hanxhiun”, duke bėrė “kompromise tė shumta dhe tė dhimbshme” nė llogari tė ardhmėrisė sė Kosovės, duke u munduar qė tė tregoheni mė internacionalistė dhe mė kosmopolitė sesa “mbeturinat politike” tė komunzimit ortodoks sovjetik tė Nikita S. Hrushēovit, Brezhnjevit dhe Kosiginit..., etj.? (11) Me kė i keni bėrė ato kompromise, kur e gjithė bota ka marrė vesh se Serbia e ka hudhur poshtė Planin e Marti Ahtisarit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, mė 10 mars 2007?

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Sikur tė gjitha kėto pyetje kardinale dhe tė pashmangshme, me interes jetik dhe afatgjatė pėr jetėsimin e vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės, t’i kishte mbajtur parasysh “elita politike” zyrtare e Kosovės, sigurisht se tani, as qeveria, as parlamenti e as kryetari i Kosovės nuk do tė ishin “vetėviktimizuar” dhe nėnshtruar verbėrazi masave dhe kritereve paliative tė planit tė Marti Ahtisarit, plan ky i cili parashikon zgjidhjen gjysmake dhe fragmentare tė statusit tė Kosovės-“pavarėsinė e kushtėzuar” nėn mbikėqyrjen e e Bashkimit Evropian (BE). Nė kėtė kontekst, mund tė shtrohet edhe kjo pyetje: - Nėse “elita politike” qeveritare e Kosovės ka qenė e detyruar qė, nė saje tė diktatit dhe tė imponimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare, t’i bėjė tė gjitha ato “kompromise tė dhimbshme” nė kurriz tė pavarėsisė sė plotė tė Kosovės, atėherė, para se tamerrte njė vendim tė tillė tė njėanshėm dhe fatal, nolens volens ka qenė e detyruar qė nė formė demokratike dhe ligjore, ta konsultojė popullin shqiptar pėrmes referendumit a plebishitit, e jo nė mėnyrė tekanjoze, skandaloze dhe ilegale, tė nėnshkruajė akte kapitullimi kundėr vetėvendosjes sė Kosovės, me qėllim qė t’i arrinte ato “kompromise tė shumta,tė dhimbshme dhe zemėrgjera” nė favor tė “projektuesve” tė “pavarėsisė sė kushtėzuar”, nocion ky, qė nuk figuron nė asnjė doracak tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Duke qenė se Serbia ende nuk ka pranuar asnjė kompromis me palėn shqiptare, as me atė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės, Prishtinės zyrtare ende i kanė ngelur edhe ca “minuta tė fundit”, qė tė mendojė esėll dhe, tė veprojė drejt dhe me urgjencė nė ridefinimin e strategjisė sė saj tė gabuar dhe kapitulluese lidhur me pezullimin e menjėhershėm tė “kompromiseve tė shumta dhe tė dhimbshme”, tė cilat i ka deklaruar (por nuk i ka theksuar nė mėnyrė taksative se cilat janė ato dhe, sa ėshtė numri i atyre kompromiseve tė shumta dhe tė dhimbshme) kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Ndryshe, me njė strategji dhe politikė tė tillė dėshtuese kompromisi, qė pėrjashton pavarėsinė dhe sovranitetin e plotė tė Kosovės, me tė drejtė, nuk do tė pajtohet Lėvizja Vetėvendosje-Populli i Kosovės. Kėtė fakt relevant, duhet ta mbajnė parasysh nėnshkruesit kapitullues tė “kompromiseve tė shumta dhe tė dhimbshme” tė Fatmir Sejdiut dhe tė kastės sė tij politike nė Prishtinė.

Referendumi versus kompromiseve tė dhimbshme dhe tė kushtueshme pėr mėvetėsinė dhe vetėvendosjen e Kosovės

Vetėm referendumi ėshtė garancia e ligjshme dhe demokratike e shpėtimit tė vetėvendosjes sė Kosovės. Prandaj, kjo do tė ishte edhe rruga mė racionale dhe mė e shkurtėr, e ligjshme dhe demokratike ( e bazuar nė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe Kartėn e Kombeve tė Bashkuara etj.), qė do tė ishte nė funksion tė zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes koloniale tė Kosovės. Fundja, para disa vitesh disa instanca relevante tė bashkėsisė ndėrkombėtare (tė paktėn verbalisht) i patėn premtuar “elitės politike “ zyrtare tė Kosovės, se me t’u krijuar dhe plotėsuar kushtet dhe standardet e caktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare, populli shqiptar do tė ketė tė drejtė, qė tė organizojė referendumin, me ē’rast do tė deklarohej pėr fatin e tij. Mirėpo, deri tani, njė premtim i tillė nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare (konkretisht nga ana e OKB-sė) ėshtė shkelur nė mė mėnyrė flagrante ngase nė vend tė organizimit tė referendumit, erdhi nė shprehje plani i Marti Ahtisarit, (qė parashikon “pavarėsinė e kushtėzuar” nėn tutelėn e BE-sė), tė cilin e miratoi si qeveria, ashtu edhe parlamenti i Kosovės, gjė qė, hėpėrhė ai ėshtė antitezė e pėrkohshme e sė drejtės sė vetėvendosjes. Si rrjedhojė, edhe pėr njė kohė tė paparashikuar, do tė na lėrė tė ballafaqohemi me vatrėn nevralgjike tė krizės gjeneruese potenciale tė konfliktit shekullor serbo-shqiptar nė Ballkan, pasojat e sė cilės do tė prekin edhe sigurinė, stabilitetin dhe paqen e Evropės.

Nė vend tė “kompromiseve tė shumta dhe tė dhimbshme”, tė bėra nga “elita politike” qeveritare e Kosovės, patjetėr dhe, nė mėnyrė imediate, duhet tė vijė nė shprehje pėrfillja dhe pėrligjja e sė drejtės sė vetėvendsojes sė Kosovės, e cila do tė realizohej nė saje tė organizimit tė referendumit, ku nė mėnyrė ligjore dhe demokratike, populli shqiptar i Kosovės, do tė thoshte fjalėn e fundit pėr ardhmėrinė e tij. Ky ėshtė ēelėsi i vetėm shpėtimtar si pėr Kosovėn, qė tė fitojė cilėsinė e subjektivitetit juridik ndėrkombėtar si shtet mė vete, ashtu edhe pėr Serbinė, qė tė lirohet sa mė parė tė jetė e mudnur dhe, pėrgjithmonė nga bagazhi dhe hipoteka e sundimit tė saj kolonial dhe hegjemonist mbi shqiptarėt dhe mbi Kosovėn dhe, mė gjerė nė Ballkan.

Ndėrkaq, tė tė gjitha “alternativat” anashkaluese dhe shpėrfillėse tė aplikimit tė referendumit a plebishitit nė funksion tė njohjes sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės, janė tė dėmshme dhe, me rrizk tė madh paparashikues, sepse nuk garantojnė pavarėsinė e plotė tė Kosovės, pavarėsisht se ēfarė “kompromise tė shumta dhe tė dhimbshme” kanė bėrė, apo do tė bėjnė qeveria, parlamenti dhe kryetari i Kosovės me strukturat e bashkėsisė ndėrkombėtare.

Duke qenė se ende nuk janė shteruar tė gjitha mundėsitė reale dhe instrumentet ligjore dhe demokratike, qė Kosovės doemos t’i njihet e drejta e subjektivitetit juridik ndėrkombėtar nė saje tė parimit dhe tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė jashtme, atėherė do tė ishte absurde dhe e papranueshme qė qeveria, parlamenti dhe kryetari i Kosovės, t’i pranonin mbi supet e tyre ato “ kompromise tė shumta dhe tė dhimbshme pėr t’u treguar zemėrgjerė” ndaj kujt dhe, pse kapitullim “zemėrgjerė” dhe i “dhimbshėm”? – Pse, sipas “vesit detyrues” 100-vjeēar, vetėm ne shqiptarėt, duhet tė nėnshkruajmė dhe tė pranojmė “shumė kompromise tė dhimbshme” kundėr vetėvetes?! – Deri kur do ta pėrēmojmė dhe mohojmė vetėvetėn, kur historikisht dhe botėrisht dihet se shqiptarėt dhe Shqipėria Etnike nuk i ka borxh askujt, por tė tjerėt iu kanė borxhe tė mėdha dhe tė pashlyeshme atyre (Serbia, Mali i Zi, Greqia, dhe Maqedonia), sepse, ende i mbajnė nė varėsinė e sundimit kolonial dhe shfrytėzues tė tyre. Sėrish, me qindra, mijėra herė, duhet tė pėrsėrisim pyetjen e pashmangshme: - Pse vetėm kombit shqiptar nė Ballkan po i mohohet njohja e sė drejtės sė vetėvendosjes?! – Ndoshta, pėr shkak tė faktit se njohja e ligjshme e sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptare bie ndesh me interesat ekonomike dhe financiare tė ndokujt, si dhe me interesat e sistemit kolonialist shekullor tė Serbisė, tė Greqisė dhe tė Malit tė Zi etj.?

Nė kėtė kontekst, njė paradigmė krahasuese, pse Malit tė Zi me 6.20000 mijė banorė i ėshtė njohur pavarėsia nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare (me gjithė faktin e njohur se kufijtė territorialė tė tij janė tė diskutueshėm, sepse gjysma e territorit “tė sotėm malazez”: Hot, Grudė, Tuz, Plavė, Guci, Krajė, Ulqin e Tivar i pėrket territorit indigjen natyror tė Shqipėrisė Etnike,jo Malit tė Zi, i cili, mė 1878, nė saje tė vendimeve tė padrejta dhe ilegale tė Kongresit tė Berlinit, i kolonizoi dhe i aneksoi ato nė “konton” e “territorit malazez”), kurse Kosovės me mbi 2.000.000 milionė banorė (mbi 90% shqiptarė) nuk i njihet e drejta e vetėvendosjes sė jashtme?!

Pavarėsisht nga “ kompromiset e shumta dhe tė dhimbshme”, tė bėra nga “elita politike” dėshtuese e udhėheqjes aktulae tė Kosovės ( si pasojė e ushtrimit tė sondės sė trysnisė sė politikės sė bashkėsisė ndėrkombėtare) nė kurriz tė decentralizimit-copėtimit tė territorit tė Kosovės shqiptare nė favor tė minortitet kolon serb, do tė ishte gabim i madh, ripėrsėritje e padrejtėsisė sė madhe historike dhe, mbi tė gjitha, do tė ishte e pandershme nga Evropa qė, edhe kėsaj radhe t’i mashtrojė dhe t’i sakrifiikojė shqiptarėt dhe Kosovėn pėr interesa dhe pazarllėqe tė koniunkturės tradicioanale serbo-sllave, pavarėsisht se eurokratėt e BE-sė me Havier Solanėn nė krye e kanė bindur garniturėn udhėheqėse shqiptare tė Kosovės, se ata kanė qenė “tė detyruar” t’i bėjnė ato “ shumė kompromise tė dhimbshme” nė favor tė minoritet kolon serb (8%) dhe tė Serbisė

Pse Kosova tė “shpėrblehet” me “pavarėsi tė pėrkohshme dhe tė kushtėzuar”, kur kjo nuk ndodhet nė territorin e huaj serb, tė pushtuar pėrkohėsisht, por ndodhet nė territorin autokton iliro-shqiptar tė Shqipėrisė Etnike? Pse, zvarritja e deritashme 8-vjeēare e referendumit? Kush e gllabėroi dhe e “fyshi” referendumin e premtuar nga bashkėsia ndėrkombėtare? – Premtuesit, apo injoruesit e tij, apo qė tė dytė sė bashku, pėr t’u pajtuar me ēdo kusht me Serbinė kolonizatore gjenocidale?! – Pavarėsisht se si ėshtė arritur njė antikompromis i tillė i dhimbshėm “i pėrkohshėm” nė kurriz tė shpėrfilljes sė referendumit dhe tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės, pranimi i njė “formule” tė tillė, tė panjohur si nė kuptimin doktrinar, ashtu edhe nė atė praktikėn e sė drejtės ndėrkombėtare, mund tė passjellė pasoja dhe pėrgjegjėsi morale, ligjore dhe historike pėr “pėrqafuesit” e saj tė palės shqiptare.

Shtrohet pyetja, nėse janė “konsumuar” tė tė gjitha mjetet dhe format ligjore tė sė drejtės historike, demokratike dhe juridike ndėrkombėtare (gjė qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse, ende nuk ka ardhur nė shprehje aplikimi i tyre i detyrueshėm juridiko-demokratik sipas normave tė parashikuara tė sė drejtės ndėrkombėtare, dispozitave tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar), qė shqiptarėve tė Kosovės pa tė drejtė, (edhe nė fillim tė shekullit XXI, viti 2007) t’u imponohet “pavarėsia e kushtėzuar” nėn patronazhin e Evropės, si zgjidhje e kapshme pėr tė arritur “kompromisin historiko-politik” me Beogradin zyrtar, atėherė, edhe kjo “formulė e pėrkohshme” ėshtė e gabuar dhe e papranueshme, sepse si Kosova, ashtu shqiptarėt, tė prirur nga pėrvoja e hidhur historike 100-vjeēare, kanė tė drejtė tė dyshojnė nė sinqeritetin dhe nė objektivitetin e politikės monitoruese tė BE-sė mbi Kosovėn (nėse brenda kėtij viti, do tė miratohej Plani i Marti Ahtsarit nga ana Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara), sepse po kjo Evropė ėshtė ajo, qė vetėm shqiptarėve dhe Shqipėrisė Etnike nė Ballkan ua ka mohuar tė drejtėn e vetėvendosjes kėtu e 100 vjet mė parė. Po kjo Evropė mban pėrgjegjėsi morale, qė nuk i parandaloi dhe, nuk i sanksionoi me kohė, nė mėnyrė tė merituar ligjore agresionet fashiste dhe gjenocidale tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit (1992-1999) kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės. Nė kėtė sens, po tė mos ndėrhynte Amerika, nuk do tė dihej, se kur do tė pėrfundonin luftėrat dhe agresionet gjenocidale tė Serbisė nė Ballkan. Prandaj, meqė kjo ėshtė e vėrteta, nėse Kosovės, duhet t’i imponohet “pavarėsia e kushtėzuar” sipas planit tė Marti Ahtisarit, ( i cili, deri nė shqyrtimin e tij pėrfundimtar, ėshtė duke pritur nė “sirtarin” e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Mun) tė cilin, tanimė e kanė miratuar qeveria, parlamenti, “grupi i unitetit” dhe kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, atėherė pse ajo “pavarėsi e kushtėzuar”, tė monitorohet nga BE-ja, e tė mos supervizohet drejtpėrdrejt vetėm nga Amerika dhe NATO-ja, sepse kėta dy organizma politiko-ushtarkė ndėrkombėtarė i kanė meritat mė tė mėdha pėr shpėtimin e Kosovės dhe tė shqiptarėve nga katastrofa e shkaktuar nga ana Serbia pushtuese gjenocidale?

Fundja, pavarėsisht nga bartja e funksioneve politiko-shtetėrore dhe partiake (qoftė edhe “grupi i kontaktit”, qeveria, parlamenti apo kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu nė rastin konkret) nuk kanė pasur kurrfarė tė drejte, qė t’i bėjnė ato “shumė kompromise tė dhimbshme dhe zemėrgjera” nė llogari tė mohimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes, sepse njė tė drejtė tė tillė e gėzon vetėm populli, sepse shteti dhe sovranitrteti i tij i pėrket vetėm popullit, e jo asnjė partie politike a subjekti politik qoftė nė pushtet apo nė opozitė. Sovraniteti i pėrket popullit dhe, askush atė nuk ka tė derjtė ta vėrė nė pikėpyetje, sepse kjo ėshtė e drejtė e patjetėrsueshme e popullit.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Asambleja serbe dhe kushtetuta e Kosovės (2008-06-29 10:12:06 nga admin1)
[ Opinione ] DIKUSH PO LYPĖ…NĖ KEK! (2008-06-20 07:27:59 nga admin4)
[ Opinione ] PSE DO TĖ DĖSHTOJĖ KUSHTETUTA E AHTISARIT? (2008-06-19 04:54:49 nga admin4)
[ Opinione ] Zbatojeni kushtetutėn (2008-06-17 16:17:18 nga admin1)
[ Intervista ] Judah: Kushtetuta s'mund tė zbatohet nė gjithė territorin (2008-06-16 15:46:22 nga admin1)
[ Opinione ] KUR NGA NJĖ LETĖR E “ DOVLETIT” RRĖZOHET PĖR DHE KUSHTETUTA E NJĖ SHTETI ”SOVRAN”! (2008-06-15 06:39:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kushtetua Serbo-Unmikistaneze (2008-06-15 04:46:02 nga admin4)
[ Opinione ] KUSHTETUTA QYTETARE APO ETNIKE? (2008-06-14 17:11:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MOSRUAJTJA E MJEDISIT NA KUSHTON TĖ GJITHĖVE (2008-06-05 12:27:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Kushtetuta do tė jetė e plotfuqishme nė tėrė territorin e Kosovės (2008-06-03 15:50:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KUSH(T)ETUTA (2008-05-30 07:48:13 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster